Imamët e ehli sunetit u caktuan nga sundimtarët e dhunshëm 

 

Imamët e katër medhhebeve të Ehli Sunetit, gjithashtu, kanë shkelur dispozitat e Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit, të cilat i urdhërojnë ata të ndjekin një pasardhës të pastër, për rrjedhojë rezulton se asnjë prej këtyre mdhebeve të kenë lakuar qafën, të kenë hipur në varkën e tyre dhe të njohin Imamin e kohës së tyre.

Kemi Ebu Hanifen i cili ka qenë nxënës i Imam Xhafer Sadikut, fjalët e të cilit dihen: “Po të mos ishin këto dy vjet (duke iu referuar mësimit me Imam Sadikun), Numani do të ishte shkatërruar!“

Ne zbulojmë se ai shpiku një shkollë mendimi të bazuar në kijas (analogji) dhe duke vepruar sipas gjykimit personal kur kemi një tekst të qartë kuranor ose transmetim të Profetit.

E kemi Malikun, i cili ka studiuar edhe tek imam Sadiku, dhe prej tij transmetohet se ka thënë: “Syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar, as zemra nuk ka ndjerë më të ditur se Xhafer Sadiku”. Shohim se ai themeloi edhe një medhheb në Islam, dhe la pas imamin e kohës së tij, i cili vetë dëshmon se ishte njeriu më i ditur i kohës së tij. Por sundimtarët abasid e ngritën atë dhe e quajtën Imam i Medinës pas së cilës Maliku u bë i famshëm, i fuqishëm dhe i madh.

Pastaj kemi Shafiun, i cili u akuzua se filloi të ndjekë Ehli Bejtin, sepse ai shqiptoi vargjet e tij të famshme për ta:

O Familja e të Dërguarit të Zotit,

Dashuria për ju është farz, një obligim, i shpallur nga Allahu në Kuran, 

Nga sublimja, ju mjafton

Fakti se ai që nuk sjell salavate mbi ju, nuk ka salavatë as mbi të.

Po kështu, vargjet e mëposhtme në lavdërim të Ehlibejtit i atribuohen Shafiut:

“Kur i pashë njerëzit se si medhhebet e tyre i çonin në detet e gabimit dhe injorancës, unë me emrin e Allahut hipa në anijen e shpëtimit, e cila është Ehli Bejti, Vula Profetit dhe kapa për litarin e Allahut, që është mbrojtja e tyre, ashtu edhe siç na urdhëroi të kapim litarin”.

Fjalët e tij janë të njohura:

 “Nëse rafidi do të thotë dashuri për familjen e Profetit, le të dëshmojnë qiejt dhe toka se unë jam rafidi”.

Nëse qiejt dhe toka dëshmojnë se ai është rafidi, atëherë përse nuk ka refuzuar të pranojë medhhebet që janë themeluar kundër Ehli Bejtit dhe jo vetëm kaq, por ka shpikur edhe një medhheb që mban emrin e tij duke i braktisur imamët e Ehli Bejtit që jetuan në kohën e tij?

Mandej e kemi Imam Ahmed ibn Hanbelin, i cili publikisht e pranoi kalifatin e Aliut duke e radhitur atë në mesin e Rashidunëve, pasi që ai ishte refuzuar dhe izoluar. Për Aliun shkroi librin El-Fadail (Karakteristikat), dhe fjalët e tij ishin të njohura: "Për asnjë sahabi nuk janë përmendur aq shumë vyrtyte dhe cilësi, të transmetuara në Sahih, sa janë thënë për Aliun, r.a."

Por, ai e ka edhe medhhebin e tij, i cili quhet medhhebi hanbeli, përkundër dëshmive të bashkëkohësve të tij se ai nuk është fakih. Shejh Ebu Zehra thotë: "Shumë ulema nuk e numërojnë Ahmed ibn Hanbelin në mesin e fakihëve.", pasuar nga Ibn Kutejbe i cili është shumë i afërt me kohën kur ka jetuar Imam Ahmedi. Këtë e thotë edhe Ibn Xherir Taberiu dhe të tjerët.

