Pejgamberi, s.a.v.a., është ai që ka caktuar imamët shiitë

 

 

 

Studiuesi le të mos dyshojë në mësimet e biografisë së Profetit, s.a.v.a. as në atë që ka përcjellë historia islame se ishte Profeti, s.a.v.a., ai që i caktoi dymbëdhjetë imamët dhe i emëroi ata si pasardhës dhe përfaqësues të tij.

Numri i tyre është snhënuar në Sahihët e Ehli Sunetit dhe se janë dymbëdhjetë ndërsa të gjithë janë nga Kurejshit. Këtë e transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.

Në disa nga burimet sunite, imamët përmenden me emra, i pari është Ali ibn Ebi Talibi, pas tij është djali i tij Hasani, pastaj vëllai i tij Huseini, pastaj nëntë imamë nga pasardhësit e Huseinit dhe i fundit është Mehdiu.

Shkrimtari Jenabiul Meveddeti përcjellë:

"Erdhi te Profeti një jahudi, me emrin Eatel, dhe i tha: 'Muhammed, do të doja të të pyesja për disa gjëra për të cilat kam menduar prej kohësh, kështu që nëse më përgjigjesh, do ta pranoj Islamin nga ti. Profeti tha: "Pyet, Ebu Ammara." Ai e pyeti atë për gjërat dhe çdo herë pas përgjigjes së Profetit ai thoshte: "Ti ke thënë të vërtetën." Pastaj ai e pyeti: "Më informo për mëkëmbësin tënd, cili është ai? Sepse nuk ka të Dërguar pa mëkëmbësin e tij. Profeti ynë Musa ibn Imran e rekomandoi Jusha ibn Nunin.' Profeti, s.a.v.a., tha: 'Mëkëmbësi im është Ali ibn Ebi Talibi, dhe pas tij janë dy nipërit e mi, Hasani dhe Huseini, dhe pastaj nëntë Imamët nga pasardhësit e Husejnit.” Jehudia tha: “Muhamed, m'i thuaj me emëra!” Profeti tha: “Pas Husejnit, djali i tij Aliu, pas Aliut, djali i tij Muhamedi, pas Muhamedit, djali i tij Xhaferi, pas Xhaferit, djali i tij Musai, pas Musait, djali i tij Aliu, pas Aliut, djali i tij Muhamedi, pas Muhamedit, djali i tij Aliu, pas Aliut, djali i tij Hasani, pas Hasanit, djali i tij El-Huxha Muhamed Mehdiu. Janë 12 prej tyre.” Ai tha: “Dhe Jehudija e pranoi Islamin, falënderimi i takon Allahut për udhëzimin”.

(Kanduzi Hanaf dhe në Jenabiul Meveddeti, f. 440.; Feraidu-s-semtin nga Khamenei me senedin nga Muxhahidi nga Ibn Abbas.)

Do të gjenim shumë fakte të tilla, nëse do të shfletonim librat e shiave dhe do të shihnim se çfarë gjendet në to. 

Por kjo është dëshmi e mjaftueshme për ne që ulematë e Ehli Sunet vel Xhematit pranojnë se numri i imamëve është dymbëdhjetë dhe nuk ka imam të tjerë përveç Aliut dhe bijve të tij të pastër.

Ajo që na forcon gjithnjë e më shumë në besimin se dymbëdhjetë Imamët janë Ehli Bejt, është se ata nuk kanë studiuar me asnjë dijetar nga Umeti. Asnjë nga historianët, muhadithët apo shkrimtarët e sirasë, nuk raportojnë se ndonjë imam i Ehli Bejtit ka studiuar dhe ka qenë student i ndonjë sahabiu apo tabiini, siç është rasti me të gjithë ulematë e Umetit dhe imamët e tyre.

Ebu Hanife ishte nxënës i Xhafer Sadikut ndërsa Maliku ishte nxënës i Ebu Hanifes. Shafiu studioi te Maliku, sikur edhe Ahmedi.

E sa i përket Imamëve të Ehli Bejtit, atyre iu dha dituria nga Allahu i Madhëruar dhe ata e trashëguan atë dhe e përcollën nga babai te djali, nga gjyshi te babai dhe për ta Allahu thotë:

"Ne do të bëjmë që Librin tonë ta pasojnë ata robër Tanë që Ne i zgjedhim." Fatir, 32

Në një rast, Imam Xhafer Sadiku, duke vënë në dukje këtë fakt, tha: “Është e çuditshme se si njerëzit thonë se dijen, të gjithë diturinë, e kanë marrë nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., kështu që kanë punuar sipas tij dhe kanë qenë në rrugë të drejtë. !! Ndërkohë që ata transmetojnë se ne Ehli Bejti nuk kemi marrë dituri nga Pejgamberi dhe nuk e ndjekim atë, ndërsa ne jemi familja e tij dhe pasardhësit e tij, e në shtëpitë tona erdhi Shpallja, nga ne shkoi dituria u shpërnda te njerëzit, e si është e mundur që ju t'i konsideroni ata se janë të ditur dhe të udhëzuarr, e Ne të konsiderohemi se nuk dijmë dhe të lajthitur?!"

