Ebu Hurejre Dusi
Ai është një nga sahabët që e pranoi Islamin shumë vonë, gjë që vërtetohet nga Et-Tabakat-in e Ibn Sadit. Ebu Hurejra numërohet vetëm në gjeneratën e nëntë ose të dhjetë. Ai erdhi te Pejgamberi, s.a.v.a, në fund të vitit të shtatë të hixhretit, ndërsa historianët thonë se shoqërimi i tij me Profetin, në rastin më të mirë, nuk zgjati më shumë se tre vjet.
(Sahih Buhariu, 4/175, mbi atë që ka transmetuar Ebu Hurejra për veten e tij, kapitulli Shenjat e profetësisë.)
Disa besojnë se shoqërimi i tij me Pejgamberin ka zgjatur dy vjet, duke pasur parasysh se Pejgamberi s.a.v.a. e dërgoi atë në Bahrein me Ibn Hadremiun, ndërsa Profeti shkoi në botën tjetër derisa ai ishte në Bahrein.
Ebu Hurejra nuk ishte nga ata të njohur për xhihad apo trimëri, as nga mendimtarët dinakë, as nga hafizët e ditur fakih, ai nuk dinte as të lexonte e as të shkruante. Ai erdhi te Profeti për të mbushur barkun, siç thotë vet ai, ndërsa Profeti e kuptoi atë kur u bashkua me njerëzit e ehli saffas, ata që ishin në divanet e xhamisë duke pritur që dikush t'i ndihmonte. Dhe çfarëdo sadakaje ushqimi që i silleshin Profetit, ai ua dërgonte atyre. Ebu Hurejra thotë për vete se ai ishte gjithmonë i uritur, kështu që ai do të dilte në rrugë shokëve duke aktruar të braktisurin që dikush ta merrte në shtëpi për ta ushqyer.
Por ai u bë i famshëm për faktin se ai transmetoi shumë hadithe nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Numri i haditheve që ai transmeton është i afërt 6000 sosh ndërsa unë tërheq vëmendjen e lexuesve për këtë. Përveç faktit se ai kaloi vetëm një kohë të shkurtër duke u shoqëruar me Profetin, ai transmetoi hadithe dhe ngjarje që nuk i kishte parë kurrë.
Disa muhadithë mblodhën një grup hadithesh që transmetohen nga Hulefi Rashidinët, pastaj nga dhjetë të cilët janë përgëzuar me Xhenet, nga nënat e besimtarëve dhe të Ehli Bejtit të pastër. Të gjitha këto hadithe nuk e kalojnë as një të dhjetën e asaj që ka transmetuar vetëm Ebu Hurejra (edhe pse Imam Ali ibn Ebi Talibi ka shoqëruar Profetin për 30 vjet).
Për shkak të gjithë kësaj, Ebu Hurejra u akuzua dhe u karakterizua si trillues i haditheve. Ata thanë se ai ishte transmetuesi i parë i hadithit i akuzuar në Islam.
Por Ehli suneti dhe xhemati i japin atij titullin e nderit Ravi (transmetues) i Islamit, duke i shprehur shumë respekt dhe citojnë prova në favor të tij. Ndoshta disa prej tyre besojnë se ai ishte më i ditur se Aliu, për shkak të hadithit që ai transmeton për veten e tij, ndaj thotë:
“I thashë: “O i Dërguari i Zotit, kam dëgjuar shumë hadithe prej teje që i kam harruar!” Ai tha: “Hape mantelin!” E hapa mantelin e kapa me duart e mia, pastaj më tha: 'Tani mblidhe!' E mblodha mantelin dhe nga atëherë më nuk kam harruar asgjë”.
(Sahih Buhari l/38, Libri i diturisë, kap. Ruajtja e diturisë dhe 3/2)
Ebu Hurejra ka transmetuar kaq shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., derisa një herë Omer ibn Hatabi e goditi me kamxhik dhe i tha:
“Ju transmetoni aq shumë hadithe, saqë kam frikë se nuk jeni dakord me të Dërguarin e Zotit”.
