Sundimtari abasid bënë hetim mbi ulematë e kohës së tij
Kalifi abasid Abu Xhafer Mansur ishte një mashtrues i madh, ai dinte t'i kontrollonte njerëzit dhe të blinte shpirtrat e tyre. Ai punoi për të zgjeruar pushtetin e tij ekzekutiv me metoda të nxitjes dhe frikësimit.
Ne e dimë dredhinë dhe dinakërinë e tij përmes marrëdhënieve të tij me Malikun, pasi ky i fundit u fshikullua nga guvernatori i Medinës, gjë që na tregon për lidhjen e fortë që ai kishte me Imam Malikun shumë përpara kësaj ngjarjeje.
Maliku kishte pasur edhe një takim tjetër me Mensurin, 15 vjet më parë, në kohën kur Mansuri mori kalifatin. (Ibn Kutejbe thotë në Historinë e Kalifëve, 2/150, se takimi u zhvillua në vitin 148 hixhri, ndërsa takimi i dytë që u zhvillua gjatë haxhit ishte në vitin 163 hixhri. Ne pretendojmë se Maliku gjithmonë takohej me Kalifin, ndërsa Ibn Kutejbe i deklaron këto dy takime për shkak se ato janë transmetuar nga vetë Maliku dhe për shkak se ato përmbajnë disa gjëra të rëndësishme. Nuk është logjike që halifi të takohet me myftiun e shtetit çdo 15 vjet!)
Në atë takim Mansuri i thotë Malikut:
"Ebu Abdullah, pashë një ëndërr!" Maliku tha: "Allahu e ndihmoftë Emirul Mu'minin të bëjë vetëm atë që ishte e drejtë dhe e udhëzoftë atë në rrugën e drejtë, po çfarë ishte ajo që pe ti, Emirul Mu'minin?" Ebu Xhaferi u përgjigj: "E pashë se si të vendosa të ulesh në këtë shtëpi, kështu që ti ishe ndër ndërtuesit e Bejtullahut, u shpjegove njerëzve atë që dije, kështu që unë do t'i kërkoj të gjithë banorëve nga të gjitha rajonet që të premtojnë t'ju dërgojë delegacionet e tyre dhe të dërguarit e tyre në ditët kur ata kryejnë haxhin, që t'i udhëzoni në atë që është e drejtë në fenë e tyre, inshallah. Dituri është dituria e banorëve të Medinës, e ti je më i dituri prej tyre..."
(Tarihul Khulefai, Ibn Kutejbe, 2/142)
Ibn Kutejbe shënon se kur Ebu Xhafer Mensuri mori postin e kalifit, ai thirri Malik ibn Enesin, Ibn Ebi Zuajbin dhe Ibn Semanën, i mblodhi ata në një vend dhe më pas i pyeti:
"Cfare jam une per ty? A jam unë nga udhëheqësit e drejtë apo të padrejtë?”
Maliku tha: "Unë thashë: "O Amirul Mu'minin, nëpërmjet teje përpiqem t'i afrohem Allahut, lutem për ty nëpërmjet Muhamedit dhe lidhjeve tua farefisnore me të, përveç nëse më fal për këto fjalë." Mensuri tha: Amirul Mu'minin të ka falur.”
Ibn Semani i tha: " Pasha Allahun, ti je njeriu më i mirë, emiri i besimtarëve. Ti bën haxhin në shtëpinë e Allahut, lufton kundër armikut, i ke bërë rrugët të sigurta, ke bërë që i dobëti të jetë i sigurt që mos ta haj më i forti, e ke vendosur besimin, je njeriu më i mirë dhe prijësi më i drejtë. ”
Ndërsa Ebu Zuajbi i tha: "Pasha Allahun, sipas meje ti je njeriu më i keq. Ju keni rrëmbyer për vete pasurinë e Allahut dhe pasurinë e të Dërguarit të Tij, pjesën që u takon të afërmve, jetimëve dhe të varfërve. Ju vrisni të dobëtin dhe lodhni të fortët dhe merrni pasuritë e tyre. Çfarë përgjigje do të jepni nesër para Allahut?”