(Libri i Ahmed ibn Hanbelit nga Ebu Zahra, f. l70)

Pas tyre erdhi Ibn Tejmije, ngriti flamurin e medhhebit hanbeli dhe futi disa teori të reja në të duke ndaluar vizitën e varreve dhe ndërtimet mbi to, pastaj ndalon tevesulin (kërkimin e bekimeve përmes Pejgamberit, s.a.v.a., dhe Ehli Bejtit). Për Tejmijen të gjitha këto veprime janë shirk (idhujtari).

Këta janë katër medhhebet dhe imamët e tyre të cilëve u atribuohen këto fjalë për pasardhësit e pastër, Ehli Bejtin.

Tani, ata ose thonë atë që nuk e bëjnë, dhe Allahu e urren shumë këtë, ose, ata nuk i kanë shpifur këto medhhebe, por pasuesit e tyre, pasuesit e Omajadëve dhe Abasidëve, i themeluan këto medhhebe me ndihmën e sundimtarëve, dhunuesve dhe pastaj, pas vdekjes së tyre, ia kanë mveshur atyre. Ndërsa këtë do ta mësojmë në vazhdim të librit, inshAllah.

A nuk habiteni edhe ju nga këta Imamë që jetuan në kohën në të cilën jetuan imamët e Ehli Bejtit, pastaj devijuan nga rruga e tyre e drejtë dhe nuk u kërkuan atyre udhëzim, nuk kërkuan të marrin nga drita e tyre dhe nuk iu dhanë përparësi haditheve që ata i transmetuan nga gjyshi i tyre, Profeti i Zotit, s.a.v.a., por përparësi i dhanë rabinit çifut, Kaab-it dhe Ebu Hurejre Dusiut, për të cilët Komandanti i Besimtarëve, Imam Aliu ka thënë:

"Njeriu që gënjeu më shumë kundër të Dërguarit të Zotit ishte Ebu Hurejra Dusi."

Të njëjtën e e ka thënë edhe e bija e Ebu Bekrit, Aishja.

Pranë tyre i dhanë përparësi Abdullah ibn Amrit, Nasibiut, i cili shquhej për urrejtje ndaj Imam Aliut dhe nuk donte t'i jepte betimin, duke iu betuar imamit të gabimit, Haxhaxh ibn Jusufit.

Ata gjithashtu favorizojnë Amr ibn Asin, ndihmësin e Muavijes në mashtrim dhe hipokrizi.

A nuk çuditeni se si këta imam ia lejuan vetes të drejtën për t'i mveshur fesë së Allahut e Allahut, duke shtuar mendimet dhe ixhtihadin e tyre, derisa e shkatërruan Sunetin e Profetit me atë që shpifën nga kijasi, duke hapur derën e arsyetimeve (justifikimeve) dhe bidate të tjera, të cilat nuk gjenden në Shpalljen e Allahut?!

Mos vallë Allahu dhe i Dërguari i Tij neglizhuan plotësimin e besimit, andaj u lejuan ta plotësojnë atë me ixhtihadin e tyre, dhe me hallallin dhe haramin të merren ashtu siç e shohin të arsyeshme?!

A nuk çuditeni me muslimanët që pretendojnë se ndjekin Sunetin imitojnë njerëz që nuk e kanë njohur Profetin s.a.v.a. dhe as ai nuk i ka njohur ata?!

A kanë ata ndonjë dëshmi nga Libri i Allahut apo nga Suneti i Pejgamberit të Tij për ndjekjen dhe imitimin e këtyre katër imamëve, themeluesve të medhhebeve?!

Unë i sfidoj si xhinët ashtu edhe njerëzit që të sjellin të paktën një provë për këtë nga Libri i Allahut ose nga Suneti i të Dërguarit të Tij. Jo, për Allahun nuk do të kenë sukses, edhe nëse do ta ndihmonin njëri-tjetrin.

Jo, pasha Allahun, nuk ka asnjë provë për këtë, as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij. Por ka dëshmi për ndjekjen dhe imitimin e imamëve të pastër nga Familja e Profetit. Ka shumë prova, argumente dhe dëshmi të qarta për këtë.

“Prandaj, merrni mësim prej tij, o ju që jeni keni intelekt!” Hashr, 2