Imamët e ehli sunetit dhe xhematit dhe të parët e tyre

 

 

Unë i kam zgjedhur këta persona në mesin e të parëve të tjerë të shumtë të Ehli sunetit dhe xhematit, për arsyen e thjeshtë, ngase ata përmenden më shumë dhe lavdërohen më shumë se të tjerët dhe sepse janë më të thirrurit në besim për shkak të shkallës së diturisë së tyre. natyrisht, sipas mendimit të tyre.

Ne do të flasim shkurtimisht për secilën prej tyre dhe do të paraqesim kundërshtimin e tyre ndaj Sunetit të Profetit, s.a.v.a., qëllimisht ose nga injoranca, në mënyrë që t'i shpjegojmë lexuesit se Ehli suneti dhe xhemati pretendojnë për veten e tyre atë që, në fakt, nuk janë, dhe ndjekin dëshirat e tyre duke menduar se vetëm ata janë në rrugën e së vërtetës dhe të gjithë të tjerët janë në gabim!

• Ebu Bekr ibn Ebi Kuhafa, halifi i parë

• Umer ibn Hatabi, kalifi i dytë

• Osman ibn Affan, kalifi i tretë

• Talha ibn Ubejdullah

• Zubejr ibën Avam

• Saad ibn Ebi Vekas

• Abdurahman ibn Avf

• Halid ibn Velidi

• Ebu Hurejre Dusi

• Abdullah ibn Omer

• Abdullah ibn Zubejr

• Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"

 

 

 

Ebu Bekr ibn Ebi Kuhafa, halifi i parë

 

 

Në disa nga shqyrtimet tona të mëparshme, thamë se ai dogji 500 hadithe të tubuara të Profetit, dhe se ai mbajti një fjalim duke thënë: "Mos transmetoni asgjë nga i Dërguari i Zotit! Kush të pyet ty, thuaj: Para nesh dhe para teje është Kur'ani, merre hallall atë që është hallall në Kur'an dhe konsideroje për haram atë që është haram në Kur'an."

Po ashtu kemi treguar se ku e ka kundërshtuar Sunetin e Pejgamberit a.s., kur Profeti ka dashur të shkruajë një testament para vdekjes së tij dhe ka përkrahur Omerin i cili më pas tha:

• "I Dërguari i Zotit po flet përçart, na mjafton libri i Allahut."

• Po kështu, ka refuzuar hadithet e Profetit për kalifatin e Aliut pas tij, dhe uzurpoi kalifatin.

• Ai braktisi Sunetin e Profetit rreth emërimit të Usames si komandant të tij dhe fushatën në ushtrinë e Usames.

• Ai e braktisi Sunetin e Profetit kur dogji hadithet e shkruara.

• Ai e braktisi Sunetin e Profetit kur e shqetësoi dhe e zemëroi, pjesën e Profetit, Fatime Zahran.

• Ai e braktisi Sunetin e Profetit kur luftoi kundër atyre muslimanëve që refuzuan të jepnin zekatin.

• Ai e braktisi Sunetin e Profetit kur ndaloi dhënien e një pjese të Zekatit atyre që kishin nevojë për t'u fituar zemrat dhe në këtë ai ndoqi mendimin e Omerit.

Këto dhe kundërshtime të tjera ndaj Sunetit të Pejgamberit, s.a.v.a., janë të shënuara në Sahihët e Ehli sunetit dhe xhematit dhe librat e biografive janë plot me këso raportime.

Nëse Suneti i Pejgamberit s.a.v.a.. është ajo që përcaktoi ulemaja, siç janë: janë fjalët, veprimet dhe çdo gjë që u miratua në heshtje nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., atëherë Ebu Bekri bëri të kundërtën e çdo gjëje, si fjalët ashtu edhe veprat dhe atë që Pejgamberi e miratoi në heshtje.

Shembull i kundërshtimit të fjalëve të Pejgamberit: Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fatimeja është pjesë e imja, kush e zemëron atë, më zemëron mua.” dhe Fatimeja vdiq e zemëruar me Ebu Bekrin, siç transmeton Buhariu.

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë:

"Allahu e ka mallkuar këdo që mungon nga ushtria e Usames."

Ai e tha këtë kur ata e kritikuan atë për emërimin e Usames si komandant të ushtrisë dhe refuzuan të marshonin nën komandën e tij dhe të bashkoheshin me ushtrinë e tij. Ebu Bekri mungonte në këtë ekspeditë, me gjithë këtë, duke u shfajësuar nga të qenit i zënë me punët e kalifatit.

Shembull i kundërshtimit ndaj veprimeve të Pejgamberit: Atë që Profeti i Zotit, s.a.v.a., bëri me ata që kishin nevojë për t'u fituar zemrat e tyre, kështu që ai i trajtoi mirë dhe u dha atyre një pjesë të zekatit, sipas urdhrit të Allahut, Ebu Bekri ua hoqi atyre këtë të drejtë, duke plotësuar kështu dëshirën e Omerit, i cili tha: "Ne nuk kemi nevojë për ta".

Një shembull i kundërshtimit ndaj asaj që Profeti pa se po bëhej, pastaj e miratoi në heshtje: Profeti, paqja qoftë mbi të, aprovoi në heshtje shkrimin e haditheve të tij dhe përhapjen e tyre mes njerëzve, por Ebu Bekri i dogji hadithet e shkruara dhe e ndaloi përhapjen dhe transmetimin e tyre. 

Përveç kësaj, do të shtoja se ai nuk dinte shumë rregulla nga Kurani Famëlartë. Në një rast e pyetën për rregullin e kelales, për të cilën flet edhe Kurani dhe tha:

"Unë do të them mendimin tim për këtë, kështu që nëse është i drejtë, është nga Allahu, e nëse është e gabuar, është nga shejtani".

(Tefsir Taberi; Tefsir Ibn Kesir; Tefsir Hazin; Tefsir Xhelaluddin Sujuti, mbi interpretimin e sures En-Nisa, ajeti 176. mbi 'kelala')

Si mund të mos habitesh nga halifi i muslimanëve, i cili kur pyetet për dispozitën e Kelala-s, për të cilin flet Kurani dhe Profeti e shpjegon në hadithet e tij, e braktisë Kuranin dhe Sunetin duke i dhënë përparësi mendimit të tij, dhe pastaj pranon se shejtani sundon mendimin e tij. A nuk është e çuditshme kjo nga halifi i muslimanëve, Ebu Bekri, i cili ka thënë më shumë se një herë: "Unë kam një djall që më çmend".

Ulemaja islame konfirmoi se ai që shpreh mendimin e tij për një urdhër, ndërsa ai gjendet në librin e Allahut, është bërë mosbesimtar. Ne gjithashtu e dimë se Profeti, s.a.v.a., kurrë nuk  ka folur nga mendja e tij dhe as nuk ka përdorur kijas.

Unë do t'i shtoja kësaj se Ebu Bekri tha:

“Mos më referoni me Sunetin e Pejgamberit tuaj, unë nuk mund ta arrij atë”.

Nëse Ebu Bekri nuk ishte në gjendje të arrinte dhe ta realizonte Sunetin e Profetit, atëherë si mund të pretendojnë vetë ndihmësit dhe pasuesit e tij se ata janë Ehli sunet (ithtarë të Sunetit).

Ndoshta ai nuk mund ta arrijë atë, ngase Suneti i kujton devijimin dhe largimin e tij nga bartësi i Relevatës, e nëse nuk është kështu, si do t'i interpretojmë fjalët e Allahut:

“Dhe në fe nuk ju është urdhëruar asgjë e vështirë.” Haxhi, 78

"Allahu dëshiron t'jua lehtësojë gjërat, jo që ju të keni vështirësi."

Bekare, 185

“Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij.” Bekare, 286

Dhe në fund me fjalën e të Lartësuarit:

"Merreni atë që ju jep Profeti dhe braktisni atë që ju ndalon." Hashr, 7

Fjalët e Ebu Bekrit, se ai nuk është në gjendje të arrijë Sunetin e Profetit, janë përgjigja e në këto ajete. Nëse Ebu Bekri, kalifi i parë pas Profetit, nuk mund të arrinte Sunetin e tij në atë kohë, atëherë si mund t'u kërkohet muslimanëve sot që të vendosin autoritetin e Allahut sipas Librit të Tij dhe Sunetit të Profetit të Tij?!

Ne konstatojmë madje se Ebu Bekri e kundërshtoi Sunetin e Profetit për disa çështje të vogla që ishin të njohura për njerëzit edhe më pak të ditur.

Ebu Bekri e la kurbanin dhe nuk e theri, edhe pse i Dërguari i Zotit e theri. Këta muslimanë e dinë se kurbani është një sunet mustehab dhe një sunet i vërtetuar, e si ka mundur halifi i muslimanëve ta braktisë një akt të tillë?!

Në librin El-Umm të Shafiut ndërsa e transmetojnë edhe muhadith të tjerë:

"Ebu Bekri dhe Omeri nuk e therën kurban, nga frika se mos do t'i ndjekë bota dhe se ata që i shohin duke e bërë atë, do të mendojnë se është vaxhib (obligim) për ta bërë."

(Es-Sunenu-l-kubra, Bejheki, 9/265; Jamu-l-Jewami, Sujuti, 3/45)

Ky interpretim nuk është i saktë dhe as nuk bazohet në prova. Të gjithë sahabët e dinin nga Pejgamberi s.a.v.a. se kurbani është sunet dhe jo vaxhib. Cila është pasoja nga supozimi se njerëzit do të mendojnë se therrja e kurbanit është vaxhib.

Ne kemi parë se si Omeri shpifi faljen e namazit të teravive me xhemat, që nuk është as sunet e as vaxhib, ndërsa Profeti gjithashtu e ka ndaluar atë. Përkundër kësaj, shumica e Ehli Sunetit dhe Xhematit sot mendojnë se namazi i teravive është vaxhib.

Ndoshta Ebu Bekri dhe Omeri, duke lënë Sunetin e Profetit për kurbanin, kanë dashur t'u paraqesin njerëzve se çdo gjë që bëri i Dërguari i Zotit nuk ishte vaxhib dhe mund të lihej dhe të shpërfillej.

Me këtë u vërtetuan fjalët e tyre: “Na mjafton Libri i Allahut”. Po ashtu edhe fjalët e Ebu Bekrit: “Mos transmetoni asgjë nga Pejgamberi dhe thuaj: “Para nesh dhe para jush është libri i Allahut, merreni për hallall atë që është hallall në të dhe për haram atë që është haram në të”.

E nëse dikush tani do t'i sillte dëshmi Ebu Bekrit për kurbanin nga Suneti i Profetit, për shembull, përgjigja e Ebu Bekrit do të ishte: "Mos më thuaj asgjë nga Profeti, më jep dëshmi për kurbanin nga Libri i Allahut!"

Pas kësaj, lexuesi kupton pse Suneti i Profetit mbeti i panjohur për ta dhe u la mënjanë, dhe pse ata ndryshuan urdhërat e Allahut dhe porositë e të Dërguarit të Tij me mendimet e tyre, kijasin dhe me atë që përputhej me dëshirat e tyre.

Këta shembuj që përmendëm janë vetëm një pikë në detin e asaj se si u soll Ebu Bekri ndaj Sunetit të Profetit, duke nënçmuar, djegur dhe neglizhuar atë. Nëse donim të shkruanim për këtë, duhet të shkruanim një libër më vete.

Si mund të jetë i kënaqur njeriu me një person me këtë dituri dhe këtë qëndrim ndaj Sunetit të Profetit dhe si mund të quhen pasuesit e tij Ehli sunet?!

Ehli suneti, ithtarët e Sunetit, nuk do ta neglizhonin atë Sunet dhe nuk do ta digjnin atë.

Aspak, pasuesit e sinqertë të Sunetit janë ata që e ndjekin dhe e madhërojnë atë.

“Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua dhe Allahu do t'ju dojë dhe do t'jua falë mëkatet tuaja!” - e Allahu është Falës dhe Mëshirues. “Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” E nëse ata kthejnë kokën, vërtet, Allahu nuk i do jobesimtarët.” Ali Imran, 31-32.

 

 

Umer ibn Hatabi, kalifi i dytë

 

 

 

Ne e dimë nga diskutimet e mëparshme se ai ishte heroi i kundërshtimit të Sunetit të Profetit, ai që guxoi të thoshte:

“I Dërguari i Allahut po flet përçartë, ndërsa neve na mjafton Libri i Allahut”.

Mjaftojnë fjalët e Profetit, fjalët e atij që nuk thotë asgjë sipas dëshirës së tij. Omeri e pengoi Profetin nga shkrimi i testamentit dhe si rrjedhojë ai është shkaktar i devijimit të atyre që kanë humbur rrugën në këtë ummet.

(Dëshmi për këtë janë fjalët e Profetit: "Unë do t'ju shkruaj një testament, nëse e ndiqni atë pas meje, nuk do të humbni kurrë.", dhe fjalët e Ibn Abbasit: "Sikur ta kishte shkruar atë testament, as edhe dy pjesëtar të Umetit nuk do të kishin dallime në mendime.", por Omeri është ai që e pengoi Profetin që ta shkruante atë dhe e akuzoi atë për se po flet përçartë, në mënyrë që Profeti të mos insistonte në shkrimin e tij. Pra, ai është shkaku i gabimit dhe ai e pengoi Umetin nga ndjekja e rrugës së drejtë)

Ne e dimë se ai nënçmoi, e shqetësoi dhe frikësoi Fatime Zahran kur ai sulmoi shtëpinë e saj dhe kërcënoi se do ta digjte atë dhe gjithçka në të. Ne e dimë se ai punoi për të mbledhur atë që ishte shkruar nga Suneti i Profetit, ndërsa pasi i tuboi e dogji atë dhe i ndaloi njerëzit të transmetonin hadithet e Profetit, s.a.v.a.

