Taklidi dhe autoriteti në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit

 

 

Nëse e shikojmë çështjen e taklidit dhe autoritetit tek Ehli suneti dhe xhemati, do të mbetemi të hutuar në gjetjen e ndonjë lidhjeje që i lidhë ata me Pejgamberin, s.a.v.a. Të gjithë e dimë se Ehli suneti dhe xhemati i marrin si autoritete të tyre të fikhut katër imamët, themeluesit e medhhebit: Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun dhe Ibn Hanbelin, ndërsa asnjëri prej tyre nuk e njeh Profetin s.a.v.a., as shokët e tij.

Në kohën kur shiat e ndoqën Ali ibn Ebi Talibin, i cili për sa ishte gjallë i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., nuk u nda prej tij, shohim se pas ndoqën princërit e xhenetit, Imam Hasanin dhe Imam Husejnin, mandej Imamin, Ali ibn Husejn Zejnul-Abidinin, pastaj djalin e tij Imam Bakirin dhe nipin e tij Imam Sadikun, paqja qoftë mbi ta! Ehli suneti dhe xhemati as që ekzistonte. Historia nuk flet për ta, ku ishin, kush ishte Imami i tyre të cilin ata e ndjekin në dispozitat e fikhut, kush ishte autoriteti i tyre të cilin e pyetën për dispozitat e sheriatit, për hallallin dhe haramin?! Ato nuk ishin të njohura që nga dita e vdekjes së Pejgamberit, s.a.v.a., deri në shfaqjen e katër medhebeve.

Vetëm pas kësaj, në skenën dalin katër medhhebe, një nga një në kohë të ndryshme sipas dëshirës së sundimtarëve abasid, për të cilat kemi folur tashmë.

Pas kësaj, shfaqet një bllok që i mbledh të katër medhhebet me një emër brilant që verbëron arsyen, dhe ata quhen Ehli suneti dhe xhemati. Këtu mblidhen të gjithë ata që janë armiqësorë ndaj Aliut dhe pasardhësve të pastër, të gjithë ata që ishin në mesin e ndihmësve të tre kalifëve të parë dhe të gjithë sundimtarëve si nga Omajadeët ashtu edhe nga Abasidët. Njerëzit i pranuan këto medhhebe me hir dhe me forcë, sepse pushtetarët punonin për t'i mbështetur me metoda të nxitjes dhe frikësimit, ndërsa njerëzit ndjekin fenë e sundimtarëve të tyre.

Pastaj, shohim se pas vdekjes së katër imamëve Ehli suneti dhe xhemati ia mbyllin derën e ixhtihadit ulemave të tyre dhe nuk i lejojnë të bëjnë gjë tjetër veçse t'i ndjekin këta imam.

Ndoshta këta pushtetarë që i mbyllën dyert e ixhtihadit dhe nuk i lejuan të kritikonin dhe t'i trajtonin çështjet fetare, kërcënuan interesat dhe mbijetesën e tyre.

Dhe kështu Ehli suneti dhe xhemati u lidh me taklidin, duke ndjekur një të vdekur të cilin ata as e njihnin dhe as nuk e panë për t'u bindur për drejtësinë, devotshmërinë dhe diturinë e tij. Nga të gjitha këto, ata kanë vetëm një mendim të mirë për paraardhësit e tyre, për të cilët secili grup përcjell virtyte imagjinare për Imamin që ndjekin. Shumica prej tyre kanë trilluar vyrtyte imagjinare që nuk janë gjë tjetër veçse ëndrra dhe iluzione të ngatërruara. Secila palë është e kënaqur me atë që ka.

Nëse të arsimuarit nga Ehli suneti dhe xhemati do t'i hidhnin sot një vështrim më të afërt në mangësitë që janë përcjellë edhe nga paraardhësit e tyre dhe pretendimet kontradiktore, deri në atë pikë sa ka pasur luftëra dhe shpallja e njëri-tjetrit si të pafe, ata do t'i rishqyrtojnë qëndrimin e tyre për ata imam dhe ata do të bëheshin prej të informuarëve.

Si mundet një njeri i arsyeshëm në kohën e sotme të ndjekë një njeri që nuk di asgjë për atë që sapo ka ndodhur ndërsa kur i kërkohet zgjidhje për disa nga problemet e tij, ai nuk do të jetë në gjendje t'i përgjigjet, sepse nuk e di. Është e sigurt se Maliku, Ebu Hanife dhe të tjerët do të pohojnë në Ditën e Gjykimit se nuk janë fajtorë për konsideratën që për ta pati Ehli suneti dhe xhemati dhe do të thonë: Zoti ynë, mos na i llogaritë për mëkate këtë që kanë bërë këta që nuk i njohim, e as ata na njohin neve, e as që atëherë iu kemi thënë se janë të obliguar të na ndjekin ne.

Nuk e di se çfarë do të përgjigjen Ehli suneti dhe xhemati kur Zoti i botëve t'i pyesë për Thekalejnin (dy gjëra të vlefshme)? Pastaj ata do ta sjellin Pejgamberin si dëshmitar dhe nuk do të mund të mbrohen nga dëshmia e tij, edhe nëse përdorin justifikimet se ishin të bindur ndaj prijësve dhe të parëve të tyre.

Dhe kur ai do t'i pyes: A keni gjetur diku në Librin Tim apo në Sunetin e Profetit Tim ndonjë justifikim apo provë për të ndjekur katër shkollat e mendimit?

Përgjigja për këtë dihet dhe nuk kërkon ndonjë njohuri të veçantë. As në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e Pejgamberit të Tij nuk ka asgjë për këtë. Në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij, ka një urdhër të qartë për të ndjekur pasardhësin e pastër.

Ndoshta ata do të thonë:

"Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, prandaj na kthe të bëjmë vepra të mira, me të vërtetë, besojmë fuqishëm!" Sexhde, 12

Dhe përgjigja do të jetë:

"S'ka mundësi, këto janë fjalët që ju i keni thënë!"

Ndërsa Profeti, s.a.v.a., do të thotë:

“O Zoti im, populli im po e injoron këtë Kuran. Unë u rekomandova atyre pasardhësit e mi dhe u përcolla atë që më urdhërove t'i duan të afërmit e mi, por ata e thyen premtimin dhe u shkëputën me të afërmit e mi. Më therën djalin dhe lejuan që të derdhej gjaku i atyre, nga ata që kjo iu ishte ndaluar, andaj Zoti im, mos iu jep nga shefati im!”.

Dhe për herë të dytë na tregohet se Ehli suneti dhe xhemati nuk kanë asnjë lidhje apo dashuri për Profetin s.a.v.a.. Kush i ka braktisur Trashëgimtarët e ka braktisur edhe Kur'anin, e kush e ka braktisur Kur'anin, përveç Allahut, nuk do të gjejë mbrojtës e as ndihmës.

“Ditën kur jobesimtari do t’i gërryejë gishtat duke thënë: “Sikur të isha me fat e të isha mbajtur  për Pejgamberin e rrugës së drejtë, sikur të isha me fat, sa keq për mua, e të mos kisha marrë për mik këtë e atë, ngaseai më ka larguar nga Kur'ani, pasi më është kumtuar!' - ndërsa shejtani gjithmonë e lë njeriun në baltë." Furkan, 27-29