Njohja me Imamët e ehli sunet vel xhematit

 

Ehli Sunet vel Xhemati iu përkushtua katër imamve dhe pranoi vetëm ata, që ishin edhe themeluesit e medhhebeve, përkatësisht: Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun dhe Ahmed ibn Hanbelin.

 Këta katër imam nuk ishin shokë të të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., as nuk ishin tabiin (gjenerata pas sahabëve), nuk e njihnin të Dërguarin e Zotit, as ai nuk i njihte këta, nuk e panë atë dhe as ai nuk i pa ata. Më i vjetri prej tyre ishte Ebu Hanife, ndërsa mes tij dhe Pejgamberit a.s. ka më shumë se njëqind vjet, sepse ai lindi në vitin 80 hixhri dhe vdiq në vitin 150 hixhri. Më i riu nga këta katër Imamë ishte Ahmed ibn Hanbeli, i lindur në vitin 165 pas hixhrit, ndërsa vdiq në 240 hixhri. Kjo është ajo që ka të bëjë me imamët që vendosin rregullat fetare, pra Sheriatin.

Për sa i përket themelit të besimit, pra mësimeve të Akidesë, Ehlul-Suneti vel Xhemati mbështetet dhe i referohet Imam Ebu Hasan Ali ibn Ismail Eshariut, 270 - 335 h.

Këta janë imamët e Ehli Sunetit vel Xhematit dhe prej tyre i kërkojnë rregullat dhe bazat e besimit.

Nëse në mesin e tyre gjendert ndonjë imam nga Ehli Bejti, apo nga shokët e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., apo që Profeti ka folur për njërin prej tyre dhe e ka drejtuar umetin tek ai? Jo, nuk ka asgjë nga këto dhe është një rrugë me gjemba për të arritur atje.

Nëse Ehli-Sunet vel Xhemati pretendojnë se i përmbahen Sunetit të Profetit, atëherë pse janë kaq vonë në shfaqjen e këtyre medhhebeve?

E ku ishte Ehli-Sunet vel Xhemati para shfaqjes së këtyre medhhebeve?

Çfarë ndoqën ata dhe ku i kërkuan dispozitat e besimit?

Si mund të pranonin t'i ndiqnin ata njerëz, të cilët nuk jetuan në kohën e Profetit dhe nuk e njihnin atë, por kishin lindur në kohën pas ndodhjes së fitnes, pas luftës së sahabëve dhe vrasjeve të shkaktuara mes tyre dhe shpalljes së njëri-tjetrit jobesimtarë, dhe pasi ata u sollën arbitrarisht me Kuranin dhe Sunetin duke sjellur mendimet dhe ixhtihadin e tyre për to. Madje imamët e ehli sunetit u shfaqën pasi Jezid ibn Muavija mori kalifatin dhe lejoi që Medina, qyteti i Profetit, të sulmohej, ndërsa me atë rast ai e lejoi ushtrinë e tij të bënte çfarë të donte në të për tre ditë, nga plaçkitja, vrasja deri te  dhunimi.

Ushtria e tij pastaj bëri një kaos të madh, duke vrarë shokë të njohur të profetit që nuk donin t'i bënin betimin Jezidit, u cenua nderi, u përdhunuan gratë të cilat më vonë do të lindnin fëmijë jashtë martese.

Si është e mundur që një njeri me arsye të shëndodhë të pranojë imamë të tillë që janë nga ajo shtresë njerëzore e cila është e ndotur nga tmerret e fitnes dhe e cila ushqehet me qumështin e saj, shtresë kjo e cila u mbiu dhe u rrit me kurthet dhe mashtrimet e saj ndërkohë që rreth saj ishte hedhur veloja e diturisë imagjinare. Mund të dilnin në skenë vetëm ata që kishin një pajtim të ndërsjelltë me qeveritë e asaj kohe.

(Në hulumtimet që do të pasojnë do të flasim për faktin se sundimtarët umajad dhe abasid ishin ata që i shpikën këto medhhebe dhe i imponuan si zyrtare dhe të vetmet si të pranueshme.)

