Zubejr ibn Avam

 

 

 

Edhe ky është një nga sahabët e famshëm, nga muhaxhirët e parë dhe është i afërt në farefisni me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a. Ai është djali i Safijes, e bija e Abdulmuttalibit, tezes së Profetit, motrës nga babai. Ai është edhe burri i Esmasë, vajzës së Ebu Bekrit, motrës së Aishes. Ai është njëri prej gjashtë personave të cilët Omer ibn Hatabi i kandidoi për kalif.

(Omer ibn Hattabi është ideatori i kësaj ideje, e cila në fakt është një hile. Me këtë ai krijoi kundërshtarë të Aliut, sepse të gjithë sahabët e dinin se Aliu kishte të drejtë në kalifat ndërkohë që e kishin uzurpuar kurejshët. Kur Fatimeja ia paraqiti argumentet atyre, ata i thanë asaj: "Sikur të na kishin ardhur burri yt dhe kushëriri yt, ne nuk do ta kishim konsideruar ndonjë tjetër të barabartë me të." Umer ibn Hatabi nuk e lejoi kalifatin të kthehej te trashëgimtari ligjor, pas vdekjes së tij, kështu që krijoi kundërshtarë ndaj Aliut, duke i dhënë secilit prej tyre shpresën se ai do të ishte kalif. Kështu ata e shitën fenë e tyre për gjërat e kësaj bote, por tregtia e tyre nuk u solli dobi.)

Pra edhe ky është prej atyre që janë të përgëzuar me xhenet, siç pohojnë Ehli sunet dhe xhemati.

Dhe nuk është e çuditshme sepse ai vazhdimisht shoqërohej me të ngjajshmit me të, me Talhan. Nuk ndodhi që diku të flitej për Zubejrin, e krahas tij të mos flitej edhe për Talhanë.

Ai është gjithashtu një nga ata që garuan në fitimin e dunjallukut dhe e mbushën barkun me të. Sipas Taberit, trashëgimia e tij arrinte në 50.000 dinarë, 1.000 kuaj, 1.000 skllevër dhe shumë pasuri të paluajtshme në Basra, Kufe, Egjipt dhe zona të tjera.

Ndërsa Taha Husseini për këtë thotë:

“Njerëzit ndryshojnë në sasinë e asaj që u shpërnda nga trashëgimia e Zubejrit. Pra, ata që pretendojnë se ai la pak thonë: "Trashëgimtarët e tij ndanë mes vete 35 milionë." Dhe ata që pretendojnë se ai la shumë thonë: "Trashëgimtarët mes tyre i ndanë 52 milionë." Ndërsa të maturit thotnë: „trashëgimtarët ndanë mes vete 40 milionë." Kjo nuk është e çuditshme, sepse Zubejri kishte tokë në Fustat, tokë në Aleksandri, tokë në Basra, tokë në Kufe, njëmbëdhjetë shtëpi në Medine kishte edhe shumë pasuri dhe bagëti të tjera”.

(Taha Husein, El-Fitnetu-l-kubra, 1/147)

Buhariu transmeton se Zubejri la pas 50 milionë e 200.000 mijë.

(Sahih Buhari, 4/53, kapitulli mbi detyrimin e humsit dhe beriqetit të gazijes në pronë, qoftë i gjallë apo i vdekur.)

Ne nuk duam të bëjmë llogari për pasuritë dhe pronat që kanë fituar sahabet, sepse mund të ndodhë që e gjithë kjo pasuri të jetë hallall. Por kur shohim se sa shumë e kanë dëshiruar dynjanë Talhaja dhe Zubejri dhe e dimë se ata të dy e thyen betimin që i dhanë Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut, sepse ai ishte i vendosur që t'ia kthente thesarit shtetëror të muslimanëve gjithë pasurinë që Osmani e kishte shpërndarë. Këtu fillojmë të kemi dyshime për këta të dy.

Sapo Imam Aliu mori pozitën e kalifit, ai menjëherë nxitoi t'i kthente njerëzit në Sunetin e Profetit, s.a.v.a.. Dhe gjëja e parë që bëri ishte shpërndarja e tre dinarëve nga arka e shtetit në mënyrë të barabartë për çdo musliman, qoftë arab apo i huaj. Kjo ishte praktikë e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., gjatë gjithë jetës së tij. Me këtë, Imam Aliu e anuloi bidatin e Omer ibn Hattabit, i cili i jepte përparësi një arabi ndaj joarabit duke i dhënë arabit dyfish më shumë se joarabit.

