Përfundimi i hyrjes mbi vlerësimin e sahabëve

 

 

 

 

Nuk ka dyshim se sahabët janë njerëz të zakonshëm që nuk janë të mbrojtur nga mëkati. Ata, si të gjithë njerëzit e tjerë, janë të lidhur me Sheriatin dhe kanë të njëjtat të drejta si të gjithë njerëzit e tjerë. Atyre iu takon merita për shoqërimin me Pejgamberin, s.a.v.a., por vetëm nëse gjatë shoqërimit i kanë shprehur rrespektin që meritonte dhe të drejtën që i takonte. Përndryshe, dënimi i tyre do të jetë i dyfishtë, sepse drejtësia e Allahut kërkon që ai që ishte larg të mos trajtohet njësoj si ai që është afër. Nuk është i njëjti ai që e dëgjoi drejtpërdrejt Profetin e Zotit, e pa dritën e profetësisë dhe ishte dëshmitar i mrekullive dhe mori besimin drejtëpërdrejtë prej tij dhe që ka pasur fatin të mësonte nga vetë Profeti, ndryshe nga ai që jetoi për dallim nga ai i cili jetoi njëfarë kohe pas Profetit, nuk e pa atë dhe nuk e dëgjoi drejtpërdrejtë.

Edhe arsyeja i jep përparësi njeriut që jeton në kohën tonë, dhe ruan respektin për Kuranin dhe Sunetin dhe e rregullon jetën e tij sipas tyre, ndryshe nga ai shoku që jetoi me Profetin, shoqërohej me të, por që besimi i sinqertë nuk kishte hyrë në zemrën e tij. Ai vetëm se e pranoi Islamin ose u shoqërua me Profetin në bamirësi dhe devotshmëri gjatë gjithë jetës së tij, por pas vdekjes së tij u kthye në gjurmët e tij të mëparshme dhe u bë braktisës.

Përveç që këtë e vërteton gjykimi i arsyes, këtë e vërteton edhe Kurani dhe Suneti. Kjo nuk i fshihet atij që e njeh Kur'anin dhe Sunetin.

Një shembull i kësaj janë fjalët e Allahut:

“O gra të Pejgamberit, nëse ndonjëra prej jush bën një mëkat të dukshëm, dënimi i saj do të dyfishohej dhe kjo është e lehtë për Allahun.” [Ahzab, 30]

Në mesin e sahabëve ka besimtarë që e plotësuan imanin dhe besimin e tyre, ka nga ata me iman të dobët, pastaj ka edhe nga ata që imani nuk ka hyrë në zemrat e tyre, ndërsa ka edhe zahidë (asketë) që i frikësoheshin Zotit, të cilët hoqën dorë nga çdo gjë e kësaj bote. Ka njerëz mendjelehtë që shohin vetëm interesat e tyre, sikur që ka edhe njerëz të ndershëm që meritojnë respekt. Në mesin e sahabëve ka dhunues të shëmtuar, ndërsa ka edhe pasues të së vërtetës, besimtarë të sinqertë. Në mesin e tyre ka mëkatarë të mëdhenj, si dhe injorantë dhe bidatçi. Ka nga ata që janë të sinqertë dhe njohës të mëdhenj të Islamit, ka edhe hipokritë, mashtrues, dredharak dhe braktisës të fesë.

Nëse Kur'ani Famëlartë, Suneti dhe historia e Profetit i vërtetojnë këto gjëra dhe i sqarojnë ato me provat më të qarta, atëherë pretendimet e Ehli suneti dhe xhematit, sipas të cilit, të gjithë sahabët janë të drejtë, janë thjesht thënie të pabaza. Pretendimet e tyre janë në kundërshtim me mësimet kur'anore, me Sunetin e Profetit, me dëshminë e historisë dhe me arsyen e shëndoshë. Është paragjykim i pastër, fjalë pa prova dhe fjalë pa logjikë.

Ai që i hulumton këto çështje mbetet i habitur nga mendimi i tillë i Ehli sunetit dhe xhematit.

