Abdullah ibn Omer
Ai është një nga sahabët e famshëm që luajti një rol të madh në menaxhimin dhe drejtimin e ngjarjeve që ndodhën gjatë kohës së tre kalifëve të parë sikur edhe gjatë sundimit të dinastisë Omajade. Fakti që babai i tij është Umer ibn Hatabi mjafton që ai të jetë i dashur dhe i respektuar nga Ehli suneti dhe xhemati. Ata e konsiderojnë atë ndër fakihët e mëdhenj dhe e konsiderojnë si ruajtës të haditheve të Profetit, kështu që Imam Maliku u mbështet më së shumti tek ai ndërkohë që ai e mbushi librin e tij Muvetta me hadithet e transmetuara prej tij. Nëse shfletojmë librat e Ehli suneti dhe xhematit, do të zbulojmë se ato janë plot me përmendje dhe lavdërime të tij. Por nëse e lexojmë me sy hapur dhe të etur për të vërtetën, do të shohim se ai ishte larg drejtësisë dhe së vërtetës së Sunetit, Fikhut dhe Sheriatit të Profetit.
Gjëja e parë që tërheq vëmendjen në personalitetin e tij është armiqësia dhe urrejtja e fortë ndaj mbrojtësit të pasardhësve të Profetit, Ali ibn Ebi Talib. Urrejtja e tij arriti kufirin ku fillon lufta dhe ai e konsideroi Aliun si njeri të thjeshtë.
Ne kemi folur tashmë për faktin se ai përhapi hadithe të rreme që thoshin se ata, gjegjësisht sahabët, gjatë jetës së Pejgamberit, s.a.v.a., u jepnin përparësi njerëzve më të mirë, me këtë radhitje: Ebu Bekri, Omeri, pastaj Osmani ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë ishin të barabartë. Ai ka treguar se këtë e ka dëgjuar nga Profeti dhe se ai nuk e ka mohuar.
(Regjistruar nga Buhariu, Muslimi, Maliku dhe të tjerët.)
Siç mund ta shihni, kjo është një gënjeshtër e pastër me të cilën qeshin njerëzit e arsyeshëm. Folëm për Abdullah ibn Omerin, i cili gjatë jetës së Pejgamberit a.s. ishte fëmij i cili ende nuk ishte maturuar dhe nuk kishte asgjë të përbashkët me të mëdhenjtë, e as që i jipej ndonjë rëndësi mendimit të tij Kur vdiq i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., Abdullah ibn Umeri, ai ishte në rastin më të mirë 19 vjeç.
Kur ishte kështu, si mund të thotë ai: “Në kohën e Pejgamberit, ne i kemi dhënë përparësi...” I dashur Zot, përveç nëse kështu kanë folur fëmijët mes tyre, ata që ishin nga djemtë e Ebu Bekrit, Osmanit dhe vëllezërve të tyre. Dhe krahas kësaj, nuk është në rregull të thuhet se Profeti s.a.v.a. ta ketë dëgjuar këtë, pa mos reaguar. Kjo tregon se hadithi është i rremë dhe se qëllimet janë të këqija. Do t'i shtoja kësaj se Profeti, s.a.v.a., nuk e lejoi Abdullah ibn Omerin të shkonte me të në fushata ushtarake. Këtë e lejoi vetëm në Betejën e Hendekut, e më vonë edhe në beteja të tjera, sepse atëherë ishte 15 vjeç.
(Sahih Buhari, 3/158, Libri i dëshmive, kap. Ardhja e moshës së fëmijëve; Sahih Muslim, Libri i qeverisjes, kap. Mosha e moshës madhore.)
Nuk ka dyshim se ai ishte në betejën e Hajberit në vitin e shtatë të hixhretit dhe pa me sytë e tij humbjen e Ebu Bekrit, babait të tij, Omerit. Pa asnjë dyshim ai dëgjoi fjalët e Profetit:
“Nesër do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që atë e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij. Është ai që sulmon ashpër dhe nuk braktisës (i betejës). Allahu e sprovoi zemrën e tij se çfarë imani kishte”.
Kur zbardhi dita, Profeti ia dha flamurin atij që hoqi dorë nga të gjitha kënaqësitë, atij që gjen rrugëdalje nga vështirësitë, atij që ka qeramete, luanit të Allahut, fituesit, Ali ibn Ebi Talibit.
(Ky hadith është shënuar nga Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hanbeli, Ebu Davudi dhe gjithë Muhadithët.)
Ky hadith për flamurin tregoi se sa vlerë kishte Aliu dhe çfarë epërsie kishte ndaj sahabëve të tjerë. Ky hadith tregoi lartësimin e pozitës së tij me Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe suksesin dhe fitoren e tij me dashurinë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij. Por urrejtja e Abdullah ibn Omerit donte ta portretizonte Aliun si një njeri të rëndomtë e të zakonshëm!