Gjatë gjithë jetës së tij Omeri qëndroi kundër Sunetit të Profetit dhe e kundërshtoi atë edhe në prani të Profetit. Ai e kundërshtoi atë kur Profeti e emëroi Usamen si komandant të fushatës ushtarake dhe nuk shkoi me Usamen, duke pretenduar se duhej të qëndronte për të ndihmuar Ebu Bekrin në punët e kalifatit. Ai veproi kundër Kur'anit dhe Sunetit kur ndaloi dhënien e një pjese të Zekatit për ata, zemrat e të cilëve duhej përfituar.

Ai doli kundër Kuranit dhe Sunetit kur ndaloi umren së bashku me haxhin dhe martesën e përkohshme. Ai shkoi kundër Kuranit dhe Sunetit kur bëri talak bain (shkurorëzimi vlen kur fjalët e shkurorëzimit thuhen tre herë në intervale kohore) e bëri si shkurorëzim me të shprehurit vetëm një herë të fjalës për shkurorëzim.

Ai e kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin kur ishte fjala për tejemmumin, duke thënë se ai që nuk gjen ujë nuk është i detyruar të falet. Ai shkoi kundër Kuranit dhe Sunetit kur shpiku spiunimin e muslimanëve. Ai kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin kur la jashtë një pjesë të ezanit dhe e zëvendësoi atë me një pjesë tjetër të tijën. Ai e kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin kur nuk e ndëshkoi Halid ibn Velidin edhe përkundër se e kishte kërcënuar me ndëshkim. Ai e kundërshtoi Kur'anin dhe Sunetin kur shpiku namazin e teravisë me xhemat ndërsa falja e nafiles me xhemat ishte e ndaluar. Ai e kundërshtoi Kur'anin dhe Sunetin në atë që ai nuk dha nga Bejtul-Mal-i siç bëri Pejgamberi, s.a.v.a., por praktikoi dhënien e përparësisë së njërit mbi tjetrin dhe krijoi klasa në Islam. Ai e kundërshtoi Kuranin dhe Sunetin duke shpikur Mexhlis Shura, duke i dhënë përparësi mendimit dhe zgjedhjes së Abdurahman ibn Avf-it.

Është e çuditshme që në mesin e Ehli suneti dhe xhematit do të gjesh që pas gjithë kësaj i japin atij pozitën e masuminit (të mbrojtur nga mëkati), kur thonë se me të vdiq drejtësia dhe se kur u lëshua në varr, dy engjëj erdhën për ta marrë në pyetje, ndërkaq ai bërtiti atyre:

"Kush është Mjeshtri juaj?" Ata thonin se ai është Faruku, se me të Allahu e ndau të vërtetën nga e pavërteta.“

A nuk është kjo dëshmi e talljes së Omajadëve dhe pushtetarëve të tyre me muslimanët dhe Islamin, duke i atribuar cilësi të tilla një personi të njohur për ashpërsinë dhe vrazhdësinë e tij, siç njihet edhe për kundërshtimin e vazhdueshëm ndaj Pejgamberit, s.a.v.a.

(Muslimi shënon në Sahihun e tij 4/59 se Ibn Abbasi dhe Ibn Zubejri nuk pajtoheshin në çështjen e mutejnit (umres me haxhin dhe martesën e përkohshme), kështu që Xhabir ibn Abdullah tha: Ne i praktikuam këto të dyja në kohën e Pejgamberit, s.a.v.a., pastaj Omeri na ndaloi dhe ne nuk i praktikuam më.)

Është sikur këto rrethana u thonë muslimanëve:

Ka kaluar koha e Muhamedit dhe ajo që ishte me të, dhe ka ardhur koha që ne të mund të përshkruajmë nga feja atë që duam dhe atë që na pëlqen. Ju jeni bërë robërit tanë me gjithë fuqinë tuaj dhe përkundër Profetit tuaj në të cilin besoni! A nuk është kjo një lloj reagimi dhe hakmarrjeje për t'ua kthyer udhëheqjen Kurejshëve, në duart e Emevive që luftuan kundër Islamit dhe Profetit?

Kur Omer ibn Hatabi punoi për të shkatërruar Sunetin e Profetit, e tallte dhe e kundërshtonte atë, madje edhe në praninë e vet Profetit, atëherë nuk është për t'u habitur që kurejshët ia besuan atij udhëheqjen dhe e bënë atë liderin e tyre më të madh, sepse pas ardhjes së Islamit, ai ishte gjuha e tyre e të folurit dhe heroi që kundërshtonte. Ndërsa pas vdekjes së Profetit, ai u bë forca e tyre goditëse dhe shpresa e ëndërruar prej kohësh për realizimin e ëndrrave dhe ambicieve të tyre për sundim dhe rikthimin e zakoneve të xhahilijetit që ata i dëshironin dhe  të cilat ende i dëshirojnë.

Nuk është rastësi që e gjejmë Omar ibn Hatabin duke kundërshtuar Sunetin e Profetit gjatë kalifatit të tij, kur ai punoi për të mbajtur Mekamin e Ibrahimit në Bejtullah, siç ishte gjatë xhahilijetit.  Ibn Sadi në Tabekat-in e tij (sikur edhe muhadith të tjerë)  shënon se:

“Kur Profeti, s.a.a.v.a., pushtoi Mekën, ai e bashkoi Mekamin e Ibrahimit me Bejtullahun siç ishte në kohën e Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s., ngase arabët në kohën e xhahilijetit e kishin zhvendosur në vendin që e ka edhe sot. Kur Omeri u bë halife, ai sërish e ktheu Mekamin e Ibrahimit a.s. në vendin që e kishte në kohën e xhahilijetit, ndërsa në kohën e të Dërguarit, s.a.v.a. dhe Ebu bekrit, Mekami i i Ibrahimit ishte menjëherë ngjitas me Bejtullahun

(Et-Tabekatu-l-kubra, Ibn Saad, 3/204, Sujuti në historinë e tij të kalifatit të Umer ibn Hattabit.)

Të përbej në Zot, a ka ndonjë justifikim për Omer ibn Hatabin i cili iu rrek punës për të mbytur Sunetin e Profetit s.a.v.a., i cili e revokoi atë që bëri Ibrahimi a.s. dhe Ismaili a.s.. Omeri ringjalli zakonin nga xhahilijeti dhe e kthen Mekamin e Ibrahimit në vendin ku ishte në kohën e xhahilijetit!!!

Çfarë të thuash pas kësaj?!

Ndaj pse si të mos e lavdëronin atë dhe për nder të tij do të radhisnin vargun e lavdërimeve dhe cilësive të tilla për të që e tejkalojnë imagjinatën. Ndërsa Ebu Bekri, i cili i parapriu në kalifat, nuk e arriti nivelin e tij, sepse ndihej i dobët, sipas asaj që transmeton Buhariu.

Kjo është e parëndësishme në krahasim me të gjitha ato që ai ka futur në Islam, dhe e gjithë kjo ishte  kundërshtim me librin e Allahut dhe Sunetin i Profetit të Tij. Nëse do të donim të mblidhnim të gjitha risitë dhe dispozitat, që i solli sipas mendimit të tij, ndërsa popullit i urdhëronte për t'i ndjekur ato, do të duhej një libër krejt i veçantë.

Dikush do të thotë: Si e kundërshtoi Omer ibn Hatabi Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:

“Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij përcaktojnë diçka, atëherë asnjë besimtar apo besimtare nuk ka të drejtë të veproj sipas gjykimit të tyre. Dhe kush nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ai me sigur se ka devijuar nga rruga e drejtë”. Ahzab, 36

Këto fjalë sot i thotë shumica dhe sikur nuk mund ta besojnë se Omer ibn Hatabi mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Dhe ne u themi këtyre: Kjo është ajo që e konfirmuan ndihmësit dhe ndjekësit e tij  nga Ehli Suneti dhe Xhemati i cili atij ata i japin përparësi mbi të Dërguarin dhe as që janë të vetëdijshëm për këtë.

Nëse gjithçka që u tha për të është gënjeshtër, atëherë Sahihët e tyre nuk mund të konsiderohen më të besueshëm dhe as nuk mund të merren si dëshmi për atë që besojnë! Shumica e ngjarjeve historike u regjistruan gjatë sundimit të Ehli sunetit dhe xhematit, ndërsa nuk mund të dyshohet në dashurinë dhe rrespektin e tyre për Ibn Hatabin. Dhe nëse ato janë të besueshme, gjë që për ta janë dhe nga të cilat nuk mund të iket, u takon muslimanëve sot të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të rishikojnë bindjet e tyre, nëse i përkasin Ehli sunnetit dhe xhematit.

Sot do të gjeni se shumica e studiuesve dhe analistëve se janë të mashtruar dhe nuk mund t'u përgjigjen transmetimeve dhe ngjarjeve të tilla historike të regjistruara nga historianët dhe muhadithët dhe si të tilla nuk mund t'i mohojnë ato. Do t'i gjeni duke u përpjekur t'i interpretojnë ashtu siç e shohin të arsyeshme dhe të gjejnë disa justifikime boshe që nuk bazohen në prova shkencore. Dhe disa prej tyre shkojnë aq larg sa i numërojnë risitë e Omerit ndër virtytet e tij, për të cilat duhet t'i jenë mirënjohës.

Është sikur Allahu dhe i Dërguari i Tij të mos i dinin interesat dhe mirëqenien e muslimanëve, prandaj ata i shpërfillën këto bidate. Estagfirullah! Por Omer ibn Hatabi i shpalli ato dhe ua porositi muslimanëve pas vdekjes së të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. Kjo është një risi e madhe dhe pabesi e qartë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga mendimet e marra dhe nga poshtërimi që sjellë ndjekja e epshit. Nëse Omeri është lideri dhe udhëheqësi i Ehli sunetit dhe xhematit, unë kërkoj strehim tek Allahu nga një sunet dhe një xhemat i tillë.

 

Osman ibn Affan, kalifi i tretë 

Ai është kalifi i tretë që e zuri atë pozitë sipas planit të Omer ibn Hattabit dhe Abdurahman ibn Avfit, i cili i premtoi atij për të sunduar sipas librit të Allahut, sunetit të të Dërguarit të Tij dhe sunetit të dy kalifëve (Ebu Bekrit dhe Omerit).

Unë personalisht fillova të dyshoj në kushtin e dytë, që është qeverisja sipas Sunetit të Pejgamberit të Zotit, s.a.v.a.

Abdurahman ibn Avf e dinte më shumë se të tjerët se dy kalifët e parë, Ebu Bekri dhe Omeri, nuk qeverisin sipas Sunetit të Profetit, por sundonin dhe gjykonin sipas mendimeve dhe ixhtihadit të tyre, dhe se Suneti i Profetit pothuajse ishte zhdukur gjatë kalifatit të dy shejhëve, ndërsa edhe do të ndodhte nëse Imam Aliu të mos punonte në ringjalljen e tij sa herë që rrethanat e lejonin këtë.

Mendimi mbizotërues është se ai e kushtëzoi udhëheqësin e Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibin, që të qeverisë mbi muslimanët sipas Librit të Allahut dhe sunetit të dy shejhëve, por Aliu refuzoi duke thënë:

“Unë do të qeverisë vetëm sipas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij”.

Për shkak të këtyre fjalëve, kalifati nuk iu dorëzua gjatë këshillit për këtëm çështje. Është Osmani që fitoi, sepse pranoi të vazhdojë rrugën e Ebu Bekrit dhe Omerit, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë thënë qartë se nuk ka nevojë për Sunetin e Profetit, s.a.v.a., dhe se Kur'ani është i mjaftueshëm dhe se ata e marrin prej tij atë çfarë është hallall dhe e lënë atë Kurani e ka ndaluar (haram).

Bindja jonë në vërtetësinë e kësaj forcohet nga fakti se nga ky kushtëzim Osman ibn Afani e kuptoi se edhe ai mund ta përdor ixhtihadin dhe mendimin e tij në zbatimin e dispozitave,, siç bënë dy shokët e tij, që është Suneti që ata e prezantuan pas Profetit s.a.v.a.. Kjo është arsyeja pse ne shohim se Osmani iu rrek vullnetit të tij dhe përdori ixhtihad më shumë se dy paraardhësit e tij, madje deri në atë pikë sa shokët e tij e kundërshtuan atë. Pas ngjarjes së pakëndshme, shokët erdhën te Abdurahman ibn Avfi, duke e qortuar dhe duke i thënë:

"Kjo është puna e duarve tuaja!"

Kur u shtua kundërshtimi ndaj Osmanit, një folës nga sahabët u ngrit dhe tha:

"Pse nuk e mohuat ixhtihadin e Umer ibn Hatabit, ngase ai ju frikësoi me ashpërsinë e tij?"

Ndërsa në transmetimin e Ibn Kutejbes thuhet:

“Osmani u ngrit për të folur nga minberi kur njerëzit po e kundërshtonin, kështu që ai tha: “Ndërsa tani, pasha Allahun, o grup muhaxhirësh dhe ensarësh, ju po më fajësoni mua dhe po më kundërshtoni për disa gjëra ndërsa të njëjtat gjëra i keni heshtur nëkohën e Omer ibn Hatabit, sepse ai ju nënshtroi dhe pengoi, dhe se askush nga ju nuk guxoi ta shikonte dhe të tregonte (gishtin) drejt tij. Pasha Allahun, unë jam më i përgatitur se Ibn Hatabi dhe kam ndihmës më të afërt”.

