Sahabet në Kuran

Shembulli 1:

“O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në luftë të bashkuar në rrugën e Allahut!” , ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë. Nëse nuk dilni të bashkuar në luftë, Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. Allahu është i gjithëfuqishëm për çdo gjë.” (Tevbe, 38-39) Sikur që na bëhet e qartë nga ajeti, këtu kemi të bëjmë me mosbindje dhe Allahu i kanos me një dënim të rëndë ata që besuan, pra besimtarët. Në këtë rast duhet që të pranojmë se është fjala për të gjithë sahabet në përgjithësi. Këtu duhet vetëm të pranojmë se mosbindja ka ekzistuar në mesin e sahabeve dhe se ajeti këtë e tregon haptas.

 

Shembulli 2: “O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.” (Enfal, 27)

Prapë, haptas bëhet fjalë për tradhti dhe se padyshim kjo kryhet nga ana e sahabeve. Duhet që të kemi ndër mend gjatë tërë kohës se ajeti u drejtohet besimtarëve. Ju lutemi që të mos na keqkuptoni sepse, shumica e besimtarëve që rrinin përreth të Dërguarit (s.a.v.) ishin sahabet dhe për këtë arsye ne u drejtohemi sahabeve.

 

 

Shembulli 3: “O ju që besuat, përgjigjuni thirrjes së Allahut dhe të dërguarit kur i dërguari ju fton për atë që ju jep jetë, dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.” (Enfal, 24) Këtu bëhet fjalë qartë për mospërgjigjen ndaj thirrjes. Ky ajet na bën që të mendojmë për sjelljen mospërfillëse ndaj thirrjes së të Dërguarit (s.a.v.) dhe të Allahut.

 

 

Shembulli 4: “Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thanë: “Allahu dhe i dërguari Tij, nuk  na premtuan tjetër vetëm se mashtrim! Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Medinës, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura!” Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin” (Ahzab, 11-13)

 

Në këto ajete ballafaqohemi me gjendje që na tregojnë më haptas për karakterin e sahabeve. Ata që dëshirojnë që të ikin prej luftës nuk janë askush tjetër veçse sahabet. Duke menduar për atë se kush janë ata banorët e Medinës, të cilëve u drejtohet ajeti, duhet medoemos që të pranojmë se bëhet fjalë për sahabet më të afërt të të Dërguarit (s.a.v.) sepse, banorët e Medinës ishin bashkangjitur të të Dërguarit (s.a.v.) në luftë dhe e kishin pranuar besimin. Këtu na bëhet plotësisht e qartë se në mesin e sahabeve kishte hipokritë dhe ata që kishin sëmundje në zemër.

 

“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e punoni!” (Saf, 2-3) 

 

Pra, qenka e mundur që sahabet të mos veprojnë ashtu si kanë folur dhe ky ajet na e tregon këtë qartë. Ata që i ndërrojnë mendjet e tyre gjatë kohës kur i Dërguari (s.a.v.) është ende në jetë, si do të veprojnë mbas vdekjes së tij??? Si mund të kuptohet tefsiri apo shpjegimi i një ajeti të tillë??? Padyshim që të gjithë sahabet nuk ishin të tillë por vetë fakti se në ajet përmenden të tillët në mesin e tyre, a nuk na bën të mendojmë për këtë???

 

Shembulli 6: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti me Kuran” (Hadid, 16)

 

Nga këtu kuptojmë se zemrat e besimtarëve nuk i përmbajnë vlerat më të rëndësishme kur gjenden në prezencën e të Dërguarit (s.a.v.). Do të ishte gabim që të themi se kjo vlen për të gjithë besimtarët por duhet që të kemi në dije se edhe të tillë ka pasur në mesin e tyre.

 

 

Shembulli 7: “Ata të shprehin ty mirënjohje për atë që u bënë myslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni mua, por Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim, nëse jeni të sinqertë”.” (Huxhurat, 17)

 

Këtu është shpalosur sjellja e tyre kundrejt të Dërguarit (s.a.v.) për shkak të asaj se janë bërë mysliman. Ata janë sjellë në atë mënyrë sikur i dërguari ka pasur borxh ndaj tyre. Njëkohësisht, për këto lloje të  gjykimeve të tyre (bërja mysliman) është parashtruar edhe pyetja e sinqeritetit të tyre.

 

Shembulli 8: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë, pritni. Allahu nuk e vë në rrugën e drejtë njerëzit e çoroditur.” (Tevbe, 24) Është treguar qartë se në mesin e sahabeve ka të tillë që e preferojnë jetën e kësaj bote ndaj jetës së botës së ardhshme. Sikur që e ka përmendur edhe ajeti, të tillët nuk janë askush tjetër veçse të çoroditurit. Si do të veprojnë mbas të Dërguarit (s.a.v.) ata që tregojnë mosbindje për shkak jetës së kësaj bote???

 

Shembulli 9: “Beduinët thanë: ‘Ne kemi besuar!’ Thuaj: Ju nuk keni besuar ende, por thoni: ‘Ne jemi bërë mysliman, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja.” (Huxhurat, 14)

 

Mund të parashtroni pyetje se çka kanë lidhje beduinët me sahabet. Duhet që të mendojmë në mënyrë të tillë që, sikur të kishte lënë çdo gjë i Dërguari (s.a.v.) zgjedhjes së ymmetit, atëherë beduinët do të kishin një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje. Në këtë gjendje, sa e vlefshme do të jetë zgjedhja e beduinëve kur në prezencën e të Dërguarit (s.a.v.) ende nuk kishte hyrë besimi në zemrat e tyre. Sipas rrëfimeve që na vijnë nga historia, beduinët që përmenden në këtë ajet, mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.) kishin ardhur te prezenca e Ebu Bekrit dhe dëshmonin se e kishin mbajtur në mend për këtë apo atë ajet. Ja se si rrëfejnë historianët për fillimin e mbledhjes së Kuranit gjatë kohës së Ebu Bekrit, ku shihet qartë kontributi i beduinëve në këtë punë. Me paraqitjen e një gjendjeje të tillë të pashpresë si mund të pretendojmë se kjo ishte një dëshirë e të Dërguarit (s.a.v.)??? A mund të mendojmë se i Dërguari (s.a.v.) i ka mbyllur sytë duke ditur se do të paraqitet një gjendje e tillë???

 

 

Shembulli 10: “Prej teje kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë Allahun dhe botën tjetër, dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta; ata sillen vërdallë në dyshimin e tyre.” (Tevbe, 45) Prej mesit të sahabeve ka pasur të tillë që kanë kërkuar haptas për të mos shkuar në luftë. Prej këtu del në pah se zemrat e tyre përmbanin dyshim dhe se nuk kishin besuar ashtu si duhet. Si mund t’ua lëmë të tillëve amanetin e Allahut, Kuranin. Se kush ishte dyfytyrësh dhe kush ishte i sinqertë në mesin e sahabeve, na e ka bërë të ditur i Dërguari (s.a.v.) duke shqiptuar një nga një emrat e tyre. Sigurisht që identiteti i këtyre dyfytyrëshave na është bërë e njohur nga ana e të Dërguarit (s.a.v.) dhe njëri prej tyre ishte Abdullah bin Ebi es-Seluli. Të tillët e kundërshtonin haptas të Dërguarin (s.a.v.). Por, ka pasur edhe dyfytyrësha të fshehur dhe edhe të tillëve i Dërguari (s.a.v.) ua shpalosi identitetet. Madje, është edhe një rrëfim i shquar në të cilën thuhet se i Dërguari (s.a.v.) ia kishte treguar Huzajfet-ul Jemames emrat e të gjithë hipokritëve nga mesi i sahabeve.

 

 

Shembulli 11: “Ata që mbetën pa shkuar në luftë, u gëzuan që nuk shkuan mbas të dërguarit të Allahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Allahut dhe thanë: “Mos dilni në luftë në vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!”” (Tevbe, 81)

 

Nga ajeti na bëhet e qartë se është kundërshtuar i Dërguari (s.a.v.) dhe janë munduar që të ndikojnë edhe te të tjerët që të mos i bashkëngjiten atij. Si mund t’u besohet tefsiri apo tubimi i Kuranit një shoqërie që kanë guxim që ta kundërshtojnë haptas të Dërguarin (s.a.v.)? Të tillët, sikur të kishin mbajtur në mend ndonjë gjë të drejtë nga i Dërguari (s.a.v.), nuk do ta kishin kundërshtuar atë!!! Mbështetja në njerëz të tillë nuk është asgjë tjetër veçse një xhahilijet (injorancë) i pastër dhe, na e mbajmë larg të Dërguarin (s.a.v.) prej njerëzve të tillë dhe kërkojmë mbrojtje prej Allahut të Madhëruar prej sherrit të njerëzve të tillë.

