Sureja Muminun
Tevili dhe tefsiri i ajetit 1
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët”
Kur lindi Urdhëruesi i Besimtarëve, Aliu (a.s), Resulullahu (s.a.v.) shkoi për ta vizituar atë në shtëpi dhe kur e pa atë Urdhëruesi i Besimtarëve, buzëqeshi dhe tha:
“Mëshira dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ty, o Resulullah!”.
Pastaj, me lejen e Allahut, filloi që të lexojë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të fjalës së kotë, dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet, me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar. Kush kërkon përtej tyre, të tillët janë ata që kanë e kaluar kufirin.
Dhe, ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar, e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë. (ajetet 1-11).
Kur i dëgjoi këto Resulullahu (s.a.v.) tha: “Betohem në Allah se besimtarët do të gjejnë shpëtim vetëm përmes teje. Betohem në Allah se ti je Urdhëruesi i Besimtarëve dhe përforcuesi i tyre. Ata do të përforcohen me diturinë tënde. Betohem në Allah se ti dëshmia e tyre dhe me ty do ta gjejnë udhëzimin”
Shpjegim:
Asnjëri të mos dyshojë në atë se Imam Aliu i ka lexuar ajetet që ende nuk kishin zbritur. Imami i mez-hebit hanbelit, Imam Ahmed bin Hanbeli, në librin e tij ‘Menakib’ ka përmendur se drita e të Dërguarit (s.a.v.) dhe e Imam Aliut janë krijuar para se të krijohej Ademi (a.s). Në lidhje me këtë, ekzistojnë shumë hadithe nga ana e Imamëve të Ehli Bejtit. Kjo dritë është prej dritës së përhershme të ekzistencës hyjnore. Në atë botë nuk ekziston një gjë e tillë si padituria dhe për një gjë të tillë as që mund të flasim. Çdo gjë vjen prej asaj bote dhe çdo gjë do të kthehet atje.
Duke u bazuar në këtë rrëfim, nuk është e drejtë që të themi se Kurani është krijuar. Sepse, me këtë nuk mund të nënkuptojmë se tiparet e besimtarëve, sikur që janë përmendur në ajete, janë dhënë si një fshehtësi nga bota e fshehtë. Këto tipare kanë ekzistuar edhe te besimtarët e mëparshëm. Diturinë e fshehtë, Allahu i Madhëruar ia ka dhënë vetëm robërve të zgjedhur. Në krye të këtyre robërve sigurisht që janë i Dërguari (s.a.v.) dhe Ehli Bejti i tij i pastër.
Tevili dhe tefsiri i ajetit 52
“Padyshim që ymmeti i juaj është ymmeti i vetëm”
Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:
“Ymmeti i vetëm është Al-i Muhamedi (s.a.v.)”
Brenda këtij ymmeti nuk ka mosmarrëveshje. Imamët e tyre janë dymbëdhjetë, të gjithë janë një dhe të gjithë flasin njëzëri. Imamët tjerë nuk janë të tillë. Ata janë katër, por çdonjëri flet me zërin e tij dhe veprat e tyre nuk i përshtaten njëri tjetrit.
Tevili dhe tefsiri i ajetit 73
“Në të vërtetë, ti i fton ata në rrugë të drejtë”.
Ali bin Ibrahimi në tefsiri e tij thotë:
“Resulullahu (s.a.v.) i fton ata në velajetin e drejtë të Aliut!”
Tevili dhe tefsiri i ajetit 74
“Por, ata që nuk e besojnë botën tjetër devijojnë nga kjo rrugë e drejtë”
Urdhëruesi i Besimtarëve, Imam Aliu ka thënë:
“Jobesimtarët kanë devijuar nga velajeti ynë”
Në një rrëfim tjetër, Imami thotë:
“Ata që nuk i besojnë botës tjetër janë ata që e kanë kthyer fytyrën nga Imami dhe që kanë devijuar”.
Tevili dhe tefsiri i ajeteve 93-95
“Thuaj: Zoti im, Ti sigurisht do të më tregosh atë me çka i kanosesh atyre. Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar! Me të vërtetë, Ne kemi fuqi të ta tregojmë ty atë që ua kemi premtuar atyre”
Resulullahu (s.a.v.) ndodhej në Mina gjatë haxhit lamtumirës dhe aty tha:
“Mos i goditni qafat e njëri tjetrit mbas meje sikur idhujtarët. Nëse vijnë ato ditë dhe ju e goditni njëri tjetrin, atëherë do të më shihni mua në mesin e një grupi të ushtarëve”.
Pastaj, u kthye kah njerëzit edhe një herë dhe tha: “Në grupin e ushtarëve që do të luftojnë kundër juve do të më shihni mua ose Aliun”.
Kur Xhebraili (a.s) ia shpalli këtë Pejgamberit (s.a.v.), ai u kthye kah njerëzit dhe ua bëri me dije edhe njëherë se në mes tij dhe Imam Aliut nuk ka asnjë dallim. Ose me fjalë tjera, për ata që do të luftojnë kundër Imam Aliut do të jetë njëjtë sikur të luftojnë kundër Resulullahut (s.a.v.). Ka të tillë që rrëfejnë se gjatë luftës së Xhemelit u paraqit një situatë e tillë. Aty kishin luftuar kundër të Dërguarit (s.a.v.).
Këtu përfundon sureja Muminun.