Umer ibn Hatabi, kalifi i dytë

 

 

 

Ne e dimë nga diskutimet e mëparshme se ai ishte heroi i kundërshtimit të Sunetit të Profetit, ai që guxoi të thoshte:

“I Dërguari i Allahut po flet përçartë, ndërsa neve na mjafton Libri i Allahut”.

Mjaftojnë fjalët e Profetit, fjalët e atij që nuk thotë asgjë sipas dëshirës së tij. Omeri e pengoi Profetin nga shkrimi i testamentit dhe si rrjedhojë ai është shkaktar i devijimit të atyre që kanë humbur rrugën në këtë ummet.

(Dëshmi për këtë janë fjalët e Profetit: "Unë do t'ju shkruaj një testament, nëse e ndiqni atë pas meje, nuk do të humbni kurrë.", dhe fjalët e Ibn Abbasit: "Sikur ta kishte shkruar atë testament, as edhe dy pjesëtar të Umetit nuk do të kishin dallime në mendime.", por Omeri është ai që e pengoi Profetin që ta shkruante atë dhe e akuzoi atë për se po flet përçartë, në mënyrë që Profeti të mos insistonte në shkrimin e tij. Pra, ai është shkaku i gabimit dhe ai e pengoi Umetin nga ndjekja e rrugës së drejtë)

Ne e dimë se ai nënçmoi, e shqetësoi dhe frikësoi Fatime Zahran kur ai sulmoi shtëpinë e saj dhe kërcënoi se do ta digjte atë dhe gjithçka në të. Ne e dimë se ai punoi për të mbledhur atë që ishte shkruar nga Suneti i Profetit, ndërsa pasi i tuboi e dogji atë dhe i ndaloi njerëzit të transmetonin hadithet e Profetit, s.a.v.a.

Gjatë gjithë jetës së tij Omeri qëndroi kundër Sunetit të Profetit dhe e kundërshtoi atë edhe në prani të Profetit. Ai e kundërshtoi atë kur Profeti e emëroi Usamen si komandant të fushatës ushtarake dhe nuk shkoi me Usamen, duke pretenduar se duhej të qëndronte për të ndihmuar Ebu Bekrin në punët e kalifatit. Ai veproi kundër Kur'anit dhe Sunetit kur ndaloi dhënien e një pjese të Zekatit për ata, zemrat e të cilëve duhej përfituar.

Ai doli kundër Kuranit dhe Sunetit kur ndaloi umren së bashku me haxhin dhe martesën e përkohshme. Ai shkoi kundër Kuranit dhe Sunetit kur bëri talak bain (shkurorëzimi vlen kur fjalët e shkurorëzimit thuhen tre herë në intervale kohore) e bëri si shkurorëzim me të shprehurit vetëm një herë të fjalës për shkurorëzim.

Ai e kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin kur ishte fjala për tejemmumin, duke thënë se ai që nuk gjen ujë nuk është i detyruar të falet. Ai shkoi kundër Kuranit dhe Sunetit kur shpiku spiunimin e muslimanëve. Ai kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin kur la jashtë një pjesë të ezanit dhe e zëvendësoi atë me një pjesë tjetër të tijën. Ai e kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin kur nuk e ndëshkoi Halid ibn Velidin edhe përkundër se e kishte kërcënuar me ndëshkim. Ai e kundërshtoi Kur'anin dhe Sunetin kur shpiku namazin e teravisë me xhemat ndërsa falja e nafiles me xhemat ishte e ndaluar. Ai e kundërshtoi Kur'anin dhe Sunetin në atë që ai nuk dha nga Bejtul-Mal-i siç bëri Pejgamberi, s.a.v.a., por praktikoi dhënien e përparësisë së njërit mbi tjetrin dhe krijoi klasa në Islam. Ai e kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin duke shpikur Mexhlis Shura, duke i dhënë përparësi mendimit dhe zgjedhjes së Abdurahman ibn Avf-it.