Nëse dikush që pretendon se ndjek Sunetin e Profetit, si është e mundur atëherë të braktisë Imam Aliun, portën e qytetit të diturisë, Imam Hasanin dhe Imam Huseinin, prijësit e të rinjve në Xhenet dhe Imamët e pastër nga Ehli Bejti i Profetit, të cilët trashëguan diturinë nga gjyshi i tyre, Pejgamberi, s.a.v.a., ndërsa i përqafojnë imamët që nuk e njohin Sunetin e Profetit, dhe në të njëjtën kohë janë edhe krijim i politikës Omajade?!

Si mundet Ehli suneti vel Xhemati të pretendojnë se janë ndjekës të Sunetit të Profetit dhe t'i braktisin ata të cilëve iu është besuar ruajtja e tij? Dhe jo vetëm kaq, si i braktisën ata rekomandimet e Profetit dhe urdhërat e tij për t'iu përmbajtur pasardhësve të pastër, ndërsa në anën tjetër pretendojnë se janë ithtarë të Sunetit?!

Një musliman, i cili e njeh historinë islame, e njeh Kur'anin dhe Sunetin, a ka dyshime në atë se Ehli Suneti vel Xhemati është ithtar i Umajadëve dhe Abasidëve?

Pse një musliman, i cili e njeh Kur'anin dhe Sunetin dhe që e njeh historinë islame, të ketë ende dyshime në atë se shiat se janë ithtarë të Sunetit të Profetit, meqë janë ata që ndjekin pasardhësit e Profetit dhe i marrin ata si mbrojtës,? Dhe askush, përveç tyre, nuk ka të drejtë ta pretendojë këtë për veten e tij.

A e sheh, lexues i dashur, sesi politika i ndryshon gjërat dhe gënjeshtrën e paraqet si të vërtetë, e të vërtetën si gënjeshtër!

E pra, ata që e pasojnë Profetin dhe pasardhësit e tij quhen rafidi dhe bidatçi, ndërsa bidatçinjtë që e shkatërruan dhe e refuzuan Sunetin e Profetit dhe të pasardhësve të tij, e që ndjekin ixhtihadin e sundimtarëve, mashtruesve dhe kriminelëve quhen Ehl-Suneh uel Xhemat. Kjo është vërtet shumë e çuditshme.

Unë besoj fort se kurejshët qëndrojnë pas këtij emri dhe ky është një nga sekretet dhe enigmat e tyre.

Tashmë kemi mësuar se kurejshët e ndaluan Abdullah ibn Amrin të regjistrojë Sunetin e Profetit, duke pretenduar se Profeti nuk ishte i pagabueshëm.

Kurejshët janë, në fakt, persona të caktuar që kishin pushtet, origjinë dhe pushtet ekzekutiv në mesin e fiseve arabe, kështu që mund të gjejmë se disa historianë i quajnë ata si njerëz dinakë të arabëve, ngase ishin të njohur për dinakërinë e tyre kur ishte fjala për marrje pushteti. E disa të tjerë i quajnë sundimtarë. Ndër ta janë:

Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, Ebu Sufjani, Muavija, Amr ibn As, Mughira ibn Shu'aba, Mervan ibn Hakem, Talha ibn Ubejdullah, Abdurahman ibn Avf, Ebu Ubejd Amir ibn Xherrah dhe shumë të tjerë.

(Në këtë grup njerëzish nuk bënë pjesë Imam Aliun, sepse ai bën dallimin ndërmjet sundimit mendjemprehtë dhe qeverisjes së mirë në njërën anë dhe midis dinakërisë e mashtrimit, dhe hipokrizisë në anën tjetër. Ai disa herë ka thënë: "Sikur të mos ishte mashtrimi dhe hipokrizia, ai do të ishte më dinaku nga arabët." Siç është transmetuar në Kur'an: "Dhe jobesimtarët trillojnë kurthe, por edhe Allahu përgatit kurtthe, ndërsa Allahu është më i miri në këtë." Skemat e Allahut janë hikmeti, urtësia dhe qeverisja e bukur. Ndërsa intrigat e politeistëve janë mashtrimi, hipokrizia, mashtrimi dhe gënjeshtra.)

