Suneti i ashabëve përgjithësisht

 

 

Ne gjejmë prova të shumta se Ehli suneti dhe xhemati ndjek Sunetin e të gjithë sahabëve, pa përjashtim. Si dëshmi për këtë, ata përmendin një hadith të rremë, për të cilin kemi folur mjaft në librin Me të sinqertit, ndërsa hadithi thotë:

 "Shokët e mi janë si yjet, këdo që të pasoni ju jeni udhëzuar në rrugën e drejtë."

Ibn Kajjim Xhevzi e citon këtë hadith si dëshmi për vlefshmërinë e mendimit të sahabëve.

(Ealamul muvekkine, 4/122)

Këtë e vërteton edhe shejh Ebu Zehra kur thotë:

“Ne i gjejmë ata (nënkuptojnë fakihët e Ehli Sunetit) duke marrë dhe duke punuar sipas fetvave të sahabëve”. Ndërsa në një vend tjetër shton: “Të dëshmuarit me pretendimet dhe fetvatë e sahabëve është mënyra e shumicës së fakihëve ndërsa shiat nuk pajtohen me ta në këtë çështje (Kjo është një dëshmi tjetër nga Ebu Zehra e cila vërteton atë që thamë se shiat nuk pranojnë asgjë në Sheriatin e Allahut, përveç Librit të Shenjtë dhe Sunetit të Pejgamberit, s.a.v.a.

Ndërsa ne e pyesim Shejh Ebu Zehra: Si mund të jenë të forta argumentet që janë në kundërshtim me Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit të Tij?!

Të gjitha argumentet e paraqitura nga Ibn Kajimi janë të parëndësishme dhe të dobëta si shtëpia e merimangës dhe se ti vetë e ke shkatërruar atë kur thatë:

“Por ne e gjetëm Shevkanin duke thënë: “E vërteta është se fjalët e sahabëve nuk janë dëshmi, sepse Allahu i Lartësuar i dërgoi këtij Umeti vetëm Pejgamberin tonë, Muhamedin s.a.v.a.., dhe ne kemi vetëm një të Dërguar. Ndërsa sahabët, si dhe ata pas tyre, janë përgjegjës për zbatimin e ligjit të tij në Kur'an dhe Sunet. Dhe ai që thotë se provat dhe argumentet mbështeten në diçka tjetër, përveç Kur'anit dhe Sunetit, ka sjellë në besimin e Allahut atë që nuk është vërtetuar dhe ka vërtetuar një ligj që Allahu nuk e ka urdhëruar."

(Libri i Shejh Ebu Zahra, f. 102.)

Ne e nderojmë Shevkanin që tha të vërtetën dhe nuk ra nën ndikimin e medhhebit. Fjalët e tij përputhen me imamët e pasardhësve të pastër.