Ai ia tha këtë për shkak të hadithit në të cilin ai tregoi se Allahu krijoi qiejt dhe tokën dhe se krijimi zgjati shtatë ditë. Kur Omeri e dëgjoi këtë, e thirri dhe i kërkoi që ta përsëriste hadithin. Kur Ebu Hurejra e përsëriti atë, ai e goditi duke thënë:
"Allahu thotë se krijimi zgjati gjashtë ditë, e ju thoni shtatë?" Ebu Hurejra tha: "Ndoshta e kam dëgjuar nga Ka'b Ahbara. Pastaj Omeri tha: "Derisa të dini se si t'i dalloni hadithet e Pejgamberit nga fjalët e Kaab Ahbarit, mos transmetoni asnjë hadith!"
(Shih librin "Ebu Hurejra" nga Mahmud Ebu Riya Misri.)
Transmetohet se Imam Ali ibn Ebi Talibi të ketë thënë:
"Qenia e gjallë që më shumë së shumti ka gënjyer mbi të Dërguarin e Zotit ishte Ebu Hurejra Dusi."
(Ibn Ebi Hadid, Sherh Nehju-l-belaga 4/28)
Edhe Aishja, nëna e besimtarëve, disa herë i hodhi poshtë hadithet e tij që ai transmetoi nga i Dërguari i Zotit. Një herë ajo nuk ia pranoi transmetimin e tij duke i thënë:
"Kur e keni dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë këtë?"
Ai iu përgjigj: “Ti nuk kishe kohë të dëgjoje hadithin e Pejgamberit, sepse ishe i zënë me pasqyrën, surmën dhe kanën”.
Kur ajo vazhdoi të këmbëngulte se hadithi ishte i rremë dhe e përqeshi atë, Mervan ibn Hakem ndërhyri dhe kërkoi që t'i vërtetohej vërtetësia e hadithit. Ebu Hurejra pastaj rrëfeu duke thënë: "Vërtet, nuk e kam dëgjuar nga i Dërguari i Zotit, por nga Fadl ibn Abbasi."
(Sahih Buhari, 2/232, kaptina për agjëruesin që bëhet xhunub; Muweta Malik 1/272)
Posaçërisht për këtë transmetim, Ibn Kutejbe e akuzon Ebu Hurejren, duke thënë:
"Ebu Hurejra i referohet Fadl ibn Abbasit pas vdekjes së tij dhe ia atribuon atij hadithin për të mashtruar njerëzit dhe për të mbuluar gënjeshtrën e tij."
(Sijer ealami-n-nubela, Zehebi)
Po kështu, Ibn Kutejbe në librin e tij “Tavil Muhtafilif-l-Hadith” thotë: “Ebu Hurejra thoshte: “I Dërguari i Zotit ka thënë kështu e kështu ndërsa unë këtë e kam dëgjuar nga një tjetër”.
Dhehebiu shënon në librin e tij Ealamu-n-nubela se Jezid ibn Ibrahim e ka dëgjuar Shu'aba ibn Haxhaxhin duke thënë:
“Ebu Hurejra ishte mashtrues dhe falsifikues i haditheve”.
Në librin El-Bidaya ve-nihaj të Ibn Kesirit thuhet se Jezid ibn Haruni e ka dëgjuar Shu'abe ibn Haxhaxhin të thotë të njëjtën gjë për të, d.m.th. se ai ishte një mashtrues, kështu që ai transmetoi atë që dëgjoi nga Kaab Ahbari dhe nga i Dërguari i Zotit pa treguar saktë se çka transmetonte nga njëri e çka nga tjetri.
Po kështu Xhafer Iskafi thotë:
“Për shejhëta tanë Ebu Hurejra është një falsifikues dhe prej tij nuk pranohet asnjë transmetim”.
(Sherh Ibn Ebi Hadidi Muatezili 4/68)
Edhe gjatë jetës së tij, Ebu Hurejra ishte i njohur në mesin e sahabëve për gënjeshtra, trillime dhe shumë hadithe të rreme, saqë disa talleshin me të dhe i kërkuan që të trillonte hadithin që ai e dëshironte.
