Sureja Adijat 

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 1-6

“Pasha vrapuesit e shpejtë! E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, Dhe të cilët vërsulen herët në agim. E me atë vërsulje çojnë pluhur. Dhe ashtu hidhen në mesin e grupit të armikut. Vërtet, njeriu është përbuzës dhe jofalënderues ndaj Zotit të vet”

 

Te Resulullahu (s.a.v.) kishte shkuar një fshatar dhe i kishte treguar se Beni Sulejmi është mbledhur dhe kishin vendosur që ta luftojnë pejgamberin dhe popullin e Medinës. Me të dëgjuar këtë, Resulullahu (s.a.v.) e dërgoi Ebu Bekrin me një grup prej njëqind e pesëdhjetë ushtarëve për t’i luftuar ata. Ebu Bekri nuk arriti sukses dhe u kthye mbrapa. Atëherë i Dërguari (s.a.v.) e dërgoi Ymerin, i cili po ashtu nuk arriti që të korrë fitore dhe u detyrua që të kthehet mbrapa, njëjtë sikur shoku i tij Ebu Bekri. Pastaj, i Dërguari (s.a.v.) e dërgoi Imam Aliun që t’i luftojë ata.

 

Imam Aliu udhëtonte natën dhe pushonte ditën. Kështu veproi deri sa mbërriti në atë vend ku gjendej ai popull dhe kur mbërriti qëlloi mëngjesi, kështu që ata i sulmoi befas. Imam Aliu hyri në mesin e mijëra idhujtarëve dhe i tërë vendi u mbulua me pluhur. Aq shumë luftoi sa që mund të thuhet se vetë ai i kishte asgjësuar ata. Ata që mbetën, i robëroi përmes sahabeve të tij dhe i morri me vete në Medine. I Dërguari (s.a.v.) kishte marrë lajmin për rrjedhën e ngjarjes nga Xhebraili (a.s) dhe kishte dalë që ta pres Aliun katër kilometra jashtë Medinës.

 

Kur mbërriti aty Imam Aliu, i Dërguari (s.a.v.) e fshiu pluhurin nga fytyra e Imam Aliut dhe e puthi në ballë. Kur mbërritën në Medine, i Dërguari (s.a.v.) u drejtua sahabeve dhe tha:

 

“O grupi i sahabeve! Mos më kritikoni për shkak të dashurisë së madhe që e ushqej për Aliun! Është urdhri i Allahut që më detyron që ta dashurojë atë. Allahu më ka urdhëruar që ta dashurojë atë dhe ta mbajë sa më të afërm! O Ali!

Ai që të do ty, më ka dashur mua, dhe ai që më ka dashur mua padyshim e ka dashur Allahun. Allahu do ta vendos në Xhenet personin që e do Atë. O Ali! Ai që të urren ty, më ka urryer mua dhe ai që më urren mua, padyshim e ka urryer Allahun. Sigurisht, që veprat e atyre që e urrejnë Allahun do të shkojnë në grupin e atyre që veprat e tyre do të bëhen të kota!”

Në histori, kjo ngjarje është i njohur me betejën e Zal es-Salasilit.

 

Këtu përfundon sureja Adijat. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij.