Parafjalë 

 

 

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin dhe të Dërguarin më të nderuar të Zotit, Sejjidin Muhamedin, dhe mbi Familjen e tij të pastër!

Për shkak të fjalës së Pejgamberit të Zotit, s.a.v.a.: "Boja e dijetarit është më e vlefshme tek Allahu se gjaku i një dëshmori", është e nevojshme që çdo dijetar apo shkrimtar t'u shkruajë njerëzve atë që e konsideron të dobishme, në mënyrë që t'i udhëzojë dhe t'i nxjerrë nga errësira në dritë, sepse njeriu që dëshiron dëshmorësinë në rrugën e Allahut, që është lutje për vendosjen e drejtësisë, do të lërë gjurmë vetëm tek ai që kujdeset për të. Por një dijetar që mëson njerëzit dhe shkruan, me njohuritë e tij ndikon te lexuesit e brezit të tij dhe libri i tij mbetet dritë edhe për gjeneratat e tjera, te ata që Allahu i jep për të trashëguar Tokën dhe ata që janë në të. Gjithçka tjetër pakësohet përmes shpërndarjes, përveç diturisë e cila përmes saj shtohet.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:

"Nëse Allahu e udhëzon përmes teje vetëm një person, është më mirë për ju se çdo gjë mbi të cilën lind dielli ose më mirë për ju se bota dhe ajo që ka në të."

Sa shumë shkrimtarë vdiqën shekuj më parë dhe kockat e tyre u bënë pluhur, por njohuritë dhe idetë e tyre mbetën përmes librave të tyre që u shtypën qindra herë gjatë brezave dhe nga të cilët njerëzit morën udhëzime.

Nëse dëshmori është i gjallë me Zotin e tij, atëherë nuk ka dyshim se edhe dijetari, që udhëzonte njerëzit, është gjallë me Zotin e tij,me njerëzit që e kujtojnë me dashuri dhe luten për faljen e mëkateve të tij.

 Dhe unë nuk jam prej dijetarëve dhe nuk e pretendoj këtë për veten time dhe kërkoj mbrojtje tek Allahu nga egoizmi. Unë jam nga ata që u shërbej dijetarëve dhe hulumtuesve dhe ndjek gjurmët e tyre, ashtu si shërbëtori që ndjek zotërinë e tij.

Allahu më frymëzoi të shkruaj librin “E mandej e gjeta rrugën e drejtë”, ndërsa e kam shkruar me mbështetjen e shumë lexuesve dhe studiuesve. Më pas vijoi libri im i dytë “Me ata që janë të sinqertë”, dhe u prit mirë. Kjo më inkurajoi të vazhdoj kërkimet e mia, kështu që shkrova librin e tretë, "Pyet ata që dinë", në të cilin mbrojta Islamin dhe Profetin, dhe për të hequr dyshimet dhe paqartësitë që lidhen me personalitetin e tij fisnik dhe për të zbuluar komplotin e sajuar kundër tij dhe familjes së tij të pastër.

Mora letra të shumta nga e gjithë bota arabe dhe islame, të cilat përmbanin shprehje dashurie dhe mbështetjeje. Gjithashtu jam ftuar të marr pjesë në shumë konferenca në të gjitha anët e botës, të organizuara nga shoqatat islame. Kështu që mora pjesë në konferenca në Amerikë, Iran, Britani, Indi, Pakistan, Kenia, Republikën e Afrikës Perëndimore dhe Suedi.

Në ato raste, sa herë që takohesha me një grup të rinjsh të arsimuar, njerëz të ideve dhe intelektualëve, gjeja tek ata një dëshirë dhe etje për më shumë dije. Isha rregullisht i ekspozuar ndaj pyetjeve për më shumë libra të rinj?

E falënderova Allahun për një ndihmë të tillë dhe kërkova prej Tij udhëzim. E luta Allahun që të më ndihmojë në shkrimin e këtij libri, të cilin po e paraqes para muslimanëve të etur për dije dhe të vërtetën. Ndoshta disa studiues do ta përdorin atë për të kuptuar se grupi i synuar, i cili quhet Shia Imami, është ai grupi që u shpëtua dhe se ata, përkatësishtë shiat janë, pasuesit  e sunetit të vërtetë. Me këtë nënkuptoj Sunetin Muhamedan, i cili është ekspozuar nga Profeti, përmes Shpalljes nga Zoti i botëve. 