Transmetohet se një njeri veshi një xhybe të re, kështu që ai eci me krenari në të dhe u përdredhohej ndërsa ecte. Kur iu afrua Ebu Hurejres, tha: "O Ebu Hurejre, ti transmeton shumë hadithe nga i Dërguari i Zotit, ndaj a mos ka thënë diçka për petkun tim?"
Ebu Hurejra ka thënë:
“Dëgjova Ebu Kasimin duke thënë: “Një njeri që ishte para jush po ecte me krenari me petkun e tij, kështu që Allahu bëri që toka të shembej nën këmbët e tij bashkë me të, kështu që ai bërtet prej saj dhe do të mbetet ashtu deri në Ditën e Gjykimit. Pasha Allahun, nuk e di, ndoshta ai është nga populli yt ose nga grupi yt”.
(El-Bidaja ue-Nihaja 8/l08)
Si mund të mos dyshojë bota në transmetimet e Ebu Hurejrës kur ato janë kontradiktore. Ai fillimisht transmeton një hadith, pastaj transmeton një tjetër të kundërt me të parin, ndërsa kur dikush e pyet për të dhe ia përkujton atë që ai e kishte thënë tashmë si provë, ai kthehet dhe largohet prej tyre ose thotë diçka të pakuptueshme në gjuhën abisinase.
(Sahih Buhari, 7/31, Bab la hamma)
Si të mos e akuzojnë për gënjeshtra dhe trillime kur ai dëshmoi kundër vetes, me fjalët e tij "Unë flas nga qesja ime", dhe pastaj këto ia atribuon Pejgamberit, s.a.v.a.. Transmeton Buhariu në Sahih nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, s.a.v.a., ka thënë: “Sadakaja më e mirë është ajo që lë një dhuratë të bukur dhe të begatë. Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Filloni me atë që ankohet. Gruaja thotë: “Ose më ushqe ose më divorco.” Robi thotë: “Më ushqe dhe më përdor.” I biri thotë: më ushq me atë për të cilën më thirrë“ ndaj Ebu Hurejren e pyetën: „A i ke dëgjuar këto nga i Dërguari i Zotit?! Ai u përgjigj: “Jo, kjo është nga qesja e Ebu Hurejrës”.
(Sahih Buhari, 6/190, kapitulli mbi obligimin për sigurimin e familjes)
Shikoni si fillon hadithi: “ka thënë Pejgamberi s.a.v.a., e pastaj kur e kundërshtuan dhe e pyetën për atë se kush i ka thënë ato fjalë, ai pranon se i ka trilluar!
Bravo Ebu Hurejre për këtë qese plot gënjeshtra dhe trillime! Kjo i siguroi atij një pozitë të mirë te Muaviu dhe Omajadët duke përfituar nder e reputacion, pasuri dhe kështjella. Muavija e emëroi guvernator të Medinës, i ndërtoi një kështjellë të bukur dhe e martoi me një grua të pasur dhe të respektuar, të cilës Ebu Hurejre i kishte shërbyer më parë.
Nëse Ebu Hurejra ishte ndihmësi i Muavijes, kjo nuk ishte për shkak të meritave, reputacionit apo njohurive të tij, por sepse Muavije gjeti me të hadithet që donte dhe i përhapte. Edhe pse disa sahabe hezituan ta mallkonin Ebu Turabin, sepse e konsideronin si mëkat, Ebu Hurejra e mallkoi ne shtepine e tij dhe para ndjekesve te tij.
Ibn Ebi Hadid thotë:
“Kur Ebu Hurejra bashkë me Muavijen arriti në Irak, në vitin e quajtur amu-l-xhemati (viti i komunitetit), ata hynë në xhaminë e Kufës. Kur Ebu Hurejra pa turmën e njerëzve që i pritën, u përkul thellë, pastaj goditi ballin dhe tha: “O popull i Irakut, a mendoni se po e gënjej për të Dërguarin e Zotit dhe se do ta hedh veten në zjarr. Pasha Allahun, e kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Çdo i dërguar ka zonën e tij të shenjtë. Zona ime e shenjtë është në Medine midis Ajras dhe Sevras. Pra, kushdo që shpik diçka të re në atë zonë, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, mallkimi i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Dhe dëshmoj se Aliu trilloi diçka të re në këtë zonë!”.