Ebu Xhaferi i tha: “Mjerë ti, çfarë po thua? A nuk je i mençur? Shikoni çfarë ke para vetes!”
Ai tha: “Po, pashë një shpatë, dhe kjo do të thotë vdekje, ndërsa më mirë është të vdesësh më herët se sa më vonë”.
Pas kësaj bisede, Mensuri e përzuri Ibn Ebi Zuajbin dhe Ibn Semanën. Ai mbeti vetëm me Malikun, e qetësoi dhe i tha: "Ebu Abdullah, shko në vendin tënd, ti je i udhëzuar dhe në rrugë të drejtë, dhe nëse e do atë që është tek ne, nuk do t'i japim përparësi askujt mbi ty, as a do t'ju krahasojmë me ndonjë krijesë ..."
Thotë: “Të nesërmen, Ebu Xhafer Mensuri i dërgoi secilit prej tyre një thes me 15.000 dinarë, me një kusht: “Jepini secilit një thes. Kurse Malik ibn Enesi, nëse e merr, le të shkojë, e nëse e kthen, nuk ka mëkat në atë që ka bërë. E nëse e merr Ibn Ebi Zuajbi, ma sill këtu kokën e tij, e nëse ta kthen, lëre të shkojë, nuk ka mëkat në këtë. Nëse ia kthen Ibn Semani, ma sill kokën e tij, ndërsa nëse e merr, do ta fal”.
Maliku thotë: “Dhe ai ua dha ato qese. Ibn Semani e mori dhe u shpëtua, Ibn Ebi Zuajbi e ktheu dhe ai shpëtoi, ndërsa unë e mora sepse kisha nevojë për të”.
(Tarihul Khulefai, Ibn Kutejbe, 2/144)
Në këtë tregim vëmë re se Maliku dinte për padrejtësitë dhe krimet e kalifit, por për shkak të marrëdhënies së tyre, ai i betohet për Muhamedin dhe lidhjet e tij familjare me të.
Kjo u pëlqente pushtetarëve abasid dhe për ta ishte e rëndësishme në atë kohë, që njerëzit t'i lavdëronin dhe t'i nderonin për shkak të lidhjes farefisnore me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., dhe për këtë arsye kalifi kuptoi qëllimet e Malikut, gjë që i pëlqeu shumë.
Ndërsa tjetri, Ibn Semani lavdëroi atë që ai e konsideronte si pa rrezik për jetën, sepse kishte frikë se mos vritej, sepse ushtarët me shpatë rrinin përreth dhe vetëm prisnin shenjën e kalifit.
I treti, Ibn Ebi Zuajbi ishte trim, nuk i frikësohej qortimit të askujt në rrugën e Allahut. Ai ishte një besimtar i sinqertë, një këshilltar i sinqertë në emër të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Iu përgjigj kalifit me fakte të vërteta, ai zbuloi gënjeshtrat dhe gabimet e tij, dhe kur e kërcënoi me vdekje, ai nuk u frikësua, por përkundrazi e priti me gëzim.
Prandaj shohim se kalifi i testoi këta dy njerëz duke u dhënë shuma të mëdha parash ndërsa nga kjo sprovë e kurseu Imam Malikun, sepse atij iu tolerua qoftë marrja qoftë refuzimi i qeses me ar.
E sa i përket Ibn Ebi Zuajbit, atij do t'i pritej koka nëse do t'i merrte paratë, po ashtu edhe ibn Samanit nëse do t'i refuzonte.
Ebu Xhafer Mensuri ishte shumë dinak. E shihni se si ai punon për të ngritur pozitën e Malikut dhe për të avokuar medhhebin e tij, ndërkohë ai e shkatërroi medhhebin e Ibn Ebi Zuajbit, pavarësisht se Ibn Ebi Zuajbi ishte më i ditur se Maliku dhe më i mirë se ai, gjë që vërtetohet nga Imam Ahmed ibn Hanbeli.
