Takimi i Malikut me kalifin Mensur

 

 

Këtë traditë e ka shënuar Ibn Kutejbe, historiani i madh, në librin e tij Historia e kalifëve ndërsa e transmeton nga vetë Maliku.

Maliku thotë:

“Kur erdha në Mina, arrita te çadra, kërkova leje për të hyrë dhe më lejuan. Pastaj ai që më lejoi doli dhe më futi brenda, kështu që unë i thashë:

"Më trego kur të jem te çadra në të cilën gjendet emiri".

Më çonte nga çadra në çadër, nga një kuba në tjetrën. Në secilin ishin grupe njerëzish, që mbanin në duar shpata të mprehta dhe thika të ngritura.

Pastaj më tha: 'Ai është në atë çadër“.

Aty më la. Eca deri sa erdha te kuba ku ishte (emiri). Pastaj nga vendi ku ishte ulur zbriti në tapetin përballë. Nga përulësia që po hyja te ai, ishte veshur me rroba modeste që nuk i përshtateshin pozitës së tij. Dhe askush nuk ishte me të në kubë, përveç një roje që qëndronte mbi kokën e tij me një shpatë. Kur iu afrova, ai më përshëndeti, m'u afrua dhe më tha:

"Eja këtu tek unë," më bëri shenjë të ulem.

Ai tha: "Ja, këtu!"

Po më afronte më pranë, saqë kur u ula, gjunjët e mi preknin të tijat.

Gjëja e parë që tha ishte:

Pasha Allahun, që nuk ka zot tjetër përveç Tij! O Ebu Abdullah, unë nuk kam urdhëruar atë se çfarë të ka ndodhur, as nuk e kam ditur para se të ndodhte, as isha kënaqur kur kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur (nënkupton fshikullimin me kamxhik).

Maliku thotë: “E falënderova Allahun e Plotfuqishëm në çdo rast dhe i solla salavat Pejgamberit s.a.v.a., e më pas e përjashtova (emirin) nga ajo që më ndodhi dhe shpreha kënaqësinë time me të”.

Pastaj (emiri) tha: “O Ebu Abdullah, banorët e Mekës dhe të Medinës janë në gjendje të mirë përderisa ti je në mesin e tyre, ti je siguria e tyre nga dënimi dhe kërcënimi i Allahut, për shkak teje Allahu largoi prej tyre një ngjarje të madhe, ndërsa ata janë, siç e e di, njerëz që nxitojnë të bëjnë fitne dhe janë më të dobëtit para tyre, Allahu i vraftë, ku po shkojnë! Unë urdhërova që të më sillnin armikun e Allahut (mendon për kushëririn e tij, Xhafer ibn Sulejman ibn Abbas, guvernatorin e tij në Medine.), të lidhur me zinxhirë për një deve. Urdhërova ta torturonin dhe ta poshtëronin. Ai duhet të dënohet dy herë për atë që ju bëri.'

Unë i thashë: “Allahu fal, o Komandanti i Besimtarëve dhe Ai është më Bujari. E fala për shkak të lidhjes farefisnore me Pejgamberin dhe me ty.” Ebu Xhaferi tha: “Allahu të faltë ty dhe shokët e tu!”.

Maliku tha: “Pastaj ai filloi një bisedë për ata që ishin nga paraardhësit dhe ulematë, kështu që pashë se ai i njeh njerëzit më së miri. Pastaj filloi një bisedë për shkencën dhe fikhun dhe pashë se ai e dinte më së miri se për çfarë ishin dakord dhe për çfarë ndaheshin.

Ai e dinte përmendësh atë që përçohej dhe e kuptonte atë që dëgjonte.'

Pastaj më tha: O Ebu Abdullah, merre këtë dituri dhe mbaj shënime, shkruaj libra prej saj, largohu nga ashpërsia e Abdullah ibn Amrit, lehtësirave të Abdullah ibn Abasit dhe përjashtimet e Abdullah ibn Mesudit. Merre vetëm mesin dhe atë për të cilën kanë rënë dakord imamët dhe sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, në mënyrë që ata t'i japin botës, inshallah, qasje në njohuritë dhe librat e tu dhe t'i dërgojnë në të gjitha rajonet, ndërsa ne do kërkojmë prej tyre që të mos e kundërshtojnë atë dhe të mos veprojnë në kundërshtim me të dhe të gjykojnë vetëm nga ato (librat e tu).'