Ai nuk thotë asgjë sipas tekave të tij, e gjitha është shpallje që atij i shpallet. Unë do t'u shpjegoj lexuesve fisnikë se termi për të cilin janë pajtuar armiqtë e shiave, dhe ata quhen Ehli suneti dhe xhemati, nuk është gjë tjetër veçse ajo që ata mendojnë se është Suneti dhe ata dhe baballarët e tyre e kanë quajtur kështu. Allahu xh.sh. nuk e ka shpallur një gjë të tillë dhe Profeti Muhamed a.s është i pafajshëm për këtë.

Sa gënjeshtra janë thënë për të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., sa hadithe, fjalë dhe vepra të tij janë penguar të arrijnë te muslimanët, me argumentin se ata kanë frikë se mos ngatërrohen fjalët e tij me të folurit e Allahut. Ky argument është po aq i dobët sa rrjeta e merimangës. Sa hadithe autentike janë përfshirë në hadithet e dyshimta, të cilave nuk u kushtohet ndonjë rëndësi. Dhe sa shumë iluzione dhe trillime, pas tij, morën statusin e rregullave që i atribuohen atij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Sa shumë personalitete të mjera, për poshtërsinë e të cilëve dëshmon historia, pas Profeti u bë udhëheqës dhe pionierë që udhëhoqën umetin duke trilluar shpjegime dhe arsyetime për gabimet e tyre.

Dhe sa shumë personalitete fisnike, për nderin dhe madhështinë e të cilëve e dëshmon historia, pasi që Profeti la këtë botë, u lanë pas dore dhe nuk iu kushtua vëmendje, përkundrazi u shpallën jobesimtarë dhe u mallkuan për shkak të qëndrimeve të tyre të fisnike. Sa emra, në dukje brilantë, fshehën pabesinë dhe mashtrimin e tyre. Dhe sa varre të tyre vizitohen, ndërkohë që banorët e tyre janë banorë të Ferrit.

Allahu i Madhëruar për këtë ka thënë në mënyrën më të bukur:

“Ka njerëz, fjalët e të cilëve janë frymëzuese në këtë botë kënaqen dhe që thirren në Allahun si dëshmitar për atë që kanë në zemrat e tyre, ndërkohë që (të tillët) janë kundërshtarët më të ashpër. Sapo njëri prej tyre kap një pozicion, ai përpiqet të bëjë një rrëmujë në Tokë, duke shkatërruar të korrat dhe bagëtinë. Dhe Allahu nuk e do çrregullimin. E kur i thuhet: “Kini frikë Allahun!” - atëherë ai bën mëkate nga inati. Atij i mjafton Ferri, ndërsa ai është një vendbanim i tmerrshëm.” Bekare, 204-206.

Ndoshta nuk e teproj kur veproj sipas thënies popullore: “Po të bësh të kundërtën do të bësh gjënë e duhur!”. Është detyrë e çdo studiuesi që të mos i marrë gjërat si të mirëqena, të mos e pranojë atë që po bën si diçka të domosdoshme. Duhet t'iu qaset në më shumë mënyra e këndëvështrime, edhe të dyshoj në to për të arritur tek e vërteta me të cilën politika po bënte lojën e saj. Ai nuk duhet të mashtrohet nga paraqitjet e jashtme dhe shunmësia. Zoti i Lartmadhëruar në librin e Tij të shenjtë thotë:

“Nëse do t'i bindesh shumicës së atyre që jetojnë në tokë, ata do të të largonin nga rruga e Allahut. Ata udhëhiqen vetëm me hamendje dhe flasin vetëm të pavërteta.” En’am, 116.

Ndonjëherë e pavërteta vesh rrobat e së vërtetës për të mashtruar njerëzit, e në shumicën e rasteve ia dalin për shkak të thjeshtësisë njerëzore ose për shkak të një mendimi të këndshëm për ta. Ndonjëherë e pavërteta fiton mbi të vërtetën sepse ka ndihmës për ta mbështetur atë. Atëherë, e vetmja gjë që i mbetet të vërtetës është durimi dhe pritja e premtimit të Allahut se gënjeshtra do të zhduket, sepse gënjeshtra me të vërtetë zhduket!

