Pastërtia (Ismet) e Profetit dhe ndikimi i tij në ehli sunetin vel xhematin

 

Sa i përket mendimit për ismetin (mbrojtjen nga mëkati), te muslimanët ka pikëpamje të ndryshme. Ky mendim, në fakt, është i vetmi faktor që i detyron muslimanët t'i pranojnë porositë e Profetit pa diskutim dhe debat. Sepse nëse nuk besojnë se ai nuk thotë asgjë sipas dëshirës së tij, se çdo gjë që ai publikon është shpallje, atëherë duhet t'i besojnë dhe t'i pranojnë fjalët e Profetit dhe dispozitat që ai shpall, sepse në të kundërtën, nëse ato nuk janë Kur'ani që mëson, atëherë është vetëm një ixhtihad personal prej tij.

Por, nëse pranojmë dhe besojmë se e gjithë fuqia dhe pushteti i takon Allahut dhe se Profeti ka vetëm rolin e ndërmjetësit në përcjelljen e mesazhit të Zotit dhe shpjegimin e tij, atëherë ky besim përkon me shiat. Shumë sahabë u bënë të famshëm për këtë besim dhe në krye të tyre ishte Imam Aliu i cili nuk ndryshoi asgjë nga Suneti i Profetit, duke e konsideruar atë si shpallje nga Allahu. Nuk lejohet përdorimi i mendimit personal dhe i ixhtihadit, nëse kemi porositë e Allahut të Madhëruar.

Por, nëse pranojmë se Profeti nuk është i mbrojtur nga gabimi dhe harresa në fjalë dhe vepra, ose nëse pagabueshmëria e tij lidhet vetëm me çështjen e dërgimit të Kuranit, dhe se në çështjet e tjera ai është si njerëzit e tjerë, ai gabon dhe bën gjënë e duhur, atëherë ky është mendimi i Ehli sunetit dhe xhematiti, të cilët lejojnë sahabët dhe ulematë të përdorin ixhtihad edhe kur kanë fjalët dhe dispozitën e Pejgamberit s.a.v.a., ndërsa ajo që është në përputhje me interesin e përgjithshëm që janë në përputhje me rrethanat që kërkon çdo situatë sipas mendimit të sundimtarit në çdo kohë.

Nuk është as e nevojshme të shpjegohet se shkolla e hulefai rashidinëve (me përjashtim të Imam Aliut) përdori ixhtihadin sipas gjykimit të tyre edhe pse kishin Sunetin e Profetit. Pastaj ata shkuan një hap më tej dhe përdorën ixhtihad edhe kur kishin tekstin kuranor. Mendimet e tyre më vonë u bënë dispozita sipas të cilave silleshin ehli suneti dhe xhemati, duke i konsideruar ato të detyrueshme për të gjithë muslimanët.

Folëm për ixhtihadin e Ebu Bekrit, Omerit dhe Uthmanit në librat „Me ata që janë të sinqertë“ dhe „Pyesni ata që dinë“ dhe në të ardhmen do të shkruajmë një libër të veçantë vetëm mbi këtë temë, inshallah.

Ne e dimë se Ehli suneti dhe xhemati i shton shumë burime të tjera dy burimeve kryesore të legjislacionit islam (Kur'anit dhe Sunetit), për shembull: sunetin e dy shejhëve (Ebu Bekrit dhe Omerit), ixhtihadin e sahabëve, ndërsa ky është rezultat i besimit të tyre se Profeti, s.a.v.a., nuk është i mbrojtur nga gabimi, porse ndonjëherë ai bënte diçka sipas gjykimit të tij, ndaj ndodhte që disa sahabë ta korrigjonin dhe ai ta pranonte atë vërejtje. 

Kjo na e bën të qartë se kur ehli suneti dhe xhemati thonë se Profeti nuk është pa mëkat, ata e lejojnë atë të kundërshtohet dhe të mos i binden urdhrave të tij.

Sepse ai që nuk është i mbrojtur nga mëkati, të tjerët nuk e kanë obligim t'i binden atij, as sipas sheriatit dhe as sipas arsyes. Përderisa besojmë se ai gabon, nuk jemi të detyruar t'i bindemi. Si mund t'i nënshtrohemi gabimeve?!

Gjithashtu na bëhet e qartë se kur thonë se Pejgamberi është i mbrojtur nga mëkati në çdo gjë, në këtë mënyrë angazhohen për t'iu bindur atij, sepse ai është pa gabime dhe nuk lejohet ta kundërshtosh atë. Kush e kundërshton dhe nuk e dëgjon atë, ka kundërshtuar dhe nuk e ka dëgjuar Zotin e tij.

Kur'ani tregon për këtë në vargje të shumta:

"Atë që ju jep Profeti Merreni ndërsa braktiseni atë që ju ndalon." Hashr, 7

“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Ali Imran, 132

"Thuaj: "Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, dhe Allahu do t'ju doj juve." Ali Imran, 31

Dhe shumë ajete të tjera që i detyrojnë muslimanët që t'i binden Profetit pa asnjë kundërshtim, duke e konsideruar atë të mbrojtur nga mëkati dhe se ai nuk përcjell asgjë përveç asaj që Allahu e urdhëron të bëjë. Kjo shpjegon se shiat janë ndjekës të Sunetit të vërtetë, për shkak të besimit se Suneti ruhet nga gabimi dhe besimit se është obligim ndjekja e tij. Po kështu, është e qartë se ehli suneti janë larg Sunetit për shkak të besimit se në të ka gabime dhe lejojnë kundërshtimin e Sunetit.

“Të gjithë njerëzit ishin një bashkësi, dhe Allahu dërgoi pejgamberë për të sjellë lajme të gëzuara dhe këshilla, dhe nëpërmjet tyre dërgoi Librin, vetëm të vërtetën, për të gjykuar njerëzit me të për atë që ata nuk pajtoheshin. Ndërsa arsyeja e mosmarrëveshjes ishte zilia e ndërsjellë, pikërisht nga ana e atyre të cilëve u ishte dhënë, edhe atë kur atyre u kishin ardhur tashmë prova të qarta dhe atëherë Allahu, me vullnetin e Tij, do t'i udhëzonte besimtarët për të kuptuar të vërtetën e vetme për çfarë nuk pajtoheshin. Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.” [Bekare, 213]