 

Shembulli 12: “A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se Allahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre? E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty ata, e do t'i njihje prej fytyrave të tyre, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre. Allahu i di veprat tuaja” (Muhamed, 29-30)

 

 Nga ajeti kuptojmë se sëmundje në zemrat e tyre kanë pasur njerëzit që i ka njohur për së afërmi i Dërguari (s.a.v.). Frika e jonë më e madhe është se nuk është treguar haptas identiteti i atyre sahabeve. Sepse, është lehtë që të qëndrosh larg prej atij që e shpreh haptas urrejtjen e tij por si mund të bëhemi të kujdesshëm ndaj atyre që i mbajnë të fshehur urrejtjet në zemrat e tyre??? Përkundër gjithë kësaj qartësie, a mund të besohet se i Dërguari (s.a.a.s) ua ka lënë amanetin një shoqërie të tillë!!!

 

 

Shembulli 13: “Zoti yt të nxori nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur. Bëjnë polemikë dhe të kundërshtojnë ty për të vërtetën, pasi që e kishin të qartë, sikur të tërhiqeshin zvarrë kah vdekja e sigurt.” (Enfal, 5-6) Mbas kësaj deklarate të habitshme nuk ndiejmë nevojë për shpjegime të mëtutjeshme. Duke qenë besimtar, ata ngurrojnë për të qëndruar me të Dërguarin (s.a.v.), madje edhe kanë frikë nga vdekja. Me këtë vijmë në përfundim se ata i japin më shumë rëndësi jetës së kësaj bote. Zaten këtë fe kanë dashur ta rrënojnë e ta shkatërrojnë ata që ishin të dhënë mbas jetës së salltanetit e të shkëlqimit.

 

 

Shembulli 14: “Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e Allahut, e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, Allahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër. Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” (Muhamed, 13) 

 

Nëse njëri bën koprraci gjatë dhënies në rrugën e Allahut, si mund të jetë i drejtë në ndonjë gjykim tjetër??? Sigurisht që është e drejta jona më e natyrshme që t’i trajtojmë si të dyshimtë ata që i zotërojnë tiparet e tilla. Madje, do të jetë e drejtë që çdokush që beson të mendojë mirë për personat e tillë.

 

Shembulli 15: “Prej tyre ka të tillë që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dituri dhe u thonë: “Çka tha ai më parë?” Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.” (Muhamed, 15)

 

Mjafton për të shtuar dyshimin tonë njohja e faktit se ka pasur të tillë që kanë ardhur te i Dërguari (s.a.v.) dhe kanë qëndruar afër tij, por as nuk e kanë dëgjuar se çka ka thënë ai. Në ajet janë përmendur ata që kanë dituri. Udhëzimin mund ta arrijmë vetëm nëse tubohemi rreth këtyre sahabeve që kanë dituri. Në lidhje me identitetin e tyre nuk na tregon ajeti i lartpërmendur, por këtë mund të kuptojmë shumë lehtë nga hadithet e të Dërguarit (s.a.v.). I Dërguari (s.a.v.) ka thënë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është dera e tij. Kush dëshiron dituri, le të vijë te dera e tij”. Askush nuk mund të kontestojë se Hz Aliu (a.s.) ishte më i dituri në mesin e sahabeve. Edhe në librat ‘Sahih’ mund të hasim në rrëfime të shumta se Hz Aliu (a.s.) ishte më i dituri prej sahabeve në Medine. Për këtë do të flasin më vonë.

 

 

Shembulli 16: “Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e sadakasë, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.” (Tevbe, 58) Nuk ka nevojë që të mendojmë shumë për atë sesa i ulët ka qenë gjendja e atyre që i bënin vërejtje të Dërguarit (s.a.v.) për shkak të ndarjes së sadakasë. Nëse u jepet sadaka atyre, do të gëzohen, dhe kjo na tregon se sa egoist ishin ata. Në të njëjtën mënyrë duhet që të mendojmë edhe për atë që i Dërguari (s.a.v.) nuk ua ka dhënë njerëzve të padëshiruar amanetin e tij. Mjafton si dëshmi egoizmi i personave të tillë për të parë se si janë realizuar lojërat e ndryshme gjatë historisë islame.

 

 

Shembulli 17: “Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh për gjithçka”. Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj, ai beson Allahun dhe besimtarët. Dhe, është mëshirë për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që e shqetësojnë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm” (Tevbe, 61)

 

 

Nuk ka nevojë për të menduar më shumë për atë se në mesin e tyre ka pasur të tillë që i kanë folur të Dërguarit (s.a.v.) fjalë të shëmtuara e të turpshme. Mbështetja dhe zënia besë ndaj njerëzve të tillë nuk është pjesë e personalitetit të të Dërguarit (s.a.v.). Gjithmonë duhet që të kemi ndër mend atë se çfarë të pavërteta kanë mundur që të shpifin personat e tillë mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.). Në të kundërtën, do të bëjmë në një gabim të tillë që do t’i pranojnë ato fjalë që i Dërguari (s.a.v.) kur nuk i ka folur. Kështu ka ndodhur edhe me popujt e mëhershëm. Mbas vdekjes së të dërguarve, disa që njiheshin si të afërm me të dërguarin, duke i marrë dituritë e gabuara janë larguar nga feja e pastër e tevhidit (uniteti i Allahut). Fatkeqësisht, edhe ky ymmet e bëri gabimin e njëjtë. Prej çdo sahabeje janë përcjellë hadithe e tefsire, të cilët i Dërguari (s.a.v.) nuk i folur asnjëherë, dhe janë thënë se ato janë synnetet e të Dërguarit (s.a.v.). Sikur t’i kishim përmendur të gjitha ato, do të ishte dashur që të shkruajmë një libër të veçantë për këtë. Kohëve të fundit po na bëhet e njohur për të gjithë se kush janë ata që kanë dalë me librat e veta dhe e kanë ofenduar të Dërguarin (s.a.v.). Qëllimi i autorëve të tillë ka qenë përcjellja e synneteve nga sahabet përmes rrëfimeve të ndryshme. Të mos harrojmë dhe të mendojmë mirë për atë se këta autor si bazë dhe mbështetje i kanë librat ‘Sahih’. Nuk është e drejtë për të menduar se e kemi kryer punën nëse vetëm i kemi thënë atyre ‘kafir’. Do të jetë e rrezikshme dhe e gabuar për të menduar se me mospërfilljen e tyre do të arrijmë ndokund. Këtyre duhet që të jepen përgjigje në mënyrë të hapur dhe flijuese. Por, për të bërë këtë duhet që të gjendet një i autorizuar që do të pranojë përgjegjësinë për fjalën e vet, dhe inshalla do të realizohet së shpejti edhe një gjë e tillë.

 

Prej të gjitha këtyre ajeteve mund të kuptojmë se sahabet ndahen në dy grupe. Në mesin e një grupi janë të tillët që nuk është vendosur ende imani brenda tyre dhe grupi tjetër që në kuptimin e plotë të fjalës imani ka hyrë në brendësinë e tyre. Për aq sa kemi mundur që të lexojmë nga Kurani, numri i atyre që kishin besuar ishte shumë më i vogël në krahasim me ata që nuk kishin besuar. Në këtë gjendje, duhet patjetër që të themi se shumica e sahabeve e ushqenin dyfytyrësinë. Si shembuj që e dëshmojnë këtë ne do të japim prej librave ‘Sunni’ më të shquara. Ne do t’i përshkruajmë sahabet, pa ndërhyrë fare, ashtu si janë përshkruar në librat që vetë i mbrojnë.