Unë i thashë: 'Zoti e bekoftë sundimtarin, populli i Irakut nuk është i kënaqur me njohuritë tona, as ne nuk e shohim mendimin tonë në veprimet e tyre.'

Ebu Xhaferi tha: "Ne do t'i detyrojmë ata të punojnë sipas tij, do t'i vrasim udhëheqësit e tyre, do t'u presim kurrizin me kamxhik. Nxitoni t'i shkruani ato libra, djali im, Muhamed Mehdiu, do të vijë tek ju vitin e ardhshëm, InshaAllah, në Medine për t'i dëgjuar nga ju, dhe unë dua që ju t'i mbaroni librat deri atëherë, InshaAllah.'' Maliku tha. : 'Ndërsa ishim ulur ashtu, u shfaq djali i tij i vogël, dhe ai erdhi pas kubës ku ishim ne. Kur djali më shikoi, u frikësua dhe u kthye prapa dhe ndaloi.

Ebu Xhaferi tha: "Eja, i dashur, ky është Ebu Abdullah, fakihu i Hixhazit".

Pastaj u kthye nga unë dhe më tha: 'Ebu Abdullah, a e di pse djali u frikësua dhe nuk do të vijë?'

Unë u përgjigja: 'Nuk e di.'

Dhe ai tha: "Ishte e çuditshme për të që ishe ulur kaq afër meje, sepse ai kurrë më parë nuk kishte parë dikë të ulur kaq afër meje, prandaj edhe u zbraps."

Maliku tha: “Pastaj ai urdhëroi që të më jepnin 1000 dinarë në ar të pastër dhe rroba të bukura. Ai urdhëroi që 1000 dinarë t'i jepen edhe djalit tim. Pastaj kërkova leje për të shkuar dhe ai më lejoi. U ngrita dhe ai më tha lamtumirë dhe më ftoi të vija përsëri. Ndërsa isha nisur me takoi nje eunuk qe me sillte rroba dhe m'i vuri ato mbi shpatulla. Kështu benin kur i jepnin rroba dikujt qofte edhe shumë dhe kështu dilte me ato rroba para njerëzve dhe më pas ua dorëzonte shërbëtorëve të tij.

Kur eunuku m'i vuri rrobat mbi supe, unë u largova, sepse nuk më pëlqente t'i veshja as ta bartja barrën e tyre.' Ndërsa Ebu Xha'feri i thirri eunukut: 'Çoji te deveja e Ebu Abdullahut... '

(Tarihul Khulefai, Ibn Kutejbe, 2/150)

 

Një koment i domosdoshëm në interes të pasqyrimit dhe  analizimit të kësaj ngjarje

 

 

Ai që me kujdes e ka ndjekur këtë takim, ndërmjet Imam Malikut dhe halifit tiranik Ebu Xhafer Mensurit, ndërsa edhe përmes dialogut që ata zhvilluan, mund të vërejë atë që mund të konkludojmë, si më poshtë:

-  Vërejmë se kalifi abasid e shkarkoi guvernatorin e tij të Medinës, i cili ishte kusheriri i tij i ngushtë dhe një nga njerëzit e tij më të afërt, duke e degraduar dhe poshtëruar. Pastaj i kërkoi falje Imam Malikut për atë që kishte bërë kushëriri i tij dhe iu betua në Allahun se ai nuk e kishte urdhëruar, as nuk e dinte dhe as ishte i kënaqur kur i erdhi ky lajm.