Mjaftoi që Ali ibn Ebi Talibi t'i kthente njerëzit në Sunetin e Profetit, s.a.v.a. dhe sahabët të rebeloheshin kundër tij, sepse atyre u pëlqin risitë që kishte futur Omeri.

Kjo është ajo që ne e kemi lënë pas dore në kërkimin e justifikimit për dashurinë e kurejshitëve për Omerin dhe lavdrimin e tij. Omeri u dha Kurejshëve një avantazh ndaj muslimanëve të tjerë dhe rrënjosi tek ata entuziazmin e nacionalizmit arab, fisnikërinë kurejshite dhe ndjenjën e aristokracisë.

Si atëherë, një çerek shekulli pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., Aliu i ktheu kurejshët në pozitën që kishin në kohën e Profetit, s.av.a., kur Profeti, s.a.v.a. u dha të gjithëve me të njëjtën masë, ashtu që Bilalli i Abisinisë merrte njësoj sa edhe Abasi, xhaxhai Profeti s.av.a. Kurejshët e kundërshtuan këtë barazi që zbatonte i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Ne gjejmë në historinë dhe biografinë e Profetit, s.a.v.a se ata e kundërshtuan atë në numrin më të madh të rasteve, pikërisht për këtë.

Për shkak të kësaj, Talha dhe Zubejri u rebeluan kundër Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut, sepse ai kishte barazuar gjithçka në pjesën që ndante, dhe nuk u dha atyre asnjë zonë për të administruar, e që i kishin kërkuar prej tij.

Imam Aliu shkon më tej dhe madje kërkon që t'i japin llogari për pasurinë që kanë mbledhur, në mënyrë që ai t'ua kthejë njerëzve të varfër pasurinë e uzurpuar.

Është e rëndësishme të dihet se kur Zubejri humbi shpresën se Aliu do ta emëronte atë guvernator të Basrës dhe do t'i jepte përparësi ndaj të tjerëve, dhe kur u frikësua se kalifi i ri do t'i kërkonte llogari për pasurinë e madhe që zotëronte, ai erdhi me shokun e tij, Talhanë dhe kërkoi leje për të shkuar në umre.

Imam Aliu e dinte për qëllimet e tyre të fshehta, prandaj u tha atyre:

“Pasha Allahun, këta të dy nuk duan umre, duan tradhti”.

Zubejri iu bashkua Aishes, vajzës së Ebu Bekrit dhe motrës së gruas së tij. Ai dhe Talha u nisën me të drejt Basrës. Kur qentë nga shtrati i lumit të thatë i lehën Ajshes, ajo deshi të kthehej, por ata i sollën asaj 50 burra të cilët i kishin paguar për të dëshmuar se ky nuk ishte vendi për të cilin e kishte paralajmëruar Pejgamberi s.a.v.a. Ata dhanë dëshmi të rreme që nëna e besimtarëve, Aishja, të vazhdonte mosbindjen ndaj Zotit dhe burrit të saj dhe bashkë me ta të vazhdonte rrugën për në Basra.

Ata ishin shumë dinakë dhe e dinin se Ajsheja do të kishte më shumë ndikim te njerëzit sesa ata. Për një çerek shekulli, ata punuan që njerëzit të besonin se ajo ishte gruaja e dashur e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. dhe vajza e mikut të tij të shtrenjtë, tek i cili gjendet gjysma e besimit. Është e çuditshme që Zubejri, ashtu si Talha, kërkonte hakmarrje për gjakun e Osmanit ndërsa shokët e mirë e akuzuan se ishte pikërisht ai që përgatiti gjithçka për vrasjen e Osmanit.

Kur Imam Aliu e takoi në betejë, i tha: "Ti më kërkon hakmarrje për vrasjen e Osmanit ndërsa je po ti që e vrave!"

(Tarih Taberi, 5/204; Ibn Asir, El-Kamil, 3/102)

Mesudi transmeton se Aliu i ka thënë: “I mjerë ti o Zubejr, çfarë të shtyu të dalësh kundër meje?”. Zubejri i tha: “Kërkoj hakmarrje për gjakun e Osmanit”. Aliu i tha: "Allahu e vratë atë prej nesh që është përgjegjës për vrasjen e Osmanit!"