Këta të lartpërmendur u tubuan për t'u marrë vesh dhe për të marrë vendim për një çështje për të cilën të gjithë bien dakord dhe për t'ia bërë këtë të ditur njerëzve që të bëhet realitet dhe një e vërtetë që do të ndiqet, pa e ditur të tjerët sekretin që përmbante një vendim i tillë.

Një nga mashtrimet e tyre që ata kishin shpikur për të mashtruar botën janë fjalët e tyre se Muhamedi nuk është i pagabueshëm, se ai, si njerëzit e tjerë, bën gabime dhe ata debatojnë me të për të vërtetën dhe ata e dinë mirë atë.

Një nga truket e tyre është sharja dhe mallkimi i Ali ibn Ebi Talibit, me epitetin Ebu Turab, dhe prezantimi i tij para njerëzve se ai është armik i Allahut dhe i Dërguarit të Tij.

Një nga mashtrimet e tyre ishte edhe mallkimi i një sahabi të famshëm, Ammar ibn Jasir, me një emër të rremë, kështu që e quajtën Abdullah ibn Sebe ose Ibn Sevda, sepse Ammari i përveç se i kundërshtoi kalifët ai edhe i thërriste njerëzit të ndiqnin imam Ali ibn Ebi Talibin.

(Shih për këtë librin Lidhja ndërmjet Tasavufit dhe Shizmit të Mustafa Imil Sebibi Masriut, në të cilin ai deklaroi dhjetë prova të forta se Abdullah ibn Sebe ose Ibn Sevda nuk është askush tjetër veçse Sejiduna Ammar ibn Jasir, Allahu qoftë i kënaqur me të!)

Një nga këto mashtrime ishte se ata i emërtuan shiat si rafidi, me qëllim që para njerëzve t'i portretizonin në mënyrë të rreme se kinse ata refuzojnë të pranojnë Muhamedin dhe të ndjekin Aliun.

Një nga këto mashtrime është edhe ajo se këta e kategorizuan veten si Ehli Sunet vel Xhemat për t'u treguar besimtarëve të sinqertë se janë ata që i përmbahen Sunetit të Profetit, ndërsa rafiditë refuzojnë ta pranojnë atë.

Në fakt, me Sunet ata i nënkuptojnë risitë që kanë shpikur mbi sharjen dhe mallkimin e Komandantit të Besnikëve dhe të familjes së Profetit, që ushtrohej nga minberi në të gjitha xhamitë dhe të gjitha rajonet, qytetet dhe fshatrat islame të asaj kohe. Ai bidat zgjati 80 vjet, kështu që kur folësi zbriste nga minberi dhe harronte mallkimin e Ali ibn Ebi Talibit, ata që ishin në xhami bërtisnin: “Ti e ke lënë Sunetin! Ti e ke lënë Sunetin!”

Kur kalifi Omer ibn Abdullaziz donte ta hiqte këtë zakon, sipas fjalëve të Lartësuarit:

"Allahu kërkon që të respektohet e drejta e secilit, të bëhet mirë dhe t'u jepet të afërmve..." (Nahl, 90) ata komplotuan kundër tij dhe e vranë, sepse ai e shfuqizoi Sunetin e tyre dhe me këtë i dekonstruktoi pretendimet e paraardhësve të tij, të cilët edhe e sollën në postin e kalifit. Ata e helmuan kur ai ishte 38 vjeç ndërsa ishte kalif vetëm dy vjet, ai ra viktimë e përpjekjes për të bërë diçka të mirë, për të përmirësuar situatën, ngase kusherinjtë e tij - Umajadët, nuk mund të pranonin të shfuqizohej suneti i tyre, ndërsa të lartësohej pozita e Ebu Turabit dhe imamëve nga pasardhësit e tij.

