Falënderimet e lavdërimet e pafundme qofshin për Allahun, Zotin e të gjithë botëve, që është i Pari, që nuk ka fillim, dhe i Fundit, që është më i fundit prej të gjithëve, që është i informuar për çdo gjë dhe që di për çdo që është e fshehtë. Padyshim që do të ishim prej të humburve sikur të mos na kishte udhëzuar në rrugën e drejtë. Në çdo periudhë na ka shpëtuar përmes të dërguarve, duke qenë buzë humnerës. Neve na ka bërë thirrje kah mëshira dhe mirësia e Tij përmes shpalljes, që është dritë (nur) e Tij, në formë të librave, të cilët i ka dërguar përmes të dërguarve. Njerëzimit ia ka dërguar si shpëtues Resulullah Muhamed Mustafanë, (s.a.v.)
(Salallahu alejhi ve alihi ve selem – Bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij)
, i cili është prej dritës së Tij dhe për të cilin ka thënë: “Sikur të mos ishe ti, nuk do T’i kisha krijuar botët”. Habibi Muhamed Mustafas, që ishte feneri shpëtues i njerëzimit, ia zbriti fjalën e lartësuar, Kurani Kerimin. Allahu Famëlartë ka thënë: “Ne të kemi zbritur librin (Kuranin) që është shpjegim për çdo gjë”. Se si ka dhënë shpjegim për çdo gjë Kurani, më së miri mund të mësojmë nga pejgamberi Muhamed (s.a.v.). Në kushtet e rrethanat të ditëve të sodit e dimë që të gjithë qytetarët nuk mund t’i kuptojnë ligjet njëjtë. Këtë mund ta bëjnë duke i pyetur ata që i lexojnë e i kuptojnë ligjet. Ne nuk dyshojmë aspak në atë se Kurani Kerimi i ka zbritur tërë njerëzimit. Sigurisht që interpretuesi dhe shpjeguesi më i mirë i librit të lartësuar e të dërguar nga ana e Allahut do të jetë pejgamberi. Sikur që ligjet e shtetit i shpjegojnë e i komentojnë personat e caktuar që e përfaqësojnë shtetin, ashtu edhe ligjet e Allahut mund t’i shpjegojnë e komentojnë vetëm pejgamberët e caktuar nga ana e Tij. Njëra prej çështjeve më të rëndësishme është se si dhe në cilin themel të përhershëm është bazuar i Dërguari (s.a.v.) për ta shpjeguar Kuranin sepse, prej librave të historisë mund të vërejmë se lindja dhe përhapja e Islamit nuk ka qenë një punë e lehtë. Shpallja e Kurani Kerimit ka përfunduar vetëm disa muaj para ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.). Njëkohësisht, duke i marrë parasysh murmuritjet e atyre që ishin kundër përhapjes së Islamit si dhe luftërat që kanë rrjedhur prej kësaj, nuk mund të mendojmë për mbetjen e një shpjegimi të përhershëm e të mjaftueshëm të Kuranit. Me këtë, assesi nuk kemi ndër mend të themi se i Dërguari (s.a.v.) nuk ka qenë në dijeni për gjëra të tilla. Përkundrazi, duke i ditur nxitjet (fitne) që do të paraqiten mbas tij, që këtë mund t’i lexojmë edhe në librat ‘Sahih’ (I saktë, i padyshimtë, që nuk ka mangësi) të haditheve, ai nuk ka mundur t’ia lë ymmetit interpretimin krye në vete të Kuranit, duke qenë larg prej mbikëqyrjes hyjnore.
Ne nuk mund ta anashkalojmë këtë pyetje: Ku janë bazuar librat e tefsirit (dituritë e pranuara nga ana e jonë; në të kundërtën, do të vijë deri te 3 Librat që e interpretojnë e komentojnë kuptimin e Kuranit)
që kanë mbërritur deri te na? Kur e lexojmë historinë islame, në përgjithësi mund t’i vërejmë dy mënyra apo rrugë të përcjelljes së interpretimit të Kuranit. Tefsiri i Kuranit ka mbërritur deri te na përmes personave që kanë jetuar afër Pejgamberit (s.a.v.). Sigurisht që këta persona na i kanë përcjellë këto interpretime duke deklaruar se e kanë dëgjuar nga Pejgamberi (s.a.v.). Kundërshtimi dhe mospajtimi rrjedh prej asaj se cilët persona na kanë përcjellë në mënyrë drejtë këto dituri nga Pejgamberi (s.a.v.), e cilët jo. Padyshim që në botën islame ekzistojnë dy pikëpamje në lidhje me këtë. Pikëpamja e parë ka të bëjë me përcjelljen e diturive nga sahabet e Pejgamberit (s.a.v.) dhe pikëpamja e dytë ka të bëjë me përcjelljen e diturive nga pjesëtarët e Ehli Bejtit (a.s.). Ne e konsiderojmë si një gabim të madh moskrahasimin e esencave të thënieve që na vijnë nga Ehli Bejti (a.s.) dhe nga sahabet. Një krahasim të tillë nuk mund të vërejmë në librat e tefsirit që janë botuar deri më sot në Turqi. Si mund të përcjellim prej ndonjërit dituri pa e bërë vlerësimin për atë person, se a mund të përcjellim prej tij dituri apo jo, nëse ai është mbështetësi kryesor i tefsirit? Kush mund të na jep neve sigurinë e mbështetjes? Pa i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve nuk ka kuptim që të hymë në tefsirin e Kuranit.
Së pari, dëshirojmë t’ju njoftojmë shkurtimisht me sahabet. Sipas disa dijetarëve, çdo person që është takuar dhe ka biseduar me të Dërguarin (s.a.v.) është pranuar si sahabe. Përndryshe sahabe do të thotë ai person që ka qenë i afërt me sohbetin (bisedën) e të Dërguarit (s.a.v.). Por, sipas disa dijetarëve tjerë, sahabe janë ata persona që kanë jetuar bashkë me të Dërguarin (s.a.v.) në rrethinën e afërt të tij. Prej këtyre dy pikëpamjeve mund të vijmë në këtë përfundim: Sahabe janë ata persona që kanë qenë bashkë me të Dërguarin (s.a.v.) në rrethinën e tij, në bisedë apo në ndonjë pjesë të jetës së tij. Sigurisht që shumica e atyre që ishin pjesëmarrës në të gjitha luftërat e kohës së tij ishin sahabe. Për sa i përket Ehli Bejtit (a.s.), njerëzit që kanë jetuar në rrethinën e tij më të afërt, do të flasim më vonë më gjerësisht. Pra, sahabet ishin një grup që përbëheshin prej qindra njerëzve ndërsa, Ehli Bejti (a.s.) numëronte vetëm pesë veta. Nëse i paraqesim lexuesve në mënyrë të njëjtë të dy grupet, pa treguar dallimet në mes tyre, atëherë nuk do të vijmë deri te qëllimi. Dëshira jonë është paraqitja e sahabeve dhe e Ehli Bejtit (a.s.) në mënyrë të përgjithshme, ashtu që ai të mund të jetë në gjendje t’i peshojë dituritë e pranuara nga ana e jonë; në të kundërtën, do të vijë deri te keqkuptimi. Ne do t’i vështrojmë sahabet prej dy këndvështrimeve: Kuranit dhe hadithit. Këtu do t’i përmendim ajetet që janë të qarta në kuptimin e tyre si dhe hadithet që përmenden në librat burimore të haditheve ‘Sahih’. Nijeti prej neve ndërsa udhëzimi prej Allahut të Lartësuar.