Halid ibn Velidi
Halid ibn Velid ibn Mughire nga fisi Benu Mahzum, i njohur nga Ehli suneti dhe xhemati me pseudonimin "Shpata e Allahut". Babai i tij ishte njeriu më i pasur, pasuria e të cilit nuk mund të vlerësohej. Abbas Mahmud Akkad thotë: “Ai ishte njeriu më i pasur i kohës së tij. Ai kishte të gjitha pasuritë e njohura në mesin e tyre: ar, argjend, kopshte, vreshta, tregti, tokë, shërbëtorë, shërbëtore dhe skllevër, dhe për këtë arsye u quajt Vehid (I vetmi, ekskluziv, i jashtëzakonshëm).
(Abkarijjet Khalid (Gjenialiteti i Halidit), Abbas Akkad, f. 24.)
Ky ishte babai i Halid ibn Velidit, për të cilin u shpallën ajete që e kërcënonin me xhehenem. I Lartësuari thotë për të:
“Më lini atë që unë bëra një përjashtim dhe i dhashë pasuri të madhe dhe djem që me të i dhanë nder dhe reputacion – dhe ai dëshiron që t'ia shtoj edhe më shumë! Në asnjë mënyrë! Ai, me të vërtetë, i sfidon ajetet Tona, dhe unë do ta ngarkoj me vështirësi, sepse ai planifikoi dhe llogariti, dhe qoftë i mallkuar, ashtu siç ka llogaritur, dhe edhe një herë, qoftë i mallkuar, ashtu siç ka llogaritur! Pastaj shikoi dhe pastaj u vërenjtë dhe u vrenjos dhe pastaj u kthye dhe u bë mendjelehtë, dhe tha: "Kjo nuk është gjë tjetër veçse magji e trashëguar, këto janë vetëm fjalë të një njeriu!" Unë do ta hedh atë në Sekar." Muddasir. 11-26
Është transmetuar se Velidi erdhi te Pejgamberi, s.a.v.a., duke u përpjekur ta largojë atë me pasurinë e tij nga besimi i ri dhe thirrja në Islam, kështu që Allahu shpalli për të:
“Dhe mos dëgjoni asnjë gënjeshtar, shpifës të përbuzur, atë që përcjell fjalët e të tjerëve, koprracin, të dhunshmin, mëkatarin e madh, mizorin dhe, veç kësaj, ndërhyrës në fisin e dikujt tjetër, - vetëm pse është i pasur dhe ka shumë djem - i cili, kur ajetet tona i thuhen, thotë: "Këta janë vetëm tregime të popujve të lashtë!" Ne atij do t'i shtypim shenjë në hundë" Kalem, 10-16.
Velidi besonte se ai kishte më shumë të drejta e më shumë përparësi se Muhamedi për të qenë profet, ndaj thoshte: "Mos vallë Kur'ani dhe profetësia t'i jepen Muhamedit të varfër ndërsa unë, nga kurejshët e mëdhenjë dhe mbrojtësi i tyre, duhet të mbetem shpërfillem". ?"
Edhe Halid ibn Velidi u rrit me këtë besim, duke e urryer Islamin dhe duke e pasur zili Profetin e Islamit, s.a.v.a. i cili shkatërroi ëndrrat e babait të tij dhe ia rrëzoi fronin. Për këtë arsye Halidi mori pjesë në të gjitha betejat kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
Nuk ka dyshim se Halidi gjithashtu ndante besimin e babait të tij se ai kishte më shumë gjasa ta fitonte proetësinë sesa jetimi i varfër Muhamed, sepse Halidi, ashtu si babai i tij, ishte një nga Kurejshët e mëdhenj, nëse jo më i madhi prej tyre. Nëse Kur'ani dhe profetësia do t'i ishin dhënë babait të tij, Halid do të kishte një pjesë të kësaj dhe ai do të kishte trashëguar profetësinë dhe autoritetin ashtu siç e trashëgoi Sulejmani Daudin.