 

Përndryshe, pikëpamja e besimit të Sunnive është ajo pikëpamje që në përgjithësi i mbron më së shumti sahabet. Sipas kësaj pikëpamjeje, në përgjithësi sahabet janë të drejtë dhe sipas këndvështrimit të imanit, të gjithë e kanë arritur atë shkallë. Përkundër kësaj pikëpamjeje, ata që i përmbahen rrugës së Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit mendojnë ndryshe. Sipas kësaj pikëpamje, të gjithë sahabet nuk janë të drejtë dhe nuk janë posedues të imanit. Ata besojnë se, sikur që ka të drejtë dhe me besim në mesin e atyre, ashtu edhe ka dyfytyrësha dhe të padrejtë. Para se t’i përmendim hadithet për sahabet, dëshirojmë t’ju përmendim dy ngjarje historike të rëndësishme. Në këto ngjarje janë përmbajtur shumë gjëra të ndryshme, që na bëjnë thirrje që të mendojmë për to. Të gjitha këto do t’i përcjellim prej librave të atij grupi që të gjitha sahabet i konsiderojnë si të drejtë dhe me besim. Po japim dy shembuj nga historia:

 

 

 Shembulli 1: I Dërguari (s.a.v.) shkoi në luftën e Uhudit me përafërsisht 700 sahabe. Gjatë luftimit, ushtria pësoi humbje dhe u shpërnda. Afër të Dërguarit (s.a.v.) kishin mbetur vetëm 10 deri 20 sahabe dhe këtë e transmetojnë të gjithë historianët. Madje, sipas dy historianëve të shquar, Muhamed ibn Xherir et-Taberit dhe Ibn ul Esirit, në mesin e atyre që kishin ikur dhe e kishin lënë të Dërguarin (s.a.v.) në mesin e armiqve, ishte edhe Osman ibn Affani!!!

 

Shembulli 2: Në luftën e Hunejnit i Dërguari (s.a.v.) kishte shkuar me mijëra sahabe. Edhe në këtë luftë ushtria u shpërnda dhe afër të Dërguarit (s.a.v.) mbetëm vetëm një grup prej dhjetë personave!!! Ne nuk dëshirojmë që t’i zhvlerësojmë ata që kanë dashur t’i flijojnë jetët e tyre para 1400 vitesh. Këtë nuk mund ta bëjë askush dhe nëse e bën këtë ndokush, atëherë ai nuk është fisnik. Sigurisht që askush nuk ka të drejtë që t’i kritikojë ata që kanë luftuar me pasuri dhe jetë për Islamin. Por, neve na nxisin për të menduar ata që e kanë braktisur luftën, jo ata që kanë luftuar. Të paramendojmë veten në atë kohë dhe rrethanat që kanë mbretëruar. Jemi duke luftuar bashkë me të dashurin e Allahut, Muhamed (s.a.v.), dhe na kanë rrethuar jobesimtarët. Merreni para syve këtë fotografi dhe mendoni për gjendjen e atyre që kanë ikur. Duke qenë njeriu i gatshëm për të flijuar jetën e vet në mbrojtje të vatanit, neve na duhet që të mendojmë për drejtësinë dhe besimin e atyre që kanë jetuar me të Dërguarin (s.a.v.) dhe që nuk kanë qenë të gatshëm për një gjë të tillë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq” (Enfal, 15-16). Ne nuk e shohim të nevojshëm përdorimin ndonjë shprehje tjetër në lidhje me këtë. Mund të merret si lehtësues fakti se gjatë luftës së Uhudit, feja islame ishte në fillimin e saj dhe se mund të paraqiteshim disa dobësi, por nuk mund të themi të njëjtën për luftën e Hunejnit. Sepse, lufta e Hunejnit u zhvillua në vitin e tetë të Hixhrit dhe mbas një kohe të tillë shpërndarja e sërishme e ushtrisë mund të paraqitej vetëm për shkak të dobësisë së imanit, ashtu sikur që edhe thamë më parë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës” (Zuhruf, 78)

 

Këta dy shembuj janë pasqyrë e ngjarjeve që u zhvilluan gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.). Sa i përket ngjarjeve që mund të paraqiten mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.), këtë më së miri mund ta kuptojmë prej këtij ajeti: “Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar. E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit” (Ali Imran, 144).

 

Këtu dëshirojmë që të përmendim një shembull të rëndësishëm historik në lidhje me këtë ajet. Mbasi që u shpërnda ushtria në Uhud dhe u përhap lajmi i vrasjes së të Dërguarit (s.a.v.), halifi i dytë Ymer bin Hattabi, e braktisi luftën dhe u ulë. Enes ibn Nadiri i tha: “Çka je duke bërë këtu?”. Ymeri dhe muhaxhirët që ishin bashkë me Ymerin thanë:

 

 Muhamedi është vrarë”. Enesi tha: “Mirë, çka do të bëni tani mbas tij? Vdisni edhe ju për atë që ka vdekur ai!!!” dhe vazhdoi drejt kurejshëve e luftoi përderisa u vra. Këtë ngjarje e kemi cituar nga libri i historisë së Ibn ul Esirit. Sipas atij shënimi, bashkë me Ymerin ishte edhe i përgëzuari me Xhenet, Talha. Nëse nuk ka nxitje për të menduar për këto ngjarje, atëherë për çka do të mendojmë ne? Përpara neve po qëndrojnë dy sahabe, që gjoja janë të përgëzuar me Xhenet, që kur dëgjuan për vrasjen e të Dërguarit (s.a.a.) i quan duart nga lufta dhe në anën tjetër, Enes ibn Nadiri, një sahabe emri i të cilit nuk është i njohur aq shumë në mesin e sahabeve, duke luftuar plot me besim. Athua kush është Xhenetli në këtë rast??? Për këtë arsye, të thuhet vetëm sahabe e të mos hulumtohet aspak, nuk i shkon për shtati asnjë hulumtuesi. Edhe nëse është e hidhur, e vërteta duhet që të vërehet e thuhet. Padyshim që mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.), kur u paraqit fitneja e madhe, Ymeri ka luajtur një rol të madh. Kjo nuk është ndonjë shpifje apo mosrespektim. Sikur të mos ishte jashtë temës për të cilën jemi duke folur, do të kishim folur më gjerësisht. Por, duke u bazuar në rrëfimet e historianëve mund të themi se Ymeri ka vepruar sipas pikëpamjes së tij në ngjarjet që pasuan pas ndërrimit të jetës së të Dërguarit (s.a.v.). Për ta realizuar dëshirën e vet, ai tentoi për t’i djegur me zjarr të afërmit e Ehli Bejtit (a.s.) që gjendeshin në shtëpinë e të Dërguarit (s.a.v.). Thënë shkurt, nëse e vështrojmë historinë me syrin hulumtues do të vërejmë se mospajtimet në mes sahabeve kanë qenë mjaft të mëdha. Këtu dëshirojmë që t’i përmendim shkurtimisht gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).

 

Ne do t’i paraqesim ndërgjegjes së çdo lexuesi se si e kanë përshkruar veten sahabet.

 

Shembulli 1: “Ibn Ebi Mulajkatu ka thënë: “Jam takuar me 30 sahabe të të Dërguarit (s.a.v.). Të gjithë kishin frikë se kishin mos ishin kapluar nga dyfytyrësia. Asnjëri prej tyre nuk mund të thoshte: “Unë jam në shkallën e besimit të Xhebrailit (a.s.) dhe Mikailit (a.s.)” (Sahihi Buhari; Libri i frikës së besimtarit që të mos shkojë huq vepra e tij). Sikur që mund të vërejmë nga këtu, 30 sahabe kishin frikë se mos imanet e tyre nuk janë të drejta. Ky numër e tejkalon numrin e mynafikëve që janë përmendur në histori dhe të cilët janë të njohur. Në bazë të kësaj, duhet që të pranojmë se në mesin e sahabeve ka pasur më shumë mynafik sesa që është ditur.

