Sad ibn Ebi Vekas
Edhe ai është një nga sahabët e mëdhenj të famshëm, i cili ishte nga të parët që pranoi Islamin dhe një nga muhaxhirët e parë që mori pjesë në betejën e Bedrit. Ai është një nga gjashtë ata që nga Umer ibn Hattabi u emëruan për kalif pas tij dhe një nga dhjetë të cilët u përgëzuan me xhenetin, siç pretendojnë Ehli suneti dhe xhemati.
Ai është heroi i betejës së Kadisijes, e cila u zhvillua gjatë Kalifatit të Omer ibn Hatabit. Thuhet se disa nga sahabët dyshuan në origjinën e tij, e kundërshtuan dhe e ngacmuan për shkak të kësaj, kështu që transmetojnë se Profeti, s.a.v.a., konfirmoi se ai vinte nga fisi Benu Zehra.
Transmetohet nga Ibn Kutejbe në librin e tij El-Imamet ue-s-sijaset se fisi Benu Zehra u mblodh pas vdekjes së Pejgamberit dhe erdhën te Sad ibn Ebi vekasi dhe Abdurahman ibn Avf, dhe u tubuan në xhaminë e Profetit. Kur atje erdhën Ebu Bekri dhe Ebu Ubejde, Omeri u tha atyre: “Çfarë po shoh këto hallka të çrregullta? Ngrituni dhe jepjani betimin Ebu Bekrit! Unë iu betova atij, e po ashtu edhe ensarët.” Pastaj u ngrit Sadi, Abdurahmani dhe ata që ishin me ta nga Benu Zehra dhe iu betuan atij.
(Ibn Kutejbe, Tarihu-l-hulefi, 1/18)
Transmetohet se Omer ibn Hatabi e largoi atë nga posti i mëkëmbësit, por ai i la trashëgim halifit që do të vijë pas tij, se nëse posti i kalifit nuk i jepet Saadit, që ta emërojë këtë të fundit si mëkëmbës, meqë ai nuk e largoi atë nga posti i mëkëmbësit për shkak të tradhtisë. osman ibn Afani ekzekutoi testamentin e Omerit dhe e emëroi guvernator të Kufes.
Duhet theksuar se Saad ibn Ebi Vekas nuk la shumë pasuri në krahasim me shokët e tij. Sipas disa traditave, trashëgimia e tij arrinte në 300,000. Ai nuk mori pjesë në vrasjen e Osmanit, as nuk nxiti kundër tij, si Talha dhe Zubejri.
Ibn Kutejbe transmeton në historinë e tij:
"Amr ibn As i shkroi letër Saad ibn Ebi Vekasit dhe e pyeti se kush e vrau Osmanin? Sadi u përgjigj: "Ti po më pyet se kush e vrau Osmanin. Unë do të informoj se ai ishte vrarë shpata që ishte nxjerrë nga Aishja, e lëmoi Talha, ndërsa e helmoi Ibn Ebi Talibi, Zubejri heshti dhe bëri me dorën e tij. Ne u përmbajtëm dhe po të donim do ta kishim shpëtuar. Por Osmani ndryshoi dhe ndryshoi shumë gjëra, bëri mirë dhe bëri keq. Nëse kemi bërë mirë, atëherë është mirë, e nëse kemi bërë keq, Allahu na faltë! Ju njoftoj se edhe Zubejri është i pushtuar nga fuqia e familjes së tij dhe nga kërkimi i mëkateve të tij, ndërsa Talha, nëse barku do të mund t'i plaste, kjo do t'i ndodhte nga dashuria për pushtet..."
(Ibn Kutejb, Tarihu-l-hulefai, 1/48)
Është e çuditshme nga Saad ibn Ebi Vekas se ai ka munguar në betimin ndaj Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut por edhe nuk e ka ndihmuar atë edhe pse e dinte mirë të drejtën e imamit.