Mirëpo, kur studiuesi mëson për rolin e luajtur nga Umajadët dhe metodat e përdorura nga Abasidët për ta përforcuar këtë pretendim, kam parasysh qëndrimin e tyre ndaj kritikimit të sahabëve, të pretendimit mbi drejtësinë e tyre dhe ndalimit e gjykimit të tyre, do të zhduket çdo habi dhe nuk do të rrëmbehet më nga asnjë pikë dyshimi në atë se penalizimi i kritikës ndaj sahabeve bëhej me qëllim që ata ta mbronin veten nga gjykimet dhe akuzat për veprimet dhe krimet e tyre që ia kishin bërë islamit, të Dërguarit dhe umetit islam.

Nëse sahabe janë Ebu Sufjani, Muavije, Jezidi, Amr ibn As, Mervan ibn Hakemi, Mughira ibn Suaba dhe Bisir ib Ertae dhe nëse ata sunduan mbi besimtarët, si nuk do ta ndalonin të kritikuarit e sahabeve dhe si mos të trillonin transmetime të rrejshme në të cilat thuhet se të gjithë sahabet janë të drejtë, ndërsa e gjithë kjo bëhej me qëllim që edhe këta sundues zullumqarë të ishin pjesë e vyrtyteve të supozuara, duke qenë të mbrojtur prej kundërshtimeve dhe gjykimit të veprave të tyre.

Dhe kushdo nga radhët e muslimanëve e bën një gjë të tillë, ata e quajnë të pabesë dhe jobesimtar dhe lëshojnë fetva që një person i tillë të vritet dhe që kur të vdesë nuk mund të vishet dhe mbështillet me qefin, por ata do ta shtyjnë atë me një shkop druri deri në varrin e tij - siç e kemi thënë tashmë. Nëse do të donin t'i vrisnin shiat, do të mjaftoheshin me akuzën për sharjen e sahabeve, që ehli suneti e bëjnë ndaj tyre, ndërsa si sharje e sahabeve për ta do të thotë t'i kritikosh ata dhe të gjykosh veprimet e tyre, andaj mjafton vetëm kjo që ata të vriten dhe të ndëshkohen rëndë.

Çështja shkoi edhe më tej, ndaj mjaftoi që dikush të pyeste disa për kuptimin e hadithit dhe për këtë të ekzekutohej me vdekje. Ja edhe prova për këtë:

Në historinë e tij, Khatib Baghdadi shënon:

“Në përanin e Harun Rashidit përmendet një hadith i transmetuar nga Ebu Hurejre: “Musai takoi Ademin dhe e pyeti: “Ti je Ademi që na nxori nga Xheneti?” Një kurejshi, i cili ishte i pranishëm aty, pyeti: “Ku u takua Musai me Ademin? '' Harun Rashid u zemërua dhe tha: 'Ma sillni tapetin prej lëkure (që përdoret në rastet e ekzekutimit) dhe shpatën, sepse një i pafe kundërshton hadithin e të Dërguarit të Zotit."

[Tarih Bagdadi, 14/7]

Nëse ky njeri (i cili padyshim ishte nga paria, ngase është i pranishëm në takimin e Harun Rashidit) e meriton vdekjen vetëm epse pyeti për vendin ku u takuan Musai dhe Ademi, atëherë mos pyet për shiat që thonë se Ebu Hurejre është gënjeshtar ndërsa për këtë pretendim shiat iu referohen disa sahabeve, ndërsa më i zëshmi në këtë pretendim ishte Umer lbn Hatabi. Nga kjo studiuesi kupton të gjitha kundërthëniet dhe kontradiktat që gjenden në hadithe, diçka që është pabesi e shëmtuar dhe e dukshme. Përkundër kësaj, hadithe të tilla janë regjistruar si autentike dhe të veshura me shenjtëri dhe pastërti.

E gjithë kjo sepse kundërshtimi dhe konsiderimi i disa haditheve si të pasakta ishte i ndaluar dhe çonin në vdekje dhe shkatërrim. Ai që do të kërkonte disa sqarime për të arritur tek e vërteta dhe nëse kjo do të kishte elemente kërkimi dhe analize, me siguri se ky person do të vritej si shembull për të tjerët dhe që askush pas tij të mos guxonte më të fliste e të pyeste.