Po, si nuk të habitej Imam Sadiku nga ata që pretendojnë se kanë marrë dituri nga Profeti i Zotit, s.a.v.a., dhe janë armiqësor ndaj Familjes së tij dhe derës së diturisë së tij, përmes së cilës hyhet në diturinë e Profetit. E si të mos habitesh me ta kur ia atribuojnë vetes emrin Ehli Sunet, dhe punojnë në kundërshtim me këtë Sunet?!

Ndërsa shiat, siç dëshmon edhe historia, i dhanë përparësi Aliut, e ndihmuan, u vunë kundër armiqve të tij, luftuan në betejat e tij dhe ishin në paqe me të dhe gjithë diturinë që kanë e morën prej tij.

Ehli Sunet vel Xhemati nuk u pajtuan me të, përkundrazi, luftuan kundër tij dhe donin ta shkatërronin, vranë djemtë e tij, i burgosën dhe i persekutuan. Ata e kundërshtuan atë në shumë urdhëra, sepse ata ndoqën ata që pretendojnë se posedojnë dituri, dhe që kanë punuar sipas mendimit dhe ixhtihadit të tyre në lidhje me dispozitat e Allahut, kështu që ata i ndryshojnë ato në përputhje me dëshirat e tyre dhe nevojat e tyre personale. 

Si të mos habitemi sot nga ata që pretendojnë se ndjekin Sunetin e Profetit dhe dëshmojnë kundër vetes se e kanë lënë Sunetin e Profetit, ngase është bërë simbol i shiave, a nuk kjo për t'u habitur?!

(Shih librin Me të sinqertit, ku Ibn Tejmije thotë se Suneti i Profetit duhet lënë nëse bëhet simbol i shiave, dhe pavarësisht kësaj, ai përsëri quhet përtëritës i Sunetit.

Minhaju-s-Sunneh nga Ibn Tejmije, vëll. 2, fq. 14. ; Sherhul Mewahib, Zerkani, 5/13 dhe Musanneful Hidayah.)

Si të mos habitemi nga ata që mendojnë se janë Ehli Sunet vel Xhemat, por që në fakt janë grupe të shumta: malikitë, hanefijtë, shafijtë, hanbelitë, ata nuk pajtohen me njëri-tjetrin në dispozitat e fikhut duke pretenduar se këto mospajtime janë mëshirë është për ta. Dhe kështu feja e Allahut iu nënshtrua dëshirave, opinioneve dhe asaj që pëlqenin.

Po, ata janë grupe të shumta që patën divergjenca në interpretimin e dispozitave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, mirëpo ata ranë dakord për besueshmërinë dhe autenticitetin dhe rregullshmërinë e kalifatit të dhunshëm nga Sekifa dhe në izolimin e refuzimin e pasardhësve të pastër të Profetit.

Si mund të mos habitemi nga ata që mburren se janë Ehli Sunet vel Xhemat dhe e lanë urdhrin e të Dërguarit të Zotit, s.a.w.a., për t'iu përmbajtur Thekalejnit (dy gjërave të çmuara): Librit të Allahut dhe pasardhësve të Profetit, pavarësisht nga fakti se ata vetë e transmetojnë këtë hadith tek Sahihët e tyre? Ata nuk i përmbahen as Kuranit dhe as pasardhësve, sepse duke refuzuar pasardhësit e refuzuan edhe Kuranin, meqë hadithi sherif na bën me dije se Kurani dhe pasardhësit nuk do të ndahen kurrë, për çka Profeti i Zotit, s.a.v.a., thotë:

"Më njoftoi Mëshiruesi, i Gjithëdijshmi se ata dy (Kur'ani dhe pasardhësit e mi) nuk do të ndahen derisa të vijnë tek unë në Havd."

(Transmeton imam Ahmedi në Musned 5/189, Mustedreku Hakim 3/148 dhe thotë se hadithi është sahih sipas kushteve të dy shejhëve, por ata nuk e transmetojnë. Këtë hadith, e konsideron sahih edhe Dhehebui, në Telhisin e tij, ku thotë se është sahih sipas kushteve të dy shejhëve, Buhariut dhe Muslimit.)