Sadi thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit, s.a.va., duke i përmendur tri vyrtyte të Aliut: Po ta kisha unë vetëm njërën prej tyre, do të doja më shumë se bagëtitë më të mira. E ka dëgjuar të thotë: 'Ali në raport me mua është siç ishte Haruni në raport me Musan, vetëm se pas meje nuk ka më të dërguar': kam dëgjuar edhe të thotë: „Nesër do t'ia jap flamurin njeriut i cili e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e të cilin e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij'. Kam dëgjuar edhe më duke thënë: O njerëz, kush janë mbrojtësit tuaj?' U Përgjigjën: 'Allahu dhe i Dërguari i Tij'. Këtë e përsëritën tri herë, mandej ai e kapi dorën e Aliut, e ngriti dhe tha: 'Për atë që mbrojtës janë Allahu dhe i Dërguari i tij, kjo (dorë) është mbrojtje e tij. O Allahu i dashur, bëhu mik i atij që është mik i tij dhe armik i atij që është armik i tij“
(Hasais Imam Nesai, 18/35)
Ndërsa në Sahihihun Muslimit thuhet se Saad ibn Ebi Vekas ka thënë:
“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., t’i thotë Aliut: “A nuk je i kënaqur të jesh në raport me mua siç ishte Haruni në raport me Musain, përveç se pas meje nuk ka më të dërguar.” Ndërsa në ditën e Hajberit, e dëgjova duke thënë: "Unë do t'ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij". 'Ai thootë: „Të gjithë i zgjatëm duart drejt flamurit, nëdrkaq i Dërguari tha: 'Thirreni Aliun'..." Ndërsa kur u shpall ajeti: „Thuaj: 'Ejani, do t'i thirrim bijt tanë dhe bijt tuaj....“ Ali Imran, 61 I Dërguari i Zotit e thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Huseinin dhe tha: "Zot i dashur, kjo është familja ime!"
(Sahih Muslim, 7/119, babu fadailu Ali ibn Ebi Talib)
Si i di Saad ibn Ebi Vekas të gjitha këto fakte, megjithatë ai mungoi dhe nuk iu betua atij?!
Si mund të dëgjonte Saadi fjalët e Profetit, s.a.v.a.: “Atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij janë mbrojtës, Aliu është mbrojtësi i tij! Zot i nderuar, bëhu mik i atij atë që është mik i tij dhe armik i atij që është armik i tij.", të cilën ai vetë e transmeton, e pastaj të mos e marrësh Aliun për mbrojtës dhe të mos e ndihmosh?!
Si mund ta shpërfillte Saad ibn Ebi Vekas hadithin e Pejgamberit s.a.v.a..: “Kush vdes pa u betuar për besnikëri ndaj imamit të tij, ka vdekur me vdekje xhahilije” të cilin e transmeton Abdullah ibn Omeri. Saadi vdiq me vdekje xhahilijeti pa u betuar për besnikëri ndaj Prijësit të Besimtarëve dhe liderit të mëkëmbësve?!
Historianët përmendin se Saadi erdhi te Imam Aliu për t'i kërkuar falje, ndaj ai tha:
“Pasha Allahun, Prijës i Besimtarëve, nuk kam dyshim se ti ke më së shumti të drejtë në kalifat dhe se ty të është besuar edhe besimi edhe dynjaja, por njerëzit do të të mohojnë këtë të drejtë. Nëse do që unë të betohem për ty, më jep një shpatë që ka një gjuhë që do të më thotë: "Merre këtë dhe lëre këtë!" Për këtë Aliu i tha: "A sheh ndonjë që vepron në kundërshtim me Kuranin, me fjalë dhe vepra? Muhaxhirët dhe ensarët m'u betuan dhe unë mora përsipër të punoj sipas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij. Nëse do, betohu dhe nëse nuk dëshiron, ulu në shtëpinë tënde, nuk të detyroj ta bësh”.
(Tarih Easem, f. 163.)
