Sureja Abese
Tevili dhe tefsiri i ajeteve 34-36
“Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet”
Resulullahu (s.a.v.) ka thënë: “Ata që e kanë bërë Ali bin Ebi Talibin prijës të tyre janë larg prej kësaj situate. Atë ditë Aliu assesi nuk do të jetë larg prej atyre që e kanë pranuar velajetin e tij, që e kanë dashur atë dhe që nuk e kanë ditur si armik, që janë bërë armiq të atyre që e kanë urryer atë dhe që nuk kanë të afërt me armiqtë e tij. Përkundrazi, ai do të jetë i afërt me ata dhe me familjet e tyre! Ata që e pranojnë velajetin e Aliut, do të jenë bashkë me Aliun në një saraj nën Arsh. Unë dhe Aliu do të jemi në një shtëpi të njëjtë me Aliun. Aliu është bashkë me të vërtetën ndërsa të tjerët janë bashkë me të pavërtetën”.
Në një hadith tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë në mënyrë më të qartë:
“O Ali! Kush më do mua, ty, Hasanin, Hysejnin dhe Fatimen, në ditën e Kiametit do të jetë në shkallën e njëjtë me mua!”
Ky hadith mund të gjendet edhe në librat më burimor synnite, që disa prej tyre janë:
Tirmiziu në librin “Sahih”
Imami i mezh-hebit hanbelît, Ahmed bin Hanbel, në librin e tij “Musned”
Hatib el-Bagdadi në librin e tij “Tarih”
Ibn Haxher el-Askalani në librin e tij “Tehzibu’t-Tehzib”
Tabarani në librin “Mu’xhem”
Muttaki el-Hindi në librin “Kenz”...
Këtu përfudnon sureja Abese. Elhamdulillahi Rabbil alemin ve sallallahu ala seyyidina Muhammed ve ala Ehl-i Beyt’ihi ve sellim.