Ne folëm për faktin se Ehli suneti dhe xhemati veproi ashtu siç i njoftoi udhëheqësi i tyre Abdullah ibn Omar, kështu që ata nuk e llogaritën Ali ibn Ebi Talibin në mesin e kalifëve të Rashidinëve dhe as nuk e njohën kalifatin e tij. Ata e njohën atë shumë më vonë, në kohën e Ahmed ibn Hanbelit. Vetëm kur u dekonspiruan, në kohën kur u shfaqën shumë hadithe dhe muhadithë dhe kur gishtat e akuzës filluan të ktheheshin drejt tyre dhe kur u akuzuan për armiqësi ndaj Ehli Bejtit. Muslimanët më pas kuptuan se urrejtja ndaj Ali ibn Ebi Talibit është një nga shenjat më të këqija të hipokrizisë.
Vetëm atëherë ata u detyruan të njihnin kalifatin e Aliut dhe ta radhisnin atë në mesin e Hulefai Rashidinëve. Vetëm atëherë filluan të shfaqin dashuri të rreme për Ehli Bejtin, për të mashtruar të tjerët.
A ka ndokush që duhet ta pyes Abdullah ibn Omerin se pse muslimanët, të gjithë apo shumica, nuk u pajtuan pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.a., dhe pse u ndanë në çështjen se kush ka më shumë të drejtë në kalifat?. Ata nuk u pajtuan për Aliun dhe Ebu Bekrin ndërsa babai i tij dhe Osmani në atë kohë nuk kishin asnjë ndikim.
A mund ta pyesë dikush djalin e Omerit: Nëse Profeti, s.a.v.a., e vërtetoi mendimin tuaj dhe nëse ai nuk barazoi askënd me Ebu Bekrin, pastaj Omerin, pastaj Osmanin, atëherë pse, vetëm dy ditë para vdekjes së tij, e emëroi komandant mbi ta një të ri, të cilit ende nuk i kishte dal mjekrra e ishte edhe më i ri se ti, dhe iu urdhëroi atyre të shkojnë me të në një fushatë nën udhëheqjen dhe komandën e tij? A mendoni edhe ju se Profeti ishte i fliste përçartë, siç e tha këtë babai juaj?
A mund ta pyes ndokush djalin e Omerit: Pse muhaxhirët dhe ensarët, menjëherë pas betimit ndaj Ebu Bekrit, i thanë Fatime Zehrasë: "Pasha Allahun, sikur të na kishin ardhur burri dhe kusheriri yt para Ebu Bekrit, nuk do ta kishim konsideruar askë tjetër të barabartë me të ”. Ky është pranimi i sahabëve të mëdhenj se ata nuk e barazuan askënd me Aliun,dhe ka mjaftuar vetëm të mos iu kishin betuar Ebu Bekrit, veprim të cilin e quajtën gabim. Çfarë vlere ka atëherë mendimi i Abdullah ibn Omerit, keqdashës dhe plot urrejtje, i cili nuk di si të shkurorëzohet nga gruaja e vet, për shkak të mendimeve të shumta të sahabëve të mëdhenj?
Dhe së fundi, a duhet dikush ta pyesë Ibn Omerin: Pse sahabët e përzgjedhur e zgjodhën Ali ibn Ebi Talibin si kalif pas vrasjes së Omerit dhe i dhanë përparësi ndaj osmanit, nëse ai nuk do ta refuzonte kushtin që i vuri Ibn Avfi, ndërsa kushti ishte që të qeveriste sipas sunetit të dy pararendësve?
(Tarih Taberi, 5/40; Tarihu-l-hulafa Sujuti, l04.; Tarih Ibn Kutejbe dhe Musned Imam Ahmed 1/75)
Por, Abdullah ibn Omeri ishte i ndikuar nga babai i tij dhe jetoi në kohën e Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit, ndërsa ai pa se si Ali ibn Ebi Talibi ishte i izoluar, i larguar, nuk kishte vend në mexhlis në mesin e komunitetit dhe as pozita në qeverisje. Ndërsa njerëzit e ia kthyen shpinën atij, pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., dhe gruas së tij, princeshës të të gjitha grave, ndërkohë që atij nuk i kishte asgjë me vete për t'i tërhequr njerëzit.
Nuk ka dyshim se Abdullah ibn Omeri ishte një nga njerëzit më të afërt me babain e tij, ai i dëgjonte mendimet e tij, i njihte miqtë dhe armiqtë e tij, ai u rrit në urrejtje, zili dhe neveri ndaj Aliut, veçanërisht, por edhe dhe ndaj gjithë Ehli Bejtit. Ai u rrit me këtë, dhe një ditë kur pa se muhaxhirët dhe ensarët iu betuan Aliut për besnikëri pas vrasjes së Osmanit, kjo ishte një gjë e madhe për të. Nuk e duroi dot, ndaj zbuloi atë që fshihte brenda vetes, gjithë zilinë dhe urrejtjen. Ai nuk pranoi t'i jepte betim Imamit të Zotit dhe Prijësit të Besimtarëve. Nuk duroi të qëndronte në Medine, shkoi në Mekë me pretekstin se do të bënte umren.