A nuk është i çuditshëm qëndrimi i Saad ibn Ebi Vekasit?! Ai dëshmon dhe konfirmon se nuk ka dyshim se Aliu ka të drejtën më të lartë në kalifat dhe se atij i është besuar besimi dhe dynjaja, e pas kësaj ai i kërkon atij një shpatë që flet' si kusht që ai të betohej, që të dijë të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra?!
A nuk është kjo një kontradiktë që njerëzit e arsyeshëm nuk mund ta pranojnë. Kjo mund të jetë gjithçka por jo edhe e pamundur, ndërsa e kërkon një sahabi i madh që e ka dëgjuar të vërtetën nga goja e bartësit të Mesazhit, s.a.v.a., dhe i cili vetë transmeton më shumë se pesë hadithe për këtë temë?!
A nuk ishte Sadi i pranishëm në betimin e Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit kur në të gjitha ato raste ata kërcënuan me vdekje këdo që nuk do të mungonte e nuk do t'iu jepte betimin, sepse kishin frikë nga trazirat?
Saadi iu betua Osmanit dhe iu bashkua atij pa asnjë kusht, ndërsa e kishte dëgjuar Abdurahman ibn Avfin duke kërcënuar Aliun duke e nxjerrë një shpatën mbi kokën e tij dhe duke thënë:
“Mos ia hap rrugën vetes, ekziston vetëm shpata dhe asgjë tjetër!“
(Ibn Kutejbe, El-Imam ue-s-sijas, 1/31)
Ai ishte i pranishëm kur Aliu nuk donte t'i betohej Ebu Bekrit, kështu që Omer ibn Hatabi e kërcënoi duke i thënë:
“Betohu, përndryshe, pasha Allahun që nuk ka zot tjetër përveç Tij, do të të pres kokën!”
(Ibn Kutejbe, El-Imama ue-s-siyasa, l/20)
A guxuan ata që mungonin në dhënien e betimit dhe që ia shtrinë atë mëkëmbësit të Profetit, si Abdullah ibn Omar, Osama ibn Zejd dhe Muhamed ibn Meslama, ndërsa të mos mungonte edhe Saad ibn Ebi Vekas?
Ju vini re se pesë personat e emëruar nga Omer ibn Hatabi në këshillin për të konkurruar me Aliun për kalifat, luajtën pikërisht rolin që u kishte caktuar Omeri, i cili me këtë synonte ta pengonin Aliun që të bëhej kalif.
Abdurahman zgjedh mikun e tij Osmanin për kalif dhe kërcënon Aliun me vrasje, nëse nuk i betohet, sepse Omeri i jepte përparësi Abdurahman ibn Avfit në procesin e vendimmarrjes dhe fjalën kryesore në zgjedhjen e kalifit. Pas vdekjes së Abdurahman ibn Avfit dhe vrasjes së Osman ibn Afanit, mbetën vetëm tre anëtarë të këshillit për të konkurruar me Aliun për kalifat: Talha, Zubejri dhe Saadi.
Kur panë se muhaxhirët dhe ensarët nxituan për t'i bërë betim Imam Aliut duke mos i llogaritur asnjërin prej tyre, atëherë filluan të planifikojnë të keqen për të. Talhaja dhe Zubejri shkuan për ta luftuar, kurse Sadi e la në baltë.
Mos harroni se Osman ibn Afani nuk vdiq para se të krijonte kundër Aliut një pretendent të ri për kalifatin, më i rrezikshmi nga të gjithë, më dinak dhe mashtrues, më i aftë dhe më i gatshëm. Osmani i hapi rrugën për të marrë kalifatin, sepse ai e emëroi guvernator dhe ai qëndroi në atë detyrë për më shumë se 20 vjet, dhe ishte guvernator i krahinave më të rëndësishme që sillnin më shumë se dy të tretat e të ardhurave nga zonat islame.