(Ibn Kutejbe, Tarihu-l-hulefai, 8/31)

Unë personalisht besoj se sahabët e muhaxhirëve dhe ensarëve nuk e kundërshtuan ixhtihadin e Uthmanit. Ata e donin ixhtihadin dhe e bekuan atë ditën e parë. Në fakt, ata e kundërshtuan atë, sepse ai i largoi nga pozitat e tyre, dhe caktoi mëkatarë nga miqtë dhe të afërmit e tyre të ngushtë që deri dje ishin kundërshtarët më të ashpër të Islamit dhe të muslimanëve.

Muhaxhirët dhe ensarët heshtën për ixhtihadin e Ebu Bekrit dhe Omerit, sepse kishin marrë pozita në qeverisje nga të cilat u pasuruan dhe u bënë të famshëm.

Ndërsa sa i përket Osmanit, ai i hodhi poshtë shumicën prej tyre dhe u dha prona të mëdha Omajadëve pa asnjë llogari. Vetëm atëherë ata e kundërshtuan dhe u rebeluan kundër tij për ta vrarë.

Ky është fakti për të cilin i ka bërë me dije i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., kur ka thënë: “Unë nuk shqetësohem se ju do të bëni shirk pas meje, por kam frikë se do të garoni për pushtet dhe pozitë. ."

Imam Aliu, paqja qoftë mbi të, thotë:

“Sikur të mos i kishin dëgjuar fjalët e Allahut të Madhëruar: “Botën tjetër do t’ua japim atyre që nuk duan të të bëhen mendjemëdhenjë dhe të shkaktojnë çrregullime në tokë, ndërsa ata që i druhen Allahut do të kenë fund të lumtur”. Kasas, 83 Por, pasha Allahut, ata e dëgjuan dhe e kuptuan, por dynjaja i mbushi sytë e tyre dhe ata u mashtruan nga zbukurimet e saj."

Ky është realiteti, ndërsa të besosh se ata e kundërshtuan atë për ndryshimin e Sunetit të Pejgamberit është e pabazë, sepse ata nuk kundërshtuan as Ebu Bekrin dhe as Omerin, prandaj pse duhet ta kundërshtonin Osmanin. Fakti që Osman ibn Afani ishte më i përgatitur dhe me ndihmës më të afërt se Ebu Bekri dhe Omeri, do të thotë se ai ishte lideri i Emevive, ndërsa Emevitë janë më të afërt me Pejgamberin s.a.v.a. sesa Tejmi dhe Adija, dy fiset prej të cilave e kanë origjinën Ebu Bekri dhe Omeri, dhe se ai ishte më i fortë se ata dhe gëzonte një reputacion më të madh si në pasuri ashtu edhe në origjinë.

Sahabët nuk e kundërshtuan Ebu Bekrin dhe Omerin. Përkundrazi, ata ndoqën Sunetin e tyre dhe u larguan nga Suneti i Profetit s.a.v.a.. Ata e dinin se nuk mund ta kundërshtonin Osmanin sepse të njëjtën gjë i kishin miratuar në heshtje edhe për të tjerët.

Dëshmia e kësaj është se ata ishin të pranishëm shumë herë kur Osmani e ndërroi Sunetin e Pejgamberit s.a.v.a., si për shembull te falja e namazit të plotë gjatë udhëtimit pa e shkurtuar atë, ndalimi i telbijes dhe tekbirit në namaz dhe ndalimin e kryerjes së Umres gjatë Haxhit. Askush nuk e kundërshtoi për këtë, përveç Ali ibn Ebi Talibit, për të cilin do të flasim së shpejti.

Sahabët e dinin Sunetin e Profetit s.a.v.a. dhe me vetëdije e kundërshtuan atë për të fituar kënaqësinë e Kalifit Osman.

Bejhekiu në Sunenin e tij shënon nga Abdurahman ibn Jezidit se ka thënë:

"Ne ishim me Abdullah ibn Mesudin dhe kur hymë në xhaminë në Mina, ai tha: "Sa ka zgjatur namazi i Kalifit (nënkupton Osmanin)?" Ata u përgjigjën: "Katër". Edhe ai i fali katër reqate. Ai tha: "Andaj ne thamë: "A nuk na është transmetuar se Pejgamberi, s.a.v.a., ka falur dy rekate sikur që edhe Ebu Bekri ka falur dy rekate?!"

“Mandej ai tha: “Eh, unë po ju them tani, por Osmani është Imami, kështu që unë nuk do të bëj asgjë kundër tij, sepse mosmarrëveshja është e keqe”.

(Bejheki, Sunenu-l-kubra, 3/144)

Lexoje dhe çuditu me këtë sahab, një nga më të famshmit, me Abdullah ibn Mesudin, sepse në mospajtimin me Osmanin sheh të keqen dhe në mospajtimin me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., i sheh të gjitha të mirat.

Nuk shohim se pas kësaj të jetë thënë: "Se e kundërshtuan atë kur ai u largua nga Suneti i Profetit?"

Sufjan ibn Ujejneh transmeton nga Xhafer ibn Muhamedi, i cili ka thënë:

“Osmani u sëmur derisa ishte në Mina, kështu erdhi Aliu dhe i thanë: “Bëhu imam në namaz”. Aliu tha: 'Po, nëso doni por unë do të falem siçm falej i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.'. Ata.” Ata thanë: “Jo, ju do të na falni namazin e Emirul-mu’minin Osmanit, katër rekate.” Ndërsa Aliu refuzoi t'iu printe në lutje.”

 (Ibn Hazm, El-Mehalli, 4/270)

Lexo dhe çuditu me këta sahabe, të cilët ishin të pranishëm gjatë haxhit ku kishte mijëra njerëz të shquar, se si ata qartazi e refuzojnë Sunetin e Profetit të Zotit, s.a.v.a., dhe e pranuan bidatin e Osmanit! Ndoshta Abdullah ibn Mesudi konsideroi se mospajtimi me Osmanin ishte gjë e keqe, kështu që ai i fali katër rekate, pavarësisht se nga Profeti transmetohet se ai fali dy rekate, dhe se kështu veproi vetëm nga frika e atyre që numëroheshin në mijëra dhe që pranuan vetëm atë që bënte Osmani ndërsa e refuzuan Sunetin e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a..

Mos harro, pas kësaj, t'i sillni salavat dhe selam Pejgamberit dhe Prijësit të Besimtarëve Ali ibn Ebi Talibit, i cili refuzoi të falej ashtu siç kërkuan ata ndërsa këmbënguli që të falej ashtu siç falej i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Me këtë ai vetëm donte të ringjallte Sunetin e Profetit, s.a.v.a., të cilin ata e kundërshtuan dhe bënë të kundërtën. Kur ishte fjala për Sunetin e Pejgamberëve, Hazreti Aliu nuk u frikësua nga qortimi i askujt, as nga numri i madhë i tyre, as nga intrigat.

Vlen të përmendet se Abdullah ibn Omeri ka thënë:

“Namazi në udhëtim shkurtohet në dy rekate dhe kushdo që e bën këtë në kundërshtim me këtë Sunet, është bërë jobesimtar”.

(Bejheki, Sunen, 3/140; Taberani, El-Muadjamu-l-Kebir; Jessas, Ahkamu-l-Kur'ani, 2/3l0)

Me këtë qëndrim, Abdullah ibn Umeri e shpalli jobesimtar kalifin Osman, si dhe të gjithë ata sahab që e ndoqën atë dhe aplikuan bidatin e faljes së namazit të plotë gjatë udhëtimit. Veç kësaj, neve na takon t'i kthehemi Abdullah ibn Omerit dhe ta gjykojmë atë me atë që ai i gjykoi të tjerët.

Buhariu shënon në Sahihun e tij:

“Dëgjova Osmanin dhe Aliun, r.a., se si bisedonin (në vendin) mes Mekës dhe Medinës. Osmani e ndaloi kryerjen e umres së bashku me haxhin. Kur Aliu e pa këtë, ai bërtiti: “Unë i përgjigjem së bashku edhe umres edhe haxhit së bashku. 'Osmani tha: 'A nuk po e sheh se unë po u ndaloj ndaloj njerëzit të bëjnë diçka, e ti e bën atë?' Aliu tha: 'Nuk do ta braktisi Sunetin e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., nga shkaku se dikush nga njerëzit e braktisë atë.”

(Sahih Buhari, 2/151, babu-t-temettui ve-l-ikrani min kitabi-l-haji)

A nuk habiteni me halifin e muslimanëve i cili bën diçka në kundërshtim me Sunetin e qartë të Profetit, s.a.v.a. duke mos u ndalur vetëm me kaq, por i ndalon edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Dhe askush nuk e kundërshtoi atë, përveç Ali ibn Ebi Talibit i cili nuk donte të largohej nga Suneti i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., edhe nëse do të vritej për këtë.

Më thuaj, pash Allahun, a gjen në mesin e shokëve të Muhamedit, s.a.v.a., dikë që përfaqëson dhe mishëron Sunetin e pastër të Profetit, përveç Aliut, paqja qoftë me të!?

Pavarësisht fuqisë së sundimtarit dhe forcës së tij, edhe përkundër mbështetjes së sahabëve që e mbështesnin atë, Aliu kurrë nuk deshi të largohej nga Suneti i Profetit, s.a.v.a.. Librat dhe Sahihët e tyre dëshmojnë për të vërtetën e asaj që thamë se Imam Aliu bëri të gjitha përpjekjet dhe angazhimet e tij për të ringjallur Sunetin e Profetit, s.a.v.a. dhe për t'i ftuar njerëzit të qëndrojnë nën mburojën e Sunetit autentik.

Në atë kohë, nuk kishte njeri që do ta dëgjonte dhe do të vepronte sipas fjalëve të tij, përveç ndjekësve të tij (shia) që e ndiqnin dhe e dëgjonin në çdo gjë.

Nga kjo na është e qartë se sahabët nuk e kundërshtuan Osmanin se ai e ndryshoi Sunetin e Profetit, s.a.v.a. Ne e dimë nga Sahihët e tyre se si ata vepruan në kundërshtim me Sunetin e Profetit, s.a.v.a., ndërsa nga ana tjetër, ata nuk e kundërshtuan Osmanin sepse ai po fuste bidate, por u rebeluan kundër tij për shkak të qëllimeve të kësaj bote dhe fitimit të pasurisë, pushtetit dhe reputacionit.

Ata luftuan pa mëshirë kundër Aliut, sepse ai nuk i emëroi në postet që dëshironin, por u kërkoi atyre që pasurinë që kishin grumbulluar ilegalisht ta kthenin në Bejtul-Mal - thesarin e komunitetit, për të mirën e të varfërve.

E ke Allahun, o Ebu Hasan, o ti që u përpoq ta ruash Librin e Zotit tënd dhe Sunetin e kushëririt tënd, të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. Ti ishe imam i të devotshmëve dhe ndihmës i të dobëtve. Pasuesit tuaj do të jenë fitimtarë, sepse ata i përmbahen Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij duke u tubuar rreth jush dhe duke u kthyer kah ju.

A beson ti, i dashur lexues dhe kërkues i arsyeshëm i së vërtetës, pas gjithçkaje që kemi paraqitur, se pasuesit e Osman ibn Afanit janë Ehli Sunet - ithtarë të Sunetit dhe se pasuesit e Aliut janë Rafidi dhe pasuesit e bidatit?!

Gjyko sipas asaj që të ka dhënë Allahu, nëse je i drejtë!

“Allahu ju urdhëron që t'ua besoni shërbimet e përgjegjshme atyre që janë të denjë për to, dhe kur i gjykoni njerëzit të gjykoni me drejtësi. Vërtet këshilla e Allahut është vërtetë e mrekullueshme! - Dhe Allahu, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh gjithçka!" Nisa, 58 

Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar!

 

 

Talha ibn Ubejdullah

 

 

Ai është një nga sahabët e famshëm dhe një nga gjashtë të propozuar nga Omer ibn Hatabi për kalifat dhe se për ë ka thënë se ai beson në kënaqësi ndërsa e mohon zemërimin, një ditë është burrë dhe të nesërmen është shejtan. Ai është një nga dhjetë të cilët janë të bekuar me Xhenet, sipas mendimit të Ehli sunetit dhe xhematit.

Kur hulumtojmë personalitetin e këtij njeriu në librat e historisë, zbulojmë se ai ishte një nga të dashuruarit e mëdhenj të kësaj bote, se ishte nga ata që ishin joshur nga kjo botë dhe që shitën besimin e tyre për shkak të saj. Tregtia e tyre nuk u solli atyre ndonjë fitim dhe ata do të pendohen në Ditën e Gjykimit.

Le të shohim se si Talha e ka shqetësuar të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., me fjalët:

“Kur të vdesë i Dërguari i Zotit do të martohem me Aishen, ajo është kushërira ime”.

Kjo fjalë erdhi deri te i Dërguari i Allahut dhe ai u ofendua nga kjo. Kur zbriti ajeti për hixhabin dhe gratë e Profetit u mbuluan, Talha tha:

“Mos vallë Muhamedi po i mbulon dhe fshehë prej nesh kusherirat tona, ndërsa se martohet me gra pas nesh? Nëse i ndodh diçka, do të martohem me gratë e tij pas tij (pas të linte këtë botë)”.

