Sureja Nuh 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 28

“Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, veçse dëshpërimin”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: 

“Me ata që hynë në shtëpinë time nënkuptohet velajeti të cilën e ka lënë si amanet pejgamberi. Ata që hyjnë në velajet janë sikur ata që kanë hyrë në shtëpitë e tyre”

 

Këtu përfundon sureja Nuh. Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.