Për shiat nuk ka konflikt mes Sunetit të Profetit dhe Kuranit
Pas shqyrtimit dhe analizimit të besimeve të të dy medhhebeve, Shiave dhe Ehli sunetit dhe xhematit, kuptuam se shiat i marrin të gjitha dispozitat e tyre të fikhut vetëm nga Libri i Shenjtë dhe nga Suneti i Profetit. Për ta Kur'ani është në vend të parë dhe në vend të dytë është Suneti i Profetit, s.a.v.a.. Kjo do të thotë se ata e shqyrtojnë Sunetin duke e trajtuar nëse është në përputhje me Kuran. Atë që pajtohet me Librin e Allahut ata e pranojnë dhe atë që nuk pajtohet me Librin e Allahut e refuzojnë.
Në këtë, shiat udhëhiqen nga ajo që u përcaktua dhe u vërtetua nga imamët e Ehli Bejtit, dhe nga një hadith nga gjyshi i tyre, i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., i cili thotë:
"Nëse ju vjen ndonjë hadith nga unë, nënshtrojini atë në shqyrtim përmes Librit të Allahut, atëherë veproni me atë që përputhet me Librin e Allahut, refuzojeni atë që është në kundërshtim me Librin e Allahut!"
Imam Xhafer Sadiku ka thënë disa herë:
"Një hadith që nuk pajtohet me Kur'anin është gënjeshtër." Në Usul-l-kafi, transmetohet se Pejgamberi s.a.v.a., mbajti një fjalim në Mina dhe tha: "O ju njerëz, ajo që ju vjen nga unë dhe pajtohet me librin e Allahut, me të vërtetë është nga unë, ndërsa atë që ju vjen nga unë dhe nuk pajtohet me librin e Allahut, nuk është nga unë!"
Mbi këto themele të forta, imamët shia ndërtuan fikhun dhe besimin e tyre. Sado i besueshëm të jetë zinxhiri i transmetimit të një hadithi, ai duhet të peshohet në këtë peshore, duhet t'i nënshtrohet kontrollit të Kuranit, të cilit gënjeshtra nuk i afrohet nga asnjë anë.
Shia imami janë i vetmi medhheb në mesin e të gjitha medhhebeve të tjera islame që e vendosin këtë kusht, veçanërisht kur bëhet fjalë për tradita dhe hadithe kontradiktore. Në librin Tashihu-l-i'tikad Shejh Mufid thotë:
“Libri i Allahut të Plotfuqishëm është para haditheve dhe traditave dhe se Kurani e ka të drejtën për të përcaktuar se cilat hadithe janë sahih. Dhe ajo që Kurani gjykon është e vërteta dhe asgjë tjetër”.
Bazuar në këtë kusht, i cili është nënshtrimi i hadithit duke e verifikuar atë përmes Librit të Allahut, imamët shia ndryshojnë nga Ehli Suneti në shumë rregulla të fikhut, si dhe në besim.
Në të gjitha dispozitat e shiave dhe besimine tyre, studiuesi do të gjejë një konfirmim të së vërtetës në Librin e Allahut, për dallim nga ajo që gjejmë tek Ehli suneti dhe xhemati. Ata që bëjnë kërkime ndonjëherë do të zbulojnë se besimet e tyre ose disa parime nuk pajtohen me Librin Fisnik e të qartë.
Bazuar në këtë, studiuesi do të kuptojë se shiat nuk i kanë dhënë asnjë libri të hadithit një shkallë të tillë besueshmërie që do ta bënte atë të barasvlershëm me Kuranin, siç është rasti me Ehli Sunnetin të cilët i konsiderojnë autentike të gjitha hadithet e transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, pavarësisht se në mesin e tyre ka qindra hadithe që kundërshtojnë librin e Allahut.
Mjafton të dish se libri i hadithit i shiave el-Kafi, përkundër madhështisë së personit që e përpiloi atë, Muhamed ibn Jakub Kulejniut, dhe diturisë dhe njohurive të tij të pafundme të hadithit, megjithatë dijetarët shia në asnjë dit të vetme nuk kanë këmbëngulur se gjithçka që ai mblodhi ishte autentike. Përkundrazi, ka dijetarë që kanë refuzuar gjysmën e haditheve që ai ka shënuar, duke pretenduar se ato nuk janë sahih. Edhe vetë përpiluesi i El-Kafit nuk pretendon se të gjitha hadithet që ka mbledhur janë autentike.
Ndoshta ky është rezultat i biografisë së kalifëve që çdo medhheb ka me vete, kështu që njerëzit e sunetit ndjekin imamët që nuk e dinë Kur'anin dhe Sunetin, ose i njohin ato, por nxjerrin rregulla sipas gjykimit të tyre personal dhe nuk pajtohem me ato tekste për disa arsye, ndërsa për disa prej tyre folëm në kapitujt e mëparshëm. Sa i përket shiave, ata ndjekin imamët e Ehli Bejtit të cilët e njohin Kuranin dhe nuk bëjnë asgjë në kundërshtim me të dhe nuk ndryshojnë. “A është ai që dëshiron vetëm këtë botë si ai që e ka të qartë se kush është Zoti i tij, i cili e pason Kuranin si dëshmi e Tij, e para tij libri i Musait, udhërrëfyes dhe mëshirë? Këta janë ata që besojnë në të. Nëdrsa ata që komplotuan kundër tij, zjarri do të jetë vendbanimi i tyre. Adaj, ti kurrsesi mos dysho në të, ai është e vërteta vetme nga Zoti juaj; por shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” Hud, 17