 

 

VLERA 13

 

Shembulli 2: I Dërguari (s.a.v.) ndodhej në një udhëtim bashkë me sahabet dhe u paraqit një fërkim në mes Muhaxhirëve dhe Ensarëve. Të dytë i thirrën për ndihmë fiset e tyre. Kur  

e pa këtë i Dërguari (s.a.v.) tha: “A jeni kthyer në shoqërinë e kohës së xhahilijetit?” Të dy grupet mundoheshin që ta paraqitnin veten të drejtë dhe i Dërguari (s.a.v.) i dëgjoi ata dhe në fund i pajtoi. Prej Ensarëve, Abdullah ibn Ubejji, tha: ‘Lëreni tani fjalosjen. Kur të kthehemi në Medine, i ndershmi do të jetë mbi të poshtrin’. Kur e dëgjoi këtë Ymeri, shkoi te i Dërguari (s.a.v.) dhe tha: “Ja Resulullah! Më jep leje t’ia pres kokën atij!” Resulullahu (s.a.v.) tha: “Mos e prek atë! Nuk dua që njerëzit të thonë ‘Muhamedi po i vret sahabet e tij’” (Sahihi Buhari; Libri i virtyteve të Kuranit, kapitulli i sures Munafikun) Në këtë ngjarje na bëhet e qartë se gjatë paraqitjes së një fërkimi në mes atyre që kanë emigruar nga Mekeja dhe banorëve të qetë të Medinës përnjëherë harrohen lidhjet nga feja që i kanë në mes veti. Si do të veprojë një popull mbas vdekjes së të Dërguari (s.a.v.) që përpara prezencës së tij i kthehet ligjeve të kohës së xhahilijetit? Shembuj të tillë mund të gjenden edhe në shumë libra të historisë. Në të gjitha librat burimore historike është rrëfyer në mënyrë të qartë sesi kanë vepruar Ensarët dhe Muhaxhirët në lidhje me ngjarjen e kalifatit mbas vdekjes së të Dërguarit (s.a.v.). Xhenazja e të Dërguarit (s.a.v.) nuk ishte varrosur ende, ndërsa Muhaxhirët dhe Ensarët e diskutonin në mes veti çështjen e kalifatit.

 

 

VLERA 13

 

Fillimisht, Ensarët e donin për vete kalifatin por këtë e vërejtën Muhaxhirët në krye me Ebu Bekrin, Ymerin dhe Ebu Ubejden, dhe shumë pak kishte mbetur që të shpërthejë edhe lufta në mes tyre. Edhe në mesin e Ensarëve kishte mospajtime në lidhje me këtë. Një pjesë e tyre dëshironin që t’i japin betimin vetëm Hz Aliut (a.s.), ndërsa në mesin e Muhaxhirëve kishte një unitet të plotë. Por, duke përdorur dredhitë, Ymeri e qiti përpara Ebu Bekrin dhe Ebu Ubejden dhe propozoi që njëri prej atyre të caktohet si kalif. Ai e dinte se në fund edhe vetë do të merrte hisen e vet në kalifat. Përkundër këtyre zhvillimeve, Ehli Bejti (a.s.) dhe miqtë e tyre ishin duke u marrë me xhenazen e të Dërguarit (s.a.v.). Se kjo ishte me të vërtetë kështu, këtë na e vërtetojnë dy historian autentik: Muhamed ibn Xherir et Tabari dhe Ibn’ul Esiri. Sikur që mund të vërejmë, ashtu si u kthyen në zakonet e xhahiljetit gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.) ashtu njëjtë vepruan edhe mbas vdekjes së tij. Athua i Dërguari (s.a.v.) nuk e njihte popullin e vet? Nëse i ka njohur sahabet përreth tij, atëherë si mund të mendojmë se i Dërguari (s.a.v.) ua kishte lënë atyre zgjedhjen e kalifit? Nëse një pejgamber nuk i njeh moralet e sahabeve përreth tij, atëherë duhet që të dyshojmë për atë se çka ua ka dhënë atyre. Ne nuk e pranojmë se pejgamberi ynë ka mundur të gabojë dhe atë e mbajmë të pastër prej një kalifati të tillë. Sipas thënieve të disa dijetarëve, nëse ka pasur në atë kohë mynafik, atëherë pse nuk ka urdhëruar i Dërguari (s.a.v.) vrasjen e tyre? Në këtë mënyrë, do të mund t’i parandalonte fitnet që do të shfaqeshin në vonë. Ne nuk e përkrahim këtë mendim. Zaten, i Dërguari (s.a.v.) përmbahej nga vrasja e sahabeve, sikur që e përmendëm edhe më lart. Sipas neve, kjo ka një anë më të rëndësishme. Sikur të kishte dashur i Dërguari (s.a.v.) që t’i vriste mynafikët nga mesi i sahabeve, padyshim që këtë ka mundur ta bëjë, ai kishte mundësi dhe fuqi për një gjë të tillë. Por, duhet që të kemi parasysh se numri i atyre që duhej që të vriteshin do të ishte shumë më i madh sesa i atyre që do të mbeteshin, prandaj duhet ta pranojmë vendimin e të Dërguarit (s.a.v.). Së dyti, ai nuk kishte ardhur që të kërkojë llogari prej njerëzve. Detyra e tij ishte vetëm komunikimi i shpalljes ndaj njerëzve. Kush do, e pranon dhe e meriton xhenetin, dhe kush do, e mohon dhe e meriton xhehenemin. Shembulli 3: Njëri prej sahabeve e kishte lënduar njërin prej Ehli Bejtit (a.s) dhe i Dërguari (s.a.v.) i tha atij: “Kush dëshiron që ta shpaguajë këtë mundim që ia kanë bërë të afërmve të mijë?” Said ibn Muazi, njëri prej sahabeve, tha: “O Resulullah! Betohem në Allahu se unë do ta bëjë këtë. Nëse është prej fisit Evs, unë do ta vras atë. Por, nëse është prej fisit Hazrexh, ju më jepni urdhër dhe ne do ta zbatojmë atë”. Kur e dëgjoi këtë i pari i Hazrexhit, Sad bin Ubade, të cilin e njihnin si njeri të butë, u qua në këmbë dhe në një gjendje të zemëruar tha: “Ke thënë të pavërtetën! Betohem në fenë e Allahut se ti nuk mund ta vrasësh atë dhe se nuk je gjendje ta bësh këtë”. Atëherë u qua njëri prej sahabeve, Usejd ibn el-Hudajri, dhe duke iu drejtuar Said bin Ubades, tha: “Ke thënë të pavërtetën! Betohem në fenë e Allahut se ne do ta vrasim atë!

 

Ti je mynafik dhe je duke i mbrojtur mynafikët”. Në këtë mënyrë fiset e Evsit dhe të Hazrexhit filluan që të grinden në mes veti dhe i Dërguari (s.a.v.) u mundua që t’i qetësojë nga mimberi. (Sahihi Buhari, Libri Shehadetit, kapitulli i hadithit të parë) Këtu nuk duhet që të harrojmë se Hazrexhi dhe Evsi, të cilët u kthyen kah adetet e xhahilijetit përpara të Dërguarit (s.a.v.), përbënin një përqindje të madhe të sahabeve. Sa mund të presim besnikëri mbas vdekjes së të Dërguarit (s.a.v.) prej një shoqërie që e marrin guximin për t’u grindur përpara tij? Sa mundet me qenë e logjikshme që i Dërguari (s.a.v.) ua ka besuar tefsirin apo mbledhjen e Kuranit? I Dërguari (s.a.v.) është shembulli i mendjes, apo thënë ndryshe, ai është vetë mendja e përkryer. Si mundet i Dërguari (s.a.v.) t’ua lë një populli të tillë amanetin më të rëndësishëm?

