Sureja Tekvir
Tevili dhe tefsiri i ajeteve 15-18
“Betohem në yjet që tërhiqen, që udhëtojnë e fshihen. Betohem në natën kur ajo ia beh me errësirë dhe me agimin kur ia shkrep”
Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “Imami do të fshihet në vitin 260. Më vonë, do të lind sikur drita kur agon nga errësira e natës. Çdokush prej shiitëve tanë që do ta sheh atë kohë, sigurisht që do
të gëzohet”.
Këtu Imami na bën me dije për fshehjen e Mehdiut (a.s) dhe për shfaqjen e tij. Mehdiu (a.s) do të shfaqet kur të mbushet bota me padrejtësi dhe zullum dhe do ta shpëtojë botën me dritën e tij nga
padrejtësia dhe zullumi. Sigurisht që atë ditë do të gëzohen më së shumti shiitët e Ehli Bejtit. Sepse, ata i kanë besuar Mehdiut (a.s) edhe gjatë kohës sa ishte i fshehur dhe e kanë pritur
paraqitjen e tij.
Këtu përfundon sureja Tekvir. Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.