Sureja Haka 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 12

“Për ta bërë atë ai veshë që ruan çdo gjë”

 

Resulullahu (s.a.v.) tha:

“Unë i jam lutur Allahut për t’ia dhënë Aliut një vesh që ruan çdo gjë, dhe Allahu e pranoi lutjen time”

Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Aliu, ka thënë:

“Të gjitha fjalët e Resulullahut (s.a.v.) i kam mbajtur në mend dhe nuk kam harruar asnjë fjalë”

Në një vend tjetër, i Dërguari (s.a.v.) ka thënë: 

“Aliu është dëshmia mbi të gjitha krijesat! Kush i nënshtrohet atij, i është nënshtruar Allahut dhe kush e kundërshton atë, e ka kundërshtuar Allahun”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 17

“Dhe atë ditë tetë (persona) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë: 

“Tetë persona që e bartin Arshin janë: Muhamedi (s.a.v.), Aliu, Hasani, Hysejni, Nuhu, Ibrahimi, Musa dhe Isa (paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata).

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 50-51

“Ai njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. Ai është e vërteta bindëse”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: 

“Imam Aliu është një dëshpërim për jobesimtarët. Velajeti i tij është vetë e vërteta”

 

Këtu përfundon sureja Haka. Falënderimi i takon Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.