Rrenat që zbulojnë të vërtetën

 

 

 

Në këtë kapitull, ne duam t'i shpjegojmë çdo njeriu të arsyeshëm dhe të lirë, nëse dëshiron të arrijë të vërtetën, se duhet të largohet nga të qenit i njëanshëm, për t'i hequr perdet dhe vellon nga sytë dhe arsyeja.

Ne do t'i themi atij se të gjithë udhëheqësit dhe imamët e Ehli sunetit dhe xhematit kundërshtuan hapur Sunetin e qartë të Profetit dhe e hodhën atë pas shpine.

Muslimani nuk duhet të mashtrohet nga lavdërimet që dëgjon, lavdërimet e rreme që nuk bazohen në prova të qarta.

Dhe kur t'i zbulojmë këto të vërteta, ne nuk do t'i gënjejmë, as nuk do t'i shtojmë asgjë asaj që ata vetë kanë deklaruar në Sahihët, Musnedet dhe historitë e tyre. Ne kemi deklaruar disa fakte përmes librave tanë të mëparshëm. Ne kemi kaluar bujarisht mbi to dhe nuk do të jetë e gabuar nëse japim disa detaje këtu, në mënyrë që dielli i udhëzimit të shkëlqejë dhe retë e gabimit të shpërndahen dhe të drita shfaqet në vend të errësirës.

Tashmë kemi thënë se në përsëritjen e disa gjërave ka përfitim, edhe nëse disa ngjarje përsëriten në më shumë mënyra, lexuesi do të nxjerrë përfitime të ndryshme prej tyre. Sepse lexuesve u pëlqejnë disa mënyra dhe tërhiqen pas tyre, ndaj i lexojnë pa u bezdisur. Këtë e mësuam nga Kurani Famëlartë kur rrëfen jetën e Musait dhe Isait, paqja qoftë mbi ta, dhe me atë rast shpalosë imazhe të ndryshme dhe mënyra të shumta që plotësojnë njëra-tjetrën.

Gjithashtu do të përmendim imamët dhe të parët tek të cilët mbështetet Ehli suneti dhe xhemati dhe i konsiderojnë ata posedues të majës së dijes dhe fikhut. Ata u japin atyre përparësi ndaj imamëve të pastër të Ehli Bejtit të Pejgamberit tonë të dashur, duke injoruar faktin se disa sahabë ishin të njohur për të gjithë njerëzit, ulematë dhe njerëzit e zakonshëm, për mëkatin e tyre dhe largimin nga fryma e Islamit dhe morali i tij.

Këta janë Muavija dhe djali i tij Jezidi, Ibn Asi, Ibn Mervani, Ibn Saaba e të tjerë.

(Ibn Sadi shënon në Et-Tabekat-l-kubra, 5/47, nga Abdullah ibn Hanzala (Abdullahu i biri i të pastruarit nga engjujt) se ka thënë: "Sa herë që shkonim te Jezidi, kishim frikë se mos na binte ndonjë gur nga qielli. Ai ishte njeriu që kurorëzonte nëna, vajza dhe motra, pinte verë, e braktisi namazin. Pasha Allahun, po të mos kishte qenë me mua dikush nga njerëzit e tjerë, do të kisha luftuar kundër tij." Po, ky është Jezidi, një pijanec dhe mëkatar, i cili vrau borzilokun e Profetit e bashkë me edhe të gjithë pasardhësit e tij, i cili lejoi të sulmohej Medina e Profetit. Përkundër kësaj, sot do të gjeni një shtet islamik që lejon të publimin e librit kushtuar atij, me titull E vërteta për Amirul Mu'minin, Jezid ibn Muavije.)

Nëse udhëtoni në disa vende arabe dhe islame me shumicë nga Ehli suneti dhe xhemati, do të zbuloni se ata ende i përmendin dhe i lavdërojnë ata, rrugët janë emërtuar me emrat e tyre ndërsa në librat e tyre flitet për aftësinë e tyre, politikën e mirë dhe korrektësinë e sundimit të tyre.

Ne nuk do të humbim kohë duke shkruar për ta dhe duke ekspozuar turpin e tyre. Na mjafton të përcjellim faktet nga disa historianë dhe mendimtarë të pavarur.

Këtu do të flasim për ata imam që shquhen për mirësinë, drejtësinë, asketizmin dhe devotshmërinë e tyre, që ishin mbështetje e Ehli sunetit dhe xhematit dhe për të zbuluar nga afër se si e ndryshuan Sunetin e Pejgamberit, s.a.v.a., dhe se si ata futën risi në Umet të cilat shkaktuan përçarje dhe lajthitje dhe që shkatërruan këtë ndërtesë të fortë që i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., ia kushtoi tërë jetën e tij duke punuar dhe luftuar për ta forcuar dhe ruajtur atë.

Në mesin e të parëve të Ehli sunetit dhe xhematit, u dalluan dymbëdhjetë personalitete të cilët patën një ndikim të madh në rrjedhën e ngjarjeve dhe ndryshimin e mësimeve fetare dhe pjesëmarrjen e tyre në përçarjen e Umetit.