Ky konkurrent ishte Muaviu i cili nuk kishte as besim e as moral. Ai ishte i preokupuar vetëm se si të arrinte pozitën e kalifit me çdo kusht dhe me çdo mjet të mundshëm.
Përkundër kësaj, Imam Aliu nuk i detyroi njerëzit t'i betoheshin atij siç bënë kalifët para tij. Ai, alejhi selam, iu përmbajtë rregullave të Kur'anit dhe Sunetit dhe asgjë nuk mund ta ndryshonte atë.
Ju i lexuat fjalët e tij drejtuar Saadit:
“Muhaxhirët dhe ensarët më janë betuar dhe unë kam marrë përsipër të punoj sipas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij. Po të duash, betohu, e nëse nuk do, rri në shtëpinë tënde, nuk të detyroj ta bësh!”.
Ju përgëzojmë, biri i Ebu Talibit! Ju që e ringjallët Kur'anin dhe Sunetin pasi i kishin vdekur ata që ishin kalif para jush.
Ja, si thërret Libri i Allahut:
“Ata që ju betuan për besnikëri – me të vërtetë ata iu betuan për besnikëri vetë Allahut – dora e Allahut është mbi duart e tyre. Kush e thyen betimin, e thyen atë në dëm të tij, e kush e përmbush atë që i ka dhënë Allahut, Ai do t'i japë atij një shpërblim të madh." Feth, 10.
"Atëherë pse i shtyn njerëzit të jenë besimtarë?" Junus,
Nuk ka detyrim në besim, as betim të detyruar në Islam, e as Allahu i Lartësuar nuk e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij që të luftojë kundër atyre që nuk i betohen Atij.
Ky është Suneti i Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe biografia e tij që na tregon se ai kurrë nuk e detyroi askënd t'i betohet atij.
Por kalifët dhe sahabët e futën këtë zakon dhe bidat dhe i kërcënuan njerëzit me vdekje nëse nuk betoheshin për besnikëri ndaj tyre.
Pra, çfarë mund të pritet kur edhe Fatimeja kërcënohet se do t'i digjet shtëpia, nëse nuk dalin ata që nuk pranuan t'i betohen Ebu Bekrit! Pastaj e nxorrën shpatën mbi kokën e Aliut dhe u betuan në Allahun se do ta vrisnin nëse ai nuk i betohej Ebu Bekrit. Atëherë mos pyet për sahabët e tjerë “më të dobët”, si Ammarin, Selmanin, Bilallin e të tjerë.
Është e rëndësishme që Saad ibn Ebi Vekas refuzoi t'i betohej Imamit për besnikëri, sikur që ai gjithashtu refuzoi ta mallkonte atë, kur Muavije e urdhëroi ta bënte këtë, siç është shënuar nga Muslimi në Sahihun e tij.
Por kjo nuk i mjafton Saadit dhe nuk i garanton xhenetin, sepse drejtimin në të cilin ndiqet neutraliteti, të cilin ai e themeloi me moton: “Unë nuk jam as me ty as kundër teje”, Islami nuk e pranon dhe as nuk e njeh, sepse Islami thotë: "Pas së vërtetës ka vetëm mashtrim"
Kjo është arsyeja pse Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij sqaruan veçoritë e fitnes, gjegjësisht rebelimit kundër Zotit, dhe na informuan për të dhe i caktuan kufij, në mënyrë që ata që i kalojnë ato të shkatërrohen dhe ata që mbeten brenda tyre do të jenë të mbrojtur.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë gjithçka për Aliun me këto fjalë:
“I dashur Zot, bëhu mik i atij që është miku i tij dhe armik i atij që është armik i tij! Ndihmo atë që e ndihmon atë dhe poshtëro atë që e poshtëron atë! E vërteta qoftë me të kudo që është!”
Imam Aliu shpjegoi arsyet dhe faktorët që e penguan Sadin të bashkohej me të dhe e shtynë atë të refuzonte t'i betohej atij në një fjalim të njohur si Shikshikije: "Njëri prej tyre u kthye kundër meje për shkak të urrejtjes së tij."