Pas kësaj, ne shohim Abdullah ibn Omerin duke investuar të gjitha përpjekjet e tij në shpërqendrimin e njerëzve dhe dobësimin e vendosmërisë së tyre, në mënyrë që ata të mos e ndihmojnë të Vërtetën dhe për t'i zbrapsur ata nga luftimi i grupit mëkatar, të cilën edhe Allahu e ka urdhëruar derisa të mos i kthehen Allahut. . Ai ishte nga të parët që i la në baltë imamët e kohës së tij, bindja ndaj të cilëve ishte farz.
Pas vrasjes së Imam Aliut dhe fitores së Muavijes ndaj imam Hasan ibn Aliut dhe marrjes së kalifatit prej tij, Muavije mbajti këtë fjalim: “Unë nuk po luftoj kundër jush që ju të faleni, të agjëroni apo të kryeni haxhin. Unë luftova kundër jush për të sunduar mbi ju, e Allahu ma dha këtë!”
Ne shohim Abdullah ibn Omerin që më pas nxiton t'i betohet Muavijes duke pretenduar se njerëzit ranë dakord dhe u mblodhën rreth tij pasi u përçanë!
Besoj se ky është ai që e ka quajtur atë vit “viti i tubimit” (amu-l-xhamaati). Ai dhe pasuesit e tij Omajad u bënë "Ehli suneti dhe xhemati", që nga ajo kohë e deri më sot.
A ka ndokush që duhet ta pyesë djalin e Omerit dhe atë që pretendon si është nga Ehli suneti dhe xhemati:
Kur ka ndodhur ndonjëherë në histori një konsenzus për halifin, si në rastin me prijësin e Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibin?
Kalifati i Ebu Bekrit ishte një gabim, Allahu e ruajtë nga e keqja e tij, dhe shumë nga sahabët munguan në betimin ndaj Ebu Bekrit.
Kalifati i Omerit ishte pa ndonjë këshillim mes muslimanëve. Ebu Bekri e emëroi atë si kalif dhe sahabët e tjerë nuk dhanë mendimin e tyre as nuk morën pjesë në të.
Kalifati i Osmanit ndodhi duke u zgjedhur vetëm nga tre sahabë ose më mirë të themi se ishte arbitrariteti i Abdurrahman ibn Avfit.
E sa i përket kalifatit të Aliut, ai ishte me betimin e muhaxhirëve dhe ensarëve, pa qenë fare të obliguar apo të detyruar. Për betimin që iu dha Imam Aliut u shkrua një letër e cila u dërgua në të gjitha krahinat islame. Të gjithë e publikuan këtë letër përveç Muavijes në Siri.
(Ibn Haxher, Fethu-1-Bari, 7/586)
Ibn Omeri dhe Ehli suneti dhe xhemati do të duhej të ndjeheshin të detxyruar për ta vrarë Muavije ibn Ebi Sufjanin, sepse ai kishte mbjellë përçarje, kishte thyer shkopin e përkorësisë dhe kishte marrë halifatin për vete. E them këtë sepse është në përputhje me traditat që ata transmetojnë në Sahihët e tyre, se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., ka thënë:
"Nëse betimi u jepet dy kalifëve, vriteni tjetrin nga ata të dy!"
(Sahih Muslim 6/23; Mustedreku Hakim, 2/156; Sunen Bejheki 8/144)
Muslimi shënon në Sahihun e tij ndërsa e transmetojnë edhe muhadith të tjerë, se Profeti, s.a.v.a., ka thënë:
“Kush i betohet një Imami të cilit i jep dashurinë e tij dhe një shtrëngim duarsh, le t'ia japë edhe ai atij nëse mundet! Dhe nëse një tjetër vjen për të kërkuar pushtet, vriteni!
(Sahih Muslim, Sunen Bejheki, (Sahih Muslim, Sunen Bejheki, Sunen Ibn Maxhe)
Abdullah ibn Omeri bëri krejtësisht të kundërtën e kësaj, kështu që në vend që të dëgjonte hadithin e Profetit dhe urdhrat e tij, ndrsa në bazë të kësaj të luftonte kundër Muavijes, sepse ai uzurpoi kalifatin dhe sfidoi të drejtën e kalifit për pushtet, dhe kështu ndezi zjarrin e fitnes, ne e shohim se si ai heq dorë nga betimi ndaj Aliut, të cilit të gjithë muslimanët iu betuan për besnikëri dhe të gjithë ranë dakord për të. Ai i betohet Muavijes, i cili çau shkopin e nënshtrimit, vrau të pafajshmit dhe shkaktoi një fitne të tillë, gjurmët e së cilës mbeten edhe sot e kësaj dite.