Kur fjalët e tij arritën tek Muaviu, ai e shpërbleu duke e bërë guvernator të Medinës.”
(Sherh Nehjul-belaga, Ibn Ebi Hadid, 4/67)
Dëshmia e mjaftueshme kundër Ebu Hurejres është se Muavija e emëroi atë guvernator të Medinës. Nuk ka dyshim se studiuesit dhe kërkuesit e së vërtetës do të dyshojnë për cilindo që u emërua mëkëmbës nga armiku i Allahut dhe armiku i të Dërguarit të Tij dhe që ishte armiqësor me halifin e Zotit - Imam Aliun, i cili u emërua në atë pozitë nga Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij.
Nuk ka dyshim se Ebu Hurejra u ul në një pozitë kaq të lartë si guvernator i Medinës, kryeqyteti i Islamit, vetëm ngase ai i shërbeu Muavijes dhe Omajadëve. Shihni vetëm se si ndryshojnë mundësitë. Ebu Hurejra erdhi në Medine pa asgjë, vetëm me një mantel me vija bardh e zi që mjaftonte për të mbuluar vetëm lakuriqësinë e tij. Në atë kohë, ai iu lut kalimtarëve që t'i jepnin diçka vetëm sa për të mbijetuar, ndërsa veshët i vareshin në lëkurën e tij.
Dhe pastaj krejt papritur ai bëhet guvernator i Medinës, jeton në një kështjellë të mrekullueshme, ka shumë prona, ka shërbëtorë dhe skllevër dhe njerëzit mund të flisnin me të vetëm pasi të merrnin leje prej tij.
Kjo doli nga „begatitë“ e qeses së tij. Mos harroni dhe mos u çuditni sepse edhe sot mund të shihni të njëjtat shfaqje duke u përsëritur, ngase historia përsëritet.
Ebu Hurejra i donte Omajadët dhe ata e donin atë që nga koha e Osman ibn Affanit, të parit të tyre. Ai kishte mendimin më të mirë për Osmanin, i cili ishte në kundërshtim me të gjithë sahabët - muhaxhirë dhe ensarë. Ai e konsideronte të pafe çdo sahab që mori pjesë në vrasjen e Osmanit dhe që i nxiste njerëzit kundër tij.
Nuk ka dyshim se ai e akuzoi Ali ibn Ebi Talib për vrasjen e Osmanit. Këtë e kuptojmë nga fjalimi i tij që mbajti në xhaminë e Kufes kur tha se Aliu shpiku diçka të re në Medine dhe e mallkoi atë me gjuhën e Profetit, të engjëjve dhe të gjithë njerëzve.
Ibn Sadi transmeton në Tabekat, se kur vdiq Ebu Hurejra në vitin 59, i biri i Osman ibn Afanit e çoi arkivolin e tij deri në Bekia, duke treguar kështu respekt të veçantë dhe duke afirmuar mendimin e tij të mirë për Osmanin.
(Tabekat, Ibn Saad, 2/63)
Të gjitha krijesave të Tij u kushtohet rëndësi nga Allahu i Lartësuar. Kur Osman ibn Afani, i pari dhe njeriu i madh i Kurejshëve, vritet dhe therret si bagëtia, ndërsa ai është halifi i muslimanëve të cilin ata e quanin Zu-n-Nurejn dhe nga i cili turpërohen engjëjt, siç ata mendojnë, andaj askush nuk e lan kufomën e tij e aas nuk e vesh me qefin, duke e varrosur në këtë gjendje pas tri ditësh, edhe atë në varrezat e hebrenjëve.
Ebu Hurejra Dusi vdes, i respektuar dhe i famshëm, dhe ai ishte pa plang e shtëpi. Askush nuk se nga erdhi, e as për origjinën e tij.