Kur'ani flet për këtë besim të tyre:
“Dhe tani, kur atyre u vjen e vërteta, ata thonë: 'Kjo është magji, e ne nuk besojmë fare në të!” Dhe po ashtu thonë: “Ky Kur’an është dashur t’i shpallet ndonjë njeriu të nderuar nga njërit prej këtyre dy qyteteve!' "Zuhruf, 30-31
Dhe atëherë nuk është çudi që ai punon me gjithçka që pati në dispozicion për të shkatërruar Muhamedin dhe thirrjen e tij. Ne kemi parë se si ai përgatiti një ushtri të madhe, gjë që ia mundësoi pasuria e tij e madhe, në betejën e Uhudit, duke kërkuar të shkatërrojë Muhamedin s.a.v.a. Po kështu, në vitin kur ndodhi Hudejbija, ai u përpoq ta vriste Pejgamberin, s.a.v.a., por Allahu i Madhëruar ia shkatërroi planet, kështu që ai u mund ndërsa Allahu e ndihmoi të Dërguarin e Tij, s.a.v.a. në të gjitha fushat.
Kur Halidi pa, siç e panë edhe Kurejshët e tjerë të mëdhenj, se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., nuk mund të poshtërohet dhe mposhtet, dhe kur pa se si njerëzit hynë grupe - grupe në besimin e Allahut, edhe ky e pranoi këtë realitet. Ai e pranoi Islamin vetëm në vitin e tetë të hixhretit, katër muaj para pushtimit të Mekës.
Halid e shënoi hyrjen e tij në Islam duke kundërshtuar urdhrat e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. Ditën e pushtimit të Mekës, Halid vrau më shumë se 30 njerëz, kryesisht nga fisi Kurejsh ndërsa Profeti, s.a.v.a. i kishte urdhëruar që të mos vrisnin askënd.
Disa kërkuan justifikim për veprimet e Halidit, duke thënë se ai u pengua të hynte në Mekë dhe se ata që u përpoqën ta pengonin, nxorrën armët para tij. Mirëpo, as kjo nuk e lejon që t'i vrasë ata pasi që Profeti, s.a.v.a., e ka ndaluar këtë. Ai mund të kthehej dhe të hynte nga një derë tjetër, siç kishin bërë të tjerët, ose mund të kishte dërguar dikë që ta pyeste Profetin, s.a.v.a., se si të sillej me ata që e pengonin të hynte.
Por, asgjë nga këto nuk ndodhi, kështu që Halid veproi sipas gjykimit të tij, gjë që ishte në kundërshtim me urdhrin që dëgjoi nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Ne ende po flasim për ixhtihad të bazuar në diskrecionin personal, i cili është në kundërshtim me tekstet autoritare (Kur'an dhe Sunet), dhe i cili kishte ndihmësit e tij ndërsa ata që e mbështetën atë, mund të themi se ide të tilla kishin edhe shkollën e tyre nga e cila dolën sahabët dhe kadijtë e famshëm, e cila më vonë u quajt "shkolla e kalifëve". Këtu duhet të themi se ixhtihadi i këtij kuptimi nuk është gjë tjetër veçse mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe fakti që jemi mësuar me termin ixhtihad në krahasim me një tekst autoritar, nuk do të thotë se është i ligjshëm. Në fakt, duhet të themi: Halidi nuk iu bind urdhrit të Profetit, në vend që të themi: Halid përdori ixhtihadin sipas gjykimit të tij kundër tekstit autoritar, siç na mësoi Kurani kur thotë:
“Kështu Ademi e kundërshtoi Zotin e tij dhe devijoi nga rruga.” Ta Ha, 121, ngase Allahu ia ndaloi të hajë nga pema ndërsa ne nuk do të themi se Ademi veproi sipas gjykimit të tij kundër tekstit autoritar për faktin se ai hëngri nga pema.