Kjo është arsyeja pse unë besoj se Abdullah ibn Omeri ka marrë pjesë me Muavijen në të gjitha krimet që ka bërë, në mëkatet dhe veprat e këqija, sepse ai e mbështeti autoritetin e tij, e ndihmoi të merrte kalifatin, të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij ia ndaluan robërve të liruar të luftës dhe djemëve e tyre, siç thuhet në hadithin sherif.
Abdullah ibn Omeri nuk u mjaftua vetëm me kaq, por ai nxitoi t'i betohet Jezid ibn Muavijes. Jezidit pijanec, mëkatarë, jobesimtarë, të mallkuar bir i të mallkuarve.
Nëse Omer ibn Hatabi, siç thuhet nga Ibn Saad në Tabekat, thoshte:
“Kalifati nuk është i vlefshëm nëse i përket një talik (atyre që Profeti i liroi ditën e pushtimit të Mekës), as djalit të një robi të liruar, as atij që e pranoi Islamin pas pushtimit të Mekës”.
(Ibn Saad, Et-Tabekat el-Kubra 3/248);
si mundet atëherë Abdullahu të punojë në kundërshtim me babain e tij sipas këtij parimi? Nëse Abdullah ibn Umeri ka vepruar në kundërshtim me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij në lidhje me kalifatin, atëherë nuk ka vend për t'u habitur kur e shohim se ai ka vepruar në kundërshtim me mendimin e babait të tij.
Për më tepër, ne pyesim Abdullah ibn Omerin se çfarë lloj këshillimi e pëlqimi ka ndodhur në zgjedhjen e Jezid Ibn Muavijes për kalif. Kjo u refuzua nga të mirët e Umetit, pjesa tjetër e muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe në mesin e tyre ishte princi i të rinjve në Xhenet, Imam Husein ibn Aliu, Abdullah ibn Zubejri, Abdullah ibn Abbasi dhe të gjithë ata që ndanin të njëjtin mendim?
Dihet se vetë Abdullah ibn Umeri fillimisht ishte një nga kundërshtarët e betimit ndaj Jezidit, por Muavije dinte se si ta përfitonte atë, prandaj i dërgoi 100.000 dirhemë dhe ai i pranoi me bujari. Kur ia përmendi atij betimin për djalin e tij Jezidin, Abdullah Ibn Omeri tha:
“A është kjo ajo që dëshironi? Atëherë besimi im qenka shumë i lirë.”
(Belazri, Ensabu-l-ashraf, 5/31; Ibn Adulbirr, El-Istiab, 2/396; Esedu-1-gaba 3/289)
Po, Abdullah ibn Omeri e shiti besimin e tij shumë lirë, siç dëshmon edhe ai vetë. Ai iku nga dhënia e betimit për Imam Aliun dhe nxitoi t'ia jepte betimin mëkatarit Imam Muavijes dhe Imam Jezidit të pabesë. Ashtu sikur që do të mbajnë barrën e krimeve të shkaktuara nga sundimi i padrejtë i Muavijes, po ashtu pa dyshim do të mbajnë barrën e krimeve të Jezidit dhe në krye të tyre do të jetë shkelja e shenjtërisë së të Dërguarit të Zotit dhe vrasja e borzilokut të tij, princit të të rinjëve në Xhenet dhe trashëgimtarëve të mirë të Pejgamberit nga mesi i bijve të Umetit të cilët i vrau në Qerbela.
Abdullah ibn Omeri nuk u mjaftua vetëm me betimin ndaj Jezidit, por edhe i bindi të tjerët që t'i betohen atij dhe kërcënonte këdo që thoshte se nuk do t'i betohej Jezidit.
Buhariu shënon në Sahihun e tij, ndërsa kjo transmetohet edhe nga muhadith të tjerë, se Abdullah ibn Omeri i mblodhi fëmijët, familjen dhe skllevërit e tij edhe atë në momentin kur banorët e Medinës hoqën dorë nga bindja ndaj Jezid ibn Muvejjes dhe iu thënë atyre: "Ne i jemi betuar këtij njeriu sipas asaj që nga ne kërkon të veprojmë Allahu dhe Pejgamberi i Tij, (A kishte urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij t'i jepet betimi jobesimtarëve dhe kriminelëve. Apo ka urdhëruar që betimi t'i jepet miqëve (Evliave) të Tij të mirë, andaj thotë: „Mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe besimtarët të cilët falen me përultësi dhe që japin zeqatin deri sa janë në ruku."), ndërsa unë e dëgjova të Dërguarin e Zotit duke thënë:
Ditën e Kiametit i ngrihet flamuri tradhtarit dhe i thuhet: Këta janë tradhtarë të filanit, e tradhtia më e madhe dhe më e madhja besëprerje, pas atribuimit shok ndaj Zotit, është e që njeriu t'i betohet dikujt, ashtu siç prej tij e kërkon Allahu dhe i Dërguari i Tij, e mandej ta thyeje atë.'