Shejh Muhammed Abduhu duke shpjeguar këtë fjali thotë:
“Saad ibn Ebi Vekas ndjeu urrejtje ndaj Aliut, Allahu e fisnikërroftë fytyrën e tij, për shkak të dajallarëve të tij, sepse nëna e tij ishte Hamna bint Sufjan ibn Umejje ibn Abdushamsa, dhe Aliu kishte një rol të madh në vrasjen e prijësve të tyre, gjë që dihet tashmë ”.
(Muhammed Abduhu Misri, Sherh Nehdzi-1-belaga 1/88)
Zilia dhe urrejtja e verbuan arsyen e Saadit dhe ai filloi ta konsideronte Aliun si armik të tij. Transmetohet prej tij se kur Osmani e emëroi guvernator të Kufes, ai mbajti një fjalim për njeriun më të mirë, Osmanin - Emirul muminin.
Saad ibn Ebi Vekas e drejtoi dashurinë e tij ndaj Osmanit gjatë jetës së tij, e madje edhe pas vrasjes së tij. Kështu mund të kuptojmë akuzat e tij ndaj Aliut për pjesëmarrje në vrasjen e Osmanit, në letrën që i dërgoi Amr ibn Asit:
"Uthmani u vra nga një shpatë e tërhequr nga Aisheja, ai lëmuar nga Talha dhe e helmuar nga Ali ibn Ebi Talibi."
Gjatë sprovave me të cilat u përballë, siç e dëshmon edhe historia, Osmani nuk kishte këshilltar dhe ndihmës më të madh se Aliun, vetëm se duhet të ishte edhe një i tillë që do ta dëgjonte mendimin e tij.
Nga pikëpamjet e Saadit, mund të konkludojmë se ai ishte pikërisht ashtu siç e përshkroi Imam Aliu, plot urrejtje. Ai e dinte të vërtetën për Imam Aliun, por urrejtja dhe zilia e tij qëndronin midis tij dhe të vërtetës, kështu që ai mbeti i hutuar dhe i shqetësuar midis zemrës që e paralajmëroi dhe zgjoi shkëndijën e besimit tek ai dhe midis shpirtit të sëmurë nga zakonet e xhahilijetit, kështu ai iu bind dhe e ndoqi urrejtjen e tij. Ai ishte i pushtuar nga një shpirt i prirur ndaj së keqes, gjë që e pengoi atë të ndihmonte të vërtetën.
Dëshmi për këtë është ajo që historianët kanë shënuar për pikëpamjet e tij konfuze. Ibn Kethir shënon në historinë e tij:
“Kur Saad ibn Ebi Vekas hyri te Muavije ibn Ebi Sufjan, ai e pyeti atë:
“Çfarë të keqe ke që nuk e luftove Aliun?
Saadi u përgjigj: 'Më erdhi një erë e errët, kështu që thashë me vete: Ah, ah! Unë nxitova devenë time derisa errësira u shpërnda rreth meje, pastaj pashë rrugën dhe e ndoqa atë.'
Muavije tha: “Nuk ka ah dhe ah në Librin e Allahut”. Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse dy grupe besimtarësh përleshen, pajtojini ata dhe nëse njëri prej tyre vazhdon të dhunojë tjetrin, atëherë luftoni kundër atij që ka bërë dhunë derisa t'i nënshtrohet ligjeve të Allahut." Huxhurat, 9 Pasha Allahun, ti nuk ke qenë me grupin e mëkatarëve kundër të drejtëve, as nuk ke qenë me grupin e drejtë kundër mëkatarëve.”
Sadi tha: "Unë nuk desha të luftoj kundër njeriut për të cilin i Dërguari i Allahut tha: "Ti je për mua si Haruni për Musain, vetëm se pas meje nuk ka më pejgamberë." Muaviu e pyeti: " Kush pos teje e ka dëgjuar këtë, ndërsa ishte i pranishëm aty?!”
