Sureja Bejine
Tevili dhe tefsiri i ajetit 5
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta pasojnë fenë e Allahut dhe ta adhurojnë Allahun me një esencë të pastër. Që të bëhen të drejtë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë dhe e qëndrueshme”
Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:
“Esenca mundet me qenë e pastër vetëm nëse i besohet Allahut, të dërguarit të Tij dhe Imamëve të Ehli Bejtit! Namazi dhe zeqati është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu (a.s). Feja e drejtë dhe e qëndrueshme është Fatimet-uz Zehra.
Tevili dhe tefsiri i ajetit 7
“Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë më të mbarët e popullit”
Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:
“O Ali! Ti dhe shiitët tuaj jeni më të mbarët e popullit”
O Allahu im! Na bërë prej shiitëve të Aliut dhe na përmend përherë me dashurinë ndaj Ehli Bejtit. Ti je më i afërmi prej të afërmve dhe ke njohuri për çdo gjë.
Këtu përfundon sureja Bejine. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.