Si mund të mos habitemi nga ata që pretendojnë se janë Ehli Sunet, por veprojnë në kundërshtim me atë që vërtetohet në Sahihët e tyre, për veprimet, urdhërat dhe ndalesat që bëri Profeti, s.a.v.a.?

(Transmeton Buhariu në sahihun e tij se Pejgamberi e ka ndaluar faljen e teravive me xhemat, andaj tha: “O ju njerëz, faluni në shtëpitë tuaja, namazi më i mirë për njeriun është në shtëpinë e tij, përveç namazit farz.” Por Ehli suneti e braktisi urdhërin e Profetit dhe filloi të ndjekë bidatin e Umer ibn Hattabit.)

Nëse besojmë se ky hadith është sahih: "Unë ju lë Librin e Allahut dhe Sunetin tim, nëse i përmbaheni atyre, nuk do të humbni kurrë pas meje!", siç u duket disa njerëzve të Sunetit se ata e vërtetojnë sot habia është edhe më e madhe e turpi edhe më i dukshëm. Sepse udhëheqësit e tyre dhe imamët e tyre dogjën Sunetin që u la i Dërguari i Zotit dhe e ndaluan transmetimin dhe shkrimin e tij, për të cilin tashmë kemi folur.

Omer ibn Hatabi thotë qartë: “Na mjafton Libri i Allahut”. Ky është kundërshtim i hapur ndaj të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., dhe kundërshtimi ndaj tij është kundërshtim ndaj Allahut të Madhëruar.

Këto fjalë të Omer ibn Hattabit janë transmetuar nga Sahihët e Ehli sunet vel xhematit, duke përfshirë Buhariun dhe Muslimin. Kur Pejgamberi tha: “Unë ju lë Librin e Allahut dhe Sunetin tim”, Omeri i tha: “Na mjafton libri i Allahut”, kështu që ne nuk kemi nevojë për sunetin tuaj. Kur Omeri tha në prani të Profetit:

“Na mjafton Libri i Allahut”, Ebu Bekri e konfirmoi mendimin e mikut të tij dhe kur u bë kalif, tha: “Mos transmetoni asgjë nga i Dërguari i Allahut, kushdo që ju pyet, thuaj, ne kemi Libri i Allahut, pra konsiderojeni për hallall atë që është hallall në të dhe haram atë që është haram në të”.

(Tezkiretul huffaz, Zehebi, l/3)

Si të mos habitemi nga ata që lanë Sunetin e Pejgamberit të tyre dhe e hodhën pas shpine, dhe në vend të tyre pranuan bidatet që shpifën, të cilat nuk kanë fuqi nga Allahu, dhe pastaj e quajnë veten dhe pasuesit e tyre Ehli Sunet vel Xhemat?!

Por çudia fillon vetëm kur zbulojmë se Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani nuk ishin të njohur me këtë emërtim, kështu që zbulojmë se Ebu Bekri thotë:

“Nëse më ngarkoni me Sunetin e Pejgamberit tuaj, nuk do të mund ta përballoj atë”.

(Musned Imam Ahmed l/4, Kenzul ummal 3/126.)

Si nuk do të jetë në gjendje Ebu Bekri të mbajë Sunetin e Profetit? A është suneti i tij diçka e pamundur, kështu që Ebu Bekri nuk u ngrit për ta përmbushur atë?

Si mundet atëherë Ehli Suneti të pretendojë se ata i përmbahen Sunetit të Profetit ndërkohë që udhëheqësi i tyre i parë nuk është në gjendje ta përballoj atë?!

A nuk ka thënë Allahu për Sunetin:

“Ju e keni shembullin më të bukur te i Dërguari i Allahut.” Ahzab, 21

 

Ai gjithashtu tha:

„Allahu nuk e detyron askë më shumë sesa i ka dhënë." Talaq, 7

Dhe ai gjithashtu thotë:

“Ai nuk paraparë asgjë të vështirë në fe.” Haxh, 78

A mendojnë Ebu Bekri dhe shoku i tij Omeri se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., e ka shpifur besimin, të cilin Allahu nuk e shpalli, dhe i urdhëroi muslimanët të bënin diçka që nuk mund ta përballonin dhe i ngarkoi me detyra të rënda? Zot na ruaj nga e gjithë kjo, ndërsa, Pejgamberi s.a.v.a.., shpesh thoshte:

“Bëni të tjerët të lumtur ndërsa mos i refuzoni, lehtësoni dhe mos e vështirësoni, Allahu i Lartësuar ju ka dhënë lehtësi, ndaj asnjë gjë mos ia vështirësoni vetes!”

