Shiat në sytë e ehli sunetit

 

 

Nëse përjashtojmë disa dijetarë, bashkëkohës, të cilët janë të drejtë në shkrimet e tyre për shiat, dhe atë që morali islam u dikton atyre, megjithatë shumica, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, ende shkruajnë për shiat në nivelin e umajadëve lakmitarë. Pra, i sheh ata duke folur për atë që nuk e kuptojnë, duke sharë dhe mallkuar, duke trilluar gënjeshtra dhe duke shpifur për pasuesit e Ehli Bejtit, nga të cilat janë të pastër. Ata i konsiderojnë shiat të pafe dhe shpifin nofka për ta, duke imituar kështu paraardhësit e tyre 'të mirë', Muavijen dhe të tjerët si ai, ata që morën drejtimin e qeverisjes islame me dhunë, hile, mashtrim dhe hipokrizi.

E pra, ata shkruajnë se shiat janë një grup i themeluar nga çifuti Abdullah ibn Sebe, , ndërsa herë të tjera ata shkruajnë se shiat janë me origjinë të mexhusive, se ata janë rafidi - Allahu i shkatërroft! - se ata janë më të rrezikshëm për Islamin se të krishterët dhe çifutët, se janë hipokritë, sepse aplikojnë takian, se janë mendimtarë të lirë sepse besojnë se lejohen martesat haram dhe lejojnë martesën e përkohshme, e cila është zinalluk, disa shkruajnë se shiat kanë një Kuran tjetër, jo si i tyre, pastaj se adhurojnë Aliun dhe imamët nga djemtë e tij, se e urrejnë Muhamedin dhe Xhibrilin, dhe se ata janë...

Nuk kalon asnjë vit pa botimin e një apo disa librave nga këta ulema që pretendojnë se janë Ehlul-Suneh vel Xhemat, ndërsa gjithçka që ata shkruajnë është poshtërimi i shiave duke i konsideruar ata të pafe. Ata nuk kanë asnjë arsyetim tjetër për të gjitha shkrimet e tyre, përveç se duan të kënaqin drejtuesit dhe udhëheqësit e tyre, të cilët kanë një përfitim personal në ndarjen dhe përçarjen e Umetit Islam. Po kështu, për çdo gjë që shkruajnë, nuk kanë asnjë provë, nuk kanë argumente, përveç paragjykimit të verbër, keqdashjes dhe injorancës e të ndjekjes së paraardhësve pa ndonjë analizë, hulumtim e sqarim. Ata janë si papagajtë, që përsërisin atë që dëgjojnë, kopjojnë atë që është shkruar nga Nasibitë, pasuesit e Umajadëve, dhe që ende jetojnë duke lavdëruar famën e Jezid ibn Muavijes.

(Ministria e Arsimit nga Arabia Saudite ka botuar një libër me titull Fakte rreth Emirul Mu'minin Jezid ibn Muavijes. Kjo Ministri e ka zgjedhur edhe këtë libër si tekst shkollor në shkollat zyrtare.)

Dhe ne nuk habitemi që ata lavdërojnë Jezid ibn Muavijen, ndërsa mallkojnë armiqt e Jezidit duke i quajtur edhe jobesimtar..

Nëse paraardhësit e tyre të mirë, Jezidi dhe babai i tij Muavija, u dhanë me bujari ar dhe argjend ndjekësve të tyre dhe blenë shpirtrat e tyre në të kaluarën, atëherë miliona dollarë, vila të bukura në Londër dhe Paris, plot me të gjitha komoditetet dhe verën e pastër, janë mjaft të fuqishme të blejnë sot shpirtin, fenë dhe atdheun e tyre.

Nëse ata do të ndiqnin Sunetin e Profetit, siç mendojnë dhe pretendojnë për veten e tyre, ata do të mësonin nga morali dhe etika e Profetit, s.a.v.a., për të respektuar të tjerët, edhe nëse kishin bindje të tjera.

Vallë, a nuk thotë Suneti i Profetit: "Muslimani për muslimanin është si një ndërtesë e fortë, ata mbështeten në njëri-tjetrin.", si dhe "Myslimanët janë si një trup, nëse një nga organet e tij dhemb, i gjithë trupi e ndjen atë dhe është në ethe”.

A nuk ka thënë qartë Profeti, s.av..a.: “Të shash muslimanin është mëkat dhe të luftosh kundër tij është pabesi”. Dhe nëse këta shkrimtarë, të cilët pretendojnë se janë Ehlul-Sunet vel Xhemat, do ta dinin Sunetin e Profetit, shpirti i tyre nuk do t'i lejonte që t'u thonë jobesimtar atyre që dëshmojnë se nuk ka Zot përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Zotit, të cilët e falin namazin, japin zekatin, agjërojnë Ramazanin, shkojnë në haxh dhe urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja.