Muslimani duhet ta dijë kufirin që të mos thotë diçka sipas gjykimit të tij, e për të cilën ka urdhër ose ndalim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, sepse ky është kufër i qartë, mosbesim.
Allahu u tha engjëjve: “Përuljuni Ademit!” dhe ky është urdhër, “kështu që ata u përulën.” Ta Ha, 116, ndërsa kjo është përgjigje, ekzekutim dhe nënshtrim. Vetëm Iblisi nuk u nënshtrua, ai veproi sipas ixhtihadit, me diskrecionin e tij personal dhe tha: Unë jam më i mirë se ai, e pse t'i përulem atij?
Ky rast është mosbindje ndaj Zotit dhe mendjemadhësi, pa marrë parasysh se kush është më i mirë, Ademi apo Iblisi?
Prandaj Allahu i Madhëruar ka përcaktuar
“Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij përcaktojnë diçka, atëherë as besimtari dhe as besimtarja nuk kanë të drejtë të veprojnë sipas gjykimit të tyre.” Ahzab, 36
Këtë e theksoi Imam Xhafer Sadiku kur i tha Ebu Hanifes:
“Mos krahaso, mos përdorni kijasin (krahasimin e një çështjeje me një tjetër), sepse nëse krahasohet Sheriati, ai do të shkatërrohet. I pari që krahasoi ishte Iblisi kur tha: "Unë jam më i mirë se ai, më ke krijuar nga zjarri ndërsa atë e ke krijuar nga dheu".
Fjalët e tij: “Nëse sheriati krahasohet, do të shkatërrohet”, janë mënyra më e mirë për të vërtetuar se analogjia është e pasaktë. Nëse njerëzit do të përdornin mendimet e tyre të ndryshme kundrejt teksteve autoritare, nuk do të mbetej asnjë gjurmë apo zë nga Sheriati. Nëse e Vërteta do të ndiqte dëshirat e tyre, rendi në qiej dhe në Tokë me siguri do të zhdukej.
Pas këtij ekspozimi të shkurtër për ixhtihadin, kthehemi te Halid ibn Velidi ndërsa kësaj here themi se ai nuk iu bind urdhrit të të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., edhe herën e dytë, kur e dërgoi te fisi Benu Xhuzejm për t'i thirrur në Islam por jo edhe për t'i vrarë.
Ai shkoi tek ata, ua futi frikën ndërsa pasi shpallën pranimin e Islamit ai më pas i mashtroi dhe i vrau të lidhur. Ndërsa Abdurahman ibn Avf, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, e akuzoi atë, ndërsa ai tha se ai u hakmor për dy kusherinjtë që u vranë nga njerëzit e fisit Benu Xhuzejm.
Jakubi shënon në historinë e tij 2/61 se me atë rast Abdurahman ibn Avf ka thënë:
“Pasha Allahun, Halidi vrau njerëz që ishin muslimanë”. Ndërsa Halidi tha: "I vrava ata për t'u hakmarrë për babain tuaj Avf ibn Abduavf." i tha: “Ju nuk i keni vrarë për shkak të babait tim, por për shkak të xhaxhait tuaj Fakih ibn Mughira”.
Shih, Zoti të ruajtë! Halidi nuk e mohon pretendimin se ka vrarë njerëz që ishin myslimanë, por pranon se i vrau ata për hakmarrje për Avfin, babin e Abdurahmanit. A është e drejtë në fenë e Allahut vrasja e një komuniteti për vrasjen e një njeriu, dhe a lejohet të vriten muslimanët për një njeri të pafe?!!
Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dëgjoi për këtë veprim të urryer, tha se ai kërkon strehim tek Allahu dhe se është i pafajshëm për atë që ka bërë Halidi. Ai e përsëriti këtë tri herë. Pastaj u dërgoi atyre Ali ibn Ebi Talibin me shumë para për t'u paguar paratë e gjakut për të gjithë gjakun që kishte derdhur Halidi.
