Pejgamberi s.a.v.a.. nuk e pranon legjislacionin e Ehli sunetit dhe xhematit

 

Deri më tani mësuam se duke pasuar Ehli Bejtin, shiat nuk kanë bërë asgjë sipas gjykimit të tyre dhe as sipas kijasit. Përkundrazi, këtë e ndaluan rreptësisht. Ndërsa vepruan kështu ngase te Imamët e Ehli Bejtit, hadithet e Profetit janë vendimtare, ato i trashëguan prej tij dhe i kaluan nga babai te djali, nga Imami te Imami. Përmendëm Xhamiu Sahifin, i cila është i gjatë 70 arshina ndërsa përmban gjithçka që u nevojitet muslimanëve deri në Ditën e Gjykimit.

Po kështu, mësuam se Ehli suneti dhe xhemati u detyruan të punonin sipas gjykimit personal dhe kijasit, sepse ata nuk i kishin hadithet e Profetit, dhe kjo për shkak se udhëheqësit dhe prijësit e tyre refuzuan t'i pranonin, i dogjën dhe e ndaluan shkrimin e tyre.

Ata që mbështetën ixhtihadin dhe veprimet e gjykimit personal vendosën të shpifin hadithe dhe t'ia atribuojnë ato të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me qëllim që të mbështesin medhebin e tyre dhe të zëvendësojnë të vërtetën me të pavërtetën. Kështu ata thanë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dërgoi Muadh ibn Xhebelin në Jemen ndërsa para se të nisej e pyeti:

"Nëse dikush ju pyet për ndonjë çështje, si do të gjykosh?" Muadhi u përgjigj: "Unë do të gjykoj me Librin e Allahut". Profeti e pyeti përsëri: "Dhe nëse nuk e gjen në Librin e Allahut?" Muadhi u përgjigj: "Unë do të gjykoj sipas Sunetit të të Dërguarit të Allahut." Profeti i tha: "Po nëse nuk e gjeni te suneti i të Dërguarit të Tij?" Ai u përgjigj: “Nëse nuk e gjej, do ta përdor ixhtihadin sipas gjykimit tim”.

Pastaj Pejgamberi, s.a.v.a., i tha: “Falënderimi i takon Allahut që e ndihmoi përfaqësuesin e të dërguarit të Allahut me atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij janë të kënaqur”.

Ky hadith është gënjeshtër dhe është e pamundur që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ta ketë thënë. Si mund t'i thotë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., Muadhit: "Çfarë do të bësh nëse nuk gjen as në librin e Zotit dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij?", ndërsa Allahu i thotë të Dërguarit të Tij::

“Ne të shpallim ty Librin si shpjegim për çdo gjë.” Nahl, 89

"Ne, në këtë Libër, nuk kemi lënë asgjë mangut." En'am, 38

“Çfarëdo që ju jep Pejgamberi merreni, ndërsa lëreni atë që ju ndalon.” Hashër, 7

Po ashtu, Allahu i tha të Dërguarit të Tij:

“Ne të shpallim ty Librin, vetëm të vërtetën, në mënyrë që të gjykosh njerëzit ashtu siç të shpall Allahu.” Nisa, 105.

Si mundet Profeti, që pas kësaj, t'i thotë Muadhit: "Dhe nëse nuk gjen as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij?!" A nuk është kjo një pranim se ka mangësi në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij dhe se jo të gjitha çështjet janë shpjeguar!

Dikush do të thotë: Ndoshta ky hadith është thënë nga i Dërguari, s.a.v.a. në fillim të thirrjes së tij kur Libri i Allahut nuk ishte i plotë.

Do t'i themi: Kjo nuk është e vërtetë, ngase, para së gjithash: për shkak të fjalës së Muadhit: "Unë do të gjykoj me Librin e Allahut", që vërteton se Libri i Allahut atëherë ishte i plotë.