(Tezkiretul huffaz 1/176) Po kështu, Lajs ibn Sadi ishte më i ditur se Maliku, gjë që vërtetohet nga Imam Shafiu. (Menakib Shafii, f. 524.)
Është e vërtetë se në atë kohë, Imam Xhafer Sadiku ishte më i miri dhe më i dituri nga të gjithë, gjë që të gjithë e pranojnë.
(Tashmë ke hasur se Maliku ka thënë: Syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe nuk ka njeri që mund ta merr me mend se ka një njeri më të ditur se Xhafer ibn Muhamed Sadiku.)
A guxon dikush nga umeti të konkurrojë me të në dituri apo sjellje e veprime, në merita apo nder, ndërsa gjyshi i tij Ali ibn Ebi Talibi është më i miri dhe më i dituri dhe fakihu më i madh nga të gjitha krijesat, pas të Dërguarit të Zotit s.a.v.a.
Por është politika ajo që disa i ngre lart e të tjerë i ul, dhe është pasuria që disave u jep përparësi ndërsa të tjerët i neglizhon.
Ajo që është e rëndësishme për ne këtu është se duke sjellur prova të qarta dhe argumente të dukshme t'iu shpjegojmë se katër medhhebet e Ehli Sunetit vel Xhemat janë të shpikura nga politika, e cila me metoda të nxitjes, frikësimit dhe propagandës i ka bërë të detyrueshme për njerëzit që t'i ndjekin ato, ndërsa njerëzit ndjekin besimin e sundimtarit të tyre.
Kushdo që dëshiron më shumë njohuri dhe informacione, le të shohë librin Imam Sadiku dhe katër medhhebet, të autorit Shejh Esed Hajdar, Allahu e mëshiroftë. Në atë libër janë faktet se çfarë ka arritur Imam Maliku në aspektin e nderit dhe fuqisë. Kështu, në një rast, Imam Shafia u përpoq të arrinte Malikun përmes guvernatorit të Medinës, ndërsa guvernatori i tha: "Unë preferoj të eci nga Medina në Mekë dhe kjo është më e lehtë për mua sesa të qëndroj te porta e Malikut, sepse Ndihem i poshtëruar dhe i parëndësishëm vetëm kur qëndroj në derën e tij.”
Dhe ja çfarë thotë Ahmed Emin Misri në librin e tij Shfaqja e Islamit: “Autoritetet luajtën një rol të madh në ndihmën e medhhebit të Ehli Sunetit”. Zakonisht, nëse pushteti do të ishte i fortë dhe i fuqishëm dhe do të mbështeste një nga medhhebet, njerëzit do të fillonin ta ndiqnin atë medhheb dhe ai do të mbetej mbështetje për sa kohë të të ishte në fuqi ai shtet”.
(Zuhur Islami, 4/96)
Ne themi se medhhebi i Imam Xhafer Sadikut është medhhebi i Ehli Bejtit, nëse na lejohet ta quajmë medhheb sipas zakonit të muslimanëve, e nëse jo, ai është Islami i saktë, i predikuar nga i Dërguari i të Allahut xh.sh. Asnjë sundimtar nuk e mbështeti, e nuk e njohu asnjë pushtet. Përkundrazi, të gjithë pushtetarët punuan për ta zhdukur dhe shkatërruar dhe duke i larguar njerëzit prej tij me metoda të ndryshme.
Nga ajo kohë, kalifati u bë perandorak, një monarki e trashëguar, nga i ati te bijtë. Kur Imam Huseini refuzoi të bënte betimin për besnikëri ndaj Jezidit, kurejshët u zemëruan përsëri dhe filluan një fushatë të përgjakshme për t'i shkatërruar përfundimisht pasardhësit e Profetit dhe gjithçka që mban emrin e prejardhjes së Muhamed ibn Abdullahut.