Ata rrejshëm i paraqitën botës se kushdo që e kundërshton një hadith të Ebu Hurejrës ose të ndonjë prej sahabëve, apo edhe një prej sahabëve më të zakonshëm, e kundërshton të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a. Kështu, ata vendosën një aureolë shenjtërie në disa hadithe të trilluara që u falsifikuan nga disa sahabe pas Pejgamberit a.s. dhe u trajtuan si hadithe krejtësisht të pranueshme.

Kur fola me një nga dijetarët tanë, u dhashë atyre shumë prova se sahabët nuk ishin aq të shenjtë dhe të paprekshëm, por ata vetë dyshuan në hadithet e njëri-tjetrit nëse një hadith ishte në kundërshtim me Kuranin. E përmenda si dëshmi rastin kur Omer ibn Hatabi e goditi Ebu Hurejrën me kamxhik dhe e ndaloi të transmetonte hadithe duke e akuzuar atë për trillime, e kështu me radhë. Ata gjithmonë më përgjigjeshin se sahabët kishin të drejtë t'u thonë të tjerëve çfarë të duan dhe ne, meqë nuk jemi në nivelin e tyre të vlerës, nuk mund t'u përgjigjemi e t'i kundërshtojmë ata.

Unë them:

O robër të Allahut, ata luftuan njëri-tjetrin, e quajtën njëri-tjetrin të pafe dhe u vranë?!

Ata thonë: Të gjithë janë muxhtehidë, kush prej tyre ka vepruar drejt ka dy shpërblime, e kush ka vepruar gabim sipas ixhtihadit të tij ka një shpërblim dhe ne nuk kemi të drejtë të thellohemi në punët e tyre.

Është e sigurt se ata e kanë trashëguar këtë besim nga baballarët dhe gjyshërit e tyre dhe e përsërisin si papagaj pa u menduar e verifikuar.

Dhe Imami i tyre Gazaliu përvetësoi të njëjtin mendim dhe e përhapi atë në mesin e njerëzve, kështu që ai u bë Huxhetu-l-Islam, autoriteti i Islamit dhe i muslimanëve, kështu që në librin e tij El-Mistasfa thotë:

"Ajo që besojnë selefët dhe shumica e pasardhësve të tyre është se drejtësia e sahabëve dihet, sepse Allahu i ka bërë të barabartë dhe i ka lavdëruar në librin e Tij, dhe ky është besimi ynë për ta."

Unë jam i befasuar nga Gazaliu dhe në përgjithësi nga Ehli suneti dhe xhemati për citimin e tyre të Kuranit si dëshmi e drejtësisë së sahabëve, sepse nuk ka asnjë ajet të vetëm në Kuran që i referohet atij. Përkundrazi, ka shumë ajete në Kuran që mohojnë drejtësinë e tyre, zbulojnë sekretet e tyre dhe zbulojnë hipokrizinë e tyre.

Ne i kemi kushtuar një kapitull të tërë kësaj teme në librin tonë Pyet ata që dinë në faqet 113 deri 172 (të tekstit arab). Pra, kushdo që dëshiron të hetojë më tej ose të ndalet në këto fakte, mund t'i referohet librit të përmendur për të lexuar se çfarë për ta thotë Allahu dhe Profeti.

Dhe kështu studiuesi do të shihte se sahabët as që e kishin ëndërruar pozitën dhe gradën të cilën ia mveshi atyre Ehli suneti dhe xhemati. Atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lexojë librat e hadithit dhe historisë të cilat janë të mbushura me veprat e tyre të shëmtuara ndërsa në disa prej tyre madje shpallen edhe të pafe. Shumë prej tyre dyshuan në vetvete se ishin hipokritë.

Buhariu shënon në Sahihun e tij se Ibn Maliku njihte tridhjetë shokë të Profetit dhe të gjithë i frikësoheshin hipokrizisë brenda vetes së tyre dhe asnjëri prej tyre nuk tha se kishin besimin e Xhibrilit.

[Sahih Buhari, 1/17]

Ja se si edhe vetë Gazaliu shënon në librin e tij se Omer ibn Hattabi e pyeti Huzejfz ibn Jemanin nëse i Dërguari i Zotit e përmendi atë në grupin e hipokritëve, emrat e të cilëve ia kishte treguar atij (Huzejfes). 

