EHLI BEJTI NË KURAN

Titulli i librit:  EHLI BEJTI NË KURAN

           Autori:   Enis Emir

 

Disa fjalë për autorin e librit:

I biri i Nexhimit, i biri i Abdullahut, Enis Emiri lindi në vitin 1965 në Antakia të Turqisë. Vendi i tij i qëndrimit në Turqi ishte Hataji, krahina Samandag, dhe tani jeton e punon jashtë vendit. Prej viteve të hershme të jetës së tij ka treguar interesim për të gjitha çështjet islame dhe filloi të hulumtojë brenda diametrit të tij. Ai u dha mbas hulumtimit dhe filloi që t’i studiojë çështjet në lidhje me Ehli Bejtin të cilët nuk janë shtjelluar më herët në vendin e tij.  

 

Enis Emiri thotë:

“I falënderoj të gjithë të afërmit dhe shokët e mijë të cilët më kanë dhënë nxitje që të interesohem për çështjet që i përkasin fesë islame. Kërkoj nga Allahu mëshirë dhe mirëqenie për ata. E kam për obligim që ta falënderoj gjithë rrethinën time familjare për mirëkuptimin e tyre të treguar ndaj meje gjatë realizimit të këtij punimi, posaçërisht babanë, nënën, vëllezërit, motrat dhe bashkëshorten. Jam i hapur për ata që dëshirojnë që t’i preferojnë çështjet që duhet studiuar e hulumtuar në të ardhmen; dera ime është e hapur në çdo kohë për mendimet dhe pikëpamjet e juaja. Qëllimi i ynë është vetëm shpjegimi i çështjeve të panjohura ose, thënë më drejt, që kanë mbetur të fshehura deri më tani. Është i pafundmë respekti i ynë për vëllazërinë dhe ndërgjegjen e lirë në Turqi. 

 

Ehli Bejtin e kemi dashur me hak

Për ata u kapëm me amanet

Këtë e pranuan me dëshirë

Kur të vdesim, Muhamedi dhe Aliu

Na presin për t’u takuar me hak

 

Të gjithë njerëzve ua dërgoj përshëndetjet dhe nderimet e mija, dhe kërkoj nga Allahu i Madhëruar që të mbizotëroj drejtësia dhe dashuria mbi të gjithë ata.

 

Robi i varfër i Allahut, Enis Emiri