Pas rënies së shtetit të Umajadëve, erdhën Abasidët të cilët vazhduan me ndëshkimin dhe dënimin e imamëve të Ehli bejtit dhe përkrahësve të tyre, derisa erdhi koha e kalifit Xhafer ibn Mu'atesam, pseudonimi i tij ishte Mutevekil. Ai, nga të gjithë njerëzit, tregoi armiqësinë më të madhe ndaj Aliut dhe fëmijëve të tij, kështu që urrejtja dhe zilia arritën një shkallë të tillë, saqë gërmoi varrin e Husejnit në Qerbela duke ndaluar që njerëzit ta vizitojnë atë, ndërsa lejoi vetëm ata që mallkonin Aliun dhe bijt e tij.

Kur një kalif shkoi aq larg sa nga urrejtja e madhe i gërmoi varret e Imamëve të Ehli Bejtit, dhe veçanërisht varrin e princit të të rinjve në Xhenet, atëherë çfarë ishin në gjendje të bënin me ata shia që vizitonin varret e tyre. Përkrahësit e Ehli Bejtit u ekspozuan ndaj torturave dhe tundimeve të tilla, saqë një musliman do të donte të quhej çifut e jo shia?!

We la havle ve la quvte ilia billahil alijjil azim!)

Është e njohur ngjarja që ndodhi mes Mutevekilit dhe gramatikanit të famshëm Ibn Sekita.  Kur mori vesh se gramatikani ishte ndjekës i Imam Aliut dhe bijvëe të tij dhe se ishte pajtuar me ta kur ishte mësues i dy djemve të tij, kalifi Mutevekili e vrau atë në mënyrën më mizore, mandej kia shkuli gjuhën nga goja.

Urrejtja e Mutevekilit shkoi aq larg, saqë ai urdhëroi edhe vrasjen e çdo fëmije të porsalindur, të pag[zuar nga prindërit e tyre me emrin Ali, sepse ishte emri i tij më i urryer. Kur poeti Ali ibn Xhehm takoi Mutewekilin, ai i tha: "O Emirul Mu'minin, familja ime më urren". Mutevekkil pyeti: "Pse?" Ai u përgjigj: "Sepse më po më thënë je si Aliu, ndërsa ai është emri më i urryer për mua sikur që edhe më tepër e urrej atë që mbanë këtë emër ". Mutevekili qeshi me këtë dhe urdhëroi që ky të shpërblehej.

Shpesh, Mutewekili sillte në tubime një burrë që i ngjante Komandantit të Besimtarëve Ali ibn Ebi Talibit, kështu që ai e ekspozonte atë që turma të qeshte me të duke thënë: "Erdhi një burrë tullac". Ata do të talleshin me të ndërsa kjo do ta argëtonte kalifin.

Një shënim i rëndësishëm, kalifin Mutewekkil - urrejtja e të cilit ndaj Aliut tregon hipokrizinë dhe ligësinë e tij, e duan ndjekësit e Ehlul Hadithit duke i dhënë epitetin "Ai që e ringjalli Sunetin". (Mutevekkil do të thotë ai që mbështetet).

Ndërsa duke pasur parasysh se Ehlul Hadithi, hyjnë në grupin e Ehli-Sunet vel Xhemati, u vërtetua me dëshmi në të cilën nuk ka dyshim, se Suneti i tyre është urrejtja ndaj Ali ibn Ebi Talibit, mallkimi dhe braktisja e tij.

Ajo që e sqaron edhe më shumë këtë fakt është ajo që thotë Hawarizmi në librin e tij: “Madje edhe Harun ibn Haizeran dhe Xhafer Mutewekil[6] që mbështetej në shejtanin, dhe jo në të Gjithëmëshirshmin, është ndarja e dhuratave për ata që shanin e mallkonin familjen Ebu Talibit ndërsa ndihmonin edhe medhebin Nasibi”. (Libri i Havarizmit, f. 135.)