Hakimi shënon në Mustedrekun e tij, dhe thotë:

"Kur Talha dhe Zubejri erdhën në Basra, njerëzit u thanë atyre: "Pse keni ardhur?" Ata thanë: “Ne kërkojmë hakmarrje për vrasjen e Osmanit”. Husejni tha: “Subhnallah, a mendoni se njerëzit nuk kanë mend, ndaj flisni kështu. Pasha Allahun, Osmanin nuk e vrau askush tjetër përveç juve!”

Edhe Zubejri bëri të njëjtën gjë, si miku i tij Talha. Ai e tradhtoi Osmanin dhe nxiti vrasjen e tij, pastaj lirshëm, me vullnetin e tij të lirë, iu betua Imam Aliut. Më pas ai theu betimin, shkoi në Basra dhe kërkoi hakmarrje për vrasjen e Osmanit. Kur hyri në Basra, ai vetë mori pjesë në krime. Ata vranë më shumë se 70 njerëz, roje dhe plaçkitën thesarin e shtetit. Historianët thonë se ata nënshkruan një armëpushim të shkurtër me Osman ibn Hanifin (guvernatorin e Basrës) dhe premtuan se do ta nderonin derisa të vinte Aliu. Pastaj ata e thyen premtimin dhe marrëveshjen e tyre dhe sulmuan Uthman ibn Hanifen derisa ai po i printe xhematit në namazin e jacisë. Ata i lidhën njerëzit e pranishëm aty dhe i vranë. Ata donin të vrisnin edhe Osman ibn Hanifen, mëkëmbësin e Aliut, por kishin frikë se mos do të merrte vesh vëllai i tij, Sahl ibn Hanif, mëkëmbësi i Medinës, e për pasojë ai do të hakmerrej ndaj familjeve të tyre atje. Prandaj vetëm e kanë fshikulluar, ia shkulin mjekrën dhe mustaqet. Më pas ata i ranë arkës së shtetit. Aty vranë 40 rojtarë të thesarit. Osmanin e burgosin duke ia shtuar edhe më shumë torturat.

Duke iu referuar Talhasë dhe Zubejrit, Taha Husejni për këtë tradhti thotë:

“Atyre nuk u mjaftoi që e thyen betimin e besnikërisë së dhënë Aliut, por kësaj ia shtuan edhe shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që bënë me Osman ibn Hanifin. Ata vranë nga banorët e Basrës, ata që kundërshtuan prishjen e armpushimit, burgosjen e mëkëmbësit, përvetësimin e asaj që ishte në thesarin e shtetit dhe vrasjen e rojeve”.

(Taha Husejn, El-Fitnetu-l-kubra, 2/3)

Kur Aliu erdhi në Basra, ai nuk filloi menjëherë t'i luftonte ata. Ai së pari i ftoi ata të kthehen në Librin e Allahut, por ata refuzuan dhe vranë ata që u sollën Kur'anin. Përkundër kësaj, Imam Aliu i thërret për herë të dytë dhe ia kujton Zubejrit, siç bëri me Talhanë, dhe i thotë:

“O Zubejr, a të kujtohet dita kur kalova me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., në Benu Ganem, dhe ai shikoi drejt meje dhe qeshi, qesha edhe unë, e ti tha: Ali ibn Ebi. Talibi nuk lë shakanë.” Ndërsa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të tha: “Hesh, ai nuk merret me kotësira! Kur të luftoni kundër tij, do të jesh ai që shkakton padrejtësi”.

(Tarih Taberi rreth betejës së devesë; Tarih Mesudi; Tarih Hasem dhe të tjerë.)

Ibn Ebi Hadid citon hutben e prijësit të Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talib, në të cilën ai thotë:

“Zot i dashur, Zubjeri i prishi lidhjet familjare, theu betimin që më dha dhe solli armiqtë kundër meje, më mbro prej tij sot, me çfarë të duash!