(Sikur biri i Omerit këtë t'ia kishte thënë Talhasë dhe Zubejrit, të cilët e thyen betimin e dhënë Aliut dhe luftuan kundër tij! Sikur Ehli suneti dhe xhemati të kishte punuar sipas këtij hadithi në ndarjen e njerëzve! Nëse thyerja e betimit është një nga mëkatet më të mëdha pas shirkut, atëherë çfarë të bëhet me Talhanë dhe Zubejrin që jo vetëm e thyen betimin, por cënuan nderin e njerëzve, vranë të pafajshëm, vodhën pasurinë dhe shkelën marrëveshjen e armëpushimit?!)
Dhe asnjëri prej jush nuk duhet të refuzojë dëgjushmërinë ndaj Jezidit dhe askush nga ju nuk do të dallohet në këtë, e të mos ketë prishje të shëmtuar raportesh me meje dhe tij ."
(Sahih Buhari, 1/166; Musned Ahmed, 2/96; Sunen Bejheki 8/159)
Guximi dhe egërsia e Jezidit u forcua nga Abdullah ibn Omari dhe nxitja e njerëzve prej tij që t'i betoheshin për besnikëri ndaj tij. Ai përgatiti një ushtri nën udhëheqjen e Muslim ibn Akabes, një nga më të këqijtë, dhe e urdhëroi atë të sulmonte Medinën e Profetit dhe e lejoi të bënte çfarë të donte në të për tre ditë.
Muslimi vrau dhjetëra mijëra sahabe, ndërsa gratë dhe pasuritë e tyre u kapën. Sipas Belazrit u vranë 700 hafizë të Kuranit. Gratë u përdhunuan, kështu që nga ato përdhunime lindën më shumë se 1000 fëmijë.
Muslimi e mori me forcë betimin prej tyre që të gjithë të jenë skllevër të zotërisë së tij Jezidit. A nuk ishte Abdullah ibn Umeri bashkëpunëtor i tij në gjithë këtë, sepse ai e inkurajoi dhe e përkrahu? Përfundimin për këtë ua lë kërkuesve të së vërtetës!
Abdullah ibn Omeri nuk u ndal me kaq, nxiti njerëzit që t'i betoheshin Mervan ibn Hakemit, i cili ishte një frikacak, i mallkuar dhe mëkatar, që luftoi kundër Aliut, vrau Talhanë dhe bëri shumë gjëra të tjera, si djegia e Bejtullahut, pushkatimi i Qabeja me katapulta derisa nuk e prishi një pjesë të saj, pastaj e vrau Abdullah ibn Zubejrin dhe shumë vepra të tjera aq të turpshme dhe tronditëse sa nuk mund të përmenden.
Pastaj Ibn Omeri shkon më tej në dhënien e betimit, dhe ai i betohet edhe Haxhaxh ibn Jusuf Sekafiut, një njeri me pabesi të shquar që tallej me Kuranin. Ai e quajti Kuranin "një trillim të arabëve". Haxhaxhi, fundin e të cilit e dinë të gjithë, i dha përparësi Abdulmelik ibn Mervanit ndaj të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a.
Historianët madje shënojnë se ai ka shkelur të gjitha bazat e Islamit.
Hafiz Ibn Asakir në Tarihun e tij thotë se dy njerëz po debatonin rreth Haxhaxhit ndërkohë që njëri prej tyre tha:
“Ai është jobesimtar” Një tjetër tha: “Jo, ai është besimtar që ka humbur rrugën në lajthitje”. Ata argumentuan kështu derisa e pyetën Shaabiun, e ai tha: "Ai beson në idhujt dhe nuk beson në Allahun e madh".
(Tarih Ibn Asakir, 4/81)
Ky është Haxhaxhi, krimineli që bëri gjithçka që Allahu e ndaloi, dhe është ai për të cilin historianët thonë se shkoi në ekstrem duke vrarë dhe torturuar besimtarët e mirë të këtij Umeti, të sinqertët, muhlisët dhe veçanërisht persekutoi përkrahësit e Familjes së Profetit. Ehli Bejti përjetoi prej tij atë që nuk e përjetoi askush tjetër.
Në historinë e tij Ibn Kutejbe thotë se Haxhaxhi vrau shtatëdhjetë e disa mijëra njerëz brenda një dite dhe gjaku i të vrarëve arriti në derën e xhamisë dhe rrugëve.
(Tarihu-l-hulefai, Ibn Kutejbe, 2/26)
Tirmidhiu transmeton në Sahihun e tij:
“U numërua se sa njerëz të lidhur vrau Haxhaxhi, ndaj doli të ishin 120 mijë”.
