Sureja Rum
Tevili dhe tefsiri i ajetit 30
“Ktheje fytyrën kah feja e pastër (hanif), kah natyra (fitrat) e Allahut, sipas të cilit i krijoi njerëzit. Nuk ka ndryshime në natyrshmërinë e krijuar nga Allahu. Kjo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë”
Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:
“Kthimi i fytyrës kah feja e pastër (hanif), kah natyra (fitrat) e Allahut do të thotë kthimi i fytyrës kah velajeti i Urdhëruesit të Besimtarëve, Aliut (a.s)”
Po, me të vërtetë esenca e tevhidit që shkon drejt velajetit të Imam Aliut do të thotë kthimi i fytyrë kah feja e pastër (hanif) dhe kah natyra (fitrat) e Allahut. Sepse, esenca e fesë nuk është asgjë tjetër veçse velajeti i Imam Aliut. Islam do të thotë velajeti i Allahut. Kjo është rruga më e drejtë.
Tevili dhe tefsiri i ajetit 38
“Jepja të afërmit hakun që i takon...”
Kur zbriti ky ajet, Resulullahu (s.a.v.) e thirri vajzën e tij, Fatimen, ia dha një plantacion të hurmave me emrin Fedek, dhe tha: “Kjo është e jotja dhe e pasardhësve tuaj!”
Kur Ebu Bekri erdhi në pushtet, e morri këtë plantacion nga nëna jonë Fatimja. Dhe, si arsyetim e përmendi një fjalë, që gjoja kishte thënë i Dërguari (s.a.v.):
“Ne, pejgamberët nuk ua lëmë njerëzve ndonjë pasuri si trashëgimi. E tërë trashëgimia jonë është sadakaja!”.
Duke u bazuar në këtë hadith të rrejshëm, është marrë plantacioni i hurmave nga Fatimja. Dëshmitarët kryesor të kësaj gënjeshtre ishin Ebu Bekri, Ymeri dhe Ajsha. Sikur të ishte kjo e vërtetë, këtë është dashur të dinte më së pari Ehli Bejti sepse ata janë të pastër prej të gjitha papastërtive. Këta persona të bekuar kurrsesi nuk e shtrijnë dorën kah malli i ndaluar i kësaj bote, në të kundërtën do të jenë në kundërshtim me gjykimin e Kuranit. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut për një gjë të tillë.
Në këtë mënyrë, Ebu Bekri dhe njerëzit e tij ia morën Fedekun nga dora e nënës tonë Fatime përmes shpifjeve e gënjeshtrave. Njëkohësisht, Kurani ka sjellë mjaft sqarime në lidhje me çështjen e trashëgimisë.
Duke qenë e njoftuar me këtë, nëna jonë Fatimja shkoi te Ebu Bekri dhe tha:
“O Ebu Bekr! Në çka je bazuar kur e more plantacionin e hurmave nga dora jonë?”
Ebu Bekri tha: “Sahabet e pranishëm janë dëshmitar se Resulullahu (s.a.v.) ka thënë: Ne, pejgamberët nuk e lëmë mbrapa kurrfarë pasurie për trashëgimi, përveç sadakasë. Në bazë të këtij hadithi unë e kam marrë Fedekun prej juve ashtu që ju, Ehli Bejti, të mos përlyheni me haram. Sepse, Ehli Bejti i të Dërguarit (s.a.v.) për mua është më i afërt sesa fëmijët e mijë”.
Fatimja iu përgjigj:
“O Ebu Bekr! A e ke lexuar ti Kuranin?”
Ebu Bekri tha: “Po, e kam lexuar!”
Fatimja tha: “Atëherë, a nuk e ke lexuar se Allahu i Madhëruar ka thënë “Sylejmani e trashëgoi Daudin” (Neml, 16) dhe për djalin e Zekerijas, Jahjën, ka thënë: “O Zot! Më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës, që do të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit” (Merjem, 5-6)
O Ebu Bekr! Kur të vdesësh, kush do ta trashëgojë pasurinë tënde?”
Ebu Bekri iu përgjigj: “Fëmijët e mijë do ta trashëgojnë!”
“Atëherë, si është e mundur që unë të mos e trashëgojë babanë tim? Apo ndoshta nuk vlejnë gjykimet e Kuranit për babanë tim?
Mos është babai im prej ndonjë feje tjetër?
O Ebu Bekr! Hiq dorë nga gabimi që ke bërë dhe ktheje mbrapa hakun tim!”
Ebu Bekri tha: “Atëherë, më sjellë dëshmitar që i Dërguari (s.a.v.) të ka dhënë ty Fedekun”.
Fatimja shkoi në shtëpi dhe e morri me vete Hasanin e Hysejnin dhe burrin e tij imam Aliun. Ebu Bekri i tha:
“Këta janë nga familja jote. Ata mund të flasin në favorin tënd! Më sjellë ndonjë dëshmitar tjetër!”
Fatimja i solli edhe disa gra të të Dërguarit (s.a.v.), por prapë Ebu Bekri nuk ia dha mbrapa Fedekun. Për këtë dhe për disa arsye tjera, nëna jonë Fatimja ishte i hidhëruar me Ebu Bekrin dhe nuk ia dha leje që të afrohet te ajo.
Madje, në lidhje me këtë ka transmetuar hadithe edhe pronari i Sahihut, Buhariu dhe ka regjistruar se nëna jonë Fatimja ishte i hidhëruar ndaj tij deri në momentin e fundit të jetës së saj. Te rrëfimet e Bejhakut është përmendur se Fatimja kishte lënë amanet burrit të saj që Ebu Bekri, Ymeri dhe njerëzit e tij të mos marrin pjesë në varrimin dhe faljen e namazit të xhenazes së saj. Për këtë arsye, është e ditur mirë se Hz Fatimja është varrosur natën, kur nuk ishin prezent asnjëri prej tyre.
Sipas rrëfimeve të disa historianëve, kur Ebu Bekri, Ymeri dhe njerëzit e tyre kuptuan se e kishin pikëlluar Fatimen, kishin shkuar te ajo për të kërkuar falje dhe kanë përcjellë se Fatimja u kishte thënë atyre:
“O Ebu Bekr! Betohem në Allah se kur të takohem me babanë tim Resulullahun do t’i ankohem në lidhje me ju! Atij do t’i tregoj se nuk jam i kënaqur me ju! Dijeni mirë që jam duke ju mallkuar mbas çdo namazi që jam duke e falur”.
Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:
“O Fatime! Allahu i kënaqur me atë je i kënaqur ti dhe është i zemëruar me atë që je e zemëruar ti!”
Në një vend tjetër, ka thënë.
“O Fatime! Ti je një pjesë e imja. Ai që të pikëllon ty, më ka pikëlluar mua dhe ai që të hidhëron ty më ka hidhëruar mua!”
Me ndihmën e Allahut, këtu përfundon sureja Rum. Falënderimet më të larta qofshin për Allahun. Paqja dhe përshëndetja e Tij qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin (s.a.v.) dhe mbi Ehli Bejtin e tij të pastër.