(Sherhu Nehjul-belage, Ibn Ebi Hadidi, l/l0l)

Në Shtegun e Elokuencës, Imam Aliu thotë për Talhanë dhe Zubejrin:

“O Zoti im, ata të dy më braktisën dhe më bënë padrejtësi. Ata të dy e thyen betimin e besnikërisë ndaj meje dhe ngritën njerëz kundër meje. Ti e zgjidhe atë që ata kanë lidhur dhe mos e forco atë që kanë thurur. Dhe tregojuni atyre të keqen ndaj së cilës ishin drejtuar dhe sipas së cilës ata po punonin. PPara betejës u kërkova që të ishin të palëkundur në betimin e tyre dhe i trajtova me respekt, por para betejës ata nënçmuan mirësinë dhe refuzuan sigurinë.”

Nehjul-belaga, fjalimi 36.

Në një letër drejtuar Talhasë dhe Zubejrit para fillimit të betejës, Imam Aliu u shkruan atyre:

“ O liderë, hiqni dorë nga mendimi juaj, sepse me të vërtetë turpi tani është gjëja më e madhe para se të takohen turpi dhe zjarri! Selam!”

Nehjul-belaga, letra 54.

Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe ky është fundi i Zubejrit, sado që disa historianë përpiqen të na bindin se atij iu kujtua hadithi i Profetit, të cilin ia përmendi  Aliu, dhe se ai u pendua dhe hoqi dorë nga lufta ndërsa ai u vra në luginën Sinaa nga Ibn Xhermuza. Kjo nuk pajtohet me atë që ka thënë Pejgamberi s.a.v.a.: „Do të luftosh kundër Aliut dhe me këtë do të shkaktosh padrejtësi ndaj tij“.

Disa historianë thonë se Zubejri donte të tërhiqej dhe të hiqte dorë nga lufta kundër Aliut kur i kujtoi fjalët e Profetit, por djali i tij, Abdullahu, e akuzoi se është qyqyr, gjë që e zemëroi shumë, kështu që u kthye në luftë derisa u vra.

Kjo është më afër realitetit dhe hadithi sherifit në të cilin lajmet mbi ngjarjet e paralajmëruara (gajb), thuhen nga ai që nuk thotë asgjë sipas dëshirës së tij.

Nëse me të vërtetë është penduar dhe ka hequr dorë nga keqbërja e tij, atëherë pse nuk veproi sipas fjalëve të të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a.: “Mevla i të cilit jam unë, mevla i tij është Aliu. I dashur Zot, bëhu mik i atij atë që është miku i tij, bëhu armik i atij që është armik i tij! Ndihmo atë që e ndihmon dhe poshtëroje atë që e poshtëron!” Pse nuk e ndihmoi Aliun dhe nuk e pranoi për lider?

Supozojmë se e bëri të pamundurën (për ta braktisur betejën), pse nuk u mbajti një fjalim para burrave që kishte marrë për të luftuar me të dhe t'i njoftonte se ai e kishte kuptuar të vërtetën meqë ju kujtua ajo që kishte harruar. Mandej pse nuk u kërkoi atyre që të të hiqni dorë nga lufta, me të cilën do të kishte parandaluar gjakderdhjen e muslimanëve të pafajshëm?

Megjithatë, asgjë nga këto nuk ndodhën. Ne e dimë se historia e pendimit dhe heqjes dorë nga lufta është vetëm një trillim i kotë i gënjeshtarëve, të cilëve u është bërë presion qoftë nga e vërteta e Aliut dhe nga gënjeshtrat e Zubejrit, kështu që kur miku i tij Talha u vra nga Mervan ibn Hakem, ata zgjodhën Ibn Xhermuzin për ta vrarë Zubejrin kështu. duke e tradhtuar atë, dhe si do ta bënte më të lehtë interpretimin e biografisë së Talhasë dhe Zubejrit dhe të mos i pengonte ata të hyjnë në Xhenet, përderisa Xheneti është pronë e tyre private në të cilën ata pranojnë kë të dëshirojnë dhe ndalojnë kë të dëshirojnë.

Dëshmi e mjaftueshme për pasaktësinë e kësaj tradite është letra e Imam Aliut, në të cilën ai i thërret ata të heqin dorë nga lufta, duke thënë:

"Në të vërtetë, turpi tani është gjëja më e madhe para se të takohen turpi dhe zjarri!" 

Askush nuk raportoi se ata iu përgjigjën thirrjeve të Imamit ose iu bindën urdhrave të tij në përgjigje të letrës së tij.

