Sureja Kijame
Tevili dhe tefsiri i ajeteve 22-23
“Atë ditë fytyrat do të shkëlqejnë e zbukurohen dhe do ta shikojnë Zotin e tyre”
Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:
“Çdo shiitë që i ka veprat e mira, qoftë ai edhe i varfër, në ditën e Kiametit do të ringjallet nga varri i tij me fytyrë si hëna e plotë! Atyre do t’u thuhet: Kërkoni, që të mund të plotësohet kërkesa e juaj! Atëherë, njëri prej shiitëve tanë do të thotë: ‘Kërkoj leje nga Zoti im që të shoh Muhamedin (s.a.v.)’. Atëherë, Allahu i Madhëruar do të jap leje engjëjve që ta tregojnë fytyrën e Muhamedit (s.a.v.).
Mbas kësaj, do të më ngrihet një mimber në Xhenet që do të ketë njëmijë shkallë të gjera. Gjerësia e një shkallë do ta jetë sa hapi i vrapit të një kali vrapues. Pastaj, do të hipim mbi atë mimber unë dhe Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu.
Aty do të mblidhen të gjithë shiitët e Muhamedit dhe të Ehli Bejtit, dhe Allahu i Madhëruar do t’i shikojë ata. Ata do të përfitojnë aq shumë dritë nga ky shikim sa që kur të kthehen në vendet e tyre, huritë që ndodhen aty nuk do të mund t’i shikojnë ata nga fuqia e dritës që kanë përfituar!”
Këtu përfundon sureja Kijame. Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.