E gjithë kjo tregon për një marrëveshje të plotë midis dy burrave dhe për pozicionin që Imam Maliku kishte te Ebu Xhafer Mensuri, deri në atë masë që ai personalisht e priti atë me rrobat që mbante kur nuk pret mysafirë. Pastaj e vendosi të ulet në një vend ku askush nuk ishte ulur, kështu që djali i kalifit u frikësua dhe u kthye kur pa se gjunjët e Malikut po preknin gjunjët e babait të tij.

- Nga fjalët e Mansurit drejtuar Malikut: “Banorët e Mekës dhe Medinës janë mirë derisa ti je në mesin e tyre, ti je siguria e tyre nga dënimi dhe kërcënimi i Allahut, Allahu largoi një ngjarje të madhe prej tyre për shkak teje”, mësojmë se banorët e haremit donin të rebeloheshin kundër halifit dhe sundimit të tij prej tirani, mirëpo Imam Maliku i qetësoi dhe e pengoi rebelimin e tyre me disa fetva, si fetvaja për detyrimin për t'iu bindur Allahut, të Dërguarit të Tij dhe autoriteteve (kalifit në këtë rast). Njerëzit u qetësuan pas kësaj fetvaje dhe as që menduan për të luftuar kundër halifit. Allahu e hoqi vrasjen e kalifit me atë fetva.

(Nuk ka kundërthënie ndërmjet dy fetvave të tij për anulimin e betimit që është marrë me forcë dhe fetvasë për bindjen e detyrueshme ndaj sundimtarit. Këtë e transmetojnë shumë hadithe, këtu si shembull do t'i përmend vetëm disa: "Kushdo që del nga bindja ndaj sundimtarit dhe vdes ashtu, ka vdekur si xhahil." Nëdrsa fetvaja tjetër ishte: "Duhet të jeshë i dëgjueshëm dhe i nënshtruar, edhe nëse sundimtari të ka marrë gjithçka që ke dhe nëse do të të fshikullonte.")

Prandaj Mensuri i tha Malikut: "Banorët e Mekës dhe Medinës janë njerëzit që nxitojnë në fitne dhe janë më të dobëtit para tyre, Allahu i vraftë, ku po shkojnë?"

- Kalifi e emëroi Malikun si dijetar për t'u ndjekur në të gjitha rajonet islame, pastaj ai e bëri medhhebin e tij të detyrueshëm për të gjithë njerëzit ndërsa i detyroi ata ta ndiqnin atë me metoda të frikësimit, kërcënimit dhe nxitjes.

Metodat e nxitjes janë fjalët e tij: “Ne do të kërkojmë nga banorët e të gjitha zonave që të mos e kundërshtojnë atë dhe të gjykojnë vetëm nga librat tuaj, që te ti t'i dërgojnë delegacionet e tyre dhe t'ju dërgojnë juve letrat e tyre në ditët e haxhit.

Ndërsa metodat e frikësimit janë: "se do t'i detyroj njerëzit e Irakut të ndjekin medhhebin e Malikut, duke vrarë udhëheqësit e tyre dhe duke u prerë kurrizin me kamxhik".

Nga kjo vepër kuptojmë se çfarë po kalonin shiat e varfër nga duart e sundimtarëve muslimanë të cilët i persekutuan dhe i vranë për t'i detyruar ata t'i braktisin Imamët e Ehli Bejtit dhe të fillojnë të ndjekin Malikun dhe të tjerët si ai.

- Vërejmë se si Imam Maliku ashtu edhe Xhafer Mensuri kishin të njëjtat besime në favorizimin e disa shokëve dhe kalifëve që morën kalifatin me dhunë.

Për këtë Maliku thotë: “Pastaj filloi një bisedë për shkencën dhe fikhun, kështu që pashë se ai është më i dituri në mesin e njerëzve. Dhe pastaj filloi një bisedë për paraardhësit dhe ulematë që kanë kaluar, kështu që pashë se ai i njeh ata më së miri."

Nuk ka dyshim se Ebu Xhafer Mensuri ndan me Imam Malikun të njëjtat ndjenja dhe të njëjtat ide, sepse ai një herë i tha: "Betohem në Allahun, se pas Amirul Mu'mininit, nuk gjej më të ditur e më inteligjent se ti." (Tarihul hulefai, Ibn Kutejbe 2/142) ndërsa me emirul muminin ai (mensuri) nënkupton veten e tij, natyrisht.