Ai nuk ka lidhje familjare me kurejshët ndërsa arkivolin e tij e mbajnë djemtë e kalifëve që u bënë guvernator në kohën e Muavijes dhe po e varrosin në Bekijen e Profetit të Zotit!
Tani le të shkojmë te Ebu Hurejra për të parë se cili është qëndrimi i tij ndaj Sunetit të të Dërguarit të Zotit!
Buhariu shënon në Sahihun e tij se Ebu Hurejra ka thënë:
“Kam mësuar dhe ruajtur nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., dy enë hadithi. Sa i përket të parës, e zbulova dhe e shpalla, ndërsa për të dytën, nëse do ta kisha zbuluar, do të më ishte prerë fyti”.
(Sahih Buhari, 1/38, Babu hifzi-l-ilm)
Tashmë kemi folur për faktin se Ebu Bekri dhe Omeri e kanë djegur Sunetin e mbledhur të Pejgamberit, s.a.v.a.,. dhe e kanë ndaluar muhadithin ta transmetojë atë ndërsa tani shohim se në këtë hadith Ebu Hurejra flet mbi atë se çfarë është fshehur dhe e vërteton atë që ne mendojmë, duke pranuar se ai transmetoi vetëm atë që ishte spastruar nga kalifët sundues.
Prandaj, Ebu Hurejra posedonte dy enë ose dy qese. Ai i shpalli hadithet nga njëra enë ndërsa këto janë ato që i transmetoi, e të cilat u pëlqyen nga pushtetarët.
E sa i përket enës tjetër që Ebu Hurejre e fshehu dhe nuk transmetoi hadithe prej saj nga frika se mos i pritet fyti, ajo enë përmban hadithe sahih nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a.. Nëse Ebu Hurejra do të ishte i besueshëm, ai nuk do të kishte fshehur hadithe autentike, ndërsa përhapte trillime dhe gënjeshtra për të mbështetur pushtetarët, mashtruesit, eddhe pse ai e di se Allahu i ka mallkuar ata që fshehin të vërtetën.
Buhariu shënon fjalët e tij (Ebu Hurejres): “Njerëzit thonë:
“Ebu Hurejra transmeton shumë hadithe dhe sikur të mos ishin dy ajete në Librin e Allahut, ai nuk do të transmetonte asnjë hadith”. Pastaj lexoi: “Ata që i fshehin argumentet e qarta që i kemi shpallur dhe rrugën e drejtë që u kemi shënuar njerëzve në Libër, ata do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata që kanë të drejtën e mallkimit.", ndërsa vëllezërit tanë muhaxhirë janë të preokupuar me tregtinë në tregje, dhe vëllezërit e ensarëve ishin të preokupuar me pasurinë e tyre, ndërsa Ebu Hurejra ishte gjithmonë me Pejgamberin për të mbushur barkun e tij dhe ai merrte pjesë në raste ku ata mungonin dhe memorizoi atë që ata nuk e kishin memorizuar”.
(Sahih Buhari, 1/37, Babu hifzi-l-ilm)
Siç thotë Ebu Hurejra: “Sikur të mos ishin dy ajete në Librin e Allahut, nuk do të transmetoja asnjë hadith.” ndërsa pastaj thotë: “Kam mësuar nga i Dërguari i Zotit dy enë me hadithie. Sa i përket të parës, e zbulova dhe e shpalla, e për të dytën, po ta kisha zbuluar, do të më ishte prerë fyti!”. A nuk është kjo një dëshmi ku thotë se e ka fshehur të vërtetën, pavarësisht se i ka ditur ato dy ajete në librin e Allahut?!
Nëse Profeti, s.a.v.a., u thoshte shokëve të tij:
"Shkoni te familjet tuaja dhe mësojini ata!" (Sahih Buhariu, l/30)
Ai gjithashtu e tha edhe këtë:
“Shpesh ai të cilit i transmetohet e kupton më mirë se dëgjuesi”. Buhariu shënon se Profeti e inkurajoi delegacionin e fisit Abdul Kajs që të ruanin imanin dhe diturinë dhe këtë t'ia transmetonin trashëgimtarëve të tyre.