[Ihaju ulumi-d-din, Gazali, 1/129; Kenzu-l-ummal 7/24]

Nuk ka kurrfar kuptimi pretendimi i atyre që thonë se hipokritët nuk janë nga sahabët, kur ne e dimë se nga leskioni i mëparshëm ehli suneti dhe xhemati thonë se nga sahabet është kushdo që e ka parë të Dërguarin e Zotit duke besuar në të është sahabe, edhe nëse ai nuk ka ndenjur bashkë me të dhe të ketë biseduar drejtëpërdrejtë me të.

Ka një shtirje në fjalët e tyre, sepse të gjithë ata që u shoqëruan me Profetin kanë shqiptuar „shehadetin“ dhe Profeti, s.a.v.a., e pranoi këtë Islam formal të tyre, sipas asaj që edhe vetë kishte deklaruar: "Më është urdhëruar të gjykoj nga pamja e jashtme (atë që duket), me atë që është zahir, ndërsa vetëm Allahu i di të fshehtat!” Dhe asnjëherë në jetën e tij nuk i tha asnjërit prej tyre: "Ti je hipokrit dhe unë nuk do ta pranoj nga ty Islamin tënd!"

Prandaj, konstatojmë se Profeti, s.a.v.a., edhe 'hipokritët' i quan  shokët e mi, ndërsa ai di për dyfytyrësinë e tyre. Ja prova:

Buhariu transmeton se Omer ibn Hatabi i kërkoi Profetit të vriste Abdullah ibn Ubejjen, një hipokrit, kështu që ai tha:

"O i Dërguari i Zotit, më lër ta vras këtë hipokrit!" Profeti tha: “Lëreni të qetë, nuk dua që njerëzit të flasin se si Muhamedi i vrau sahabet e tij”.

[Sahih Buhariu, 6/65; Fadailu-l-Kur'an, Surja E1-Munafikun; Tarikh Ibn Asakir 4/97]

Disa ulema nga Ehli suneti dhe xhemati mundohen të na bindin se munafikët ishin të njohur dhe se nuk duhet t'i ngatërrojmë ata me sahabët. Kjo është e pamundur dhe e papranueshme. Përkundrazi, hipokritët ishin nga një grup sahabësh, sekretet e fshehta të të cilëve i dinte vetëm Allahu i Lartësuar. Ata adhuruan, agjëruan, adhuruan Allahun dhe iu afruan Profetit me të gjitha mjetet. Ja prova:

Buhariu shënon në Sahihun e tij se Omer ibn Hatabi i kërkoi të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., për herë të dytë që ta lejojë të vriste Zu-l-Huvejsarin, kur i tha Profetit:

"Ji i drejtë!" Dhe Pejgamberi iu përgjigj: "Lëreni të shkojë, ai ka shokë që e përçmojnë faljen me ta, e urrejtnë dhe nënçmojnë agjërimin e tij me agjërimin e tyre, lexojnë Kur'anin që nuk i kalon klavikulat (nuk ua prek zemrën) dhe ata dalin nga besimi ashtu siç del një shigjetë nga kukura”.

[Sahih Buhariu, 4/206]

Nuk do të ekzagjeroj nëse them se shumica e sahabëve nuk ishin larg hipokrizisë, të cilën Kurani e vërteton në ajete të shumta dhe që i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., e vërteton në shumë hadithe. Në Kuran lexojmë:

“Megjithatë, ai u sjell atyre të vërtetën, por shumica e tyre e nënçmojnë të vërtetën.” [Mu’minun, 70]

“Beduinët janë pabesimtarët më të mëdhenj dhe hipokritët më të këqij.” [Teube, 97]

"Ka hipokritë në mesin e beduinëve rreth teje, dhe ka edhe nga banorët e Medinës, të cilët janë të kujdesshëm në hipokrizi." [Teube, 101]

Është mirë të theksohet se disa ulematë të Ehli sunetit dhe xhematit përpiqen me të gjitha forcat t'i fshehin faktet, kështu që fjalën el-Arab në ajetin e mësipërm e interpretojnë në kuptimin se këta nuk janë sahabët, por Beduinët që jetonin në të gjithë Gadishullin Arabik. Por, ne gjejmë se Omer ibn Hatabi, kur po i afrohej vdekja, i la trashëgim halifit pas tij:

"Unë ju rekomandoj që të silleni mirë me al-arabët (beduinët, arabët), sepse ata janë rrënja e arabëve dhe shtati i Islamit."