Sado që disa nga Ehli suneti dhe xhemati kërkuan justifikime dhe arsyetime për Halid ibn Velidin, faqet e historisë së tij janë plot me mosbindje dhe vepra të shëmtuara të kryera kundër Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit të Tij. Mjafton që studiuesi të lexojë historinë e tij, ndërsa atë që ai bëri në betejën e Jemames, gjatë kalifatit të Ebu Bekrit, pastaj mashtrimin e Malik ibn Nuvejrit dhe popullit të tij, duke i vrarë ata derisa ishin të lidhur në zinxhirë, ndërkohë që ishin musliman, por edhe se si natën e parë u martuan me gruan e Malikut dhe fjeti me të, duke mos i kushtuar vëmendje ligjit islam dhe njerëzishmërisë së arabëve.
Edhe Omer ibn Hatabi, i cili ishte i pakujdesshëm dhe dorëlëshuar kur ishte fjala për urdhërat e fesë, e qortoi Halidin dhe e quajti atë armik të Allahut duke e kërcënuar me dënim kapital, vrasjen e tij me gurë.
I takon studiuesve të rilexojnë historinë në mënyrë kritike e me arsyes të hapur dhe kjo do t'i çojë ata drejt së vërtetës, të qartë dhe të dukshme.
Ata nuk duhet të udhëhiqen nga paragjykimet e medhhebit, në mënyrë që të gjykojnë njerëzit përmes haditheve të trilluara që Profeti, s.a.v.a., nuk i ka thënë. Sepse Ehli suneti dhe xhemati janë, në fakt, Omajad, dhe ata i fshijnë të gjitha ngjarjet historike me një hadith të trilluar, në mënyrë që t'i pengojnë studiuesit të arrijnë të vërtetën. Më lehtë iu vie ta thonë hadithin e trilluar: "I Dërguari i Zotit i tha Halid ibn Velidit: 'Shpata e Allahut qoftë e mirëpritur!" ashtu që ky hadith i trilluar të zë vendin e tij në shpirtrat e muslimanëve që janë të pafajshëm dhe që mendojnë vetëm të mirën, ndërsa nuk e din se çfarë fshihet pas kësaj, sikur nuk i kuptojnë as edhe mashtrimet e emevive. Dhe pas këtij hadithi të trilluar, gjithçka që u thuhet për Halid ibn Velidin, ata e konsiderojnë si fakt duke i justifikuar veprimet e tij.
Ky është ai që quhet efekt psikologjik te njerëzit dhe është një sëmundje vdekjeprurëse që e fsheh njeriun nga e Vërteta dhe e shtrembëron plotësisht realitetin.
Merrni shembullin e e Ebu Talibit, xhaxhait të Pejgamberi s.a.v.s., për të cilin ehli suneti thonë se vdiq si jobesimtar, përmes një hadithi të trilluar sipas të cilit Profeti për të ka thënë:
“Ebu Talibi do të jetë në zjarr vetëm deri në kyçet e këmbës, por nga kjo do t'i vloj truri ”.
Të udhëhequr nga ky hadith i rremë, Ehli sunet vel Xhemati beson se Ebu Talibi është mushrik dhe se ai është në zjarr. Pas kësaj, ata nuk pranojnë analizë të arsyeshme dhe logjikën që do t'i çonte te e vërteta.
Me këtë hadith, Ebu Talibit iu shkatërrua e gjithë jeta, lufta e tij në rrugën e Islamit duke mbështetur nipin e tij. Njerëzit e tij u kthyen kundër tij dhe më pas ai u tregua armiqësor ndaj tyre. Ai madje pranoi një bojkot që zgjati tre vjet dhe së bashku me kushëririn e tij hëngrën gjethet e pemëve. Me këtë hadith të rremë, u synua të zhbëhen të gjitha përpjekjet e tij të guximshme dhe bindjet që ai shprehu për të ndihmuar thirrjen e Profetit në Islam. Po kështu, u zhduk eddhe gjithçka që bëri Profeti për xhaxhain e tij. Ai ia bëri guslin (e pastroi), e mbështolli me qefin, që ishte këmisha e tij dhe e lëshoi në varr. Ai vit u quajt viti i pikëllimit, prandaj tha: “Pasha Allahun, kurejshët nuk mundën as të më afroheshin deri në vdekjen e Ebu Talibit”. Allahu më shpalli se po largohem nga Meka, sepse ai që më ndihmoi vdiq." Profeti u largua nga Meka në të njëjtën ditë.
