Izolimi i kundërshtarëve dhe paralizimi ekonomik i tyre
Iniciativa e parë e ndërmarrë nga partia në pushtet ishte largimi i kundërshtarëve nga të gjitha pozitat që kishin të bënin me furnizimin dhe pasurinë. Ebu Bekri dhe Omeri u nisën për t'i dëbuar fshatarët nga Fedeku, pronë e Fatimes, duke e konsideruar atë tokë pronë të muslimanëve dhe jo pronë personale të Hazreti Fatimes, siç e kishte lënë babai i saj, i Dërguari i Zotit, s.a.v.a.
Të dy ia ndaluan asaj të trashëgojë edhe nga babai i saj, me pretendimin se të Dërguarit nuk trashëgojnë pasuri. Më pas, ata nuk i dhanë asaj pjesën e pestë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a, e caktoi për vete dhe familjen e tij, sepse atyre u ndalohej marrja nga lëmosha(sadakaja) e grumbulluara.
Me këtë Aliun e paralizuan ekonomikisht, sepse u uzurpua toka e Fedekut, e cila i solli fitime të mëdha. Më pas, atij iu ndalua të merrte trashëgimi nga kushëriri, e cila ishte e drejtë e gruas së tij të pastër. Pastaj, atij iu hoq një e pesta. Kështu, Aliu, gruaja dhe fëmijët e tij u sollën në pozitë që vështirë të mbijetonin. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që Ebu Bekri i tha Fatimes:
“Po, ti keni të drejtën në një të pestën, por unë do të bëj siç bëri Pejgamberi i Zotit, kështu që nuk do t'ju lë të uritur dhe as nuk do të mbeteni pa rroba”.
Siç e kemi thënë tashmë, ata që e ndoqën Imam Aliun ishin kryesisht skllevër të liruar pa asnjë pronë, dhe si të tillë partia në pushtet nuk u frikësohej atyre, as ndikimit të tyre, sepse njerëzit ndjekin të pasurit dhe përçmojnë të varfërit.