(Tefsir Ibn Kasir, Tefsir Kurtubi, Tefsir Elusi dhe të tjerë, të gjithë në interpretimin e këtij ajeti nga sureja Al-Ahzab, 53)

Kur i Dërguari i Zotit u ndje i fyer nga këto fjalë, u shpallë ajeti:

“Juve nuk ju lejohet ta shqetësoni të Dërguarin e Allahut dhe as të martoheni me gratë e tij pas vdekjes së tij. Vërtet, te Allahu, ky do të ishte mëkat i madh!” Ahzab, 53.

Talha hyri te Ebu Bekrin para vdekjes së tij, kur ky i fundit shkroi testamentin e tij sipas të cilit për kalif e kishte emëruar Omer ibn Hatabin, kështu që Talha i tha:

"Çfarë do t'i thuash Zotit tënd për faktin se ke caktuar mbi ne një kalif të ashpër dhe të vrazhdë?"

Atëherë Ebu Bekri e qortoi me fjalë shumë të shëmtuara.

(Al-Imam ue-s-siyas, Ibn Kutejbe, në kapitullin mbi vdekjen e Ebu Bekrit dhe emërimin e Omer ibn Hattabit për kalif.)

Mirëpo, pas kësaj gjejmë se ai heshti dhe ishte i kënaqur me kalifin e ri. Ai u bë një nga ndihmësit e tij. Ai punoi në mbledhjen e pasurisë dhe skllevërve, veçanërisht kur ndjeu dëshirën për kalifat dhe ia zgjati qafën për pozitë, pasi Omer ibn Hatabi e kandidoi atë për kalif.

Gjatë këshillimit për emërimin e kalifit të ri, Talha e la imam Aliun në baltë dhe u rrjeshtua në radhët e Osman ibn Affanit, sepse e dinte se nëse kalifati i shkonte Aliut, asgjë nga ambiciet e tij nuk do të realizohej. Për këtë Imam Aliu thotë:

"Njëri prej tyre u kthye kundër meje në urrejtjen e tij, ndërsa tjetrin e devijuan në rrugë tjetër lidhjet me vjehrrin e tij – jo kjo jo ajo ..."

Nehxhul-belaga, fjalimi i Shikshikit

Në komentin e tij për Nehxhul-belaga, Shejh Muhamed Abduh thotë:

“Talha kishte anuar nga Osmani për shkak të lidhjeve mes tyre, për të cilat raportuan disa transmetues. Në prirjen e tij nga Osmani, mjafton që ai e la Aliun në baltë, ndërsa këtë e bëri ngase ishte nga fisi Tejmi, ndërkohë që mes Benu Hashimit dhe Benu Tejmive pati zemërim për shkak të marrjes së kalifatit nga Ebu Bekri”.

(Muhamed Abduhu, Sharh Nehxhul-belage, 1/88, fjalimi i Shikshikijes)

Nuk ka dyshim se Talha është një nga sahabët që mori pjesë në betimin në Ghadir Hom dhe dëgjoi fjalët e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a.:

“Mevla i të cilit jam unë, mevla i tij është Ali ”.

Nuk ka dyshim se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Zotit kur ka thënë:

“Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun”.

Talha ishte i pranishëm edhe në Hajber, kur Profeti ia dha flamurin Aliut duke thënë se "Aliu e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe se Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë". Ai gjithashtu e di se Aliu është për Profetin ashtu siç ishte Haruni për Musain, ndërsa Talha di edhe shumë më shumë se kaq. Por, urrejtja dhe smira e mbushën zemrën e tij dhe ai u udhëhoq vetëm nga anshmëria për fisin e tij dhe kusherirën e tij Aishen, vajzën e Ebu Bekrit, me të cilën ai donte të martohej pas Profetit, por Kurani nuk e lejoi ta bënte.

Po, Talha iu bashkua Osmanit dhe iu betua për besnikëri, sepse ai i dha dhurata. Sapo Osmani u bë kalif, ai bujarisht i ndau Talhasë dhurata pa masë nga thesari i muslimanëve.

(Taberi, Ibn Ebi Hadid dhe Taha Husejni thonë për fitnenë e madhe se Talha mori nga Osmani hua 50.000, ndaj që ai i tha atij një ditë: "Maliku të përgëzoi dhe dërgoi ata që kapi." Osmani tha: "Ja kjo për ty, Ebu Muhamed, për ndihmën e guximin tënd!” Thuhet se Osmani i dha Talhasë edhe 200.000.)

Pasuria e tij u shumëfishua, sikur edhe bagëtia dhe numri i robërve, kështu që të ardhurat e tij vetëm nga Iraku ishin 1000 dinarë në ditë.

Ibn Sadi thotë në Tabekat-in e tij:

“Kur Talha vdiq, trashëgimia e tij arriti në tridhjetë milionë dirhemë. Nga ajo pasuri, dy milionë e dyqind mijë dirhemë dhe dyqind mijë dinarë ishin para të gatshme, ndërsa pjesa tjetër ishte në tokë dhe bagëti”.

(Et-Tabekatu-l-kubra, Ibn Saad, 3/858)

Për shkak të gjithë kësaj, Talha u bë mendjelehtë dhe filloi të nxisë të tjerët kundër shokut të tij të dashur, Osmanit, për ta rrëzuar nga kalifati dhe për ta zënë vendin e tij. Ndoshta Aishja, nëna e besimtarëe, e ka inkurajuar atë dhe i ka nxitur dëshirën për kalif, sepse edhe ajo ka punuar për ta larguar Osmanin nga pozita e kalifit. Ajo as që dyshonte se kalifi i ardhshëm nuk do të ishte Talha, kushëriri i saj. Kur i erdhi lajmi për vrasjen e Osmanit dhe se njerëzit i ishin betuar Talhasë, ajo u gëzua shumë dhe tha:

“Larg nga një mendjengushtë i cili dështoi! Vazhdo si Zu-l-isbea, vetëm ashtu o luan, të lumt kusheri, te Talha gjetën dikë të denjë për kalif!"

Po, ky është një shpërblim i Talhasë për Osmanin, i cili e bëri atë të pasur, ndërsa e braktisi për shkak të dëshirës së tij për kalif dhe nxiti njerëzit kundër tij, e në këtë nismë ai ishte më i ashpëri. Gjatë rrethimit ai nuk i dha Osmanit as ujë për të pirë.

Ibn Ebi Hadid shënon se gjatë rrethimit Osmani tha:

“Mjerë Ibn Hadremiu (Talhai) i dhashë aq shumë ar dhe pasuri, ndërsa ai po e derdh gjakun tim dhe nxit kundër meje! I dashur Zot, le të mos e gëzojë atë dhe le të vuajë pasojat e mëkatit të tij!”.

Po, ky është Talha i cili iu bashkua Osmanit dhe e zgjodhi atë si kalif për të larguar kalifatin nga Aliu, ndërsa edhe për shkak se Osmani i dha ar dhe argjend, dhe ja ku ai sot është duke nxitur të tjerët kundër tij dhe për ta vrarë, e duke mos lejuar që t'i jiept uj për të pi. Ndërsa kur e sollën trupin e Osmanit, ai ua ndaloi ta varrosnin në varrezat myslimane, në vend të kësaj ata e varrosën në varrezat "Hosh Kevkeb" ku hebrenjtë varrosnin të vdekurit e tyre.

(Tarih Taberi, Medaini dhe Vakidi për vrasjen e Osmanit.)

E pas kësaj shohim se, pas vrasjes së Osmanit, Talha ishte i pari që i betohet Imam Aliut. Më pas ai e thyen betimin e besnikërisë dhe i bashkohet Aishes në Mekë, dhe befas ndërron mendje dhe kërkon të hakmerret për gjakun e Osmanit.

Subhanallah! Epo a ka mashtrim më të madh se ky?!!

Disa historianë e interpretojnë këtë duke thënë se ai e braktisi Aliun, meqë ky refuzoi ta emëronte atë si guvernator të Kufes dhe zonave të tjera, kështu që ai theu betimin dhe shkoi të luftojë kundër Imam Aliut, të cilit që dje iu kishte betuar për besnikëri.

Ky ishte rezultat i zhytjes së tij në  të mirat e kësaj bote. Ai shiti ahiretin e tij dhe vëmendja e tij ishte e pushtuar nga pozita, reputacioni dhe pasuria.

Taha Hussain thotë:

“Pra, Talha përfaqësonte një lloj të veçantë kundërshtimi, ai kënaqej me atë që i ndahej për sa i përket pasurisë dhe pozitës, dhe kur dëshironte më shumë se kaq, kundërshtonte derisa shkatërroi dhe u shkatërrua”.

(Taha Husein, El-Fitnetu-1-kubra, 1/150)

Ky është Talha i cili që dje i kishte shprehur besnikëri Imam Aliut, ndërsa vetëm pak ditë më vonë e tërhoqi zvarrë Aishen në Basra, vrau të pafajshëm, uzurpoi pronat dhe mbolli frikë në njerëz, derisa shkopi i bindjes ndaj Aliut u ça. Ai ngrihet pa turp kundër imamit të kohës së tij të cilit iu betua për besnikëri.

Përveç gjithë kësaj, Imam Aliu në prag të betejës i dërgon atij një lajmëtar me këtë mesazh:

 “A nuk m'u betove për besnikëri? Çfarë të shtyu të ngriheshe kundër meje, o Talha?”

Ai tha: “Kërkoj hakmarrje për gjakun e Osmanit ”.

Aliu i tha: "Allahu e vraftë atë që është përgjegjës për vrasjen e Osmanit!"

Ndërsa në një traditë nga Ibn Asakir, Imam Aliu i tha atij:

“Talha, të betohem në Zotin, a nuk e dëgjove të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., të thotë: “Mevla i kujt jam unë, mevla i tij është Aliu. I dashur Zot, bëhu mik me atë që është miku i tij dhe bëhu armik me atë që është armik i tij?"

Ai u përgjigj: "Po, kam dëgjuar". Ndaj, Aliu i tha: "Atëherë pse dëshiron të luftosh kundër meje?"

Përgjigja e tij ishte: “Kërkoj hakmarrje për gjakun e Osmanit”. Ndërsa Aliu u përgjigj: "Allahu e vraftë prej nesh atë që është përgjegjës për vrasjen e Osmanit!"

Allahu xh.sh e pranoi lutjen e Aliut dhe Talha u vra po atë ditë. Ai u vra nga Mervan ibn Hakem të cilin Talha e solli për të luftuar kundër Aliut.

Në gjithë këtë Talha nuk e shihte asgjë tjetër përveç qëllimit të tij. Ai nuk i përmbushi premtimet e tij, as nuk e dëgjoi thirrjen e së vërtetës. Imam Aliu ia përkujtoi të vërtetën dhe i paraqiti atij prova, por Talha vazhdoi me të veten, u bë arrogant ndërsa të tjerët i shpuri në lajthitje. Për shkak të fitnes së tij, u vranë shumë njerëz të pafajshëm, të cilët nuk morën pjesë në vrasjen e Osmanit, as nuk e njihnin atë, as që kishin dalë ndonjëherë jashtë Basrës.

Transmetohet nga Ibn Ebi Hadidi se kur Talha erdhi në Basra, erdhi tek ai Abdullah ibn Hakim Temimi për shkak të letrave që ia kishte dërguar këtij të fundit, kështu që ai i tha Talhasë:

"Ebu Muhamed, ti na ke shkruar letra?" Tha: “Po.” Ai tha: “Që dje na shkruanit dhe na ftonit që ta rrëzojmë Osmanin dhe ta vrasim, e kur e vratë, tani na vini dhe kërkoni hakmarrje për gjakun e tij. Pasha jetën, çfarë është ky mendimi juaj! Ju thjesht dëshironi vetëm këtë botë! Tani dua një sqarim, nese ky eshte mendimi yt, pse atëherë pranove nga Aliu ate qe te ekspozoi ne momentin e betimit, pastaj iu betove me deshiren tende dhe pastaj e mohove betimin dhe tani ke ardhur për të na futur edhe në telashet tuaja."

(Sherh Ibn Ebi Hadid Mu'atezili 2/500)

Po, kjo është e vërteta për Talha ibn Ubejdullahun, por e turpshme, e tillë siç e kanë shënuar muhaddithët dhe historianët nga Ehli suneti dhe xhemati. Dhe pas gjithë kësaj, ata thonë se edhe ai është një nga ata dhjetë që janë të përgëzuar me xhenet.

Mbase ata mendojnë se Parajsa është ai hotel Hiltoni, në të cilin mund të hyjnë ata që kanë miliona dhe se aty do të takohen vrasësi dhe i vrari, dhunuesi dhe ai që i është bërë padrejtësi, dhe se në të do të tsakohen besimtari dhe mëkatari, bamirësi dhe keqbërësi.

"Si dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhenetin e kënaqësisë" Ma'arixh, 38

“ Vallë, do të sillemi me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira si me ata që bëjnë trazira në tokë, apo me ata që i shmangen mëkatit si me mëkatarët?” Ahzab, 28

“Vallë, A të jetë për besimtarin njëjtë si për mëkatarin? Jo, për ta nuk do të jetë njësoj.” Sexhde, 18

“Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, i presin kopshtet e Xhenetit, në të cilat do të banojnë, si shpërblim për atë që bënë, e ata që nuk besuan i pret zjarri në të cilin do të banojnë. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij, do të kthehen në të dhe do t'u thuhet: "Vuani dënimin në zjarr të cilin e mohuat!"" Sexhde, 19-2.

 

Zubejr ibn Avam

 

 

 

Edhe ky është një nga sahabët e famshëm, nga muhaxhirët e parë dhe është i afërt në farefisni me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a. Ai është djali i Safijes, e bija e Abdulmuttalibit, tezes së Profetit, motrës nga babai. Ai është edhe burri i Esmasë, vajzës së Ebu Bekrit, motrës së Aishes. Ai është njëri prej gjashtë personave të cilët Omer ibn Hatabi i kandidoi për kalif.