Merrni për ilustrim Ebu Sufjan ibn Harbin, babain e Muavijes. Thuhet se ai e përqafoi Islamin pas pushtimit të Mekës dhe se Profeti ka thënë:
"Kushdo që hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit do të jetë i sigurt."
Për shkak të këtij hadithi, në të cilin nuk ka asnjë vlerë apo cilësi, Ehli suneti dhe xhemati besojnë se Ebu Sufjani e pranoi sinqerisht Islamin dhe se ai e zbukuroi atë me pranimin e tij e se ai është në Xhenet, sepse Islami e fshin mëkatet e bnëra më herët. Pas kësaj, ata nuk pranojnë asnjë logjikë apo analizë të arsyeshme që do t'i çonte në të vërtetën. Dhe me këtë hadith u fshi çdo gjë të keqe që Ebu Sufjani i shkaktoi të Dërguarit, s.a.v.a. Të gjitha luftërat që udhëhoqi dhe përgatiti Ebu Sufjani për të shkatërruar Muhamedin u harruan. U harrua edhe keqbërja dhe urrejtja e tij ndaj Pejgamberit, ngase vetëm kur e sollën dhe i thanë pranoje Islamin ose do ta vrisnin, ai tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Ata i thanë: “Thuaj: “Dhe dëshmo se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Sa i përket kësaj, unë ndjej diçka në vetvete ndaj kësaj, kështu që nuk mund ta them”.
Edhe pse kishte pranuar islamin, megjithatë sa herë që takohej me Profetin, i thoshte vetes:
"Me çka më mundi ky?"
Ndërsa Profeti, s.a.v.a., i thoshte:
"Ty të kam mundur me Allahun, o Ebu Sufjan!"
I paraqita këtu dy shembuj nga realiteti ynë islam, në mënyrë që studiuesit të kuptojnë se si ndikimi psikologjik ndikon tek njerëzit dhe si i fsheh ata nga e vërteta. Nga kjo mund të kuptojmë se si Ehli Suneti i rrethoi sahabët me një aureolë të haditheve të rreme që u siguron atyre mbrojtje dhe shenjtëri në shpirtrat e atyre që nuk kujdesen për të vërtetën, kështu që ata nuk mund të pranojnë kritikat për ta.
Nëse një musliman beson se i Dërguari i Zotit i ka bekuar me Xhenet, ai nuk mund të pranojë asnjë kritikë për ta pas kësaj. Gjithçka që kanë bërë që nga krimet është e parëndësishme, meqë i justifikojnë të gjitha.
Për këtë arsye secilit prej tyre i dhanë pseudonime, të cilat ia atribuan të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., pra njëri është Siddik, tjetri Faruk dhe i treti Zu-n-nurejn. E pra, ne kemi të dashurin e të Dërguarit të Zotit, dishepullin e të Dërguarit të Zotit, mbrojtësin e umetit, transmetuesin e Islamit, shkruesin e shpalljes, sahibu-n-nealejnin (pronarin e këpucëve), njeriun që ia nxjerr gjakun Profetit, sikur që, po sipas haditheve të trilluara, kemi edhe shpatën e zhveshur të Allahut dhe persona të tjerë me epitete të tilla.