Nga ajo që është paraqitur më parë, kuptojmë se Imam Maliku ishte Nasibi, sepse ai nuk e njohu halifatin e Komandantit të Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibin, ndërsa ne e konfirmuam se ata mohuan atë e kishte vërtetuar Ahmed ibn Hanbeli, duke njohur kalifatin e Aliut duke e bërë të barabartë me të gjithë kalifët e tjerë para tij me të gjitha obligimet përcjellëse, ndërsa është e panevojshme të shpjegohet se Maliku vdiq shumë përpara lindjes së Ahmed ibn Hanbelit.

Kësaj duhet shtuar atë se Maliku, në transmetimin e hadithit, është mbështetur në Nasibiun e dëshmuar, Abdullah ibn Omerin, i cili ka thënë se në kohën e Pejgamberit, ata nuk e konsideronin askënd të barabartë me Ebu Bekrin, pastaj Omerin, e pastaj Uthmanin, ndërsa gjithë të tjerët pas tyre janë të njerëz të rëndomtë.

Abdullah ibn Umar është transmetuesi më i famshëm i haditheve te libri i Muveta-s së Malikut, ndërsa gjithashtu edhe fikhu i Malikut buron prej këtyre transmetimeve.

- Vëmë re se një politikë e bazuar në padrejtësi dhe krim dëshiron t'u imponojë njerëzve atë me të cilën ata janë të kënaqur nga fetvatë që kanë shkruar dhe nuk i detyron ata të ndjekin Kur'anin dhe Sunetin.

Mensuri i tha Malikut: "Merre këtë dituri dhe shkruaje në libra, duke shmangur ashpërsinë e Abdullah ibn Omerit, lehtësirat e Ibn Abbasit dhe përjashtimet e ibn Mesudit. Përpiquni të merrni mesin e çdo gjëje, për të cilën u pajtuan imamët dhe sahabët, në mënyrë që t'i detyroni njerëzit të ndjekin njohuritë dhe librat tuaj."

Nga kjo na shpjegohet qartë se medhhebi i Ehli Sunetit vel Xhematit është një përzierje e ashpërsisë së Ibn Omerit, lehtësirave të Ibn Abasit, përjashtimeve të Ibn Mesudit dhe asaj që Maliku e konsideron të mirë dhe rruga e mesme e ndjekur nga Imamët, përkatësisht nga Ebu Bekri, Omeri dhe Uthmani, dhe për çfarë u pajtuan sahabët, dhe këta janë sahabët me të cilët kalifi, Ebu Xhafer Mensuri, është i kënaqur.

Nuk ka asgjë në këtë nga Suneti i Profetit, s.a.v.a., i transmetuar nga Imamët e pastër nga pasardhësit e tij, të cilët jetuan në kohën e Mansurit dhe Malikut, ndërsa halifi punoi për t'i izoluar dhe dëbuar ata.

- Vëmë re se libri i parë i shkruar për Sunetin nga hadithi i sahabëve dhe tabiinëve është libri i imam Malik Muveta, ndërsa ai e shkroi atë me kërkesë të vetë halifit në mënyrë që të mund t'i detyronte njerëzit ta ndjekin atë, dhe nëse është e nevojshme duke i vrarë, siç e thotë vet Kalifi Mensur, gjatë bisedës me Mlikun.

Dhe këto hadithe janë trillime të Umajadëve dhe Abasidëve, hadithe që u shërbejnë interesave të tyre, forcojnë autoritetin dhe fuqinë e tyre dhe i largojnë njerëzit nga Islami me të cilin erdhi Pejgamberi, s.a.v.a.

- Vëmë re se Imam Maliku i frikësohej vetëm popullit të Irakut sepse ata ishin pasuesit e Ali ibn Ebi Talibit. Ata ishin të mbushur me diturinë dhe fikhun e tij dhe imitonin imamët e pastër nga pasardhësit e tij. Ata nuk i kushtonin asnjë rëndësi Malikut, apo atyre si ai. Sepse ata e dinin se ata ishin armiqësor ndaj Imam Aliut dhe se po iu nënshtroheshin pushtetarëve, duke shitur fenë e tyre për dirhemë dhe dinarë.