(Omer ibn Hattabi është ideatori i kësaj ideje, e cila në fakt është një hile. Me këtë ai krijoi kundërshtarë të Aliut, sepse të gjithë sahabët e dinin se Aliu kishte të drejtë në kalifat ndërkohë që e kishin uzurpuar kurejshët. Kur Fatimeja ia paraqiti argumentet atyre, ata i thanë asaj: "Sikur të na kishin ardhur burri yt dhe kushëriri yt, ne nuk do ta kishim konsideruar ndonjë tjetër të barabartë me të." Umer ibn Hatabi nuk e lejoi kalifatin të kthehej te trashëgimtari ligjor, pas vdekjes së tij, kështu që krijoi kundërshtarë ndaj Aliut, duke i dhënë secilit prej tyre shpresën se ai do të ishte kalif. Kështu ata e shitën fenë e tyre për gjërat e kësaj bote, por tregtia e tyre nuk u solli dobi.)

Pra edhe ky është prej atyre që janë të përgëzuar me xhenet, siç pohojnë Ehli sunet dhe xhemati.

Dhe nuk është e çuditshme sepse ai vazhdimisht shoqërohej me të ngjajshmit me të, me Talhan. Nuk ndodhi që diku të flitej për Zubejrin, e krahas tij të mos flitej edhe për Talhanë.

Ai është gjithashtu një nga ata që garuan në fitimin e dunjallukut dhe e mbushën barkun me të. Sipas Taberit, trashëgimia e tij arrinte në 50.000 dinarë, 1.000 kuaj, 1.000 skllevër dhe shumë pasuri të paluajtshme në Basra, Kufe, Egjipt dhe zona të tjera.

Ndërsa Taha Husseini për këtë thotë:

“Njerëzit ndryshojnë në sasinë e asaj që u shpërnda nga trashëgimia e Zubejrit. Pra, ata që pretendojnë se ai la pak thonë: "Trashëgimtarët e tij ndanë mes vete 35 milionë." Dhe ata që pretendojnë se ai la shumë thonë: "Trashëgimtarët mes tyre i ndanë 52 milionë." Ndërsa të maturit thotnë: „trashëgimtarët ndanë mes vete 40 milionë." Kjo nuk është e çuditshme, sepse Zubejri kishte tokë në Fustat, tokë në Aleksandri, tokë në Basra, tokë në Kufe, njëmbëdhjetë shtëpi në Medine kishte edhe shumë pasuri dhe bagëti të tjera”.

(Taha Husein, El-Fitnetu-l-kubra, 1/147)

Buhariu transmeton se Zubejri la pas 50 milionë e 200.000 mijë.

(Sahih Buhari, 4/53, kapitulli mbi detyrimin e humsit dhe beriqetit të gazijes në pronë, qoftë i gjallë apo i vdekur.)

Ne nuk duam të bëjmë llogari për pasuritë dhe pronat që kanë fituar sahabet, sepse mund të ndodhë që e gjithë kjo pasuri të jetë hallall. Por kur shohim se sa shumë e kanë dëshiruar dynjanë Talhaja dhe Zubejri dhe e dimë se ata të dy e thyen betimin që i dhanë Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut, sepse ai ishte i vendosur që t'ia kthente thesarit shtetëror të muslimanëve gjithë pasurinë që Osmani e kishte shpërndarë. Këtu fillojmë të kemi dyshime për këta të dy.

Sapo Imam Aliu mori pozitën e kalifit, ai menjëherë nxitoi t'i kthente njerëzit në Sunetin e Profetit, s.a.v.a.. Dhe gjëja e parë që bëri ishte shpërndarja e tre dinarëve nga arka e shtetit në mënyrë të barabartë për çdo musliman, qoftë arab apo i huaj. Kjo ishte praktikë e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., gjatë gjithë jetës së tij. Me këtë, Imam Aliu e anuloi bidatin e Omer ibn Hattabit, i cili i jepte përparësi një arabi ndaj joarabit duke i dhënë arabit dyfish më shumë se joarabit.

Mjaftoi që Ali ibn Ebi Talibi t'i kthente njerëzit në Sunetin e Profetit, s.a.v.a. dhe sahabët të rebeloheshin kundër tij, sepse atyre u pëlqin risitë që kishte futur Omeri.

Kjo është ajo që ne e kemi lënë pas dore në kërkimin e justifikimit për dashurinë e kurejshitëve për Omerin dhe lavdrimin e tij. Omeri u dha Kurejshëve një avantazh ndaj muslimanëve të tjerë dhe rrënjosi tek ata entuziazmin e nacionalizmit arab, fisnikërinë kurejshite dhe ndjenjën e aristokracisë.

Si atëherë, një çerek shekulli pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., Aliu i ktheu kurejshët në pozitën që kishin në kohën e Profetit, s.av.a., kur Profeti, s.a.v.a. u dha të gjithëve me të njëjtën masë, ashtu që Bilalli i Abisinisë merrte njësoj sa edhe Abasi, xhaxhai Profeti s.av.a. Kurejshët e kundërshtuan këtë barazi që zbatonte i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Ne gjejmë në historinë dhe biografinë e Profetit, s.a.v.a se ata e kundërshtuan atë në numrin më të madh të rasteve, pikërisht për këtë.

Për shkak të kësaj, Talha dhe Zubejri u rebeluan kundër Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut, sepse ai kishte barazuar gjithçka në pjesën që ndante, dhe nuk u dha atyre asnjë zonë për të administruar, e që i kishin kërkuar prej tij.

Imam Aliu shkon më tej dhe madje kërkon që t'i japin llogari për pasurinë që kanë mbledhur, në mënyrë që ai t'ua kthejë njerëzve të varfër pasurinë e uzurpuar.

Është e rëndësishme të dihet se kur Zubejri humbi shpresën se Aliu do ta emëronte atë guvernator të Basrës dhe do t'i jepte përparësi ndaj të tjerëve, dhe kur u frikësua se kalifi i ri do t'i kërkonte llogari për pasurinë e madhe që zotëronte, ai erdhi me shokun e tij, Talhanë dhe kërkoi leje për të shkuar në umre.

Imam Aliu e dinte për qëllimet e tyre të fshehta, prandaj u tha atyre:

“Pasha Allahun, këta të dy nuk duan umre, duan tradhti”.

Zubejri iu bashkua Aishes, vajzës së Ebu Bekrit dhe motrës së gruas së tij. Ai dhe Talha u nisën me të drejt Basrës. Kur qentë nga shtrati i lumit të thatë i lehën Ajshes, ajo deshi të kthehej, por ata i sollën asaj 50 burra të cilët i kishin paguar për të dëshmuar se ky nuk ishte vendi për të cilin e kishte paralajmëruar Pejgamberi s.a.v.a. Ata dhanë dëshmi të rreme që nëna e besimtarëve, Aishja, të vazhdonte mosbindjen ndaj Zotit dhe burrit të saj dhe bashkë me ta të vazhdonte rrugën për në Basra.

Ata ishin shumë dinakë dhe e dinin se Ajsheja do të kishte më shumë ndikim te njerëzit sesa ata. Për një çerek shekulli, ata punuan që njerëzit të besonin se ajo ishte gruaja e dashur e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. dhe vajza e mikut të tij të shtrenjtë, tek i cili gjendet gjysma e besimit. Është e çuditshme që Zubejri, ashtu si Talha, kërkonte hakmarrje për gjakun e Osmanit ndërsa shokët e mirë e akuzuan se ishte pikërisht ai që përgatiti gjithçka për vrasjen e Osmanit.

Kur Imam Aliu e takoi në betejë, i tha: "Ti më kërkon hakmarrje për vrasjen e Osmanit ndërsa je po ti që e vrave!"

(Tarih Taberi, 5/204; Ibn Asir, El-Kamil, 3/102)

Mesudi transmeton se Aliu i ka thënë: “I mjerë ti o Zubejr, çfarë të shtyu të dalësh kundër meje?”. Zubejri i tha: “Kërkoj hakmarrje për gjakun e Osmanit”. Aliu i tha: "Allahu e vratë atë prej nesh që është përgjegjës për vrasjen e Osmanit!"

Hakimi shënon në Mustedrekun e tij, dhe thotë:

"Kur Talha dhe Zubejri erdhën në Basra, njerëzit u thanë atyre: "Pse keni ardhur?" Ata thanë: “Ne kërkojmë hakmarrje për vrasjen e Osmanit”. Husejni tha: “Subhnallah, a mendoni se njerëzit nuk kanë mend, ndaj flisni kështu. Pasha Allahun, Osmanin nuk e vrau askush tjetër përveç juve!”

Edhe Zubejri bëri të njëjtën gjë, si miku i tij Talha. Ai e tradhtoi Osmanin dhe nxiti vrasjen e tij, pastaj lirshëm, me vullnetin e tij të lirë, iu betua Imam Aliut. Më pas ai theu betimin, shkoi në Basra dhe kërkoi hakmarrje për vrasjen e Osmanit. Kur hyri në Basra, ai vetë mori pjesë në krime. Ata vranë më shumë se 70 njerëz, roje dhe plaçkitën thesarin e shtetit. Historianët thonë se ata nënshkruan një armëpushim të shkurtër me Osman ibn Hanifin (guvernatorin e Basrës) dhe premtuan se do ta nderonin derisa të vinte Aliu. Pastaj ata e thyen premtimin dhe marrëveshjen e tyre dhe sulmuan Uthman ibn Hanifen derisa ai po i printe xhematit në namazin e jacisë. Ata i lidhën njerëzit e pranishëm aty dhe i vranë. Ata donin të vrisnin edhe Osman ibn Hanifen, mëkëmbësin e Aliut, por kishin frikë se mos do të merrte vesh vëllai i tij, Sahl ibn Hanif, mëkëmbësi i Medinës, e për pasojë ai do të hakmerrej ndaj familjeve të tyre atje. Prandaj vetëm e kanë fshikulluar, ia shkulin mjekrën dhe mustaqet. Më pas ata i ranë arkës së shtetit. Aty vranë 40 rojtarë të thesarit. Osmanin e burgosin duke ia shtuar edhe më shumë torturat.

Duke iu referuar Talhasë dhe Zubejrit, Taha Husejni për këtë tradhti thotë:

“Atyre nuk u mjaftoi që e thyen betimin e besnikërisë së dhënë Aliut, por kësaj ia shtuan edhe shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që bënë me Osman ibn Hanifin. Ata vranë nga banorët e Basrës, ata që kundërshtuan prishjen e armpushimit, burgosjen e mëkëmbësit, përvetësimin e asaj që ishte në thesarin e shtetit dhe vrasjen e rojeve”.

(Taha Husejn, El-Fitnetu-l-kubra, 2/3)

Kur Aliu erdhi në Basra, ai nuk filloi menjëherë t'i luftonte ata. Ai së pari i ftoi ata të kthehen në Librin e Allahut, por ata refuzuan dhe vranë ata që u sollën Kur'anin. Përkundër kësaj, Imam Aliu i thërret për herë të dytë dhe ia kujton Zubejrit, siç bëri me Talhanë, dhe i thotë:

“O Zubejr, a të kujtohet dita kur kalova me të Dërguarin e Zotit, s.a.v.a., në Benu Ganem, dhe ai shikoi drejt meje dhe qeshi, qesha edhe unë, e ti tha: Ali ibn Ebi. Talibi nuk lë shakanë.” Ndërsa i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., të tha: “Hesh, ai nuk merret me kotësira! Kur të luftoni kundër tij, do të jesh ai që shkakton padrejtësi”.

(Tarih Taberi rreth betejës së devesë; Tarih Mesudi; Tarih Hasem dhe të tjerë.)

Ibn Ebi Hadid citon hutben e prijësit të Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talib, në të cilën ai thotë:

“Zot i dashur, Zubjeri i prishi lidhjet familjare, theu betimin që më dha dhe solli armiqtë kundër meje, më mbro prej tij sot, me çfarë të duash!

(Sherhu Nehjul-belage, Ibn Ebi Hadidi, l/l0l)

Në Shtegun e Elokuencës, Imam Aliu thotë për Talhanë dhe Zubejrin:

“O Zoti im, ata të dy më braktisën dhe më bënë padrejtësi. Ata të dy e thyen betimin e besnikërisë ndaj meje dhe ngritën njerëz kundër meje. Ti e zgjidhe atë që ata kanë lidhur dhe mos e forco atë që kanë thurur. Dhe tregojuni atyre të keqen ndaj së cilës ishin drejtuar dhe sipas së cilës ata po punonin. PPara betejës u kërkova që të ishin të palëkundur në betimin e tyre dhe i trajtova me respekt, por para betejës ata nënçmuan mirësinë dhe refuzuan sigurinë.”

Nehjul-belaga, fjalimi 36.

Në një letër drejtuar Talhasë dhe Zubejrit para fillimit të betejës, Imam Aliu u shkruan atyre:

“ O liderë, hiqni dorë nga mendimi juaj, sepse me të vërtetë turpi tani është gjëja më e madhe para se të takohen turpi dhe zjarri! Selam!”

Nehjul-belaga, letra 54.

Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe ky është fundi i Zubejrit, sado që disa historianë përpiqen të na bindin se atij iu kujtua hadithi i Profetit, të cilin ia përmendi  Aliu, dhe se ai u pendua dhe hoqi dorë nga lufta ndërsa ai u vra në luginën Sinaa nga Ibn Xhermuza. Kjo nuk pajtohet me atë që ka thënë Pejgamberi s.a.v.a.: „Do të luftosh kundër Aliut dhe me këtë do të shkaktosh padrejtësi ndaj tij“.

