Sureja Kevther
Tevili dhe tefsiri i ajetit 1
“Ne, vërtet, të kemi dhënë ty Kevtherin”
Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:
“O Ali! Kevtheri është një lumë që buron nga Arshi i Rahmanit. O Ali! Betohem në Allah se ky lum nuk më takon vetëm mua. Lumi është i imi, i yti dhe i të gjithë atyre që të duan ty mbas
meje”
Në një vend tjetër ka thënë: “Xhebraili më ka treguar vendin tim dhe të Ehli Bejtit tim në Xhenet, te Kefseri”
Këtu përfundon sureja Kevther. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.