(Sahih Tirmidhiu, 9/64)
Pasi tregon se sa njerëz të pafajshëm vrau Haxhaxhi, Ibn Asakir në historinë e tij, , thotë:
“ Pas vdekjes së tij nëpër burgjet e kohës u gjetën të vrarë 80.000 njerëz, nga të cilët 30.000 ishin gra”.
(Tarih Ibn Asakir, 4/80)
Haxhaxhi e krahasonte veten me Zotin Suprem, kështu që kur kalonte pranë burgjeve dhe dëgjonte të burgosurit që thërrisnin për ndihmë dhe luteshin për mëshirë, u thoshte: "Bajuni (e shprehur në një shprehje që përdoret për të larguar qentë dhe mos m'u drejtoni mua - që në shqip i bie „Çup atje“)!"
Ky është Haxhaxhi për të cilin ka folur i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., para se të linte këët botë: “Në Sekif gjendet një gënjeshtar dhe kriminel”.
Është e çuditshme që transmetuesi i këtij hadithi është Abdullah ibn Umeri!
(Sahih Tirmidhiu, 9/64; Musned Ahmed ibn Hanbel 2/91)
Po, Abdullah ibn Omeri nuk donte të betohej për më të mirin e njerëzve pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.. Ai nuk e ndihmoi, as nuk donte të falej pas tij! Allahu i Madhëruar e nënçmoi atë, me vizitën që Ibn Omeri një nate i bënë Haxhaxhit, dhe i tha:
“Kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit duke thënë: “Kush vdes pa u betuar ndaj sundimtarit, vdes me vdekje e xhahilit”.
Haxhaxhi pastaj e poshtëroi dhe ia zgjati këmbën nën mbulesë, duke i thënë: "Dora ime është e zënë, kështu që mund të ma marrësh këmbën dhe të më betohesh!" Ibn Omeri u fal pas Haxhaxhit, të pabesit dhe pas guvernatorit të emëruar nga Haxhaxhi, Nexhda ibn Amirin, prijësin e havarixhive.
(Et-Tabakatu-l-kubra, Ibn Saad, 4/110; El-Mehalli, Ibn Hazm 4/213)
Nuk ka dyshim se Abdullah ibn Omeri zgjodhi të falet pas tyre, pasi ata ishin të njohur për mallkimin dhe sharjen e Aliut pas çdo namazi. Kështu Ibn Omeri e shëroi etjen për hakmarrje dhe urrejtje të fshehur, sepse kur dëgjonte të mallkohej Aliu, ndjente qetësi në zemër.
Kjo është arsyeja pse ne gjejmë se Ehli suneti dhe xhemati ka nxjerrë një fetva për lejimin e adhurimit si pas një Imami të mirë edhe dhe një Imami mëkatar, pas një besimtari sikur edhe pas një të pabesi. Në këtë, ata u mbështetën në të parin e tyre dhe fakihun e medhhebit të tyre, Abdullah ibn Omerin, i cili u lut pas Haxhaxhit, të pabesit dhe pas havarixhiut Nexhda ibn Amirin.
Ndërsa sa i përket fjalëve të Pejgamberit, s.a.v.a.:
“Njerëzit duhet të falen pas imamit që e lexon më së miri Kuranin, e nëse janë të barabartë në mësim, atëherë për atë që e di më së miri Sunetin. Dhe nëse ata janë gjithashtu të barabartë në njohjen e Sunetit, atëherë pas atij që ka qenë ndër të parët që ka kryer hixhret. Nëse janë të njëjtë në këtë, atëherë le të zgjedhin për imam atë që e ka pranuar Islamin i pari prej tyre”.
(Sahih Muslim, 2/133; Sahih Tirmidhi, 6/34; Sunen Ebi Davud, 1/96)
Ibn Omeri i refuzon plotësisht këto fjalë të Profetit.
Asnjë nga këto katër cilësi: mësimi përmendësh i Kur'anit, ruajtja e Sunetit dhe njohja e tij, merita e hixhretit dhe merita e pranimit të Islamit, nuk gjenden në mesin e atyre të cilëve Ibn Omeri iu betua dhe pas të cilëve u fal. Ato cilësi nuk gjenden te Muaviu, Jezidi, Mervani, Haxhaxhi apo Nexhda havarixhiu.
Natyrisht, e gjithë kjo është Suneti i Profetit, ndërsa Abdullah ibn Ometi me veprimet të tij në praktikë e refuzoi plotësisht. Ai braktisi të parin e Trashëgimtarëve e pasardhësve të pastër të Profetit, Aliun, i cili kishte të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Ibën Omeri e mënjanoi, ndërsa fytyrën e tij e ktheu drejt mëkatarëve, havarixhive, të pabesëve, armiqëve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij dhe duke u falur pas tyre!
Nga këtu shihet se sa shumë Ibn Omeri ka punuar në kundërshtim me librin e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit të Tij, s.a.v.a. Nëse do të donim, mund të mblidhnim dhe të shkruanim një libër të veçantë për të, por mjafton të përmendim disa shembuj nga librat dhe sahihët e tyre dhe kjo duhet të jetë dëshmi e mjaftueshme.