Para fillimit të betejës, Imam Aliu u bëri thirrje atyre për t'u marrë vesh bazuar në Librin e Allahut, por ata nuk pranuan dhe vranë të riun që u solli Kuranin. Vetëm atëherë Aliu lejoi që lufta të fillonte.

Ndoshta, nga historianët do të lexoni disa anekdota. Disa prej tyre nuk e dinë të vërtetën dhe as nuk mund t'i kuptojnë shembujt e saj, andaj pastaj thonë se kur Zubejri mësoi se Amar ibn Jasir kishte ardhur me Ali ibn Ebi Talib, thakishte thënë:

“Ah sa djalosh trim që është, për shkak të tij e humba rëndësinë që kisha”, dhe më pas e pushtoi frika dhe shpata filloi t’i dridhej në dorë. Një nga shokët e tij tha: “Pse nuk më braktisi nëna ime, a është ky apo ai Zubejri me të cilin doja të vdisja edhe të jetoja?! Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, ajo që shoh është vetëm për shkak të diçkaje që ka dëgjuar ose parë nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a!”

(Tarih Taberi, 5/205)

Duke shpikur këto transmetime, duan të thonë se Zubejrit iu kujtua hadithi i Pejgamberit: “Mjerë për Ammarin, do ta vrasin një grup mëkatarësh!”, ndaj edhe ai dridhej nga frika se mos ishte në këtë grup mëkatarësh.

Ata duan ta nënvlerësojnë mirëkuptimin tonë dhe të tallen me ne, por arsyeja jonë është e plotë dhe e shëndoshë - elhamdulillahi! Si ndodhi që Zubejri dridhet nga frika e hadithit “Amarin do ta vrasin një grup mëkatarësh”, e nuk dridhet nga hadithet e shumta që ka dëgjuar nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., në lidhje me pozitën e Ali ibn Ebi Talibit?!

A ishte Ammari më i vlefshëm dhe më i vlerësuar se Aliu për Zubejrin?! A nuk e dëgjoi Zubejri Pejgamberin, s.a.v.a., kur thotë:

“O Ali, do të të duan vetëm besimtarët e sinqertë dhe do të të urrejnë vetëm munafikët (hipokritët)”.

Vallë a nuk e dëgjoi të thoshte:

 “Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun kudo që është”.

Fjalët e Profetit, s.a.v.a.:

"Sundimtar i të cilit isha unë, ky Ali është sundimtari i tij. Zot i dashur, bëhu mik me atë që është mik i Aliut dhe armik i atij që që është armik i tij! Ndihmo atë që e ndihmon dhe poshtëro atë që e poshtëron!"

Dhe fjalët e tij:

"O Ali, unë jam në luftë me atë që është në luftë me ty dhe jam në paqe me atë që është në paqe me ty!"

Dhe fjalët e tij:

 "Sot do t'ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij."

Dhe fjalët e tij:

"Unë luftova me ta për shkak të shpalljes së Kur'anit dhe ju do të luftoni me ta për shkak të interpretimit të Kur'anit."

Dhe fjalët e tij, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe:

“Të urdhëroj që të luftosh kundër atyre që thyejnë betimin, kundër të padrejtëve dhe femohuesve”.

Si edhe shumë fjalë të tjera, ndërsa hadithi i fundit është se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., i tha Zubejrit: "Ti do të luftosh kundër tij dhe me këtë do t'i bësh padrejtësi". Si larg është Zubejri nga gjithë këto të vërteta që i dinë njerëzit e zakonshëm, ndërsa ai është djali i tezes (apo hallës) së Profetit dhe e Aliut?

Këto janë mendje të ngurta që nuk janë në gjendje ta kuptojnë të vërtetën nga ngjarjet historike, por në të gjitha mënyrat e mundshme përpiqen të gjejnë arsyetime për t'i mashtruar njerëzit dhe për t'u treguar atyre se Talha dhe Zubejri janë nga ata që janë të përgëzuar me xhenet.

"Këto janë dëshirat e tyre të kota! – Ti thuaj: "Jepni prova nëse ajo që thoni është e vërtetë" Bekare, 111

„Atyre që i mohojnë argumentet tona dhe i trajtojnë ato me mendjemadhësi nuk do t'u hapen dyert e qiellnave - dhe më shpejt do të kalojë një litar i trashë për vrimën e gjilpërës se sa ata të hyjnë në Xhenet. Kështu do t'i ndëshkojmë mëkatarët A'." araf, 40