(Sahih Buhariu, l/30)
Atëherë, a nuk pyesim ne dhe a nuk pyesin studiuesit: Pse të vritet sahabiu që ka transmetuar hadithin e Pejgamberit s.a.v.a. dhe pse t'i pritet fyti?!
Pastaj, duhet të ketë ndonjë sekret që kalifët nuk donin të zbulohej, dhe ne e kemi vënë në dukje këtë temë në hulumtimin tonë të mëparshëm, në librin Pyet të diturit, dhe këtu do të themi shkurtimisht se ky sekret lidhet me hadithin që flet për të drejtën e Aliut në kalifat.
Nuk është kundërshtim ndaj Ebu Hurejres, i cili e kuptoi vlerën e tij dhe dëshmoi kundër vetes se Allahu mallkon, ndërsa edhe ata që kanë të drejtë të mallkojnë atë që fsheh hadithin e Profetit, s.a.v.a.
Por kundërshtimi është për Ehli sunetin dhe xhematin i cili e bëri Ebu Hurejren transmetues të Sunetit, ndërsa ai vetë dëshmon kundër vetes se ai e fshehu atë, gjithashtu dëshmon se ai e trilloi atë dhe gënjeu për Profetin. Po kështu, ai pranon se ngatërrohej dhe se nga ajo që thotë, nuk e dallon atë e thotë Profeti nga ajo që e thotë dikush tjetër.
Të gjitha këto tradita dhe rrëfime (për ehli sunetin) janë sahih, të besueshme, sepse ato janë të shënuara nga Buhariu në Sahihun e tij, ndërsa ato gjenden edhe në sahihët e tjerë të Ehli sunetit dhe xhematit!
Si mund t'i besohet një njeriu, drejtësinë e të cilit, prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi, e akuzon për gënjeshtar, duke thënë: "Në mesin e të gjallëve, është ai që ka gënjyer më së shumti kundër Pejgamberit, s.a.v.a."
Edhe Omer ibn Hatabi e akuzon, e fshikullon dhe e kërcënon se do ta dëbojë. Edhe Aishja e kritikon disa herë. Kështu kanë bërë edhe shumë sahabë që e kanë kritikuar atë dhe refuzojnë t'i pranojnë si të vërteta hadithet e tij kundërthënëse. Ndaj ne e shohim Ebu Hurejrën ndonjëherë duke rrëfyer, dhe nganjëherë duke thënë diçka të pakuptueshme në gjuhën abisinase. Shumë ulema islame e kritikuan atë dhe e akuzuan për gënjeshtar, falsifikues dhe lakmitar për sofan, arin dhe argjendin e Muavijes.
Pas gjithë kësaj, si mund të jetë e drejtë që Ebu Hurejra të konsiderohet si transmetues i Islamit dhe prej tij të nxjerren dispozitat fetare?
Disa ulema pohuan se Ebu Hurejra i futi në Islam besimet çifute dhe israiliatet që mbushën librat e hadithit. Ose, se hebreu, Kaab Ahbar, futi besime të tilla përmes Ebu Hurejrës, kështu që u shfaqën tradita që krahasonin Allahun, duke folur për mishërimin e Tij, dhe teorinë e reinkarnimit, mishërimit, pastaj u shfaqën thënie të neveritshme për të dërguarit dhe profetët, ndërsa gjithçka nga këto është transmetuar nga Ebu Hurejre.
A do të pendohen Ehli suneti dhe xhemati dhe të kthehen në rrugën e duhur për të zbuluar se nga kush duhet ta marrin Sunetin e vërtetë? Nëse na pyesin, ne do t'u themi: Ejani te porta e diturisë dhe tek Imami i familjes së Profetit! Ata janë rojet e Sunetit, mbrojtja e Umetit, arka e shpëtimit, Imamët e udhëzimit, llambat në errësirën e gabimit dhe janë lidhja më e fortë dhe litari më i fortë i Allahut!