Shembulli më i madh i kësaj është ajo që tregon Kur'ani për Jakubin dhe djemtë e tij:

“Dhe në mbrëmje erdhën te babai i tyre duke qarë: “O babai ynë”, thanë: “Ne kishim shkuar për të vrapuar dhe e lamë Jusufin me gjërat tona, kështu që ujku e hëngri. Ndërsa ti nuk do të na besosh, edhe pse ne po themi të vërtetën. ’” Jusuf, 16-17

Nëse do të thoshin të vërtetën, do të duhej të kishin thënë: "Ti nuk do të na besosh se nuk po gënjejmë". Jakubit, a.s., i dërguari i Zotit, të cilit po i vinte shpallja, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t'i dorëzohej gënjeshtrave të tyre dhe t'i lutej Zotit që t'i jepte durim pavarësisht se ai e dinte se ata po gënjenin, prandaj tha:

"Në shpirtrat tuaj ka lindur një mendim i keq dhe unë nuk do të pikëllohem, e lus Allahun për ndihmë kundër asaj që po thoni." Jusuf, 18

Çfarë mund të bënte tjetër, kur u përball me dymbëdhjetë njerëz që ranë dakord për një gjë dhe bënë shfaqje për një këmishë të gjakosur dhe të gjithë qanin për vëllain e tyre të humbur.

A e zbuloi Jakubi gënjeshtrën e tyre, a e hodhi poshtë gënjeshtrën e tyre, për të nxituar te pusi për të marrë djalin e tij të dashur dhe më pas t'i ndëshkonte për atë që kishin bërë?

Jo, nuk e bëri këtë, këtë e bëjnë vetëm injorantët që nuk udhëhiqen nga urtësia e Allahut. Sa i përket Jakubit, ai është pejgamber, sillet me mençuri dhe për të Allahu xh.sh.

"Ai ishte me të vërtetë një njohës i madh, sepse ne e mësuam atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë." Jusuf, 68

Dija dhe urtësia e tij e mësuan atë të largohet prej tyre dhe të thotë:

"O Jusuf, pikëllimi im!" - ndërsa sytë e tij ishin të bardhë nga vuajtja, ai ishte shumë i pikëlluar." Jusuf, 84

Sikur Jakubi të sillej me ta ashtu siç thamë, d.m.th., sikur ta nxirrte Jusufin nga pusi dhe t'i ndëshkonte për atë që kishin bërë, urrejtja e tyre ndaj vëllait të tyre do të ishte intensifikuar dhe ata do ta kishin vrarë babanë e tyre dhe se ndoshta këtë (qëllim) edhe e kishin shpalosur fjalët:

"Pasha Allahun, ju e përmendni Jusufin aq shumë sa do të sëmureni rëndë ose do të vdisni." Jusuf, 85

Nga e gjithë kjo konkludojmë se heshtja është më e mirë, në cilësinë mustehab, nëse përballja me gënjeshtrën ka dëm apo përçarje më të madhe, apo nëse në heshtjen e së vërtetës ka një dobi të përgjithshme, edhe nëse ajo vonohet.

Dhe duhet kuptuar nga hadithi i Profetit i cili thotë: "Ai që e fsheh të vërtetën është shejtani memec". Ky kuptim pajtohet me mendjen e shëndoshë dhe me Librin fisnik të Allahut. Nëse shikojmë jetën e Profetit të Zotit, do të zbulojmë se ai e ka heshtur të vërtetën në shumë raste për të mirën e Islamit dhe muslimanëve, gjë që e dimë nga ajo që tregohet në Sahihët për jetëshkrimin e Profetit, si p.sh. marrëveshja e paqes në Hudejbije.

Allahu e mëshiroftë Komandantin e Besimtarëve, Imam Aliun, i cili pas vdekjes së xhaxhait të tij, për të cilin do të sakrifikonte babnë dhe nënën, heshti për të drejtat e tij dhe tha fjalët e famshme:

“Pastaj fillova të mendoj nëse ishte e nevojshme të sulmoja apo të duroja me qetësi errësirën verbuese të vuajtjes në të cilën të rriturit lëngojnë e të rinjtë plaken, ndërsa besimtari punon vërtet nën barrë derisa të takojë Zotin. Kuptova se këmbëngulja ishte më e mençur. Prandaj bëra për vete durimin, edhe pse kishte pickim në sy dhe ngulfatje në fyt!”.