Nëse shtojmë fjalët e Muadhit: "Unë do të gjykoj sipas Sunetit të Pejgamberit të Tij", mësojmë se nuk ka dyshim se ky hadith është trilluar shumë më vonë, në një kohë kur u fol shumë për ixhtihadin, në kundërshtim me tekstet autoritative të Kuranit dhe Sunetit, ngaqë termi „Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij“ është përdorur pasi që i Dërguari, s.a.v.a., kishte dalë nga kjo botë.

Kjo nuk është e vërtetë nga shkaku tjetër, meqë ky hadith do të bëhej argument për dikë që nuk i njeh urdhërat e Allahut dhe porositë e të Dërguarit të Tij, që të gjykojë dhe të veproj sipas mendimit të tij, si të dojë dhe nuk do të angazhohej për të mësuar dispozitat, ashtu siç urdhëroi Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a.

Kjo nuk është e vërtetë për shkak të fjalëve të Allahut të Madhëruar:

“Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka zbritur Allahu, janë zullumqarët e vërtetë”. "Dhe ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka zbritur Allahu, ata janë mosbesimtarët e vërtetë." “Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka zbritur Allahu, ata janë mëkatarët e vërtetë.” Maide, 44-45-47.

Kjo nuk është e vërtetë, meqë ai që nuk i di të gjitha dispozitat, nuk mund të gjykojë sipas tyre, as nuk mund të nxjerrë fetva, derisa të mësojë se çfarë ka caktuar Allahu dhe i Dërguari i Tij për të.

Nëse i Dërguari është i Dërguari i Allahut dhe Allahu i ka dhënë të drejtën e legjislacionit, duke thënë: “Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për diçka, atëherë as besimtari dhe as besimtarja nuk kanë të drejtë të veprojnë sipas dëshirës së tyre. " (Rrahman, 56) , dhe se krahas kësaj, gjatë gjithë jetës së tij ai nuk ka vendosur për asnjë çështje sipas gjykimit të tij, as me kijas, as me ixhtihad, por gjithmonë ka ndjekur tekstet e Zotit që i ka sjellë Xhibrili, a.s., sa herë kur paraqitej nevoja, ndërsa të gjitha transmetimet që kundërshtojnë këtë janë të trilluara.

Për të qenë edhe më të bindur për atë që po themi, ja një dëshmi nga Sahihu i Ehli sunetit dhe xhematit, i cili transmetohet nga Buhariu në Sahihun e tij:

“I Dërguari nuk është pyetur për asgjë, për diçka që nuk i kishte ardhur shpallja, e të mos thotë : “Nuk e di.”, ose nuk do të përgjigjej derisa të merrte shpallje për këtë. Dhe ai nuk thoshte diçka sipas mendimit të tij, as sipas kijasit, për shkak të fjalëve të Allahut: "Ashtu siç të shpall Allahu ty." Nisa, 105".

(Sahih Buhari, 1/148, nga kitabul iatisam bil kitabi was-s-sunneti)

 

Po, kështu i thotë të Dërguarit të Tij, Zoti i botëve dhe Gjykatësi më i drejtë: “Dhe ty ta shpallim Librin, vetëm të vërtetën, për të vërtetuar librat e shpallur më parë dhe për të vigjiluar mbi to. Dhe ti, gjyko ata sipas asaj që të shpall Allahu.” Maide, 48

 

Shiheni çfarë i thotë Kurani Muhamedit s.a.v.a.:

 

“Ne të shpallim ty Librin, vetëm të vërtetën, për t'iu gjykuar njerëzve sipas asaj që të shpall Allahu.” Nisa, 105.

 

Nëse i Dërguari, s.a.v.a., nuk ka vepruar sipas gjykimit të tij dhe as sipas kijasit, siç dëshmojnë ata vetë në Sahihët e tyre, atëherë si u lejohet të tjerëve ta bëjnë këtë?! Dhe si punojnë në kundërshtim me dispozitat e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, e pastaj thonë se janë ithtarë të Sunetit, kjo është vërtet shumë e çuditshme!!!