Disa historianë thonë se Zubejri donte të tërhiqej dhe të hiqte dorë nga lufta kundër Aliut kur i kujtoi fjalët e Profetit, por djali i tij, Abdullahu, e akuzoi se është qyqyr, gjë që e zemëroi shumë, kështu që u kthye në luftë derisa u vra.

Kjo është më afër realitetit dhe hadithi sherifit në të cilin lajmet mbi ngjarjet e paralajmëruara (gajb), thuhen nga ai që nuk thotë asgjë sipas dëshirës së tij.

Nëse me të vërtetë është penduar dhe ka hequr dorë nga keqbërja e tij, atëherë pse nuk veproi sipas fjalëve të të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a.: “Mevla i të cilit jam unë, mevla i tij është Aliu. I dashur Zot, bëhu mik i atij atë që është miku i tij, bëhu armik i atij që është armik i tij! Ndihmo atë që e ndihmon dhe poshtëroje atë që e poshtëron!” Pse nuk e ndihmoi Aliun dhe nuk e pranoi për lider?

Supozojmë se e bëri të pamundurën (për ta braktisur betejën), pse nuk u mbajti një fjalim para burrave që kishte marrë për të luftuar me të dhe t'i njoftonte se ai e kishte kuptuar të vërtetën meqë ju kujtua ajo që kishte harruar. Mandej pse nuk u kërkoi atyre që të të hiqni dorë nga lufta, me të cilën do të kishte parandaluar gjakderdhjen e muslimanëve të pafajshëm?

Megjithatë, asgjë nga këto nuk ndodhën. Ne e dimë se historia e pendimit dhe heqjes dorë nga lufta është vetëm një trillim i kotë i gënjeshtarëve, të cilëve u është bërë presion qoftë nga e vërteta e Aliut dhe nga gënjeshtrat e Zubejrit, kështu që kur miku i tij Talha u vra nga Mervan ibn Hakem, ata zgjodhën Ibn Xhermuzin për ta vrarë Zubejrin kështu. duke e tradhtuar atë, dhe si do ta bënte më të lehtë interpretimin e biografisë së Talhasë dhe Zubejrit dhe të mos i pengonte ata të hyjnë në Xhenet, përderisa Xheneti është pronë e tyre private në të cilën ata pranojnë kë të dëshirojnë dhe ndalojnë kë të dëshirojnë.

Dëshmi e mjaftueshme për pasaktësinë e kësaj tradite është letra e Imam Aliut, në të cilën ai i thërret ata të heqin dorë nga lufta, duke thënë:

"Në të vërtetë, turpi tani është gjëja më e madhe para se të takohen turpi dhe zjarri!" 

Askush nuk raportoi se ata iu përgjigjën thirrjeve të Imamit ose iu bindën urdhrave të tij në përgjigje të letrës së tij.

Para fillimit të betejës, Imam Aliu u bëri thirrje atyre për t'u marrë vesh bazuar në Librin e Allahut, por ata nuk pranuan dhe vranë të riun që u solli Kuranin. Vetëm atëherë Aliu lejoi që lufta të fillonte.

Ndoshta, nga historianët do të lexoni disa anekdota. Disa prej tyre nuk e dinë të vërtetën dhe as nuk mund t'i kuptojnë shembujt e saj, andaj pastaj thonë se kur Zubejri mësoi se Amar ibn Jasir kishte ardhur me Ali ibn Ebi Talib, thakishte thënë:

“Ah sa djalosh trim që është, për shkak të tij e humba rëndësinë që kisha”, dhe më pas e pushtoi frika dhe shpata filloi t’i dridhej në dorë. Një nga shokët e tij tha: “Pse nuk më braktisi nëna ime, a është ky apo ai Zubejri me të cilin doja të vdisja edhe të jetoja?! Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, ajo që shoh është vetëm për shkak të diçkaje që ka dëgjuar ose parë nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a!”

(Tarih Taberi, 5/205)

Duke shpikur këto transmetime, duan të thonë se Zubejrit iu kujtua hadithi i Pejgamberit: “Mjerë për Ammarin, do ta vrasin një grup mëkatarësh!”, ndaj edhe ai dridhej nga frika se mos ishte në këtë grup mëkatarësh.

Ata duan ta nënvlerësojnë mirëkuptimin tonë dhe të tallen me ne, por arsyeja jonë është e plotë dhe e shëndoshë - elhamdulillahi! Si ndodhi që Zubejri dridhet nga frika e hadithit “Amarin do ta vrasin një grup mëkatarësh”, e nuk dridhet nga hadithet e shumta që ka dëgjuar nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., në lidhje me pozitën e Ali ibn Ebi Talibit?!

A ishte Ammari më i vlefshëm dhe më i vlerësuar se Aliu për Zubejrin?! A nuk e dëgjoi Zubejri Pejgamberin, s.a.v.a., kur thotë:

“O Ali, do të të duan vetëm besimtarët e sinqertë dhe do të të urrejnë vetëm munafikët (hipokritët)”.

Vallë a nuk e dëgjoi të thoshte:

 “Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun kudo që është”.

Fjalët e Profetit, s.a.v.a.:

"Sundimtar i të cilit isha unë, ky Ali është sundimtari i tij. Zot i dashur, bëhu mik me atë që është mik i Aliut dhe armik i atij që që është armik i tij! Ndihmo atë që e ndihmon dhe poshtëro atë që e poshtëron!"

Dhe fjalët e tij:

"O Ali, unë jam në luftë me atë që është në luftë me ty dhe jam në paqe me atë që është në paqe me ty!"

Dhe fjalët e tij:

 "Sot do t'ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij."

Dhe fjalët e tij:

"Unë luftova me ta për shkak të shpalljes së Kur'anit dhe ju do të luftoni me ta për shkak të interpretimit të Kur'anit."

Dhe fjalët e tij, Allahu e bekoftë dhe i dhëntë paqe:

“Të urdhëroj që të luftosh kundër atyre që thyejnë betimin, kundër të padrejtëve dhe femohuesve”.

Si edhe shumë fjalë të tjera, ndërsa hadithi i fundit është se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., i tha Zubejrit: "Ti do të luftosh kundër tij dhe me këtë do t'i bësh padrejtësi". Si larg është Zubejri nga gjithë këto të vërteta që i dinë njerëzit e zakonshëm, ndërsa ai është djali i tezes (apo hallës) së Profetit dhe e Aliut?

Këto janë mendje të ngurta që nuk janë në gjendje ta kuptojnë të vërtetën nga ngjarjet historike, por në të gjitha mënyrat e mundshme përpiqen të gjejnë arsyetime për t'i mashtruar njerëzit dhe për t'u treguar atyre se Talha dhe Zubejri janë nga ata që janë të përgëzuar me xhenet.

"Këto janë dëshirat e tyre të kota! – Ti thuaj: "Jepni prova nëse ajo që thoni është e vërtetë" Bekare, 111

„Atyre që i mohojnë argumentet tona dhe i trajtojnë ato me mendjemadhësi nuk do t'u hapen dyert e qiellnave - dhe më shpejt do të kalojë një litar i trashë për vrimën e gjilpërës se sa ata të hyjnë në Xhenet. Kështu do t'i ndëshkojmë mëkatarët A'." araf, 40

 

 

Sad ibn Ebi Vekas

 

 

 

Edhe ai është një nga sahabët e mëdhenj të famshëm, i cili ishte nga të parët që pranoi Islamin dhe një nga muhaxhirët e parë që mori pjesë në betejën e Bedrit. Ai është një nga gjashtë ata që nga Umer ibn Hattabi u emëruan për kalif pas tij dhe një nga dhjetë të cilët u përgëzuan me xhenetin, siç pretendojnë Ehli suneti dhe xhemati.

Ai është heroi i betejës së Kadisijes, e cila u zhvillua gjatë Kalifatit të Omer ibn Hatabit. Thuhet se disa nga sahabët dyshuan në origjinën e tij, e kundërshtuan dhe e ngacmuan për shkak të kësaj, kështu që transmetojnë se Profeti, s.a.v.a., konfirmoi se ai vinte nga fisi Benu Zehra.

Transmetohet nga Ibn Kutejbe në librin e tij El-Imamet ue-s-sijaset se fisi Benu Zehra u mblodh pas vdekjes së Pejgamberit dhe erdhën te Sad ibn Ebi vekasi dhe Abdurahman ibn Avf, dhe u tubuan në xhaminë e Profetit. Kur atje erdhën Ebu Bekri dhe Ebu Ubejde, Omeri u tha atyre: “Çfarë po shoh këto hallka të çrregullta? Ngrituni dhe jepjani betimin Ebu Bekrit! Unë iu betova atij, e po ashtu edhe ensarët.” Pastaj u ngrit Sadi, Abdurahmani dhe ata që ishin me ta nga Benu Zehra dhe iu betuan atij.

(Ibn Kutejbe, Tarihu-l-hulefi, 1/18)

Transmetohet se Omer ibn Hatabi e largoi atë nga posti i mëkëmbësit, por ai i la trashëgim halifit që do të vijë pas tij, se nëse posti i kalifit nuk i jepet Saadit, që ta emërojë këtë të fundit si mëkëmbës, meqë ai nuk e largoi atë nga posti i mëkëmbësit për shkak të tradhtisë. osman ibn Afani ekzekutoi testamentin e Omerit dhe e emëroi guvernator të Kufes.

Duhet theksuar se Saad ibn Ebi Vekas nuk la shumë pasuri në krahasim me shokët e tij. Sipas disa traditave, trashëgimia e tij arrinte në 300,000. Ai nuk mori pjesë në vrasjen e Osmanit, as nuk nxiti kundër tij, si Talha dhe Zubejri.

Ibn Kutejbe transmeton në historinë e tij:

 "Amr ibn As i shkroi letër Saad ibn Ebi Vekasit dhe e pyeti se kush e vrau Osmanin? Sadi u përgjigj: "Ti po më pyet se kush e vrau Osmanin. Unë do të informoj se ai ishte vrarë shpata që ishte nxjerrë nga Aishja, e lëmoi Talha, ndërsa e helmoi Ibn Ebi Talibi, Zubejri heshti dhe bëri me dorën e tij. Ne u përmbajtëm dhe po të donim do ta kishim shpëtuar. Por Osmani ndryshoi dhe ndryshoi shumë gjëra, bëri mirë dhe bëri keq. Nëse kemi bërë mirë, atëherë është mirë, e nëse kemi bërë keq, Allahu na faltë! Ju njoftoj se edhe Zubejri është i pushtuar nga fuqia e familjes së tij dhe nga kërkimi i mëkateve të tij, ndërsa Talha, nëse barku do të mund t'i plaste, kjo do t'i ndodhte nga dashuria për pushtet..."

(Ibn Kutejb, Tarihu-l-hulefai, 1/48)

Është e çuditshme nga Saad ibn Ebi Vekas se ai ka munguar në betimin ndaj Prijësit të Besimtarëve, Imam Aliut por edhe nuk e ka ndihmuar atë edhe pse e dinte mirë të drejtën e imamit.

Sadi thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit, s.a.va., duke i përmendur tri vyrtyte të Aliut: Po ta kisha unë vetëm njërën prej tyre, do të doja më shumë se bagëtitë më të mira. E ka dëgjuar të thotë: 'Ali në raport me mua është siç ishte Haruni në raport me Musan, vetëm se pas meje nuk ka më të dërguar': kam dëgjuar edhe të thotë: „Nesër do t'ia jap flamurin njeriut i cili e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e të cilin e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij'. Kam dëgjuar edhe më duke thënë: O njerëz, kush janë mbrojtësit tuaj?' U Përgjigjën: 'Allahu dhe i Dërguari i Tij'. Këtë e përsëritën tri herë, mandej ai e kapi dorën e Aliut, e ngriti dhe tha: 'Për atë që mbrojtës janë Allahu dhe i Dërguari i tij, kjo (dorë) është mbrojtje e tij. O Allahu i dashur, bëhu mik i atij që është mik i tij dhe armik i atij që është armik i tij“

(Hasais Imam Nesai, 18/35)  

Ndërsa në Sahihihun Muslimit thuhet se Saad ibn Ebi Vekas ka thënë:

“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., t’i thotë Aliut: “A nuk je i kënaqur të jesh në raport me mua siç ishte Haruni në raport me Musain, përveç se pas meje nuk ka më të dërguar.” Ndërsa në ditën e Hajberit, e dëgjova duke thënë: "Unë do t'ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij". 'Ai thootë: „Të gjithë i zgjatëm duart drejt flamurit, nëdrkaq i Dërguari tha: 'Thirreni Aliun'..." Ndërsa kur u shpall ajeti: „Thuaj: 'Ejani, do t'i thirrim bijt tanë dhe bijt tuaj....“ Ali Imran, 61 I Dërguari i Zotit e thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Huseinin dhe tha: "Zot i dashur, kjo është familja ime!"

(Sahih Muslim, 7/119, babu fadailu Ali ibn Ebi Talib)

Si i di Saad ibn Ebi Vekas të gjitha këto fakte, megjithatë ai mungoi dhe nuk iu betua atij?!

Si mund të dëgjonte Saadi fjalët e Profetit, s.a.v.a.: “Atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij janë mbrojtës, Aliu është mbrojtësi i tij! Zot i nderuar, bëhu mik i atij atë që është mik i tij dhe armik i atij që është armik i tij.", të cilën ai vetë e transmeton, e pastaj të mos e marrësh Aliun për mbrojtës dhe të mos e ndihmosh?!