Prandaj Maliku i tha halifit: “Allahu e bëri të mirë sundimtarin, populli i Irakut nuk është i kënaqur me shkencën tonë dhe nuk e shoh mendimin tonë në veprat e tyre”.

Ndërsa Mensuri i përgjigjet me mendjemadhësi: "Do t'i detyrojmë të ndjekin fikhun tënd, do t'i vrasim udhëheqësit e tyre dhe do t'u presim kurrizin me kamxhik".

Nga kjo kuptojmë se si u përhapën medhhebet që u shpikën nga pushtetarët dhe që ata i quajtën medhhebe të Ehli Sunetit vel Xhematit.

Gjëja e çuditshme e gjithë kësaj është se ju shihni se Ebu Hanife nuk pajtohet me Malikun, ndërsa Maliku nuk pajtohet me të, ndërsa këta të dy nuk pajtohen me Shafiun dhe Ibn Hanbelin, këta dy të fundit nuk pajtohen me njëri-tjetrin, mandej nuk pajtohen as me dy të parët. Nuk ka asnjë çështje për të cilën pajtohen këta katër dijetarë, përveç në raste shumë të rralla. Edhe përkundër kësaj, ata janë të gjithë Ehli Sunet vel Xhemat. Cili xhemat është ai, cili grup është: Malikive, Hanefive, Shafive apo Hanbelive?! Nuk është ky, as ai, është xhemati i Muavije ibn Ebi Sufjanit, ndërsa këta janë ata që janë pajtuar me të në mallkimin e Ali ibn Ebi Talibit duke e ngritur këtë në rang suneti, një traditë që zgjati 80 vjet.

Pse është e lejuar mospajtimi dhe shumësia e mendimeve dhe fetvave kur bëhet fjalë për një çështje, ndaj mospajtimi i tyre bëhet mëshirë, deri sa kufizohet në katër medhhebe, e nëse një muxhtehid tjetër nuk pajtohet me to, e quajnë jobesimtar një refuzues i islamit?

Pse mos të mos e interpretojnë edhe mosmarrëveshjet e shiave me ta si mosmarrëveshje mes tyre, nëse ata janë të drejtë dhe të zgjuar?

Mirëpo mëkati i shiave nuk mund të falet, sepse ata nuk i japin përparësi askujt mbi Komandantin e Besimtarëve dhe ky është thelbi i mosmarrëveshjes që Ehli suneti dhe xhemati nuk mund ta durojnë ndërsa ky Xhemat u pajtuan për një gjë, dhe ajo është dëbimi i Aliut nga Kalifati dhe shkatërrimi i fadileteve të tij dhe faktet rreth tij.

- Vëmë re se pushtetarët që ua morën me dhunë pasurinë muslimanëve, tani i shohim ata se si këtë pasuri bujarisht ua japin ulemave të këqij dhe atyre që u bëjnë lajka, për të blerë shpirtrat dhe besimin e tyre për dinarë.

Maliku thotë: “Pastaj (kalifi) urdhëroi që të më japin 1000 dinarë ar të pastër dhe shumë rroba ndërsa urdhëroi  që edhe djalit tim t'i jepen 1000 dinarë ”.

Vetë Maliku e pranoi këtë kundër vetes, sepse nuk fliste shpesh për këtë. Malik u ndje i turpëruar dhe nuk donte që njerëzit e tjerë të shihnin dhuratat që ai kishte marrë. Këtë e kuptojmë nga fjalët e Malikut: “Kur eunuku m'i vuri rrobat mbi supe, unë u largova, sepse nuk doja t'i veshja dhe i hoqa qafe. Kur Mansuri e kuptoi këtë, urdhëroi eunukun që t'i çonte rrobat te deveja e Malikut, që të mos e shihte bota.