Meqë ata janë ithtarë të Sunetit Kurejsh dhe Umajad, ata flasin dhe shkruajnë në nivelin e procesit mendor të xhahilijetit, mendimeve fisnore dhe arrogancës së origjinës. Kjo nuk është për t'u habitur, sepse çdo enë lëshon atë që është në të.

A nuk e ka thënë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., atë që ka ardhur në këshillën e urtë: “Thuaj: O ithtarë të librit, ejani dhe mblidhuni rreth një fjale të përbashkët  për ne dhe për ju”. Ali Imran, 64 

Nëse ata vërtet janë pasues të Sunetit, le t'i ftojnë vëllezërit e tyre, shia, që të mblidhen rreth një fjale, të cilën e kanë të përbashkët.

Nëse Islami i fton armiqtë e tij: çifutët dhe të krishterët, që të mblidhen rreth një fjale përbashkuese për të gjithë, për hir të mirëkuptimit, atëherë ç'të themi për ata që adhurojnë një Zot, ata të cilëve Profeti është i njëjti, Libri i tyre është i njëjtë, kibla e tyre është e njëjtë dhe përfundimi i tyre është i njëjtë!

Pse dijetarët e Ehli Sunetit nuk i ftojnë vëllezërit e tyre, dijetarët e shiae që të ulen së bashku në tryezë, të diskutojnë në mënyrën më të bukur dhe të korrigjojnë besimet e tyre, nëse janë të gabuara, siç pretendojnë?

Pse nuk organizojnë një konferencë islame që do t'i bashkojë të dy medhhebet dhe që secili prej këtyre dy medhhebeve t'i paraqesë çështjet për të cilat ata nuk pajtohen me të gjithë muslimanët, për të parë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar?

Sidomos pasi Ehli-Suneti vel Xhemati përfaqëson tre të katërtat e muslimanëve në botë ndërsa ata kanë edhe mundësi materiale për ta bërë këtë.

Por, Ehli Suneti vel Xhemati nuk punon për këtë, as nuk dëshiron një diskutim dhe ballafaqim shkencor, për të cilin kërkon edhe Kurani Famëlartë:

"Ti thuaj: Jepni prova nëse ajo që thoni është e vërtetë!" Bekare, 111

“Thuaj: “A keni ndonjë provë për ta ekspozuar para nesh? Ju prireni vetëm nga supozimet dhe ju thoni vetëm të pavërtetën.” En’am, 148

Andaj ju e shihni se si ata gjithmonë përdorin sharje, mallkim, duke i konsideruar shiat trë pafe, gënjeshtarë dhe shpifës, ndërsa e dinë se provat janë me kundërshtarët e tyre, shiat.

Unë besoj se ata kanë frikë se mos shumica e muslimanëve do të bëhen shia, pra nëse do të zbuloheshin faktet dhe e vërteta, siç ndodhi me disa ulematë nga El-Azhar në Egjipt, të cilët filluan të hulumtojnë dhe të kërkojnë të vërtetën, atëherë e kuptuan dhe e panë të vërtetën, e më pas e braktisën besimin „selefist“.

Ulematë e Ehli Sunet vel Xhematit e dinë për këtë rrezik që kërcënon mbijetesën e tyre, e të mos mbeten të befasuar mandej. Çështja erdhi deri në atë masë saqë disa prej tyre i ndaluan ndjekësit e tyre të ulen me shiat dhe të debatojnë me ta. Madje ithtarëve të tyre ia ndaluan martesën e grave me burrat shia e as të hanë nga ajo që therrin shiat.

Nga ky qëndrim i tyre, kuptohet se ata në fakt janë më të largëtit nga Suneti i Profetit dhe më të afërmit me Sunetin Umajad, të cilët bënë të gjitha përpjekjet e tyre për ta lajthitur Umetin e Muhamedit, me çfardo çmimi, sepse zemrat e tyre nuk e qetësoheshin dhe nuk u përulën kur u përmend Allahu dhe ajo që u shpall, ndërsa pranuan Islamin dhe ndjenin neveri dhe përbuzje ndaj tij.

Për këtë flet lideri i tyre, Muavije ibn Ebi Sufjani, i cili vrau sahabët më të mirë, vetëm për të fituar pushtetin. Në fillim të një fjalimi të tij, ai thotë:

“Unë nuk luftoj kundër juve që ju të faleni, as të agjëroni, as të kryeni haxhin. Unë luftoj kundër jush për të pasë pushtet mbi ju, këtë ma ka dhënë Allahu ndërsa ju ndjeni përbuzje!”

Allahu i Madhëruar ka thënë të vërtetën:

"Kur perandorët pushtojnë një qytet, ata e shkatërrojnë atë ndërsa i i poshtërojnë banorët e tij të shquar, kështu veprojnë ata." Naml, 34