Sureja Naziat
Tevili dhe tefsiri i ajeteve 6-7
“Atë ditë dridhësi do ta dridh. Atë do ta pasojë edhe një dridhje”
Imam Xhafer Sadiku ka thënë: “I pari që do ta dridh tokën është Imam Hysejni (a.s). Pastaj, do ta dridh Ali bin Ebi Talibi. Me dridhjen e parë nga ana e Imam Hysejnit (a.s) do të qohen në këmbë shtatëdhjetë e pesë mijë persona! Sepse, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ne do t’i ndihmojmë pejgamberët dhe besimtarët në jetën e kësaj bote dhe në ditën kur do të dëshmojnë dëshmitarët. Në atë ditë nuk do të ketë dobi për kërkimfaljet e arsyetimet të zullumqarëve. Mallkimi do të jetë mbi ata në atë ditë dhe vendbanimi i keq do të jetë për ata”
Tevili dhe tefsiri i ajetit 12
“Ata thanë: Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”
Resulullahu (s.a.v.) ka thënë: “Kthimi i dobishëm në ditën e Kiametit do të jetë për ata që i janë nënshtruar velajetit e urdhrit tim, të Aliut dhe të besueshmëve që do të vijnë mbas Aliut! Ndërsa, kthimi dëshpërues do të jetë për armiqësinë dhe mosbindjen ndaj urdhrit tim dhe të Aliut, dhe për armiqësinë dhe mosbindjen ndaj të besueshmëve që do të vijnë mbas Aliut! Të tillët do të vendosen në vendin më të ulët të Xhehenemit!”
Këtu përfundon sureja Naziat. Falënderime pafundme qofshin për Allahun, Zotin e botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.