Si mund ta shpërfillte Saad ibn Ebi Vekas hadithin e Pejgamberit s.a.v.a..: “Kush vdes pa u betuar për besnikëri ndaj imamit të tij, ka vdekur me vdekje xhahilije”  të cilin e transmeton Abdullah ibn Omeri. Saadi vdiq me vdekje xhahilijeti pa u betuar për besnikëri ndaj Prijësit të Besimtarëve dhe liderit të mëkëmbësve?!

Historianët përmendin se Saadi erdhi te Imam Aliu për t'i kërkuar falje, ndaj ai tha:

“Pasha Allahun, Prijës i Besimtarëve, nuk kam dyshim se ti ke më së shumti të drejtë në kalifat dhe se ty të është besuar edhe besimi edhe dynjaja, por njerëzit do të të mohojnë këtë të drejtë. Nëse do që unë të betohem për ty, më jep një shpatë që ka një gjuhë që do të më thotë: "Merre këtë dhe lëre këtë!" Për këtë Aliu i tha: "A sheh ndonjë që vepron në kundërshtim me Kuranin, me fjalë dhe vepra? Muhaxhirët dhe ensarët m'u betuan dhe unë mora përsipër të punoj sipas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij. Nëse do, betohu dhe nëse nuk dëshiron, ulu në shtëpinë tënde, nuk të detyroj ta bësh”.

(Tarih Easem, f. 163.)

A nuk është i çuditshëm qëndrimi i Saad ibn Ebi Vekasit?! Ai dëshmon dhe konfirmon se nuk ka dyshim se Aliu ka të drejtën më të lartë në kalifat dhe se atij i është besuar besimi dhe dynjaja, e pas kësaj ai i kërkon atij një shpatë që flet' si kusht që ai të betohej, që të dijë të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra?!

A nuk është kjo një kontradiktë që njerëzit e arsyeshëm nuk mund ta pranojnë. Kjo mund të jetë gjithçka por jo edhe e pamundur, ndërsa e kërkon një sahabi i madh që e ka dëgjuar të vërtetën nga goja e bartësit të Mesazhit, s.a.v.a., dhe i cili vetë transmeton më shumë se pesë hadithe për këtë temë?!

A nuk ishte Sadi i pranishëm në betimin e Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit kur në të gjitha ato raste ata kërcënuan me vdekje këdo që nuk do të mungonte e nuk do t'iu jepte betimin, sepse kishin frikë nga trazirat?

Saadi iu betua Osmanit dhe iu bashkua atij pa asnjë kusht, ndërsa e kishte dëgjuar Abdurahman ibn Avfin duke kërcënuar Aliun duke e nxjerrë një shpatën mbi kokën e tij dhe duke thënë:

“Mos ia hap rrugën vetes, ekziston vetëm shpata dhe asgjë tjetër!“

(Ibn Kutejbe, El-Imam ue-s-sijas, 1/31)

Ai ishte i pranishëm kur Aliu nuk donte t'i betohej Ebu Bekrit, kështu që Omer ibn Hatabi e kërcënoi duke i thënë:

“Betohu, përndryshe, pasha Allahun që nuk ka zot tjetër përveç Tij, do të të pres kokën!”

(Ibn Kutejbe, El-Imama ue-s-siyasa, l/20)

A guxuan ata që mungonin në dhënien e betimit dhe që ia shtrinë atë mëkëmbësit të Profetit, si Abdullah ibn Omar, Osama ibn Zejd dhe Muhamed ibn Meslama, ndërsa të mos mungonte edhe Saad ibn Ebi Vekas? 

Ju vini re se pesë personat e emëruar nga Omer ibn Hatabi në këshillin për të konkurruar me Aliun për kalifat, luajtën pikërisht rolin që u kishte caktuar Omeri, i cili me këtë synonte ta pengonin Aliun që të bëhej kalif.

Abdurahman zgjedh mikun e tij Osmanin për kalif dhe kërcënon Aliun me vrasje, nëse nuk i betohet, sepse Omeri i jepte përparësi Abdurahman ibn Avfit në procesin e vendimmarrjes dhe fjalën kryesore në zgjedhjen e kalifit. Pas vdekjes së Abdurahman ibn Avfit dhe vrasjes së Osman ibn Afanit, mbetën vetëm tre anëtarë të këshillit për të konkurruar me Aliun për kalifat: Talha, Zubejri dhe Saadi. 

Kur panë se muhaxhirët dhe ensarët nxituan për t'i bërë betim Imam Aliut duke mos i llogaritur asnjërin prej tyre, atëherë filluan të planifikojnë të keqen për të. Talhaja dhe Zubejri shkuan për ta luftuar, kurse Sadi e la në baltë.

Mos harroni se Osman ibn Afani nuk vdiq para se të krijonte kundër Aliut një pretendent të ri për kalifatin, më i rrezikshmi nga të gjithë, më dinak dhe mashtrues, më i aftë dhe më i gatshëm. Osmani i hapi rrugën për të marrë kalifatin, sepse ai e emëroi guvernator dhe ai qëndroi në atë detyrë për më shumë se 20 vjet, dhe ishte guvernator i krahinave më të rëndësishme që sillnin më shumë se dy të tretat e të ardhurave nga zonat islame.

Ky konkurrent ishte Muaviu i cili nuk kishte as besim e as moral. Ai ishte i preokupuar vetëm se si të arrinte pozitën e kalifit me çdo kusht dhe me çdo mjet të mundshëm.

Përkundër kësaj, Imam Aliu nuk i detyroi njerëzit t'i betoheshin atij siç bënë kalifët para tij. Ai, alejhi selam, iu përmbajtë rregullave të Kur'anit dhe Sunetit dhe asgjë nuk mund ta ndryshonte atë.

Ju i lexuat fjalët e tij drejtuar Saadit:

“Muhaxhirët dhe ensarët më janë betuar dhe unë kam marrë përsipër të punoj sipas Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij. Po të duash, betohu, e nëse nuk do, rri në shtëpinë tënde, nuk të detyroj ta bësh!”.

Ju përgëzojmë, biri i Ebu Talibit! Ju që e ringjallët Kur'anin dhe Sunetin pasi i kishin vdekur ata që ishin kalif para jush.

Ja, si thërret Libri i Allahut:

“Ata që ju betuan për besnikëri – me të vërtetë ata iu betuan për besnikëri vetë Allahut – dora e Allahut është mbi duart e tyre. Kush e thyen betimin, e thyen atë në dëm të tij, e kush e përmbush atë që i ka dhënë Allahut, Ai do t'i japë atij një shpërblim të madh." Feth, 10.

"Atëherë pse i shtyn njerëzit të jenë besimtarë?" Junus,  

Nuk ka detyrim në besim, as betim të detyruar në Islam, e as Allahu i Lartësuar nuk e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij që të luftojë kundër atyre që nuk i betohen Atij.

Ky është Suneti i Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe biografia e tij që na tregon se ai kurrë nuk e detyroi askënd t'i betohet atij.

Por kalifët dhe sahabët e futën këtë zakon dhe bidat dhe i kërcënuan njerëzit me vdekje nëse nuk betoheshin për besnikëri ndaj tyre.

Pra, çfarë mund të pritet kur edhe Fatimeja kërcënohet se do t'i digjet shtëpia, nëse nuk dalin ata që nuk pranuan t'i betohen Ebu Bekrit! Pastaj e nxorrën shpatën mbi kokën e Aliut dhe u betuan në Allahun se do ta vrisnin nëse ai nuk i betohej Ebu Bekrit. Atëherë mos pyet për sahabët e tjerë “më të dobët”, si Ammarin, Selmanin, Bilallin e të tjerë.

Është e rëndësishme që Saad ibn Ebi Vekas refuzoi t'i betohej Imamit për besnikëri, sikur që ai gjithashtu refuzoi ta mallkonte atë, kur Muavije e urdhëroi ta bënte këtë, siç është shënuar nga Muslimi në Sahihun e tij.

Por kjo nuk i mjafton Saadit dhe nuk i garanton xhenetin, sepse drejtimin në të cilin ndiqet neutraliteti, të cilin ai e themeloi me moton: “Unë nuk jam as me ty as kundër teje”, Islami nuk e pranon dhe as nuk e njeh, sepse Islami thotë: "Pas së vërtetës ka vetëm mashtrim"

Kjo është arsyeja pse Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij sqaruan veçoritë e fitnes, gjegjësisht rebelimit kundër Zotit, dhe na informuan për të dhe i caktuan kufij, në mënyrë që ata që i kalojnë ato të shkatërrohen dhe ata që mbeten brenda tyre do të jenë të mbrojtur.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë gjithçka për Aliun me këto fjalë:

“I dashur Zot, bëhu mik i atij që është miku i tij dhe armik i atij që është armik i tij! Ndihmo atë që e ndihmon atë dhe poshtëro atë që e poshtëron atë! E vërteta qoftë me të kudo që është!”

Imam Aliu shpjegoi arsyet dhe faktorët që e penguan Sadin të bashkohej me të dhe e shtynë atë të refuzonte t'i betohej atij në një fjalim të njohur si Shikshikije: "Njëri prej tyre u kthye kundër meje për shkak të urrejtjes së tij."

Shejh Muhammed Abduhu duke shpjeguar këtë fjali thotë:

“Saad ibn Ebi Vekas ndjeu urrejtje ndaj Aliut, Allahu e fisnikërroftë fytyrën e tij, për shkak të  dajallarëve të tij, sepse nëna e tij ishte Hamna bint Sufjan ibn Umejje ibn Abdushamsa, dhe Aliu kishte një rol të madh në vrasjen e prijësve të tyre, gjë që dihet tashmë ”.

(Muhammed Abduhu Misri, Sherh Nehdzi-1-belaga 1/88)

Zilia dhe urrejtja e verbuan arsyen e Saadit dhe ai filloi ta konsideronte Aliun si armik të tij. Transmetohet prej tij se kur Osmani e emëroi guvernator të Kufes, ai mbajti një fjalim për njeriun më të mirë, Osmanin - Emirul muminin.

Saad ibn Ebi Vekas e drejtoi dashurinë e tij ndaj Osmanit gjatë jetës së tij, e madje edhe pas vrasjes së tij. Kështu mund të kuptojmë akuzat e tij ndaj Aliut për pjesëmarrje në vrasjen e Osmanit, në letrën që i dërgoi Amr ibn Asit:

"Uthmani u vra nga një shpatë e tërhequr nga Aisheja, ai lëmuar nga Talha dhe e helmuar nga Ali ibn Ebi Talibi."

Gjatë sprovave me të cilat u përballë, siç e dëshmon edhe historia, Osmani nuk kishte këshilltar dhe ndihmës më të madh se Aliun, vetëm se duhet të ishte edhe një i tillë që do ta dëgjonte mendimin e tij.

Nga pikëpamjet e Saadit, mund të konkludojmë se ai ishte pikërisht ashtu siç e përshkroi Imam Aliu, plot urrejtje. Ai e dinte të vërtetën për Imam Aliun, por urrejtja dhe zilia e tij qëndronin midis tij dhe të vërtetës, kështu që ai mbeti i hutuar dhe i shqetësuar midis zemrës që e paralajmëroi dhe zgjoi shkëndijën e besimit tek ai dhe midis shpirtit të sëmurë nga zakonet e xhahilijetit, kështu ai iu bind dhe e ndoqi urrejtjen e tij. Ai ishte i pushtuar nga një shpirt i prirur ndaj së keqes, gjë që e pengoi atë të ndihmonte të vërtetën.

Dëshmi për këtë është ajo që historianët kanë shënuar për pikëpamjet e tij konfuze. Ibn Kethir shënon në historinë e tij:

“Kur Saad ibn Ebi Vekas hyri te Muavije ibn Ebi Sufjan, ai e pyeti atë:

“Çfarë të keqe ke që nuk e luftove Aliun?

Saadi u përgjigj: 'Më erdhi një erë e errët, kështu që thashë me vete: Ah, ah! Unë nxitova devenë time derisa errësira u shpërnda rreth meje, pastaj pashë rrugën dhe e ndoqa atë.'

Muavije tha: “Nuk ka ah dhe ah në Librin e Allahut”. Allahu i Madhëruar thotë: "Nëse dy grupe besimtarësh përleshen, pajtojini ata dhe nëse njëri prej tyre vazhdon të dhunojë tjetrin, atëherë luftoni kundër atij që ka bërë dhunë derisa t'i nënshtrohet ligjeve të Allahut." Huxhurat, 9 Pasha Allahun, ti nuk ke qenë me grupin e mëkatarëve kundër të drejtëve, as nuk ke qenë me grupin e drejtë kundër mëkatarëve.”

Sadi tha: "Unë nuk desha të luftoj kundër njeriut për të cilin i Dërguari i Allahut tha: "Ti je për mua si Haruni për Musain, vetëm se pas meje nuk ka më pejgamberë." Muaviu e pyeti: " Kush pos teje e ka dëgjuar këtë, ndërsa ishte i pranishëm aty?!”

Ai tha: "Filani e filani dhe Ummu Seleme". Muavija u ngrit dhe e pyeti Ummu Selemen, e ajo i tha të njëjtën gjë si Saadi. Muavije tha: "Sikur ta kisha dëgjuar këtë më parë, do të isha shërbëtor i Aliut derisa të vdiste ai ose derisa të vdisja unë."

