Abdurahman ibn Avf

 

 

 

Në Xhahilije quhej Abduamr, andaj Profeti, s.a.v.a., e quajti Abdurahman. Ai gjithashtu vjen nga fisi Benu Zehra dhe është kushëri me Vekkasin.

Ai është një nga sahabët e mëdhenj dhe muhaxhirët e parë. Ai mori pjesë me Pejgamberin, s.a.v.a., në të gjitha betejat. Ai është një nga gjashtë personat e emëruar nga Omer ibn Hatabi për kalifat, përveç se ai e emëroi atë për kryetar të këshillit dhe i dha përparësi ndaj të gjithë të tjerëve, kur tha: "Nëse nuk dakordoheni, jini në grupin në të cilin është Abdurahman ibn Avfi."

Ai është gjithashtu është një nga dhjetë të cilët janë përgëzuar me xhenetin, sipas Ehli sunetit dhe xhematit.

Siç dihet, Abdurahman ibn Avf ishte një nga tregtarët e mëdhenj të Kurejshëve. Ai la pas një pasuri të madhe që, sipas historianëve, arrinte në 1000 deve, 100 kuaj, dhjetëra mijëra dele dhe tokë që shtrihej në njëzet parcela që ujiteshin. Pjesa e trashëguar nga secila prej katër grave të tij ishte 84.000.

(Taberi, Masudi, Ibn Saad, Taha Husein dhe të tjerë.)

Abdurahman ibn Avf është dhëndri i Osman ibn Affanit, sepse ai u martua me Ummi-Kulthum bint Akaba ibn Ebi Mu'it, ndërsa kjo ishte motra e nënës së Osmanit.

Ne e dimë nga historia se Abdurahman ibn Avf luajti një rol të madh në largimin e Aliut nga kalifati duke i vendosur atij kushtin që ai të gjykonte sipas Sunetit të dy kalifëve të parë, Ebu Bekrit dhe Omerit. Ai e dinte që Aliu nuk do ta pranonte kurrë këtë kusht.

Vetëm ky fakt është një provë e mjaftueshme për ne mbi njëanshmërinë dhe lidhjen e Abdurahmanit me bidatet e xhahilijetit, largësisë së tij nga Suneti i Muhamedit dhe pjesëmarrjes së tij aktive në komplotin e madh kundër Pasardhësve të pastër duke bërë gjithçka që kalifati të mbetej me kurejshët, të cilët do të gjykojnë sipas dëshirës së tyre. Buhariu shënon në Sahihun e tij, në librin e vendimeve, kapitullin se si njerëzit i betohen Imamit, se Masuri thotë: “Në një pjesë të natës, Abdurahman ibn Avf trokiti në derën time ndërsa ai trokiti në derë derisa u zgjova." Kur u ngrita, më tha: “Ti po fle ndërsa unë, pasha Allahun, nuk mund të fle. Shkoni dhe thirrni mua Zubejrin dhe Saadin!” Unë i thirra këta të dy dhe ai bisedoi me ta. Pastaj më thirri dhe më tha: “Thirrma Aliun!” E thirra dhe ai i pëshpëriti deri në mesnatë. Pastaj Aliu u ngrit dhe ai ishte i kënaqur. Abdurahmani kishte pak frikë nga Aliu. Pastaj tha: “Më thërrisni Osman!” E thirra dhe ata pëshpëritën me njëri-tjetrin derisa u ndanë nga myezini duke thirrur për lutjen e mëngjesit.

Kur bashkë me njerëzit e tjerë e falën sabahun, ky grup u mblodh në minber dhe iu tha të thirrnin muhaxhirët dhe ensarët dhe komandantët e ushtarëve, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe me Omerin. Kur u mblodhën, Abdurahman lexoi shehadetin dhe më pas tha:

“Mandej tha, o Ali, unë u mendova për kalifin e muslimanëve dhe pashë se ata nuk barazojnë askënd me Osmanin ndërsa ti mos i lë rrugë vetes!' Pastaj iu drejtua Osmanit: “Të betohem, ndërsa ti merr përsipër për të gjykuar sipas Librit të Allahut, Sunetit të të Dërguarit të Tij dhe dy kalifëve që erdhën pas tij!' Kështu iu betua Abdurahman ibn Avfi, pastaj të njëjtën gjë bënë muhaxhirët, ensarët dhe komandantët e ushtrisë dhe muslimanëve."