Transmetohet Ibn Haxheri nga Abdullah ibn Ahmed ibn Hanbeli, duke thënë: “Kur Nasr ibn Ali ibn Sahban transmetoi se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kapi duart e Hasanit dhe Huseinit dhe tha:

“Kushdo që më do mua, i do këta të dy, dhe babain e tyre dhe nënën e tyre, në Ditën e Gjykimit do të jetë në nivelin tim.” - Mutevekkil urdhëroi që të fshikullohet me një mijë kamxhik nën mbikqyrjen e tij personale të këtij persekutimi. Ndërhyri Xhafer ibn Abdulvahidi, kështu duke i thënë (kalifit): “O Amirul-Mu’minin, ai është pjesëtar i Ehli Sunetit.” Ai do ta përsëriste këtë derisa e la atë”.

(Tehzibu-t-tehzib, Ibn Haxher, biografia e Nasr ibn Ali ibn Sahban)

Nga fjalët e Xhafer ibn Abdulvahidit drejtuar Mutewekkilit një njeri i arsyeshëm kupton se Nasri i përkiste Ehli Sunetit dhe se ai u përpoq ta shpëtonte atë nga vdekja. Kjo është një tjetër dëshmi se Ehli Suneti janë armiqtë e Ehli Bejtit, të cilët Mutevekkil i urrente dhe i vriste këdo që u përmendte ndonjë meritë, edhe nëse ai nuk ishte përkrahës i tyre.

Ibn Haxheri po ashtu thekson se Abdullah ibn Idris Ezdi ishte pjestar i Ehli Sunetit vel Xhematit, ai ishte i vendosur në Sunet, ishte i kënaqur dhe ishte një nga përkrahësit e Osmanit.

(Ibn Haxheri në Tehzib-t-tehzib, 5/145. Dihet se osmanitë e mallkuan Aliun dhe e akuzuan për vrasjen e Uthman ibn Affanit.)

Ai për Abdullah ibn Aun Basriun gjithashtu thotë:

“Ai është i besueshëm, e karakterizon adhurimi dhe qëndrueshmëria në Sunet dhe ashpërsia ndaj bidatçinjve”. Ibn Sadi thotë: “Ai ishte nga përkrahësit e Osmanit”.

 (Ibn Haxheri në Tehzib-t-tehzib, 5/348.)

Gjithashtu, për Ibrahim ibn Jakub Jevzejani, ai shprehet se i përkiste medhhebit harizi, d.m.th. ai ndoqi medhhebin e Hariz ibn Osman Dimeshkiut, i njohur si Nasibi (armiku i Ehli Bejtit) ndërsa Ibn Hajjani thotë për të:

"Ai ishte i vendosur në Sunet."

(Ibn Haxheri në Tehzib-t-tehzib, 1/82.)

Nga kjo mësojmë se armiqësia dhe urrejtja ndaj Ali ibn Ebi Talibit dhe bijve të tij, mallkimi i familjes së Ebu Talibit dhe Ehli Bejtit, për ta llogariten si qëndrueshmëri e tyre në Sunet.

Mësuam se osmanët ishin armiqtë e Ehli Bejtit dhe ata silleshin ashpër me ata që ndiqnin Aliun dhe pasardhësit e tij.

Ndërsa me bidatçi, ata nënkuptojnë shiat që pretendojnë se ekziston Imamati i Aliut, ndërsa kjo për rhli sunetin bidat, ngase është në kundërshtim me atë që ishin sahabët, Hulefai Rashidinët dhe selefi salihinët, të cilët e izoluan Imam Aliun dhe bijt e tij duke refuzuar e mos njohur Imamatin dhe trashëgiminë e tij.

Dëshmitë historike që e vërtetojnë këtë janë të shumta, por ato që deklaruam mjaftojnë për ata që duan të hulumtojnë dhe analizojnë, por sipas zakonit u përpoqëm të jemi të shkurtër. Dhe mbetet që studiuesit të gjejnë më shumë nga kjo, nëse duan.

"Ata që luftojnë për Ne, Ne, me siguri, do t'i udhëzojmë në rrugët që të çojnë tek Ne, e Allahu është me të vërtetë në anën e atyre që bëjnë vepra të mira!" Ankabut, 69