Mospajtimi i Abdullah ibn Omerit me Kuranin dhe Sunetin
Allahu i Madhëruar thotë në Librin e Tij:
"Luftoni kundër atij grupi që ka bërë dhunë derisa t'i nënshtrohet vendimeve të Allahut!" Huxhurat, 9
Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë:
“O Ali, ti do të luftosh pas meje kundër atyre që thyejnë betimin, hipokritëve dhe mashtruesve”.
Abdullah ibn Omeri e kundërshton tekstin e Kur'anit dhe Sunetit, ashtu siç kundërshton konsensusin e Umetit, Muhaxhirëve dhe Ensarëve që luftuan me Imam Aliun, dhe sipas gjykimit të tij thotë:
"Unë nuk do të luftoj kundër fitnes, çrregullimit dhe do të falem pas atij që fiton".
(Et-Tabekatu-l-kubra, Ibn Saad, 4/110)
Ibn Haxheri pohon se mendimi i Abdullah ibn Omerit ishte të largohej nga lufta kundër fitnes, edhe nëse do të dëshmohej palë ishte me të drejtën e cila kishte devijuar rrugën.
(Fethu-l-bari, Ibn Haxher, f. 39.)
Pasha Allahun, është për t'u habitur se si Abdullah ibn Omeri edhe përkundër e ka ditur se cili palë është në rrugë të vërtetë e cila në rrugën e gënjeshtrës, ai nuk lëviz për të ndihmuar të vërtetën kundër gënjeshtrës. As e lufton gënjeshtrën edhe pse e kishte obligim ta bënte këtë deri sa ata t'i kthehen dispozitave të Allahut. Kjo është e vërteta e veprimeve të Omerit.
Muavija fitoi, nënshtroi umetin dhe mori pushtetin mbi ta me forcë. Pastaj Ibn Omeri vjen tek ai, i betohet për besnikëri dhe falet pas tij pavarësisht se dinte për gjithçka që kishte bërë Muaviu, për krimet, tortura dhe vrasjet e shkaktuara prej tij e që kalojnë kufijtë e imagjinatës.
Ithtarët e gënjeshtrës fituan për shkak se ishin shumicë ndaj ithëtarëve të së vërtetës.. Imamët e Ehli Bejtit u internuan ndërsa mëkatarët dhe kriminelët e devijuar morën me dhunë pushtetin mbi umetin.
Ibn Omeri e braktisin të vërtetën në tërësi. Historia nuk shënon se ai shoqërohej apo shprehte dashuri për Ehli Bejtin, ndërsa ai ishte bashkëkohas i pesë Imamëve të Ehli Bejtit. Ai nuk u pas asnjërit prej tyre, as nuk transmetoi ndonjë hadith nga ndonjë prej tyre, as nuk i pranoi vyrtytet dhe vlerat e tyre.
Kur folëm për dymbëdhjetë imamët, në njërin prej kapitujve, ne paraqitëm mendimin e tij për dymbëdhjetë kalifët, kështu që ai renditi dhe i konsideroi të drejtë kalifët: Ebu Bekrin, Omerin, Uthmanin, Muavijen, Jezidin, Sefahun, Selamin, Mensurin, Xhabirin, Mehdiun, Eminin dhe Emirulasban, andaj ai thotë: Këta janë të dymbëdhjetët, të gjithë janë nga Benu Ka'b ibn Luije, të gjithë janë të mirë dhe nuk ka asnjë si ata. (Tarih Sujuti; Kenzu-l-ummal; Tarih Ibn Asakir dhe i Dhehebiut. Mbi këto burime shih kapitullin ‘Dymbëdhjetë imamët te Ehli suneti nga Kur’ani.)
A ka në mesin e tyre ndonjë imam nga familja e Pejgamberit dhe për të cilin Pejgamberi s.a.v.a. ka thënë se ato janë anijet e shpëtimit dhe se ata janë në njërën anë ndërsa në anën tjetër është Kurani. ?!
Kjo është arsyeja pse ju e shihni se ata fare nuk janë përmendur në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit, e lëre më të jenë në listën e imamëve të tyre dhe kalifëve që ata ndjekin.
Kjo është gjendja e Abdullah ibn Omerit kur është fjala për mospajtimin me Kur'anin dhe Sunetin, ndërsa kësaj duhet shtuar edhe injorancën e Omerit rreth njohjes së tyre.
Ai nuk e dinte se Pejgamberi, s.a.v.a., u ka dhënë lehtësi grave që nëse u ndalohet të veshin pantofla ndërsa Ibn Omeri ka nxjerrë fetva për ndalimin e kësaj.
