Kundërshtimi i Ehli suneti dhe xhematit ndaj Sunetit të Profetit

 

 

 

 

Në këtë kapitull ne duam t'i tregojmë studiuesit, në terma themelor, kundërshtimin e Ehli sunetit dhe xhematit ndaj shumicës së Sunetit të Profetit, s.a.v.a. ndërsa nga ana tjetër, ne do të shpjegojmë se janë shiat ata që i përmbahen Sunetit të Profetit dhe se ne shiat, kemi të drejtë ta titullojmë këtë libër Shiat pasuesit e vërtetë të Sunetit të Profetit. Po kështu, në këtë kapitull, ne duam të paraqesim çështjet kryesore që do ta qartësojnë më tej studiuesin se Ehli suneti dhe xhemati i kundërshtoi mësimet e Islamit në gjithçka që ishte përcaktuar nga Kur'ani dhe Profeti s.a.v.a., në Sunetin e tij, gjë që rezultoi në devijimin e shumë muslimanëve, në shthurjen, prapambeturinë dhe fatkeqësinë e tyre.

Sipas bidnjes time, shkaku i lajthitjes i kthehet një faktori kryesor, që është dashuria për këtë botë dhe për të gjitha manifestimet e saj.

A nuk ka thënë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,: “Dashuria ndaj dynjasë është shkaktar i çdo fatkeqësie!” Dashuria për botën sigurisht që përfaqësohet në dashurinë për pushtetin dhe në marrjen e pozitës. Për shkak të sundimit, shumë kombe u shkatërruan, shumë vende dhe kombe u shembën dhe njeriu u bë më gjakatar se një bishë e egër. Këtë e theksoi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kur u tha shokëve të tij:

“Nuk kam frikë për ju se pas meje do t'i atribuoni Zotit shok. Kam frikë për ju se do të garoni për pushtet”.

Për shkak të gjithë kësaj, duhet të studiohet çështja e kalifatit dhe imamatit ose ajo që ne tani e quajmë sistemi i qeverisjes islame. Është një fatkeqësi dhe katastrofë e madhe që u solli muslimanëve probleme, vështirësi, lajthitje dhe rrënim.