Sureja Murselat

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 16-18

“A nuk i kemi shkatërruar ata që kanë ardhur më parë? Dhe, pastaj ata i shoqërojmë me ata të mëvonshëm. Ne ashtu bëjmë me mëkatarët. Mjerë për gjendjen e atyre që kanë përgënjeshtruar në atë ditë”

 

Imam Ali er-Rida ka thënë: “Ata që kanë ardhur më parë janë i pari dhe i dyti! Të mëvonshmit që i shoqërojnë këta janë i treti dhe ndihmësit e tyre. Mëkatarët janë Emevitët, që kanë bërë padrejtësi ndaj Ehli Bejtit. Ata që kanë përgënjeshtruar janë ata që e kanë përgënjeshtruar velajetin e Imam Aliut

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 29-31

“Shkoni drejt asaj që keni përgënjeshtruar. Shkoni drejt hijes që ndahet në tre pjesë, që as nuk bën hije, as nuk mbron prej flakës”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Në ditën e Kiametit, do t’u thuhet armiqve të Ehli Bejtit: ‘Shkoni drejt Aliut, të cilin e keni përgënjeshtruar!’ Dhe, kur të mbërrijnë aty, Aliu do t’u thotë atyre: ‘Shkoni drejt hijes që është ndarë në tre pjesë, shkoni drejt të parit, të dytit dhe të tretit”

 

I Dërguari (s.a.v.) ua ka bërë me dije sahabeve të tij në mënyrën më të qartë për atë që është treguar në këtë ajet. Ai ka thënë:

“O Ali! Në ditën e Kiametit ti do t’i dëbosh mynafikët e ymmetit nga burimi i Kevtherit njëjtë sikur që dëbohen kafshët e huaj kur t’i bashkëngjiten kopesë së dhenve!”

 

Ata që do të dëbohen janë ata që kanë hequr dorë nga kalifati i Imam Aliut në këtë botë dhe që ia kanë dhënë betimin tjetrit. Të tillët do të shkojnë te Ebu Bekri, Ymeri, Osmani dhe Emevitët por aty nuk do të mund të gjejnë asgjë që do t’u bëjë atyre hije dhe që do t’i mbrojë nga flaka e zjarrit.

 

Në një hadith sahih të të Dërguarit (s.a.v.) thuhet:

“Në ditën e Kiametit, unë do t’ju pres te burimi i Kevtherit. Kur të më afrohen sahabet që i njoh, përnjëherë këmbët e tyre do të rrëshqasin mbrapa. Do të them: O Zoti im! Këta janë sahabet e mijë! Dhe, do të më vijë një zë: ‘O Muhamed! Ti nuk e di se çka kanë bërë ata mbas teje’. Atëherë, unë do t’u them atyre:

Qofshin larg prej meje, le të shkojnë drejt zjarrit të Xhehenemit!”

 

Ekzistojnë shumë hadithe që e kanë këtë kuptim. Shembujt e tyre mund të lexohen në përmbledhjet e haditheve të Buhariut, Muslimit dhe Ahmed bin Hanbelit. Kur t’i krahasojmë hadithet dhe ajetet në mes veti, e vërteta do të na bëhet e qartë.

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 41

“Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve”

 

Imam Ali er-Rida ka thënë:

“Betohem në Allah, se të devotshmit jemi vetëm ne dhe shiitët tanë! Nuk ka askush tjetër brenda popullit të Ibrahimit (a.s) përveç neve dhe shiitëve tanë!”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 48

“Dhe kur atyre u thuhej: ‘Përkuluni!’ ata nuk përkuleshin”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Kuptimi i brendshëm i këtij ajeti është ky: Kur u thuhej atyre që ta pranojnë si prijës Aliun, ata nuk e pranuan këtë”

 

Këtu përfundon sureja Murselat. Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.