 

Shembulli 4: Hz Aliu (a.s) ia dërgoi të Dërguarit (s.a.v.) disa shufra të arit dhe ai i shpërndau në mesin e disa personave. Ensarët dhe Kurejshët nuk ishin të kënaqur me këtë ndarje dhe u zemëruan në mes veti. I Dërguari (s.a.v.) iu drejtua atyre dhe tha: “Qëllimi im ishte zbutja e zemrave të tyre”. Njëri prej sahabeve i tha: “O Muhamed! Ke frikë nga Allahu!” I Dërguari (s.a.v.) tha: “Nëse unë e kundërshtoj Allahun, kush do të tregojë bindje ndaj Tij? Allahu më ka besuar për tërë njerëzimin, si është e mundur që ju të mos më pranoni?” (Sahihi Buhari, Libri i Tevhidit)

 

Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej njerëzve që të dërguarit të tyre i drejtohen me “O Muhamed!” Asnjë myslimani nuk i hije që të pres ndonjë të mirë prej të tillëve. Këta janë vetë sherri. Me rëndësi është që shumicën e sahabeve e përbënin Ensarët dhe Kurejshët. Dhe, këta dy grupe nuk ishin të kënaqur me veprimet e të Dërguarit (s.a.v.) dhe këtë e shprehnin haptas. Zaten Kurejshët e ditën mirë për ta mbrojtur interesin e tyre kundrejt Ensarëve, mbas vdekjes së të Dërguarit (s.a.v.). Çështjen e kalifatit e kthyen në një mbretëri dhe vrapuan mbas interesave të kësaj bote. Në lidhje ma kalifatin, grupi i Kurejshëve i ka thënë grupit të Ensarëve: I Dërguari ynë është prej Kurejshëve dhe askush nuk ka të drejtë që të debatojë me Kurejshët në lidhje me kalifatin! Por, Ehli Bejti (a.s) i të Dërguarit (s.a.v.) ishte më i afërmi ndaj tij prej mesit të Kurejshëve. Atëherë, ku mbeti kjo e drejtë e afërsisë? Pra, sikur që po shohim, sahabet më të zgjedhur ishin prej Kurejshëve dhe goditjen më të madhe për Islamin ia kanë shkaktuar mynafikët e Kurejshëve. Informatat për saktësinë e këtyre fjalëve që jeni duke i lexuar mund t’i gjeni në të gjitha librat burimore.

 

 

 Shembulli 5: Njëri prej sahabeve me emrin Musajjab e takoi Bera ibn Azibin dhe i tha: “Të lumtë për ty! Ke qenë prezent në bisedat e të Dërguarit (s.a.v.) dhe ia ke dhënë betimin nën atë dru”. Bera i tha: “O djali i vëllait tim! A e di ti se çka kemi bërë ne mbas të dërguarit?” (Sahihi buhari, Libri Magazi, Kaptina e Hudejbijes). Bera nuk mund të krenohej me faktin se ishte prej sahabeve të zgjedhur dhe se ia kishte dhënë betimin të Dërguarit (s.a.v.) nën dru. Sa i përket shkakut, ajo ka të bëjë me qëndrimin e sahabeve mbas të Dërguarit (s.a.v.). Padyshim, që sahabet kishin ardhur në gjendje jo të lakmueshme, ashtu që Bera ka bërë me dije haptas për këtë. Për shkak të paraqitjes së kësaj gjendjeje nuk ishin të kënaqur edhe sahabet më të zgjedhura të të Dërguarit (s.a.v.). Sa mundet me e qenë e drejtë lënia e Kuranit si amanet njerëzve që kishin ardhur në këtë gjendje?

 

VLERA 13

 

Shembulli 6: Rrëfen Xhabir ibn Abdullah el-Ensari, njëri prej sahabeve të mëdhenj: “Ishim duke e falur bashkërisht namazin e Xhumasë me Resulullahun (s.a.v.). Në atë moment mbërriti karvani nga Siria që ishte duke sjellë mallra ushqimore. Kur e panë këtë sahabet, e lanë në këmbë të Dërguarin (s.a.v.) duke e falur namazin, përveç dymbëdhjetë prej tyre, dhe të gjithë shkuan te vendi i karvanit”. (Sahihi Buhari, Libri i Xhumas, xhuzi një dhe tre).

 

Le ta paramendojnë lexuesit tanë këtë pamje trishtuese. I dërguari i fundit është duke e falur namazin e Xhumas ndërsa ata sahabe të vlefshëm e të drejtë e lënë në këmbë të dërguarin bashkë me dymbëdhjetë të tjerë kur vjen puna te malli i kësaj bote. Për hir të Allahut! Sikur të kishin rastin njerëzit e ditëve të sodit për ta falur namazin mbas të Dërguarit (s.a.v.), a nuk i kishin lënë të gjitha punët e kësaj bote? Ai që nuk do ta kishte bërë këtë, do të ishte sigurisht prej mynafikëve apo prej jobesimtarëve. Si mund të lë amanet Kuranin atyre që e lënë në këmbë të Dërguarin (s.a.v.)? Ata që ia përshkruajnë këtë të Dërguarit (s.a.v.) nuk paskan asnjë lidhje me fenë e tyre. Ai që ka besim, edhe po t’ia presin kokën në atë moment nuk do të ishte ndarë nga i Dërguari (s.a.v.), edhe po t’ia jepnin pasurinë e tërë botës. Besimtarët e vërtetë asnjëherë nuk e ndërrojnë ahiretin me mallin e kësaj bote. Besimtarët e vërtetë nuk ndahen nga i Dërguari (s.a.v.) edhe nëse fundi i tyre është vdekja.

 

 

VLERA 13

 

Shembulli 7: “Njëri prej sahabeve rrëfen: “Në luftën e Uhudit, i Dërguari (s.a.v.) urdhëroi që të mbrohet gryka e fushëbetejës me pesëdhjetë shigjetar ashtu që të sigurohet mbrojtja prej sulmit nga shpina. Ai urdhëroi që këta shigjetar të mos luajnë nga vendi pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar të luftës. Por, kur jobesimtarët filluan që të ikin, shigjetarët i lëshuan vendet e tyre dhe shkuan mbas presë së luftës. Kur e vërejtën jobesimtarët se gryka është e pambrojtur, sulmuan nga mbrapa dhe i shpërndanë sahabet. Përreth të Dërguarit (s.a.v.) mbetën vetëm dymbëdhjetë persona”. (Sahihi Buhari, Libri i Xhihadit dhe Sijerit)

 

Shembulli 7: “Njëri prej sahabeve rrëfen: “Në luftën e Uhudit, i Dërguari (s.a.v.) urdhëroi që të mbrohet gryka e fushëbetejës me pesëdhjetë shigjetar ashtu që të sigurohet mbrojtja prej sulmit nga shpina. Ai urdhëroi që këta shigjetar të mos luajnë nga vendi pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar të luftës. Por, kur jobesimtarët filluan që të ikin, shigjetarët i lëshuan vendet e tyre dhe shkuan mbas presë së luftës. Kur e vërejtën jobesimtarët se gryka është e pambrojtur, sulmuan nga mbrapa dhe i shpërndanë sahabet. Përreth të Dërguarit (s.a.v.) mbetën vetëm dymbëdhjetë persona”. (Sahihi Buhari, Libri i Xhihadit dhe Sijerit) Sikur që na bëhet e qartë edhe nga këto rrëfime, shigjetarët që e përfaqësonin strategjinë më të rëndësishme të luftës, për të mos mbetur të privuar nga malli i kësaj bote, nuk e përfillën urdhrin e të Dërguarit (s.a.v.). Njëkohësisht, këta pesëdhjetë persona ishin shkaktarë të thyerjes së dhëmbit të bekuar të Dërguarit (s.a.v.). Sikur të mos kishin lëvizur nga vendi, jobesimtarët nuk do të mund t’i shpërndanin myslimanët. Sa turp për myslimanët që në vend se të qëndrojnë me të dërguarin e tyre, edhe   më të shquarit prej tyre e kanë lënë krye në vete të Dërguarin (s.a.v.). Sipas rrëfimeve të historianit Taberi, edhe kalifi i tretë Osman bin Affani kishte ikur nga lufta dhe vetëm ditën e tretë u paraqit në mesin e njerëzve. Ndërsa, disa kishin ikur deri në Medine. Kalifi i dytë dhe Talha, që gjoja ishin përgëzuar me xhenet, kur dëgjuan se i Dërguari (s.a.v.) ishte vrarë, u tërhoqën nga lufta. Përkundër të gjitha këtyre gjendjeve të hidhura, a është e mundur për të lënë amanet Kuranin njerëzve të tillë? Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Allahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata me shpata deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit që u pat caktuar Pejgamberi dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit prenë e luftës, e atëherë kundërshtuat urdhrin e Pejgamberit. Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshën botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovuar u zmbrapsi juve nga ata. Po Allahu u fali juve; Allahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve” (Ali Imran, 152). Allahu, përmes mëshirës së tij të gjerë i fali myslimanët mbas kësaj ngjarjeje. Allahu nuk i fali myslimanët me kusht që të mos e përsërisin edhe një herë gabimin e njëjtë por Allahu na bën neve me dije se ata janë sprovuar që të mos bien edhe njëherë në një gjendje të njëjtë. Dhe, mu në këtë mënyrë myslimanët e kanë bërë gabimin e njëjtë. Lufta e Hunjenit u zhvillua në vitin e tetë të Hixhrit dhe sipas historisë myslimanët kishin marrë pjesë edhe në shumë luftëra tjera. Por, edhe në këtë luftë, mijëra sahabe ishin shpërndarë dhe kishin ikur nga lufta. Mbas këtij dezertimi Allahu nuk shpalli asnjë ajet për faljen e tyre! Dëshirojmë që të përsërisim edhe një herë: Ne këtu nuk dëshirojmë që t’i gjykojmë apo kritikojmë ata njerëz për ngjarjet që janë shfaqur dhe në të cilat kanë marrë pjesë para qindra vitesh. Ne vetëm dëshirojmë që të japim informata për gjendjen e sahabeve në atë kohë. Së fundi, sipas pikëpamjes synnite, të gjitha këto sqarime që jemi duke i bërë na për fenë Islame janë përcjellë nga ana e sahabeve. Sigurisht që duhet të dimë se prej kujt e kemi mësuar Islamin dhe se kjo duhet të jetë prej çështjeve më të rëndësishme. Në të kundërtën, në të ardhmen, nuk do të kemi asnjë zgjidhje tjetër veçse ta ulim kokën kundrejt kampanjave të rrejshme që do të zhvillohen kundër Islamit. Sepse, gjendja e sahabeve në librat sahih nuk është aspak e qartë. Dhe, do të jetë e natyrshme që disa njerëz të mendojnë keq për Islamin duke u bazuar në pikëpamjet dhe kuptimet e transmetuara të sahabeve. Nuk mund të kalojmë pa e përmendur edhe rrëfimin e një sahabeje në lidhje me luftën e Hunejnit. Ai thotë: “Myslimanët filluan që të ikin dhe unë isha njëri prej tyre. Në mesin e tyre e pashë Ymer ibn Hattabin dhe i thashë: ‘Çka po ndodhë kështu me njerëzit?’ Ymeri më tha: ‘Ky është urdhri i Allahut...’” (Sahihi Buhari, Libri i Magazit). Çfarë pune ka Ymeri në mesin e atyre që iknin nga lufta, që në botën synnite lavdërohet aq shumë dhe njihet si burri më i fortë i Islamit? Allahu është duke i përgëzuar me Xhehenem ata që janë duke ikur nga lufta ndërsa në çka bazohet Ymeri kur thotë se ky është urdhri i Allahut? Sigurisht, duke u bazuar në atë diturinë e shquar të tij (!) e ka folur këtë. Mbasi që vetë ka ikur, atëherë sigurisht këtë e ka urdhëruar Allahu. Përndryshe, a mund ikë një Ymer aq trim, aq i vlefshëm dhe aq i drejtë?