Dhe të gjitha këto pseudonime, në fakt, nuk do të jenë të dobishme në peshoren e së vërtetës tek Allahu. Këta janë vetëm pseudonime, emërtime epitete e nofka që ju e etërit tuaj iu keni vënë atyre, ndërsa Allahu nuk i ka dhënë ndonjë fuqi! Ajo që do të sjellë dobi dhe dëm tek Allahu janë veprat.
Historia është dëshmia më e mirë e veprimeve, ne e masim dhe e vlerësojmë njeriun me to, dhe nuk e masim një njeri me atë që është thënë dhe trilluar për të.
Imam Aliu shprehimisht ka thënë:
"Njihni të vërtetën, do t'i njihni ndjekësit e saj."
Ne e kemi shqyrtuar historinë dhe e dimë se çfarë ka bërë Halid ibn Velidi. Ne kemi dalluar të vërtetën nga e pavërteta dhe nuk mund ta quajmë atë shpata e zhveshur e Allahut. Ne kemi të drejtë të pyesim se kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka quajtur kështu Halidin? A e quajti ai shpata e zhveshur e Allahut kur vrau banorët e Mekës në ditën e pushtimit të saj, ndërsa ne e dimë se Profeti e ndaloi vrasjen atë ditë? Ose, kur e dërgoi atë në një fushatë me Zejd ibn Harithin në Mutt, kështu që ai tha: "Ushtrinë do ta komandojë Zejdi, nëse ai vritet, do ta marrë komandën Xhafer ibn Ebi Talibi, nëse vritet edhe ai atëherë do të jetë në komandën e Abdullah ibn Ravah”, ndërsa Halidi do të merrte komandën vetëm nëse vritet Ibn Revaha. Mirëpo kur të tre këta u vranë, Halidi ia mbathi me vrap nga fusha e betejës, bashkë me ushtarët e mbetur?
As nuk e quajti atë shpata e Allahut në betejën e Hunejnit kur ishin 12.000 të tillë, kur Halid iku, duke e lënë të Dërguarin e Zotit të luftonte vetëm me 12 burra?
Nëse Allahu i Madhëruar thotë:
“Kushdo që pastaj ua kthen shpinën atyre, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose të bashkohet me një grup tjetër, do të kthehet i ngarkuar me hidhërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehennemi, e ai është vendbanim i tmerrshëm”. Anfal, 16
Si mund Allahu ta lejoj „Shpatën e Tij“ të ikte nga fushëbeteja? Kjo është vërtet shumë e çuditshme. Unë besoj se Halidi as që ka ditur për këtë pseudonime gjatë jetës së Profetit dhe as Profeti nuk e ka quajtur ndonjëherë atë me të tilla epitete. Pika kryesore e gjithë kësaj është se ishte Ebu Bekri ai që i dha Halidit këtë epitet kur e dërgoi për t'i mbyllur gojën rebelëve që u rebeluan kundër Ebu Bekrit, lidhur me emërimin e tij për kalif, kështu që ai bëri atë që bëri. Omeri e qortoi për këtë dhe i tha Ebu Bekrit: “Ka dhunë dhe ligësi në shpatën e Halidit”, dhe ai e njihte më së miri dhe ishte më i afërti me të.
Pastaj Ebu Bekri i tha Omerit: "Halidi është një nga shpatat e Allahut që Ai e nxori mbi armiqtë e Tij, ai veproi sipas hamendjes së tij, kështu që bëri një gabim".
Taberi transmeton në Er-riadu-n-nedir se në fisin Benu Selim kishte pasur apostazi, kështu që Ebu Bekri dërgoi atje Halid ibn Velidin. I mblodhi njerëzit në tharësen e hurmave, ndezi një zjarr dhe i dogji. Ky lajm arriti tek Omer ibn Hatabi, kështu që ai shkoi te Ebu Bekri dhe i tha:
"A e lejoni një njeri që t'i torturojë njerëzit me dënimin e Allahut?"
Ebu Bekri tha: “Pasha Allahun, unë nuk do ta kthej në këllëf shpatën që Allahu ka nxjerrë kundër armiqve të Tij, derisa aAi të mos e kthej ”. Pastaj e urdhëroi dhendërsa ai marshoi kundër Musejlemit.