Ai tha: "Filani e filani dhe Ummu Seleme". Muavija u ngrit dhe e pyeti Ummu Selemen, e ajo i tha të njëjtën gjë si Saadi. Muavije tha: "Sikur ta kisha dëgjuar këtë më parë, do të isha shërbëtor i Aliut derisa të vdiste ai ose derisa të vdisja unë."
(Tarih Ibn Kasir 8/77)
Edhe Mesudi raporton në historinë e tij dialogun që u zhvillua midis Muavijes dhe Saad ibn Ebi Vekasit. Mesudi transmeton se Muaviu i tha Sa'dit kur ky i fundit ia transmetoi hadithin Menzilles (Ti në raport me mua sikur Haruni në raport me Musan...) ky i fundit i tha:
“Unë kurrë nuk kam pasur një njeri më të korruptuar se ju, kështu që pse nuk e ndihmove? Pse nuk pranove t'i betoheshe atij? Sikur unë të kisha dëgjuar atë që ke dëgjuar ti nga i Dërguari i Allahut për të, do të kisha qenë rob i Aliut sa të jem gjallë”.
(Tarih Masudi i njohur si Huruj-z-Zaheb, për jetën e Saad ibn Ebi Uekkas)
Ajo që Saad ibn Ebi Vekas i ka transmetuar Muavijes për cilësitë e Aliut, është vetëm një prej qindra haditheve që vijnë nga një burim dhe synojnë një qëllim, i cili përkon me atë se Ali ibn Ebi Talibi është i vetmi person që ilustron mësimet islame pas të Dërguarit të Allahu xh.sh., e që nuk nuk ka një të dytë. Përderisa është kështu, të gjithë besimtarët e mirë duhet t'i shërbejnë atij sa të jenë gjallë.
Fjalët e , se po ta kishte dëgjuar më parë këtë hadith do të kishte qenë shërbëtor i Aliut sa të ishte gjallë, vetëm tregojnë të vërtetën me të cilën krenohet çdo besimtar dhe besimtare.
Muavija e tha këtë vetëm për ta tallur Sad ibn Ebi Vekasin dhe për ta poshtëruar në atë mënyrë, sepse nga ana tjetër ai nuk pranoi ta mallkonte Imam Aliun dhe nuk donte ta zbatonte urdhrin e Muavijes për këtë detyrim.
Kjo është e vërtetë, sepse Muavija di për cilësitë e Ibn Ebi Talibit më shumë se sa përmbanë hadithi i menzilahut. Ai gjithashtu e di se Aliu është më i vlefshmi pas Profetit, s.a.v.a., ndërsa këtë e thotë qartë në letrën dërguar Muhamed ibn Ebi Bekrit, për të cilën do të flasim më vonë, inshallah.
A hoqi dorë Muavija nga mallkimi i Imam Aliut kur mësoi nga Sadi për këtë hadith të cilin ia vërtetoi edhe Umu Seleme, pasi që ajo u pyet për këtë?
Ai nuk e ndërpreu atë praktikë. Ai ishte edhe më i zhytur në mëkat dhe mëkatoi nga inati, kështu që filloi të mallkonte Aliun dhe Ehli Bejtin ndërsa i urdhëroi edhe popullin ta bënte këtë veprim. Ajo zgjati për më shumë se 80 vjet, ndërkohë që brenda kësaj periudhe gjenerata të tëra fëmijësh u rritën e të rriturit u plakën.
“Ndërsa atyre që do të grinden me ju për të, meqë tashmë e keni mësuar të vërtetën e vetme, ju u thoni: “Ejani, do t'i thërrasim djem tanë, dhe djemtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe do të vijmë gjithashtu dhe ne, pastaj do të lutemi me tërë qenien, dhe do ta thirrim mallkimin e Allahut mbi ata që thonë të pavërtetën!'" Ali Imran, 61
Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhëruar!