Sureja Duhan 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 1-4

“Ha, Mim. Pasha librin sqarues! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne dëshiruam t'ua tërheqim vërejtjen. Në të zgjidhet çdo çështje”

 

Një i krishterë erdhi te Imam Ali Riza dhe i tha: 

“Nëse më lejon, do të kisha pyetur një pyetje”. Imami i tha: “Mund të pyesësh”. Ai tha: “Në librin e Allahut, i cili i ka zbritur Muhamedit dhe që është përshkruar ashtu si e ka përshkruar vetë, ekziston tefsiri i jashtëm dhe i brendshëm. A mund të më tregosh tefsirin e jashtëm të këtyre ajeteve: “Ha, Mim. Pasha librin sqarues! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar. Ne dëshiruam t'ua tërheqim vërejtjen. Në të zgjidhet çdo çështje” Imami iu përgjigj: Ha dhe Mim janë Resulullahu (s.a.v.). Ai është në shkronjat që përfshihen brenda librit! Libri sqarues është Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu! Nata e bekuar është Fatimja që prej saj kanë dalë njerëz shumë të urtë”. Gjegjësisht, prej saj kanë dalë Imamët!

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë: “Nata e Kadrit nuk është e fshehtë për neve. Sepse, në atë natë vijnë engjëjt për të na bërë tavaf (sillen rreth neve) ”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 32

“Ne i kemi zgjedhur ata mbi të gjithë botët”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë: “Të zgjedhurit janë Imamët e Ehli Bejtit. Ata janë falur si më të virtytshmit prej të gjithëve”

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 40-42

“S'ka dyshim se dita kur do të qartësohen gjërat është dita në të cilën do të tubohen të gjithë në një vend. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen. Përjashtim bën ai që e mëshiron Allahu, se Ai është Ngadhënjyesi, i Mëshirshmi”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë: 

“Armiqtë tanë nuk do të mund t’i ndihmojnë njëri tjetrit atë ditë. Ne jemi ata që i ka mëshiruar Allahu. Betohem në Allah se ne jemi ata që janë bërë përjashtim”

Në një rrëfim tjetër ka thënë: “Ne jemi ata që mëshirojnë”

Në një rrëfim tjetër ka thënë: 

“Ata të cilët i ka mëshiruar Allahu, janë Aliu dhe shiitët e tij”

 

Këtu përfundon sureja Duhan. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë dhe mbi Ehli Bejt e tij të pastër.