Nëse Ebu Hasani (Aliu) nuk do të kishte heshtur për të drejtën e tij për kalifat dhe sikur të mos i kishte dhënë përparësi mirëqenies së Islamit dhe muslimanëve, Islami nuk do mbetej i gjallë në jetë pas Muhamedit a.s. , ashtu siç u shpallë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ky është një fakt që shumë njerëz e anashkalojnë. Dhe ata që, si dëshmi rregullshmërisë së kalifatit të Ebu Bekrit dhe Omerit, gjithmonë deklarojnë se Aliu hesht, madje duke shtuar edhe këtë:

“Nëse Pejgamberi a.s. do ta kishte caktuar Aliun si pasardhës të tij, ai nuk do të lejohej ta fshihte atë sepse është e drejta e tij, dhe ai që fsheh të vërtetën është shejtani memec”.

Pash jetën time, ky është një koncept i gabuar që nuk e njeh të vërtetën dhe vetëm pajtohet me dëshirat dhe epshet e tyre.

 Në këtë as nuk mund të shihet urtësia e heshtjes e as mirëqenia e kësaj bote, vlera e së cilës nuk mund të dihet nëse matet me mirëqenien e kësaj bote ndërsa rezultati i së cilës është një revolucion dhe një rebelim kundër gënjeshtrës që ka shumë ndihmës.

 

Kur ai ishte duke bërë paqe në Hudejbe, Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e fshehu të vërtetën dhe pranoi kushtet e kurejshëve që ishin në lajthitje, dhe më pas Umer ibn Hatabi u zemërua dhe u rebelua duke i thënë Profetit:

“Vërtet a nuk je ti i Dërguari i Allahut?! A nuk jemi ne në rrugën e së vërtetës dhe ata në rrugën e gënjeshtrës?! Pse po i fusim turp në fenë tonë?!”

Sipas mendimit të Omer ibn Hattabit dhe shumicës së sahabëve të pranishëm, heshtja e Profetit ishte negative, por realiteti e vërteton, pa dyshim, se heshtja e tij ishte pozitive në dobi të Islamit dhe muslimanëve, edhe nëse kjo dobi nuk mund të shihej menjëherë. Rezultatet pozitive të këtij veprim u panë pas një viti, kur i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., pushtoi Mekën pa luftë, sepse nuk u bë asnjë rezistencë. Njerëzit hynë në besim në grupe dhe më pas i Dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira  e Allahut qofshin mbi të, e thirri Umer ibn Hatabin dhe i tregoi rezultatet e fshehjes së tij të së vërtetës dhe urtësisë së atij veprimi.

Përkundër faktit se Imam Aliu ishte me të vërtetën dhe e vërteta ishte me të kudo që ishte , ai nuk kishte shumë ndihmës që t'i kundërvihej Muavijes dhe gënjeshtrave të tij. Muavija gjeti shumë përkrahës të gatshëm për të luftuar kundër së vërtetës dhe për ta shkatërruar atë. Njerëzit janë skllevër të kësaj bote ndërsa besimi është vetëm shija e ushqimit të mbetur në gjuhët e tyre. Njerëzit nuk e pëlqejnë të vërtetën dhe anojnë nga e pavërteta, sepse e vërteta është e hidhur dhe e vështirë, kurse gënjeshtra është e lehtë dhe e këndshme.

Allahu i Madhëruar ka thënë të vërtetën:

"Megjithatë, ai u sjell atyre të vërtetën, por shumica e tyre e përbuzin të vërtetën." Mu'minun, 70. 

Gënjeshtra e Jezidit e mposhti të vërtetën e Husejnit për të njëjtat arsye që gënjeshtra e sundimtarëve Umajad dhe Abasid fitoi mbi të vërtetën e Imamëve të Ehli Bejtit, të cilët të gjithë ranë si dëshmorë duke heshtur, për hir të Islamit dhe muslimanëve.

Imami i dymbëdhjetë u fsheh nga droja para së pavërtetës dhe hesht derisa të gjenden ndihmësit e së vërtetës, dhe pastaj Allahu do ta lejojë atë të dalë për të udhëhequr një revolucion të së vërtetës kundër gënjeshtrës dhe ta mbushë Tokën me drejtësi dhe barazi, siç ishte e mbushur me padrejtësi dhe krime. Me fjalë të tjera, ai do ta mbushë atë me të vërtetën ashtu siç ajo u mbush me gënjeshtra.