Është e çuditshme që në mesin e Ehli suneti dhe xhematit do të gjesh që pas gjithë kësaj i japin atij pozitën e masuminit (të mbrojtur nga mëkati), kur thonë se me të vdiq drejtësia dhe se kur u lëshua në varr, dy engjëj erdhën për ta marrë në pyetje, ndërkaq ai bërtiti atyre:

"Kush është Mjeshtri juaj?" Ata thonin se ai është Faruku, se me të Allahu e ndau të vërtetën nga e pavërteta.“

A nuk është kjo dëshmi e talljes së Omajadëve dhe pushtetarëve të tyre me muslimanët dhe Islamin, duke i atribuar cilësi të tilla një personi të njohur për ashpërsinë dhe vrazhdësinë e tij, siç njihet edhe për kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj Pejgamberit, s.a.v.a.

(Muslimi shënon në Sahihun e tij 4/59 se Ibn Abbasi dhe Ibn Zubejri nuk pajtoheshin në çështjen e mutejnit (umres me haxhin dhe martesën e përkohshme), kështu që Xhabir ibn Abdullah tha: Ne i praktikuam këto të dyja në kohën e Pejgamberit, s.a.v.a., pastaj Omeri na ndaloi dhe ne nuk i praktikuam më.)

Është sikur këto rrethana u thonë muslimanëve:

Ka kaluar koha e Muhamedit dhe ajo që ishte me të, dhe ka ardhur koha që ne të mund të përshkruajmë nga feja atë që duam dhe atë që na pëlqen. Ju jeni bërë robërit tanë me gjithë fuqinë tuaj dhe përkundër Profetit tuaj në të cilin besoni! A nuk është kjo një lloj reagimi dhe hakmarrjeje për t'ua kthyer udhëheqjen Kurejshëve, në duart e Emevive që luftuan kundër Islamit dhe Profetit?

Kur Omer ibn Hatabi punoi për të shkatërruar Sunetin e Profetit, e tallte dhe e kundërshtonte atë, madje edhe në praninë e vet Profetit, atëherë nuk është për t'u habitur që kurejshët ia besuan atij udhëheqjen dhe e bënë atë liderin e tyre më të madh, sepse pas ardhjes së Islamit, ai ishte gjuha e tyre e të folurit dhe heroi që kundërshtonte. Ndërsa pas vdekjes së Profetit, ai u bë forca e tyre goditëse dhe shpresa e ëndërruar prej kohësh për realizimin e ëndrrave dhe ambicieve të tyre për sundim dhe rikthimin e zakoneve të xhahilijetit që ata i dëshironin dhe  të cilat ende i dëshirojnë.

Nuk është rastësi që e gjejmë Omar ibn Hatabin duke kundërshtuar Sunetin e Profetit gjatë kalifatit të tij, kur ai punoi për të mbajtur Mekamin e Ibrahimit në Bejtullah, siç ishte gjatë xhahilijetit.  Ibn Sadi në Tabekat-in e tij (sikur edhe muhadith të tjerë)  shënon se:

“Kur Profeti, s.a.a.v.a., pushtoi Mekën, ai e bashkoi Mekamin e Ibrahimit me Bejtullahun siç ishte në kohën e Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s., ngase arabët në kohën e xhahilijetit e kishin zhvendosur në vendin që e ka edhe sot. Kur Omeri u bë halife, ai sërish e ktheu Mekamin e Ibrahimit a.s. në vendin që e kishte në kohën e xhahilijetit, ndërsa në kohën e të Dërguarit, s.a.v.a. dhe Ebu bekrit, Mekami i i Ibrahimit ishte menjëherë ngjitas me Bejtullahun

(Et-Tabekatu-l-kubra, Ibn Saad, 3/204, Sujuti në historinë e tij të kalifatit të Umer ibn Hattabit.)