 

Shembulli 8: Kur ishte duke u bërë marrëveshja e Hudejbijes, Ymeri iu drejtua të Dërguarit (s.a.v.) në një gjendje të zemëruar: “A nuk je ti i Dërguari i Allahut i vërtetë?” Mbasi që përfundoi marrëveshja, i Dërguari (s.a.v.) iu drejtua sahabeve dhe tha: “Tani, qohuni të gjithë, preni flokët tuaja dhe preni kurbanët!” Njëri prej sahabeve që e rrëfente këtë ngjarje tha: “Betohem në Allah se i Dërguari e përsëriti këtë urdhër tri herë sepse asnjëri preje sahabeve nuk iu bindën urdhrit të tij” (Sahihi Buhari, Libri i Kushteve) Këtu dua që të shkruajë shkurtimisht në lidhje me marrëveshjen e Hudjbijes dhe në bazë rrjedhës së ngjarjes çdonjëri do të kuptojë se sa të rënda ishin këto fjalë. Marrëveshja e Hudejbijes ishte njëra nga marrëveshjer më të rëndësishme që është arritur në mes të të Dërguarit (s.a.v.) dhe jobesimtarëve. Sipas kësaj marrëveshjeje besimtarët do të mund ta vizitonin Qaben në Meke gjatë kohës së haxhit. Njëkohësisht, do të arrihej edhe mbrojtja e besimtarëve që jetonin në Meke. I Dërguari (s.a.v.) e kishte bërë këtë marrëveshje vetëm për mbrojtjen e besimtarëve që ndodheshin në Meke dhe disa preje sahabeve (duke përfshirë këtu edhe Ymerin) nuk mundën ta kuptonin këtë. Jobesimtarët kishin kundërshtuar që në marrëveshje të shkruhet se është arritur marrëveshja në mes tyre dhe një të dërguari por ata kërkonin që të shkruhen vetëm emrat a tyre. Ata thoshin se nëse pranojmë që të shkruhet Resulullah afër emrit tënd, pra që të pranojmë ty si të dërguar të Allahut, atëherë nuk do të kishim fare nevojë që ta nënshkruajnë këtë marrëveshje!”. Për këtë arsye, në marrëveshje është shkruar vetëm Muhamed, i biri i Abdullahut. Ja pra, për këtë dhe për disa arsye tjera sahabet u nervozuan dhe nuk e dëgjuan fjalën e tij.

 

 

Shembulli 9: Para se ndërrojë jetë I Dërguari (s.a.v.), ishte i shtrirë në shtrat i sëmurë dhe një grup i njerëzve gjendej në dhomën e tij – në mesin e të cilëve ishte edhe Ymer bin Hattabi. Ai i tha atyre: “Dua që të lë me shkrim diçka juve ashtu që të mos e humbni rrugën mbas meje. Më sillni një kalem dhe një copë nga lëkura”. Ata që ndodheshin aty u ndanë në dy grupe dhe filluan që ta kundërshtojnë njëri tjetrin. Ata që ishin me Ehli Bejtin ishin për me ia sjellë atë që kërkonte i Dërguari (s.a.v.) ndërsa në emër të grupit tjetër që e kundërshtonte këtë, Ymeri tha: “I Dërguari është shumë i sëmurë, ne e kemi Kuranin dhe ajo na mjafton neve”. Ehli Bejti (a.s) insistonte që të plotësohej dëshira e të Dërguarit (s.a.v.) mirëpo grupi i Ymerit e kundërshtonte këtë dhe zërat shtoheshin gjithnjë e më shumë. I Dërguari (s.a.v.) u shqetësua dhe tha: “Më leni të qetë dhe dilni jashtë” (Sahihi Buhari, Kapitulli Përmbajtja ndaj librit dhe synetit) Nëse sahabet nuk e dinë se Kurani e ka ndaluar grindjen në prezencën e të Dërguarit (s.a.v.) dhe se e ka kushtëzuar që të pranohet atë që thotë i Dërguari (s.a.v.), atëherë cilën dituri të drejtë ne mund të presim prej këtyre sahabeve? Çka duhet thënë për veprimin kaq të padrejtë të Ymerit, i cili njihet si më drejti në mesin e sahabeve? Në rrëfimin që përmendet në Sahihi Muslim thuhet se Ymeri ka thënë se i Dërguari (s.a.v.) është duke folur përçartë! Ose, i Dërguari (s.a.v.) nuk po din më se çka po flet! Pra, sahabet që e kanë marrë në dorë udhëheqjen e ymmetit, nuk janë duke e njohur edhe të Dërguarin e tyre dhe këtë janë duke e shfaqur haptas, madje po i thonë se e ka humbur mendjen! Mendja e shëndoshë dhe logjika nuk mund të pranojnë se mund të presim ndonjë të mirë prej një grupi të tillë. Për këtë arsye, i Dërguari (s.a.v.) nuk e ka lënë krye në vete ymmetin. Atyre ua ka lënë Kuranin dhe Ehli Bejtin që përderisa të mbahen për këta, kurrë nuk do të largohen nga rruga e drejtë. Kurani bazohet në një burim të vetëm dhe tefsiri e tevili.

