Sureja Shems 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 1-4

“Pasha diellin dhe dritën e tij! Pasha hënën kur vjen pas tij! Pasha ditën kur ai shndrit! Pasha errësirën që e mbulon natën!”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Dielli është shembulli i Pejgamberit, sepse dituria e Pejgamberit ka sjellë dritë për njerëzimin. Hëna është shembulli i Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut. Sepse, Aliu e merr diturinë prej Pejgamberit dhe e ndjekë rrugën e tij. Dita që shndrit është Mehdiu (a.s), sepse ai do të paraqitet kur bota të mbushet me errësirën e padrejtësisë dhe do ta mbushë botën me dritën e drejtësisë. Errësira që e mbulon natën janë ata që e kanë marrë në mënyrë të padrejtë kalifatin nga Al-i Muhamedi, sepse ata e kanë ndërruar fenë e Allahut dhe kanë sunduar përmes padrejtësisë dhe të pavërtetës!”

 

Shpjegim: Njerëzit presin që të bie nata dhe t’i bëjnë punët e ndyta. Errësira ka qenë gjithmonë një rast i mirë për ata që anojnë kah e pavërteta. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar betohet me errësirën por jo edhe me ata që e shfrytëzojnë errësirën.

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë: “Shembulli im në mesin tuaj është sikur dielli. Shembulli i Aliut në mesin tuaj është sikur hëna. Kur të perëndojë dielli, ju udhëzoheni përmes dritës së hënës”. Sikur që mund të shohim këtu, ngjasimi është bërë në mënyrë shpirtërore dhe jo në mënyrë materiale.

 

Në një vend tjetër, Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Allahu i Madhëruar kur më dërgoi si Pejgamber, unë shkova te Emevitët dhe u thashë: ‘O Beni Umejje! Unë jam një pejgamber i dërguar nga ana e Allahut’, ndërsa ata më thanë: ‘Po gënjen! Ti nuk je pejgamber’. Pastaj, shkova te Bani Hashimët dhe u thashë: ‘Unë jam një pejgamber i dërguar nga ana e Allahut’ dhe Ali bin Ebi Talibi më besoi haptas e fshehtas. Atëherë, Allahu i Madhëruar e dërgoi flamurin e tij përmes Xhebrailit (a.s) dhe vendosi te mëhalla e Beni Hashimit ndërsa Iblisi e vendosi flamurin e tij te mëhalla e Emevitëve. Ata do të jenë armiqtë tanë deri në ditën e Kiametit dhe shiitët e tyre do të jenë armiqtë e shiitëve tanë”

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 9-10

“Betohem se ka shpëtuar dhe ka arritur dëshirën e tij ai që e pastroi vetveten. Betohem se ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ai që e ka të pastër vetveten është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu! Ai që nuk e ka të pastër vetveten dhe që është i poshtëruar janë ata që ia kanë dhënë tjetrit betimin për kalifatin, në vend të Aliut”

 

Këtu përfundon sureja Shems. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.