Ky tefsir bën fjalë për shpjegimet dhe interpretimet e ajeteve që kanë zbritur në lidhje me Ehli Bejtin, duke i lavdëruar ata dhe duke i zhvleftësuar armiqtë e tyre. Kurani është interpretuar sipas renditjes së sotme. Kuranin po e fillojmë me suren “Hamd” ose si e quan popullata ndryshe “Fatiha”
Pastaj u orientova NË RRUGË TË DREJTËKy libër gjurmon të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Secila sektë islamike ose mez'heb pohon se ndodhet në rrugë të drejtë.Megjithatë Allahu Ta”ala e din të vërtetën, drejt cilës shpie vetëm një rrugë e drejtë. Jashta kësaj të vërtete nuk ekziston asgjë tjetër pos prapësi dhe mashtrim. Ai është vepër e një gjurmuesi të së vërtetës i cili është udhëzuar në rrugë të drejtë. “Ata që do të luftojnë për çështjen tonë. |
Qëllimi i të shkruarit të këtij libri është të ndihmuarit për ata të cilët janë duke e kërkuar të vërtetën dhe përmirësimi i gabimeve të shumta që janë duke shëtitur nëpër gjuhët e njerëzve. Shpresoj që me ndihmën e Allahut, edhe të tjerët do të arrijnë deri tek e vërteta përmes metodës së hulumtimit dhe krahasimit të cilën e përdora unë dhe që është rruga më e shkurtër për arritjen e saj. Titulli i këtij libri është marrë prej ajetit të 119-të të sures Tevbe ku Allahu u drejtohet besimtarëve:“O besimtarël Keni frikën ndaj Allahut dhe të jeni me ata që janë të sinqertë” |
Andaj, pyetini të dituritDurimi deri në përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe solli edhe frytin e vet, meqë përkthimi përfundoi në Ditën e Ashurasë të këtij viti. Dashti Allahu që dhimbja dhe pikëllimi ynë për Dëshmorët e Ehli Bejtit, të rënë në Qerbela, të kurorëzohet me këtë kontribur modest, me të cilin synojmë të dëshmojmë se këto ndjenja burojnë nga dashuria ndaj njerëzve më fisnik, përmes të cilëve Allahu na dha shembullin më të mirë dhe më kuptimplotë se me çka na ka obliguar dhe çka pret nga ne. Kjo është një përpjekje shtesë për ta treguar të vërtetën e besimit dhe të traditës Profetike, duke i spastruar këto nga gënjeshtrat, shpifjet dhe trillimet, të cilat njëherit janë bërë edhe pengesë në bashkimin e Ummetit në një qëllim të përbashkët, duke iu kthyer me tërë qenien Kuranit – Librit të Allahut të Mdhëruar dhe Ehli Bejtit a.s. |
Këto faqe nuk janë shkruar sot dhe këto mendime s’kanë lindur së fundmi: ato u bashkërenditën për mëse një çerek shekulli dhe mund të ishin shtypur më herët, duke duruar rrethanat dhe fatkeqësitë armiqësore, që i nxorën pengesa të furishme gjatë rrugës. |