[Sahih Buhariu, 4/206]

Nëse rrënjët e arabëve dhe struktura e Islamit janë jobesimtarët më të mëdhenj dhe hipokritët më të këqij, duhet pritur që ata si të tillë nuk i dinë kufijtë e asaj që Allahu ia shpalli të Dërguarit të Tij, ndërsa Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Pas kësaj, nuk ka vend për pretendimet e Ehli sunetit dhe xhematit se të gjithë sahabët janë të drejtë.

Si do të shpjegohej më mirë dhe si do të ishte i bindur studiuesi se el-arabi, në fakt, sipas ajeteve të mëposhtme janë sahabët në përgjithësi. Pasi thotë se el-arabët janë jobesimtarët më të mëdhenj dhe hipokritët më të këqij, Allahu xh.sh., thotë:

"Dhe ka el arabë (beduinë) që besojnë në Allahun dhe në botën tjetër dhe të cilët konsiderojnë se ajo që japin është një mënyrë për t'u afruar me Allahun dhe për të merituar bekimet e Profetit. Vërtet kjo është një vepër e mirë për ta. Allahu padyshim që do t'i mbulojë me mëshirën e Vet, se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë." [Teube, 99]

Dhe atë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka vërtetuar në hadithe, ndaj thotë:

“Shokët e mi do të çohen në zjarr, e unë do të them: “O Zot, këta janë shokët e mi!” Do të thuhet: “Ti nuk e di se çfarë kanë trilluar pas teje!” Ndërsa unë do të them: “Mjerë për atë që pas meje futi ndryshime në besim, dhe shoh se ka shumë pak mes tyre që janë të sinqertë si bagëtia që kullot lirshëm'”.

[Sahih Buhari, 7/209, babu-l-bavdi]

 

Të njëjtën gjë e vërtetojnë edhe shumë hadithe të tjera, ndërsa ne me këtë rast kemi dhënë vetëm disa shembuj. Qëllimi i këtij hulumtimi nuk është të shqyrtojmë jetën e sahabëve dhe të gjykojmë drejtësinë e tyre. Na mjafton historia dhe ajo është dëshmia jonë se disa nga sahabët bënë kurvëri, pinin verë, dhanë dëshmi të rreme, iu kthyen zakoneve të vjetra dhe bënë shumë krime kundër të pafajshmëve dhe mashtruan Umetin. Ne vetëm duam të tregojmë se pretendimi se të gjithë sahabet janë të drejtë është një përrallë e shpifur nga Ehl suneti dhe xhemati për të mbuluar veprat e parisë dhe shokëve të tyre të mëdhenj, të cilët futën shumë gjëra të reja në fenë e Allahut dhe e ndryshuan dispozitat e Tij, dhe së dyti, të zbulojmë se Ehli Suneti, duke adoptuar besimin në drejtësinë e të gjithë sahabëve, tregoi identitetin e tij të vërtetë, që është dashuria për hipokritët dhe ndjekja e bidateve të tyre që ata shpikën për ta kthyer botën në xhahilijet.

Duke pasur parasysh se Ehli suneti dhe xhemati i ndaloi pasuesit e tij që të kritikojnë dhe gyjkojnë sahabët, ata mbyllën derën e ixhtihadit, që nga koha e sundimtarëve umajjad dhe krijimi i medhhebeve. Ithtarët e tyre e trashëguan një besim të tillë, duke e përcjellë atë brez pas brezi e deri më sot duke ndaluar hulumtimin e veprimeve të tyre. Ata janë të kënaqur me të gjithë, dhe kushdo që i kritikon sahabët e konsiderojnë të pafe.

Në fund, le të nxjerrim një përmbledhje nga gjithçka që është thënë deri më tani, ndërsa ajo është se shia pasuesit të Ehli Bejtit i vendosin sahabët në vendin që meritojnë, kështu që ata kënaqen me të devotshmit dhe distancohen nga hipokritët dhe mëkatarët si dhe nga armiqtë e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij. Për shkak të kësaj, ata janë pasues të vërtetë të Ehli Sunetit, sepse i duan ata sahab të cilët janë të dashur nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata heqin dorë nga ata që janë shkaku kryesor i lajthitjes të një shumice të madhe të muslimanëve.