(Taberi, Er-rijadu en-nedira, l/l00)
Prandaj, Ehli suneti dhe xhemati e quajnë Halidin shpata e zhveshur e Allahut, edhe pse Halidi refuzoi t'i bindej urdhrit të Profetit, s.a.v.a., i dogji njerëzit në zjarr dhe e refuzoi plotësisht Sunetin e Profetit.
Buhariu transmeton në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë: “Me zjarrë mund të dënoj vetëm Allahu”. Ai gjithashtu tha: " Me zjarrë mund të dënoj vetëm Zoti i tij".
(Sahih Buhariu, 4/325)
Tashmë kemi folur për faktin se Ebu Bekri para vdekjes ka thënë: "Sikur të mos e kisha djegur Fexhaet ilmin!" Ndërsa ne themi se të paktën dikush ta kishte pyetur Omer ibn Hattabin: "Kur e dinit se vetëm Allahu i Madhërishëm mund të dënojë me zjarr, pse u betuat, menjëherë pas vdekjes së Profetit, se do të digjni shtëpinë e Fatimes dhe atyre që ishin në të, nëse nuk do të dilnin për t'i bërë betim Ebu Bekrit?! Dhe sikur Aliu të mos ishte zbutur dhe të urdhëronte grupin që ishte me të të dilte dhe të betohej, ju do ta kishit ekzekutuar kërcënimin tuaj!
Ndonjëherë kam dyshime dhe e konsideroj të pamundur që Omeri të kundërshtojë Ebu Bekrin, kështu që ai nuk i kushton vëmendje atij dhe kundërshtarëve të tij. Kjo është e çuditshme! E pamë që Ebu Bekri nuk e ka kundërshtuar kurrë Omerin, madje disa herë i ka thënë: “Të kam thënë që je më i fortë se unë në këtë çështje, andaj më ke mundur”. Një herë tjetër, kur erdhën për t'u ankuar tek Ebu Bekri, ata zemrat e të cilëve duhej përfituar, në veprimin e Omerit sipas asaj që ata kishin shkruar në letrën e tyre, Omeri e pështyu dhe e grisi letrën, kështu që ata e pyetën Ebu Bekrin:
"Kush është halifi, ti apo Omeri?" Ebu Bekri u përgjigj: "Ai, inshallah".
Prandaj them: Ndoshta ai që i kundërshtoi veprat e urryera të Halidit ishte Ali ibn Ebi Talibi, por historianët dhe transmetuesit e parë të haditheve kishin frikë të përmendnin emrin e tij, kështu që e zëvendësuan me emrin e Omerit, që mund të kuptohet nga disa transmetime që i atribuohen Ebu Zejnebit ose një njeriu, ndërsa me këtë kërkohej të mbulohej identiteti i personit të vërtetë.
Ky është vetëm një supozim, ose që ne t'i pranojmë pohimet e disa historianëve se Omer ibn Hatabi e urrente Halidin dhe as që mund të duronte ta shihte, sepse ishte xheloz ndaj tij, sepse Halidi tërhiqte zemrat e njerëzve me fitoret që arriti. Thuhet se Halidi luftoi kundër Omerit në Xhahilijet, se ai e mundi atë dhe i theu këmbën.
Është domethënëse që Omeri e shkarkoi Halidin nga detyra në të njëjtën ditë kur ai u bë kalif, por nuk e dënoi duke e vrarë me gurë, siç kishte premtuar.
Dhe për herë të dytë na sqarohet se kush është realisht Halid ibn Velidi, me të cilin mburren Ehli Suneti, sepse ata ndjekin atë që ka vepruar në kundërshtim me Sunetin dhe nuk ka respektuar as Kuranin dhe as për Sunetin e Profetit, s.a.va.. Për këtë shih El-Ihtijaj të Tabersiut.