(Nën Tevil e ka kuptimin e kthimit të një gjëje në rrënjë (esencë); shpjegimi i kuptimit të vërtetë dhe esencial; ai që e bën tevilin e një gjëje, ai shkon kah rrënja e asaj gjëje; shndërrimi i një thënieje nga kuptimi i jashtëm (zahir) në hakikaktin e tij. Kuptimin e tevilit mund të kuptojmë nga një hadith sahih, ku thotë: “”Kurani ka një kuptim të jashtëm (zahir) dhe një të brendshëm (batin). Kuptimi i brendshëm përmban një kuptim tjetrë të brendshëm dhe kështu vazhdon deri te kuptimi i shtatë i brendshëm”)

 

i tij mund të bëhet vetëm nga një grup. Në të kundërtën, sikur që është edhe rasti i ditëve të sodit, çdo tefsir është në kundërshtim me tefsirin tjetër. Sikur të kishte lënë Allahu Kuranin në dorën e njerëzve të tillë të dyshimtë e xhahil, nuk do të kishte kërkuar llogari në ditën e Kiametit prej atyre që e kanë humbur rrugën e drejtë. Allahu na ka lënë amanet Kuranin dhe Ehli Bejtin përmes të Dërguarit (s.a.v.) dhe na ka bërë me dije që të kërkojmë të gjitha llojet e diturive prej tyre.

 

 

Shembulli 10: Disa ditë para se të ndërroi jetë i Dërguari, e kishte caktuar një të ri, Usame bin Zejdin, si komandant të një ushtrie dhe në mesin e ushtrisë ishin përfshirë të gjitha sahabet më të shquara. Nën komandën e Usames ishin Ebu Bekri, Ymeri, Talha, Zubejri dhe Ebu Ubejde ibn Xherrahi. Ushtrisë iu dha urdhri që të lëviz në drejtim të Sirisë por një pjesë e madhe e sahabeve e shfaqën pakënaqësinë ndaj komandimit të Usamens dhe e kundërshtuan urdhrin e të Dërguarit (s.a.v.). Tubimi i kësaj ushtrie ishte urdhëruar që të bëhet jashtë Medinës, por një pjesë e madhe e sahabeve u kthyen në Medine. Kur e dëgjoi këtë i Dërguari (s.a.v.) u tha sahabeve: “”Ju e keni kundërshtuar edhe Zejdin, babanë e Usames. Betohem në Allah se të dytë janë të aftë për të komanduar”. (Buhari, Libri i Magazit) Sipas rrëfimeve të disa historianëve, për ata që janë larguar nga ushtria e Usames, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata që janë larguar nga ushtria e Usames!” Sepse, I Dërguari (s.a.v.) e dinte shumë mirë arsyen e largimit të tyre nga ushtria e Usames. Lajmëtarët e sahabeve që ishin larguar nga ushtria e Usames vazhdimisht ua përcillnin lajmet për gjendjen e sëmundjes së të Dërguarit (s.a.v.). Këta nuk mendonin për lajmin e vdekjes së të Dërguarit por ata mendonin për mbretërinë që do të shkojë prej dorës së tyre. Sepse, për sahabe të tillë, kalifati nuk kishte të bëjë me vullnetin e Allahut, për ata kjo ishte vetëm një pozitë botërore. Për këtë arsye, pa e menduar fare frikën e ahiretit, ata e kërkuan pasurinë e kësaj bote. Të gjitha amanetet e të Dërguarit (s.a.v.)i nëpërkëmbën, e përvetësuan kalifatin dhe pastaj e ndanë në mes veti.

 

 