(Sahih Buhariu, 8/123)

Ai që kërkon të vërtetën nga ky transmetim i shënuar nga Buhariu, mund të kuptojë se komploti u krijua gjatë natës. Gjithashtu është e mundur të kuptohet dinakëria me të cilën u dallua Abdurahman ibn Avf dhe se fakti që Omeri e zgjodhi atë nuk ishte i rastësishëm.

Shikoni fjalët e transmetuesit kur thotë:

“Unë e ia thirra Aliun. Ai po i pëshpëriste. Pastaj Aliu u ngrit prej tij ndërsa ai ishte i kënaqur ".

Kjo na tregon se Abdurahman ibn Awf ishte ai që e inkurajoi Aliun për kalif, në mënyrë që Aliu të mos tërhiqej nga konsultimi i trilluar dhe në këtë mënyrë të shkaktonte përçarje mes tyre për herë të dytë, siç ndodhi menjëherë pas betimit ndaj Ebu Bekrit në Sekifa. Saktësinë e këtij supozimi e vërteton Mesudi: “Abdurahmani kishte pak frikë nga Aliu”.

Prandaj ai luajti rolin e mashtruesit dhe konspiracionistit. Ai e thirri Aliun natën dhe e përgëzoi për kalif, duke dashur ta qetësonte deri në mëngjes. Dhe kur zbardhi, erdhën komandantët e ushtrisë, krerët e fiseve, krerët e kurejshëve dhe pastaj Abdurahmani ndryshoi gjithçka për ta befasuar Aliun, duke thënë se ata nuk barazojnë askënd me Osmanin e se edhe ai duhet të pranojë këtë, përndryshe ai lënte rrugë vetes.

 (që do të thotë se ata do ta vrisnin nëse ai refuzon të pranojë betimin ndaj Osmanit).

Çdo studiues do ta kuptojë këtë qartë, veçanërisht nga pjesa e fundit e hadithit ku Mesudi thotë: "Kur u mblodhën, Abdurahman lexoi Shehadetin, dhe pastaj tha: "Dhe pastaj, o Ali, mendova për halifin e muslimanëve. dhe pashë që nuk barazojnë askënd me Osmanin dhe nuk i le rrugë vetes!”.

Pse Abdurahman i drejtohet vetëm Aliut nga të gjithë të pranishmit? Pse nuk ka thënë, për shembull: “Pas kësaj, o Ali, Talha dhe Zubejr?!

Nga kjo kuptuam se kjo ishte planifikuar gjatë natës dhe se që në fillim ata ranë dakord që të zgjidhnin Osmanin ndërsa Aliun mbanin sa më largë kalifatit.

Pra, mund të konkludojmë se të gjithë kishin frikë nga zhvillimi i një situate në të cilën Aliu do të bëhej kalif, sepse atëherë ai do të vendoste drejtësinë, barazinë, do të ringjallte Sunetin e Profetit dhe do të eliminonte bidatet e djalit të Hatabit, veçmas në disa nga prvilegjet që kishin përvetësuar. Omer ibn Hatabi e kishte vënë në dukje këtë më herët dhe i paralajmëroi ata se Aliu ishte i rrezikshëm, duke thënë: "Nëse ata zgjedhin për kalif atë që nuk ka flokë anash syve, ai do t'i kthejë në rrugën e drejtë." Rruga e drejtë është Suneti i Pejgamberit, s.a.v.a., të cilin nuk e pëlqen Omeri dhe as Kurejshët. Nëse do ta donin Sunetin e Profetit, s.a.v.a. do të kishin zgjedhur Aliun si kalif i cili do të qeveriste mes tyre sipas Sunetit.

Kur folëm për Talhanë, Zubejrin dhe Sadin, thamë se ata mbollën huti dhe korrën humbje dhe pendim.

Le të shohim Abdurahman ibn Avfin dhe çfarë i solli komploti i tij. Historianët shënojnë se Abdurahman ibn Avf u pendua shumë kur pa se Osmani po vepronte në kundërshtim me Sunetin e Ebu Bekrit dhe Omerit, ngase përveç se u dha atyre pasuri të madhe gjithë të afërmit e tij ai i emëroi ata si guvernatorë dhe në poste të tjera të rëndësishme. Abdurahmani shkoi te Osmani dhe i tha fillimisht këtë: "Unë të vendosa në këtë pozitë duke të dhënë përparësi (Fjalët e tij: „Unë të vendosa në këtë pozitë“, na tregojnë se ai kishte vepruar kokë më vete, pa ndonjë diskutim, këshillim e marrëveshje menjerëz, në kundërshtim me atë që na thuhet.), por me kusht që të ndjekësh rrugën e Ebu Bekrit dhe Omerit, por ti po vepron në kundërshtim me Sunetin e tyre, jeni të njëanshëm ndaj të afërmve tuaj dhe i lini ata të shkelin në qafën e muslimanëve."