Për shkak se shumica e njerëzve e përbuzin të vërtetën, në këtë mënyrë ata janë ndihmës të gënjeshtrës. Vetëm një numër i vogël njerëzish e duan të vërtetën dhe nuk do t'i mposhtin ithtarët e gënjeshtrës, përveçse me ndihmën e Allahut përmes mrekullisë. Për këtë flet Libri i Allahut, për të gjitha betejat dhe fushatat në të cilat u mblodhën ithtarët e së vërtetës kundër ithtarëve të gënjeshtrës:

“Sa herë kompanitë e vogla, me vullnetin e Allahut, kanë mposhtur kompani shumë më të mëdha! - Dhe Allahu është në anën e durimtarëve.” Bekare, 249

Ata që qëndrojnë në të vërtetën, përkundër numrit të vogël të ndihmësve dhe përkrahësve të saj, Allahu do t'i ndihmojë me mrekulli dhe do t'u dërgojë engjëj për të luftuar përkrah tyre. Nëse Allahu nuk do të ndërhynte drejtpërdrejt, gënjeshtra nuk do të mposhtej kurrë nga e vërteta.

Ne sot jetojmë në këtë realitet të dhimbshëm. Besimtarët e sinqertë, ndihmuesit e së vërtetës janë më të pakët, të nënçmuar dhe shpërndahen. Ndërsa ndihmuesit e gënjeshtrës, ata që e mohojnë Allahun, sundojnë dhe luajnë me fatet e popujve dhe shpirtrat e tyre. Besimtarët e nënçmuar nuk do të mund ta fitojnë betejën kundër mosbesimtarëve, mendjemëdhenjve dhe të fuqishmëve, përveçse me ndihmën e Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye traditat thonë se Mrekullia do të shfaqet me shfaqjen e Mehdiut, alejhi selam. Kjo nuk është një ftesë për t'u ulur e për të pritur. Meqë më parë thashë se Mehdiu do të shfaqet vetëm kur të ketë ndihmës dhe përkrahës të së vërtetës.

Mjafton që besimtarët e sinqertë të bartin idenë e Islamit të paraqitur në ndjekjen e Ehli Bejtit. Me këtë mendoj se duhet t'i përmbahemi dy gjërave të çmuara: Librit të Allahut dhe pasardhësve të Profetit; të jemi ndihmuesit dhe përkrahësit e Imam Mehdiut, bekimet më të mirsa dhe selamet më pastërrta qofshin mbi të dhe mbi baballarët e tij.

E them këtë dhe e lus Allahun të më falë nëse gabohem, sipas mendimit të shumicës së njerëzve, ndërsa flas drejt sipas mendimit të pakicës. Unë nuk e marr parasysh qortimin e shumicës dhe as nuk krenohem me lavdërimin e pakicës, përderisa duke e bërë këtë, kërkoj kënaqësinë e Allahut, të Dërguarit të Tij dhe Imamëve të Ehli Bejtit a.s.

E sa i përket kënaqësisë së njerëzve, ai është një qëllim që nuk arrihet, sepse njerëzit do të kënaqen vetëm me atë që u pëlqen, ata ndjekin vetëm dëshirat e tyre dhe janë të shumëllojshëm:

"Nëse Allahu do t'i ndiqte dëshirat e tyre, me siguri do të zhdukej rregulli në qiej dhe në tokë, dhe në atë që gjendet në to." Mu'minun, 71

Shumica e njerëzve ishin kundër të vërtetës se ajo shkonte deri aty sa vrisnin të Dërguarit e Allahut duke qenë mendjelehtë për të vërtetën që nuk pajtohej me dëshirat e tyre:

"Dhe sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte diçka që nuk i pëlqente shpirtërave tuaj, ju bëheshit mendjemëdhenjë ashtu që disa i detyruat të gënjenin, ndërsa disa të tjerët i vrisnit." Bekare, 87

Nuk më vjen turp nëse disa më poshtërojnë apo më shajnë, ata që nuk e durojnë dot të vërtetën, të cilën e mbroj dhe promovoj në librat e mi të mëparshëm. E pra, në vend që të sjellin prova dhe argumente shkencore, ata iu drejtuan mallkimeve dhe sharjeve që është zakon i injorantëve.

Unë nuk i jam nënshtruar, as nuk do t'i nënshtrohem kërcënimeve dhe frikësimeve. Unë do të vazhdoj që me penën dhe gjuhën time ta mbroj të Dërguarin e Zotit dhe Familjen e tij (paqja qoftë mbi të gjithë ata!). Ndoshta dikush do ta pranojë, kështu që unë do të jem një nga të shpëtuarit. Unë kërkoj ndihmë nga Allahu, tek Ai mbështetem dhe tek Ai do të kthehem!

 

 

Muhamed Tijani Semavi nga Tunisi