Të përbej në Zot, a ka ndonjë justifikim për Omer ibn Hatabin i cili iu rrek punës për të mbytur Sunetin e Profetit s.a.v.a., i cili e revokoi atë që bëri Ibrahimi a.s. dhe Ismaili a.s.. Omeri ringjalli zakonin nga xhahilijeti dhe e kthen Mekamin e Ibrahimit në vendin ku ishte në kohën e xhahilijetit!!!

Çfarë të thuash pas kësaj?!

Ndaj pse si të mos e lavdëronin atë dhe për nder të tij do të radhisnin vargun e lavdërimeve dhe cilësive të tilla për të që e tejkalojnë imagjinatën. Ndërsa Ebu Bekri, i cili i parapriu në kalifat, nuk e arriti nivelin e tij, sepse ndihej i dobët, sipas asaj që transmeton Buhariu.

Kjo është e parëndësishme në krahasim me të gjitha ato që ai ka futur në Islam, dhe e gjithë kjo ishte  kundërshtim me librin e Allahut dhe Sunetin i Profetit të Tij. Nëse do të donim të mblidhnim të gjitha risitë dhe dispozitat, që i solli sipas mendimit të tij, ndërsa popullit i urdhëronte për t'i ndjekur ato, do të duhej një libër krejt i veçantë.

Dikush do të thotë: Si e kundërshtoi Omer ibn Hatabi Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:

“Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij përcaktojnë diçka, atëherë asnjë besimtar apo besimtare nuk ka të drejtë të veproj sipas gjykimit të tyre. Dhe kush nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai me sigur se ka devijuar nga rruga e drejtë”. Ahzab, 36

Këto fjalë sot i thotë shumica dhe sikur nuk mund ta besojnë se Omer ibn Hatabi mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Dhe ne u themi këtyre: Kjo është ajo që e konfirmuan ndihmësit dhe ndjekësit e tij  nga Ehli Suneti dhe Xhemati i cili atij ata i japin përparësi mbi të Dërguarin dhe as që janë të vetëdijshëm për këtë.

Nëse gjithçka që u tha për të është gënjeshtër, atëherë Sahihët e tyre nuk mund të konsiderohen më të besueshëm dhe as nuk mund të merren si dëshmi për atë që besojnë! Shumica e ngjarjeve historike u regjistruan gjatë sundimit të Ehli sunetit dhe xhematit, ndërsa nuk mund të dyshohet në dashurinë dhe rrespektin e tyre për Ibn Hatabin. Dhe nëse ato janë të besueshme, gjë që për ta janë dhe nga të cilat nuk mund të iket, u takon muslimanëve sot të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të rishikojnë bindjet e tyre, nëse i përkasin Ehli sunnetit dhe xhematit.

Sot do të gjeni se shumica e studiuesve dhe analistëve se janë të mashtruar dhe nuk mund t'u përgjigjen transmetimeve dhe ngjarjeve të tilla historike të regjistruara nga historianët dhe muhadithët dhe si të tilla nuk mund t'i mohojnë ato. Do t'i gjeni duke u përpjekur t'i interpretojnë ashtu siç e shohin të arsyeshme dhe të gjejnë disa justifikime boshe që nuk bazohen në prova shkencore. Dhe disa prej tyre shkojnë aq larg sa i numërojnë risitë e Omerit ndër virtytet e tij, për të cilat duhet t'i jenë mirënjohës.

Është sikur Allahu dhe i Dërguari i Tij të mos i dinin interesat dhe mirëqenien e muslimanëve, prandaj ata i shpërfillën këto bidate. Estagfirullah! Por Omer ibn Hatabi i shpalli ato dhe ua porositi muslimanëve pas vdekjes së të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. Kjo është një risi e madhe dhe pabesi e qartë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga mendimet e marra dhe nga poshtërimi që sjellë ndjekja e epshit. Nëse Omeri është lideri dhe udhëheqësi i Ehli sunetit dhe xhematit, unë kërkoj strehim tek Allahu nga një sunet dhe një xhemat i tillë.