Osmani tha: "Omeri i prishi lidhjet e tij familjare në emër të Allahut dhe unë po i vendos ato edhe më fort në emër të Allahut."

Abdurahmani i tha: "Pasha Allahun, kurr më nuk do të flas me ty!" Dhe ai nuk foli më me të deri sa vdiq. Vdiq i hidhëruar me Osmanin.

Në një rast Osmani erdhi për ta vizituar Abdurahmanin kur ishte i sëmurë, , mirëpo ky  ktheu kokën nga muri dhe nuk donte të fliste me të.

(Tarih Ebi Fida, 1/156; Ensabul eshref, Belazri 5/57; El-Akdul Ferid, Ibn Abd Rabbihi Maliki, 2/261)

Kështu, Allahu i Madhëruar e pranoi lutjen e Imam Aliut për Abdurahmanin, ashtu siç e pranoi lutjen e tij për Talhanë dhe Zubejrin dhe ata u vranë në të njëjtën ditë.

Ibn Ebi Hadidi Muatazeli thotë në Sherh Nahjul Belage se Aliu u zemërua në ditën e mbajtjes së këshillimit kur e kuptoi se çfarë kishte komplotiuar Abdurahman ibn Avfi, kështu që i tha:

“Pasha Allahun, ti e bëre këtë sepse ke dashur prej tij atë që po prej tij e kërkuan dy shokët e tu. Allahu ka dhënë mes jush aromën e frutit të zi me erë të keqe.”

(Ibn Ebi Hadid, Sherh Nehxhul-belage, 1/63)

Imam Aliu këtu do të thotë se Abdurahman ibn Avfi e inkurajoi Osmanin që ta zgjidhte atë si kalif pas tij, siç bëri Ebu Bekri me Omerin, kështu që Aliu i tha: “Është e çuditshme që gjatë jetës së tij ai donte të hiqte qafe kalifatin, por ia lë fronin trashëgim një tjetri pas, vdekjes së vet. Ata të dy, për të cilët nuk ka dyshim, i ndanë gjijtë e saj rreptësisht mes tyre”.

Sa i përket kësaj ere të frutit të zi me erë të keqe, që përmend Imam Aliu në lutjen e tij, është një thënie që thotë: “Fatëkeqësinë e solli era e qelbur e frutit të zi ”, që i referohet urrejtjes dhe vrasjes.

Allahu iu përgjigj lutjes së Imam Aliut dhe nuk kaluan shumë kohë, vetëm disa vite dhe Allahu mbolli përçarje, armiqësi dhe urrejtje mes tyre. Abdurahmani tregoi armiqësi ndaj kunatit të tij Osmanit dhe nuk foli me të deri në vdekjen e tij dhe e ndaloi të vinte në varrim e t'ia falte xhenazen.

Nga ky prezantim i shkurtër, na është e qartë se Abdurahman ibn Avf është një nga udhëheqësit e kurejshëve që punoi për të shtypur Sunetin e Profetit, s.a.v.a. dhe për ta zëvendësuar atë me risitë e dy kalifëve të parë.

Është gjithashtu e qartë për ne se Imam Aliu, paqja qoftë mbi të!, është i vetmi që sakrifikoi kalifatin me gjithçka që ai mbart me vete për të ruajtur Sunetin e Muhamedit, s.a.v.a., Sunetin e sjellë nga vëllai dhe kusheriri i tij i ngushtë, Muhamed ibn Abdullah, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij të nderuar e të pastër!

Dhe ti, lexues i dashur, pa dyshim e ke mësuar të vërtetën e vetme të ehli sunetit dhe xhematit. Po kështu, ju e keni kuptuar se cilët janë ndjekësit e sinqertë të Sunetit. Besimtari është mendjelhetë, por nuk duhet të lejojë që të kafshohet nga gjarpëri dy herë nga e njëjta vrimë.