Izolimi i kundërshtarëve dhe paralizimi i tyre në aktivitetet shoqërore

 

Për të eliminuar palën opozitare të udhëhequr nga Ali ibn Ebi Talib, partia në pushtet punoi në izolimin e tyre social. Gjëja e parë që bënë Ebu Bekri dhe Omeri në atë fushë ishte heqja e pengesave psikologjike dhe emocionale që i nxisnin të gjithë muslimanët të tregonin respekt dhe dashuri ndaj të afërmve të Profetit.

Aliu ishte kusheri dhe i pari nga Familja e pastër, ndërkaq në mesin e sahabeve pati të tillë që e urrenin atë pikërisht për këtë arsye dhe e kishin zili për pozitën që i dha Allahu i Lartësuar, pa përmendur hipokritët, që prisnin rastin për të vepruar kundër tij.

Fatimeja ishte bija e vetme e Profetit, e vetmja që mbeti në ummet pas tij, dhe ajo ishte nëna e babait të saj, siç i drejtohej shpesh Profeti dhe liderja e të gjitha grave në botë. Të gjithë muslimanët e respektuan dhe e madhëruan për shkak të pozitës që gëzonte te babai i saj dhe për shkak të hadithit që ai tha për finskërinë dhe pastërtinë e saj.

Ebu Bekri dhe Omeri u nisën për ta shkatërruar këtë respekt që ishte i pranishëm në zemrat e njerëzve, kështu që Umer ibn Hatabi erdhi me një vatër zjarri në dorë dhe grumbulloi dru rreth shtëpisë së Fatimes dhe u betua se do ta digjte atë dhe të gjithë ata që ishin brenda asaj, nëse nuk dalin dhe nuk i betohen halifit të ri.

Ibn Abd Rabbihi në El-Akdul Ferid thotë:

„Aliu, Abasi dhe Zubejri ishin në shtëpinë e Fatimes, ndërkohë Ebu Bekri dërgoi Omer ibn Hatabin që t'i dëbonte nga shtëpia e Fatimes, duke i thënë: "Nëse ata refuzojnë të dalin, luftoji ata." Pastaj Omeri mori një vatër zjarri për t'ia zjarrin shtëpisë së tyre. Pastaj Fatimeja e pyeti: “Bir i Hattabit, a ke ardhur të na djegësh shtëpinë?” Ai tha: “Po, ose pranone atë që e ka pranuar umeti”.

(El-Akdul Ferid, Ibn Abdi Rabbihi, vëll. 4, kur përmendi grupin që mungonte në betimin ndaj Ebu Bekrit.)

A është Fatimja, liderja e të gjitha grave të botës, dy djemtë e saj - liderët e të rinjve në Xhenet dhe dy borzilokët e Profetit në këtë Umet, siç transmetohet nga Sahihët e Ehli-Suneh vel Xhematit, për t'u nënçmuar dhe poshtëruar kështu? Kështu që Omeri madje betohet para turmës se do t'i djegë në shtëpi nëse ata refuzojnë t'i bëjnë betimin Ebu Bekrit.

Çështja është se nëse pas kësaj në shpirtrat e njerëzve mund të mbetej  respekt për Ali ibn Ebi Talibin, të cilin shumica e urrente dhe ia kishte zilinë, ndërkohë që pas vdekjes së Profetit, ai u bë lider i palës opozitare, ndërsa nuk kishte asnjë nga të mirat joshëse dhe të rrejshme të kësaj bote, me të cilat do t'i bënte njerëzit për vete.

Buhariu transmeton në Sahihun e tij se Fatimeja i kërkoi Ebu Bekrit trashëgiminë e saj nga babai i saj, Pejgamberi i Zotit, s.a.v.a., dhe atë që i kishte dhënë Allahu në Medine, që përkonte me tokën e Fedekut, e që gjithashtu ajo kërkoi pjesën e saj prej një të pestës nga plaçka luftarake nga Hajberi. Ebu Bekri refuzoi t'i jepte Fatimes ndonjë nga këto, kështu që Fatimja u zemërua me të dhe nuk foli me të deri sa u shpëngul nga kjo botë.Pas Profetit, Fatimeja jetoi gjashtë muaj. Kur ajo vdiq, burri i saj Aliu e varrosi fshehurazi natën dhe nuk e ftoi Ebu Bekrin në varrimin e saj. Gjatë jetës së Fatimes, Aliu ndjeu se njerëzit kishin shprehje respekti, por pasi Fatimeja vdiq, ai respekt ndaj tij u zhduk, kështu që ai u detyrua të pranonte paqen me Ebu Bekrin dhe t'i jepte një betim, të cilin nuk ia dha gjatë gjithë atyre muajve.

(Sahih Buhari, 5/82, Kapitulli Beteja e Hajberit (bab ghazwetu Khyber); Sahih Muslim, Kitabul Xhihad)

Dhe kështu partia në pushtet arriti ta izolojë Ali ibn Ebi Talibin, ekonomikisht dhe nga ana sociale ta largojë atë nga sytë e njerëzve. Në mesin e tyre nuk kishte mbetur asnjë respekt për të, sidomos pas vdekjes së Fatime Zehras. Aliu u detyrua të bënte paqe me Ebu Bekrin dhe t'i betohej atij, sipas asaj që transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi.

Buhariu transmeton “Aliu refuzoi fytyrat e njerëzve” që na tregon se me sa urrejtje dhe keqdashje u përball Ebu Hasani (paqja qoftë mbi të!) pas vdekjes së kushëririt dhe gruas së tij. Ka të ngjarë që disa nga sahabët, kur e takonin, e shanin, mallkonin dhe talleshin me të. Dhe kjo është arsyeja pse Aliu refuzoi fytyrat e tyre, për shkak të së keqes që pa prej tyre.

Në këtë kapitull nuk duam të paraqesim sekuencën e ngjarjeve në histori dhe padrejtësinë që i është bërë Aliut. Ne duam të tregojmë të vërtetën e hidhur dhe të dhimbshme. A nuk është kjo e vërteta, se ai që mbante flamurin e Sunetit të Profetit dhe ishte dera e diturisë së Profetit, u refuzua, dhe nga ana tjetër, ata që ndihmuan ixhtihadin sipas gjykimit të tyre dhe refuzuan Sunetin e Profetit u bënë sundimtarë dhe mbështeteshin nga shumica e sahabëve.