Shembulli 11: Njëri prej sahabeve të shquar, Enes ibn Maliku, rrëfen: “Unë nuk po shoh se ka mbetur diçka nga gjendja e të Dërguarit (s.a.v.) përderisa ishte në jetë!” Njëri që e dëgjonte atë, tha: “A është fjala për namazin?” Enesi tha: “A nuk e keni humbur esencën e namazit?” (Sahihi Buhari, Kapitulli i humbjes së namazit) Sikur që po e shohim nga librat Sahih është humbur edhe esenca e namazit. Shtylla e fesë, namazi, ishte ndërruar nga ana e sahabeve; atëherë si mund t’u besohet Kurani të tillëve? Madje, duke i njohur mirë sahabet i Dërguari (s.a.v.), sa mundet me qenë afër mendjes mbështetja ndaj tyre nga ana e jonë? Duke ditur i Dërguari (s.a.v.) se mbas tij sahabet do t’i ndërrojnë shumë gjërat, nuk është e drejtë as që të mendojmë se mund t’u besohet atyre amaneti më i rëndësishëm. Përshkrimi i një dobësi të tillë të Dërguarit (s.a.v.) nuk i ka hije asnjë myslimani. Bile, mendimi i një gjëje të tillë është shëmtirës. Shembulli 12: Njëri prej sahabeve, Ebu Derda, rrëfen: “Betohem në Allah! Prej gjendjes së vjetër të ymmetit të Muhamedit ka mbetur vetëm falja e përbashkët” (Buhari, Libri Merita e namazit të sabahut) Prej këtij rrëfimi mund të kuptojmë se nuk kishte mbetur asgjë prej një ymmeti të madh veçse falja e përbashkët e namazit dhe asnjë unitet apo bashkim tjetër. Këtë gjendja nuk e kanë shkaktuar askush tjetër përveç sahabeve. Nëse ia përshkruajmë këtë Hebrenjve apo të Krishterëve, atëherë kjo do të ishte dobësi edhe më e madhe për sahabet. Elementi kryesor i dobësisë së ymmetit ishin sahabet. Sepse, vetë e kishin marrë në dorë kalifatin dhe udhëheqjen e myslimanëve. Ata kanë bërë ndërhyrje të tilla që Ehli Bejti nuk e ka pranuar asnjëherë ndonjë gjë të tillë dhe përfundimet e tyre mund t’i vërejmë në librat e historisë. Nipat e të Dërguarit (s.a.v.), që ishin drita e syve të tij, vriteshin përpara syve të ymmetit dhe ligjet themelore të Islamit nëpërkëmbeshin duke i zhdukur vlerat e larta të të Dërguarit (s.a.v.). Athua ia ka lënë një ymmeti të tillë si amanet librin e Allahut? Shembulli 13: Njëri prej sahabeve, Ebu Said el Hudri, rrëfen: “Gjatë festave të Kurban dhe Fitr Bajramit, i Dërguari (s.a.v.) së pari e falte namazin me xhemat dhe pastaj e mbante hytben. Kjo u ndërrua me ardhjen e Mervanit në Medine si udhëheqës (vali). Në ditën e bajramit Mervani u afrua afër mimberit për mbajtur hytben dhe e tërhoqa për këmishës së tij, duke u munduar që ta parandaloj. Por, ai e tërhoqi këmishën prej dorës time dhe i foli popullit para namazit. I thashë atij: “Betohem në Allah se e ke ndërruar synnetin”. Mervani tha: “O Ebu Said, ka shkuar ai synnet që ti e ke ditur”. Pastaj, vazhdoi: “Populli nuk po na pret për të na dëgjuar mbas namazit, prandaj po e lexoj tani këtë hytbe!” (Sahihi Buhari, Kapitulli i daljes në vendin ku falet namazi pa mimber) Kush është Mervani? Ai është djali i Hakemit, të cilin i Dërguari e dëboi nga Medina dhe i ndaloi që të kthehet edhe njëherë në këtë qytet. Mirë, po kush e kishte siguruar kthimin e Mervanit si vali të Medines? Së pari, këtë e kishte bërë kalifi i tretë Osman bin Affani dhe më vonë kushëriri i tij Muavije bin Sufjani. Sepse, Mervani kishte marrë leje për të hyrë në Medine gjatë kohës së kalifit Osman. Sepse, vetë ishte prej Emevitëve dh kështu ishte kushëriri i Osmanit. Në këtë gjendje, a mund të flasim për ndonjë urdhër të të Dërguarit? Çka ka qenë shkaku i ndërrimit të synnetit nga ana e Mervanit? Sipas urdhrit të Muavijes nëpër xhamia ishte vendosur synneti i mallkimit të Hz Aliut (a.s.). Shumica e njerëzve nuk dëshironin që të bëheshin pjesë e kësaj vepre të shëmtuar dhe sapo e kryenin namazin shpërndaheshin nëpër shtëpitë e tyre. Për këtë arsye Mervani e mbante hytben e mallkimit para namazit dhe e bënte ortak popullin pa dëshirën e tyre në këtë mallkim. Në një hadith që është i njohur si sahih thuhet: “Kush e ka sharë Aliun, më ka sharrë mua. Dhe, kush më ka sharë mua, padyshim e ka sharrë Allahun”. Sa mund të jetë vlera e një populli që e abuzon Allahun dhe të Dërguarin (s.a.v.)? Si mund të pranojmë se i Dërguari (s.a.v.) i ka besuar një populli të tillë? A nuk i frikohen Allahut ata që ia përshkruajnë besimin një populli të tillë? Kur i shikojmë faqet e historisë do të lexojmë se Huxhr ibn Udejji, një sahabe i devotshëm dhe asket (zahid), ishte vrarë bashkë me shokët e tij. Pse? Sepse, Huxhri dhe shokët e tij ishin kundër mallkimit të Hz Aliut (a.s.) dhe për këtë arsye janë vrarë në mënyrë të pamëshirshme. Po, kush ishin at që e kishin vrarë atë dhe shokët e tij. Në librat e historisë mund të lexojmë se këtë urdhër e kishte dhënë Muavija. E nëse Muavija ka dhënë urdhër që të vritet Huxhri dhe shokët e tij, a është bërë me këtë zhdukja e vlerës së sahabes? Hz Aliu ishte prej Ehli Bejtit ndërsa Huxhri dhe shokët e tij ishin prej sahabeve. Ai na ka bërë me dije se abuzimi i Imam Aliut (a.s.) do të thotë abuzimi i Allahut. Për derdhjen e gjakut të një besimtari në mënyrë të padrejtë Allahu na ka thënë në Kuran: “Vendi i tyre i përhershëm do të jetë xhehenemi”. Gjaku i Huxhrit dhe i shokëve të tij është derdhur në mënyrë të padrejtë nga ana e Muavijes dhe ndihmësve të tij. Nga kjo ngjarje mund të kuptojmë se janë zbatuar standarde të dyfishta ndaj sahabeve. Përderisa Muavija lartësohet nga ana synnite si një sahabe e shquar, në anën tjetër nuk është parë e udhës që të thuhet ndonjë fjalë e drejtë për Huxhrin dhe shokët e tij. Edhe pse është treguar qartë në librat e historisë, prapëseprapë nuk mund të preket shenjtëria e Muavijes. Nga kjo na del se të gjitha sahabet janë të drejtë; edhe ai që është vrarë, edhe ai që ka vrarë; edhe pse janë të qarta urdhrat e Allahut në lidhje me këtë gjendje. Madje, edhe pse është i qartë hadithi sahih i të Dërguarit (s.a.v.), prapëseprapë sahabeja është sahabe? Athua deri kur me këtë logjikë joracionale? Ata që dëshirojnë për të hulumtuar vërtetësinë e këtyre ngjarjeve historike, ashtu që po i shkruajmë ne, mund t’i drejtohen dy librave burimore të historisë: Historia e autorit Taberi dhe El Kamil Fit-Tarih. Shembulli 14: I Dërguari (s.a.v.) kishte thënë sahabeve: “Unë do t’ju pres te burimi i Kevtherit dhe do të më afrohet një grup i njerëzve të njohur. Përnjëherë, do të largohen prej meje dhe do të shkojnë në një drejtim tjetër, dhe unë do të them: ‘O Zot! Këta janë sahabet e mijë’. Mua do të vijë një zë: ‘O Muhamed, ti nuk e di se çka kanë bërë ata mbas teje’. Atëherë, unë do t’u them: ‘Larg qofshin prej meje ata që kanë bërë ndryshime mbas meje’”. Ky rrëfim është përcjellë në Sahihi Muslim dhe në Musned, librin e Imamit të mez-hebit hanbelit, Ahmed ibnHanbelit. Edhe Sujuti e përcjellë prej këtyre dyve në librin e tij Xhami us-Sagir. Ne jemi të mendimit se me këtë hadith është dëshmuar mjaft për karakterin e vërtetë të sahabeve. Edhe sahabet janë njerëz sikur na dhe mund të gabojnë ose kryejnë mëkate. Ky nuk është një përshkrim që vlen për të gjithë sahabet, ndoshta do të mund të vlejë për shumicën. Prej gjithë kësaj që kemi përcjellë prej rrëfimeve nga librat sahih mund ta nxjerrim këtë përfundim: Gjatë kohës së të Dërguarit (s.a.v.) ose mbas ndërrimit të jetës së tij, shumica e sahabeve kanë bërë gabime të ndryshme dhe madje mëkate të pafalshme. Sahabet nuk e kanë dashur njëri tjetër sikur që na mësojnë neve që t’i duam ata. Sahabet e kanë kundërshtuar njëri tjetrin, kanë vrarë njëri tjetrin dhe kanë mashtruar njëri tjetrin. Ky është një realitet dhe është përcjellë deri te na përmes librave më burimore. Sipas kësaj që thamë na del se në përgjithësi, sahabet nuk ishin të drejtë dhe të dhënë mbas të vërtetës. Në përgjithësi, sahabet nuk ishin të pafajshëm dhe pa mëkate. Mbasi që u bë e qartë gjendja atëherë, ata nuk kanë qenë një ymmet i aftë për t’u kujdesur për Kuranin, që ka enë amaneti më me vlerë. Kjo detyrë, sipas pikëpamjes së ymmetit, kishte një rëndësi jetësore. Dhe peshën e kësaj rëndësie sahabet nuk kanë mundur që ta bartin. Këtë nuk ka mundur ta dijë askush më mirë se i Dërguari (s.a.v.). Për këtë arsye, i Dërguari (s.a.v.) ia ka dhënë këtë amanet Ehli Bejtit (a.s.) të tij të pastër. Kjo nuk ka të bëjë aspak me dëshirën personale të të Dërguarit (s.a.v.). Sepse, Allahu i Lartësuar e kishte pastruar Ehli Bejtin (a.s.) prej të gjitha papastërtive dhe këtë mund ta lexojmë në Librin e shenjtë. Për këtë do të flasim më vonë dhe do ta shtjellojmë më gjerësisht. Shpresojmë se ia kemi arritur qëllimit me ndihmën e Allahut dhe se e kemi shpalosur të vërtetën. Ne besojmë se ia kemi prezantuar çdo mendjeje të shëndoshë në mënyrë të duhur grupin e sahabeve. Qëllimi ynë ishte ndriçimi i personave të errëta që fshihen mbrapa emrit të sahabes. Sepse, jemi të mendimit se sahabet kanë ndikuar në formimin e faktorëve të ndryshëm në jetën e myslimanëve. Të gjitha shpjegimet janë bazuar vetëm në librat burimore dhe e dimë që për zotëruesit e dijes do të jenë të padyshimta. Ne nuk kemi asgjë për të thënë kundër mendimeve personale të ndonjërit por, nuk pranojmë që të heshtim përpara këtyre temave të tilla që kanë fuqi që të ndikojnë në jetët tona. Shpresojmë që Bashkësia Islame të tregohet më e ndjeshme në këtë drejtim. Jemi duke jetuar në shekullin e teknologjisë. Nëse nuk i ndriçojnë mendjet e njerëzve në këtë kohë, më vonë do të paguajnë më shtrenjtë këtë llogari. Këto tema që mund të kenë ndikim në jetën e njeriut duhet që të fliten më haptas, përndryshe do të jenë shkaqe të paraqitjes së humbjeve të mëdha. Njerëzit duhet të kuptojnë se janë mashtruar me përralla. Deri më sot, në Turqi nuk janë prezantuar në gjuhën turke më shumë tefsire dhe tevile të Kuranit prej Imamëve të Ehli Bejtit, e të cilët i kanë marrë dituritë drejtpërdrejtë, pa ndonjë ndërmjetësues tjetër, prej të Dërguarit (s.a.v.). Me ndihmën e Allahut, ne i kemi hyrë kësaj pune të bekuar. Ne kemi pritur që këtë ta bëjnë para neve autoritetet e Bashkësisë Islame. Por, ne jemi të lumtur që kjo punë ka rënë në hisen tonë dhe për këtë e falënderojmë Allahun. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamedin (s.a.v.) dhe mbi Ehli Bejtin e tij të pastër. Mëshira dhe mirëqenia e Allahut qoftë mbi të gjitha ata që e duan të vërtetën dhe drejtësinë. Mallkimi më i fuqishëm qoftë mbi të gjitha ata që luftojnë kundër të vërtetës dhe drejtësisë dhe që janë duke luftuar ende. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.