Pastaj ndodhi masakra në Qerbela. Me atë rast ata vranë pasardhësit e Profetit, përfshirë fëmijët dhe foshnjat. Ata donin ta plotësisht ta çrrënjosnin pemën e Pejgamberit, por Allahu xh.sh., e përmbushi premtimin e Tij ndaj Muhamedit dhe e shpëtoi Ali ibn Husejnin ndërsa nga pasardhësit e tij dolën edhe imamët e tjerë. Pasardhësit e tij mbushën tokën në lindje dhe në perëndim. Ishte Kevser (një e mirë e madhe).
Nuk ka vend, asnjë fshat, asnjë vend të largët, pa pasardhësit e Pejgamberit a.s., dhe që njerëzit të mos kenë respekt dhe dashuri për ta.
Dhe këtu, pas shumë përpjekjeve të dështuara për t'i shkatërruar, numri i Xhafarive Shia i kalon 250 milionë muslimanë në të gjithë botën që ndjekin dymbëdhjetë Imamët nga pasardhësit e Profetit. Ata përpiqen t'i afrohen Allahut duke i dashur dhe duke i ndjekur ata, dhe dëshirojnë dhe shpresojnë në udhëheqjen e gjyshit të tyre.
Ndërsa këtë numër ndjekësish nuk do ta gjeni në asnjë medhheb tjetër, shikuar individualisht, pavarësisht nga përkrahja që gëzojnë prej sundimtarëve.
“Ata thurën kurthe ndërsa edhe Allahu gjithashtu thuri kurthe, sepse Allahu është më i miri në këtë.” Enfal, 30
A nuk urdhëroi faraoni të masakrohej çdo fëmijë mashkull i porsalindur kur falltarët e informuan se një izraelit i porsalindur do ta vriste dhe do ta kërcënonte me fundin e sundimit të tij? Por, Ai që thurin kurthet më të mira e shpëtoi Musain nga kurthet e Faraonit, e ruajti atë derisa u rrit nën mbrojtjen e vetë Faraonit, dhe pastaj e përmbysi sundimin e tij, shkatërroi grupin e tij dhe autoriteti i Allahut ishte efektiv.
A nuk punoi Muavija, faraoni i kohës së tij, për ta sharë Aliun, për ta vrarë dhe për të vrarë fëmijët dhe përkrahësit e tij? A nuk ia ndaloi të gjithëve që ta përmendnin apo të përmendnin ndonjë cilësi të tij? A nuk u përpoq të përdorte çdo truk të mundshëm për të penguar dritën e Allahut dhe për t'i kthyer gjërat në xhahilijet? Por, Ai që më së miri i thurr kurthet e ngriti kujtimin e Aliut, përkundër Muavijes dhe përkrahësve të tij. Aliu filloi të përmendej nga të gjithë myslimanët, sunitët dhe shiat, madje edhe të krishterët dhe hebrenjtë. Varri i Aliut u bë më i vizituari pas varrit të Resulullahut. Miliona muslimanë qarkullojnë rreth tij, duke derdhur lot dhe duke kërkuar të fitojnë mëshirën e Allahut nëpërmjet tij. Mbi varrin e tij është një kube dhe minare të arta që ngrihen në qiell dhe mahnitin pamjet.
Ndërsa pushoi përmendja e Muavijes, perandorit që sundoi vendin dhe përhapi trazira në të. A ka ndonjë qendër? Apo ka ndonjë varr që vizitohet? Jo, është një varrezë e harruar. Gënjeshtra është jetëshkurtër dhe e vërteta është e përjetshme, prandaj merrni një mësim, o ju që keni mendje!
Falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi! Falënderimi i takon Allahut që na hapi sytë për të parë se Shiat janë pasues të Sunetit të Pejgamberit dhe ata janë Ehli Suneti, sepse ata ndjekin Ehli Bejtin, Familjen e pastër. Dhe ata e dinë më së miri Sunetin e Profetit. Allahu i zgjodhi ata dhe i bëri të trashëgojnë dijen e Librit.
Po kështu, ne kuptuam se Ehli Sunet vel Xhemati ndjek bidatet e sundimtarëve, nga paraardhësit dhe ata që erdhën pas, dhe ata nuk kanë asnjë provë për atë që pretendojnë.