(Sunen Ebi Davud, 1/239; Sunen Bejheki, 5/25; Musned Ahmed 2/29)
Ibn Omeri gjithashtu e dha me qira tokën e tij gjatë kohës së Profetit, Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit dhe Muavijes, ndërsa në fund të mandatit të këtij të fundit, një nga shokët e tij i Omerit se ky veprim ishte i ndaluar nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a.
(Sahih Buhari; Sahih Muslim 5/21)
Po, ky është fakihu i Ehli suneti dhe xhematit i cili nuk di për ndalimin e dhënies me qira të tokës ndërsa nuk ka dyshim se ai ishte gjatë gjithë kësaj kohe, për pesëdhjetë vjet me radhë -nga koha e Pejgamberit e deri në fund të kalifatit të Muavijes, ai që ka nxjerrë fetva për lejueshmërinë e tij.
Ajo që ai nuk e dinte ishte ajo që Aishja e mohoi, përkatësisht se duhet marrë abdes pas një puthjeje, apo fetvaja e tij se i vdekuri mundohet nga të qarat e të gjallëve. Pastaj pyetja e ezanit për sabahun dhe fjalët e tij se muaji ka 29 ditë ndërsa Aishja e kundërshtoi edhe në shumë çëështje të tjera.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në Sahihët e tyre:
Abdullah ibn Omerit i është thënë: Ebu Hurejra ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë se kushdo që pason përcjell një xhenaze e kashpërblimin sa gishti i madh.” Ibn Omeri tha ndaj kësaj: Ebu Hurejre ka transmetuar shumë hadithe, ndërsa Ajsheja i tha se Ebu Hurejre po thotë tëvërtetën, duke shtuar: "E kam dëgjuar edhe të Dërguarin e Allahut ta thotë të njëjtën“, ndërsa më pas ibn Omeri tha: 'ne tashmë kemi braktisur shumë gishta të mëdhenjë dhe kemi tejkaluar shumë masa.“
(Sahih Buhari, Libri i Xhenazes, Kapitulli: Pas Xhenazeve)
Mjfaton dëshmia e Omer ibn Hatabit për djalin e tij Abdullahun, kur njëri prej lajkatarëve i tha atij duke qenë i shtrirë në shtratin e vdekjes: "Emëroje djalin tënd Abdullah ibn Omerin si kalif!" Ai i tha: "Si mund t'u caktoj një kalif atyre që nuk di të shkurorëzohet nga gruaja e tij?"
Ky është djali i Omerit dhe askush nuk e njeh më mirë se babai i tij.
Për sa i përket haditheve të rreme që ai ia ka servuar udhëheqësit të tij Muavijes, ato janë të shumta. Si shembuj do të përmendim vetëm disa.
Ibn Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Do t'ju shfaqet një njeri nga banorët e Xhenetit, kështu që u shfaq Muaviu." Pastaj tha: "Nesër do të të shfaqet një njeri nga banorët e Xhenetit, kështu që u shfaq Muaviu". Ai gjithashtu tha: “Nesër do të shfaqet, poashtu si ai i mëparshmi, kështu u shfaq Muaviu”.
Ibn Omeri thotë:
Kur u shpall Ajet-l-Kursij, i Dërguari i Allahut i tha Muavijes: "Shkruaje!" Muavije tha: "Çfarë do të përfitoj prej saj nëse e shkruaj?" Ai i tha: “Askush nuk do ta lexojë, ndërsa të mos shënohet sevap për ty ”.
Pastaj tha: “ Muavija do të ringjallet në Ditën e Gjykimit, ndërsa ai do të jetë i mbështjellur një petk të dritës së besimit.
Unë thjesht nuk e di pse Ehli sunneti dhe xhemati nuk e shtoi udhëheqësin e tyre Muavijen tek ata dhjetë të përgëzuarit me xheneti, ndërkohë që i pari i tyre Ibn Omeri konfirmon tre herë dhe për tre ditë rresht se Muavija është xhenetli, ndërkohë që na është thënë se në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zhveshur e të zbathur, me përjashtim të Muaviut i cili do të jetë i veshur me petkun e dritës së imanit!
Lexo dhe habitu!
Ky është Abdullah ibn Omeri, kjo është dituria dhe fikhu i tij, ky është kundërshtimi i tij ndaj Kur'anit dhe Sunetit, kjo është armiqësia e tij ndaj Prijësit të Besimtarëve dhe imamëve të pastër të Familjes së Pejgamberit s.a.v.a. dhe kjo është ndjekja dhe lajkatimi ndaj armiqve të Allahut, armiqve të të Dërguarit të Tij dhe armiqve të njerëzimit. A do ta kuptojnë sot e këtë të vërtetë dhe a do ta kuptojnë se Suneti i Profetit nuk gjendet askund tjetër veçse në mesin e ndjekësve të pasardhësve të pastër, që janë Imamët Shia!
“Nuk janë të njëjtë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit. Atë që duan banorët e Xhenetit do të arrijnë.” Hashr, 20
Allahu i Madhëruar tha të vërtetën!