Por pranimi i Ebu Bekrit se ai nuk është në gjendje të zbatojë Sunetin e Profetit konfirmon atë që thamë se ai shpiku një fe të re dhe risi që nuk mund të toleroheshin, të cilat ishin në përputhje me dëshirat e tij dhe me politikën e shtetit që ai drejtonte.

Ndoshta edhe Umer ibn Hatabi ka konsideruar se nuk ka mundur t'i përmbushë dispozitat e Kur'anit dhe Sunetit, prandaj ka thënë të lihet namazi nëse është xhunub deri sa nuk ka ujë për t'u pastruar (gasulim). Ai e shqiptoi këtë fetva derisa ishte në pozitën e kalifit ndërsa dispozitën autentike se si të falet një person deri sa është xhunub e nuk ka uj për t'u pastruar, e dinin të gjithë, si dijetarët po ashtu edhe njerëzit e zakonshëm, dispozitë kjo e trnasmetuar nga të gjithë muhadithët.

Omeri ishte shumë i dhënë pas marrëdhënieve seksuale, kështu që për të zbriti ajeti: “Allahu e di se ishte e vështirë për ty, andaj ua pranoi pendimin dhe ju fali.” (Bekare, 187) , sepse ai nuk mundi të abstenonte nga marrëdhëniet seksuale gjatë agjërimit dhe duke qenë se kishte pak ujë, Omeri e konsideroi se do të ishte më lehtë ta linte namazin dhe të pushonte derisa të kishte ujë të mjaftueshëm për t'u larë dhe vetëm pastaj sërish të fillonte të falej.

Siç dihet, Osmani e shkeli Sunetin e Profetit, andaj Aishja e nxori këmishën e Profetit dhe tha: "Osmani e shkatërroi Sunetin e Profetit, para se ta shkatërronte këmishën e vet". Sahabët e qortuan për shkeljen e Sunetit të Profetit dhe Sunetit të dy Shejhëve (Ebu Bekrit dhe Omerit), ndërsa për shkak edhe e vranë.

Ndërsa sa i përket Muavijes, mund të thuash çfarë të duash. Ai nuk iu bind as Kuranit e as Sunetit dhe i sfidoi ato. Ndërsa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., thotë: “Aliu është prej meje, e unë jam prej Aliut. Kush e mallkon Aliun, më mallkon mua, e kush më mallkon mua, e mallkon Allahun.” (Mustedrek Hakim 3/121, Musned Ahmed 6/323, Hasaisu Nesai, fq. l7.) , shohim se Muavija ishte zhytur thellë në mallkimin e tij, kështu që kjo nuk i mjaftoi, përkundrazi ai urdhëron të gjithë qeveritarët e tij që ta mallkojnë atë, dhe kushdo që refuzon, të hiqet nga pushteti dhe të vritet.

Ne e dimë se Muavija është ai që e quajti veten dhe pasuesit e tij Ehl-Suneh uel Xhemat kundrejtë emërtimit shia – pasues të së vërtetës.

Disa historianë raportojnë se viti në të cilin kalifati u mor nga Muavije, pasi bëri paqe me Hasan ibn Aliun, quhet viti i xhematit.

Nuk ka vend për habi kur kuptojmë se Muavija dhe pasuesit e tij me sunet nënkuptuan mallkimin e Ali ibn Ebi Talibit nga minberet islame, gjatë xhumasë dhe bajramit.

Nëse Sunet vel Xhemati është Muavije ibn Ebi Sufjanit, e lusim Allahun e Madhëruar që të na japë vdekjen pas risisë së refuzimit të Sunetit të themeluar nga Ali ibn Ebi Talibi dhe Ehli Bejti, paqja dhe bekimi qofshin mbi ta!

I dashur lexues, nuk është për t'u habitur, që pasuesit e bidatit dhe gabimit trajtohen si Ehli Sunet vel Xhemat ndërsa Imamët e pastër të Ehlibejtit si bidatçi.

Ja se si këtë e thotë me paturpësi, dijetari i famshëm sunit, Ibn Halduni, pasi i numëron medhhebet e shumicës thotë se Ehli Bejti u nda me medhhebin që shpikën dhe fikhun me të cilin u ndanë, ndërsa medhhebin e tyre e ndërtuan në fyerjen e sahabëve.

 (Mukaddima Ibn Khalduna, fq. 494., kapitulli Shkenca e fikhut dhe ajo që rrjedh nga farzet.)

A nuk të thashë, lexues i dashur: Se vetëm nëse i përmbysë gjërat, do ta kuptosh të vërtetën! Nëse fasikët, mëkatarët Omajad janë Ehli Sunet ndërsa Ehli Bejt janë bidatçi, siç thotë Ibn Halduni, atëherë paqja qoftë mbi Islamin.