(Tarih Ibn Kasir 8/77)

Edhe Mesudi raporton në historinë e tij dialogun që u zhvillua midis Muavijes dhe Saad ibn Ebi Vekasit. Mesudi transmeton se Muaviu i tha Sa'dit kur ky i fundit ia transmetoi hadithin Menzilles (Ti në raport me mua  sikur Haruni në raport me Musan...) ky i fundit i tha:

“Unë kurrë nuk kam pasur një njeri më të korruptuar se ju, kështu që pse nuk e ndihmove? Pse nuk pranove t'i betoheshe atij? Sikur unë të kisha dëgjuar atë që ke dëgjuar ti nga i Dërguari i Allahut për të, do të kisha qenë rob i Aliut sa të jem gjallë”.

(Tarih Masudi i njohur si Huruj-z-Zaheb, për jetën e Saad ibn Ebi Uekkas)

Ajo që Saad ibn Ebi Vekas i ka transmetuar Muavijes për cilësitë e Aliut, është vetëm një prej qindra haditheve që vijnë nga një burim dhe synojnë një qëllim, i cili përkon me atë se Ali ibn Ebi Talibi është i vetmi person që ilustron mësimet islame pas të Dërguarit të Allahu xh.sh., e që nuk nuk ka një të dytë. Përderisa është kështu, të gjithë besimtarët e mirë duhet t'i shërbejnë atij sa të jenë gjallë.

Fjalët e , se po ta kishte dëgjuar më parë këtë hadith do të kishte qenë shërbëtor i Aliut sa të ishte gjallë, vetëm tregojnë të vërtetën me të cilën krenohet çdo besimtar dhe besimtare.

Muavija e tha këtë vetëm për ta tallur Sad ibn Ebi Vekasin dhe për ta poshtëruar në atë mënyrë, sepse nga ana tjetër ai nuk pranoi ta mallkonte Imam Aliun dhe nuk donte ta zbatonte urdhrin e Muavijes për këtë detyrim.

Kjo është e vërtetë, sepse Muavija di për cilësitë e Ibn Ebi Talibit më shumë se sa përmbanë  hadithi i menzilahut. Ai gjithashtu e di se Aliu është më i vlefshmi pas Profetit, s.a.v.a., ndërsa këtë e thotë qartë në letrën dërguar Muhamed ibn Ebi Bekrit, për të cilën do të flasim më vonë, inshallah.

A hoqi dorë Muavija nga mallkimi i Imam Aliut kur mësoi nga Sadi për këtë hadith të cilin ia vërtetoi edhe Umu Seleme, pasi që ajo u pyet për këtë?

Ai nuk e ndërpreu atë praktikë. Ai ishte edhe më i zhytur në mëkat dhe mëkatoi nga inati, kështu që filloi të mallkonte Aliun dhe Ehli Bejtin ndërsa i urdhëroi edhe popullin ta bënte këtë veprim. Ajo zgjati për më shumë se 80 vjet, ndërkohë që brenda kësaj periudhe gjenerata të tëra fëmijësh u rritën e të rriturit u plakën.

“Ndërsa atyre që do të grinden me ju për të, meqë tashmë e keni mësuar të vërtetën e vetme, ju u thoni: “Ejani, do t'i thërrasim djem tanë, dhe djemtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, dhe do të vijmë gjithashtu dhe ne, pastaj do të lutemi me tërë qenien, dhe do ta thirrim mallkimin e Allahut mbi ata që thonë të pavërtetën!'" Ali Imran, 61

Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhëruar!

 

 

 

 

Abdurahman ibn Avf

 

 

 

Në Xhahilije quhej Abduamr, andaj Profeti, s.a.v.a., e quajti Abdurahman. Ai gjithashtu vjen nga fisi Benu Zehra dhe është kushëri me Vekkasin.

Ai është një nga sahabët e mëdhenj dhe muhaxhirët e parë. Ai mori pjesë me Pejgamberin, s.a.v.a., në të gjitha betejat. Ai është një nga gjashtë personat e emëruar nga Omer ibn Hatabi për kalifat, përveç se ai e emëroi atë për kryetar të këshillit dhe i dha përparësi ndaj të gjithë të tjerëve, kur tha: "Nëse nuk dakordoheni, jini në grupin në të cilin është Abdurahman ibn Avfi."

Ai është gjithashtu është një nga dhjetë të cilët janë përgëzuar me xhenetin, sipas Ehli sunetit dhe xhematit.

Siç dihet, Abdurahman ibn Avf ishte një nga tregtarët e mëdhenj të Kurejshëve. Ai la pas një pasuri të madhe që, sipas historianëve, arrinte në 1000 deve, 100 kuaj, dhjetëra mijëra dele dhe tokë që shtrihej në njëzet parcela që ujiteshin. Pjesa e trashëguar nga secila prej katër grave të tij ishte 84.000.

(Taberi, Masudi, Ibn Saad, Taha Husein dhe të tjerë.)

Abdurahman ibn Avf është dhëndri i Osman ibn Affanit, sepse ai u martua me Ummi-Kulthum bint Akaba ibn Ebi Mu'it, ndërsa kjo ishte motra e nënës së Osmanit.

Ne e dimë nga historia se Abdurahman ibn Avf luajti një rol të madh në largimin e Aliut nga kalifati duke i vendosur atij kushtin që ai të gjykonte sipas Sunetit të dy kalifëve të parë, Ebu Bekrit dhe Omerit. Ai e dinte që Aliu nuk do ta pranonte kurrë këtë kusht.

Vetëm ky fakt është një provë e mjaftueshme për ne mbi njëanshmërinë dhe lidhjen e Abdurahmanit me bidatet e xhahilijetit, largësisë së tij nga Suneti i Muhamedit dhe pjesëmarrjes së tij aktive në komplotin e madh kundër Pasardhësve të pastër duke bërë gjithçka që kalifati të mbetej me kurejshët, të cilët do të gjykojnë sipas dëshirës së tyre. Buhariu shënon në Sahihun e tij, në librin e vendimeve, kapitullin se si njerëzit i betohen Imamit, se Masuri thotë: “Në një pjesë të natës, Abdurahman ibn Avf trokiti në derën time ndërsa ai trokiti në derë derisa u zgjova." Kur u ngrita, më tha: “Ti po fle ndërsa unë, pasha Allahun, nuk mund të fle. Shkoni dhe thirrni mua Zubejrin dhe Saadin!” Unë i thirra këta të dy dhe ai bisedoi me ta. Pastaj më thirri dhe më tha: “Thirrma Aliun!” E thirra dhe ai i pëshpëriti deri në mesnatë. Pastaj Aliu u ngrit dhe ai ishte i kënaqur. Abdurahmani kishte pak frikë nga Aliu. Pastaj tha: “Më thërrisni Osman!” E thirra dhe ata pëshpëritën me njëri-tjetrin derisa u ndanë nga myezini duke thirrur për lutjen e mëngjesit.

Kur bashkë me njerëzit e tjerë e falën sabahun, ky grup u mblodh në minber dhe iu tha të thirrnin muhaxhirët dhe ensarët dhe komandantët e ushtarëve, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe me Omerin. Kur u mblodhën, Abdurahman lexoi shehadetin dhe më pas tha:

“Mandej tha, o Ali, unë u mendova për kalifin e muslimanëve dhe pashë se ata nuk barazojnë askënd me Osmanin ndërsa ti mos i lë rrugë vetes!' Pastaj iu drejtua Osmanit: “Të betohem, ndërsa ti merr përsipër për të gjykuar sipas Librit të Allahut, Sunetit të të Dërguarit të Tij dhe dy kalifëve që erdhën pas tij!' Kështu iu betua Abdurahman ibn Avfi, pastaj të njëjtën gjë bënë muhaxhirët, ensarët dhe komandantët e ushtrisë dhe muslimanëve."

(Sahih Buhariu, 8/123)

Ai që kërkon të vërtetën nga ky transmetim i shënuar nga Buhariu, mund të kuptojë se komploti u krijua gjatë natës. Gjithashtu është e mundur të kuptohet dinakëria me të cilën u dallua Abdurahman ibn Avf dhe se fakti që Omeri e zgjodhi atë nuk ishte i rastësishëm.

Shikoni fjalët e transmetuesit kur thotë:

“Unë e ia thirra Aliun. Ai po i pëshpëriste. Pastaj Aliu u ngrit prej tij ndërsa ai ishte i kënaqur ".

Kjo na tregon se Abdurahman ibn Awf ishte ai që e inkurajoi Aliun për kalif, në mënyrë që Aliu të mos tërhiqej nga konsultimi i trilluar dhe në këtë mënyrë të shkaktonte përçarje mes tyre për herë të dytë, siç ndodhi menjëherë pas betimit ndaj Ebu Bekrit në Sekifa. Saktësinë e këtij supozimi e vërteton Mesudi: “Abdurahmani kishte pak frikë nga Aliu”.

Prandaj ai luajti rolin e mashtruesit dhe konspiracionistit. Ai e thirri Aliun natën dhe e përgëzoi për kalif, duke dashur ta qetësonte deri në mëngjes. Dhe kur zbardhi, erdhën komandantët e ushtrisë, krerët e fiseve, krerët e kurejshëve dhe pastaj Abdurahmani ndryshoi gjithçka për ta befasuar Aliun, duke thënë se ata nuk barazojnë askënd me Osmanin e se edhe ai duhet të pranojë këtë, përndryshe ai lënte rrugë vetes.

 (që do të thotë se ata do ta vrisnin nëse ai refuzon të pranojë betimin ndaj Osmanit).

Çdo studiues do ta kuptojë këtë qartë, veçanërisht nga pjesa e fundit e hadithit ku Mesudi thotë: "Kur u mblodhën, Abdurahman lexoi Shehadetin, dhe pastaj tha: "Dhe pastaj, o Ali, mendova për halifin e muslimanëve. dhe pashë që nuk barazojnë askënd me Osmanin dhe nuk i le rrugë vetes!”.

Pse Abdurahman i drejtohet vetëm Aliut nga të gjithë të pranishmit? Pse nuk ka thënë, për shembull: “Pas kësaj, o Ali, Talha dhe Zubejr?!

Nga kjo kuptuam se kjo ishte planifikuar gjatë natës dhe se që në fillim ata ranë dakord që të zgjidhnin Osmanin ndërsa Aliun mbanin sa më largë kalifatit.

Pra, mund të konkludojmë se të gjithë kishin frikë nga zhvillimi i një situate në të cilën Aliu do të bëhej kalif, sepse atëherë ai do të vendoste drejtësinë, barazinë, do të ringjallte Sunetin e Profetit dhe do të eliminonte bidatet e djalit të Hatabit, veçmas në disa nga prvilegjet që kishin përvetësuar. Omer ibn Hatabi e kishte vënë në dukje këtë më herët dhe i paralajmëroi ata se Aliu ishte i rrezikshëm, duke thënë: "Nëse ata zgjedhin për kalif atë që nuk ka flokë anash syve, ai do t'i kthejë në rrugën e drejtë." Rruga e drejtë është Suneti i Pejgamberit, s.a.v.a., të cilin nuk e pëlqen Omeri dhe as Kurejshët. Nëse do ta donin Sunetin e Profetit, s.a.v.a. do të kishin zgjedhur Aliun si kalif i cili do të qeveriste mes tyre sipas Sunetit.

Kur folëm për Talhanë, Zubejrin dhe Sadin, thamë se ata mbollën huti dhe korrën humbje dhe pendim.

Le të shohim Abdurahman ibn Avfin dhe çfarë i solli komploti i tij. Historianët shënojnë se Abdurahman ibn Avf u pendua shumë kur pa se Osmani po vepronte në kundërshtim me Sunetin e Ebu Bekrit dhe Omerit, ngase përveç se u dha atyre pasuri të madhe gjithë të afërmit e tij ai i emëroi ata si guvernatorë dhe në poste të tjera të rëndësishme. Abdurahmani shkoi te Osmani dhe i tha fillimisht këtë: "Unë të vendosa në këtë pozitë duke të dhënë përparësi (Fjalët e tij: „Unë të vendosa në këtë pozitë“, na tregojnë se ai kishte vepruar kokë më vete, pa ndonjë diskutim, këshillim e marrëveshje menjerëz, në kundërshtim me atë që na thuhet.), por me kusht që të ndjekësh rrugën e Ebu Bekrit dhe Omerit, por ti po vepron në kundërshtim me Sunetin e tyre, jeni të njëanshëm ndaj të afërmve tuaj dhe i lini ata të shkelin në qafën e muslimanëve."

Osmani tha: "Omeri i prishi lidhjet e tij familjare në emër të Allahut dhe unë po i vendos ato edhe më fort në emër të Allahut."

Abdurahmani i tha: "Pasha Allahun, kurr më nuk do të flas me ty!" Dhe ai nuk foli më me të deri sa vdiq. Vdiq i hidhëruar me Osmanin.

Në një rast Osmani erdhi për ta vizituar Abdurahmanin kur ishte i sëmurë, , mirëpo ky  ktheu kokën nga muri dhe nuk donte të fliste me të.

(Tarih Ebi Fida, 1/156; Ensabul eshref, Belazri 5/57; El-Akdul Ferid, Ibn Abd Rabbihi Maliki, 2/261)

Kështu, Allahu i Madhëruar e pranoi lutjen e Imam Aliut për Abdurahmanin, ashtu siç e pranoi lutjen e tij për Talhanë dhe Zubejrin dhe ata u vranë në të njëjtën ditë.

Ibn Ebi Hadidi Muatazeli thotë në Sherh Nahjul Belage se Aliu u zemërua në ditën e mbajtjes së këshillimit kur e kuptoi se çfarë kishte komplotiuar Abdurahman ibn Avfi, kështu që i tha:

“Pasha Allahun, ti e bëre këtë sepse ke dashur prej tij atë që po prej tij e kërkuan dy shokët e tu. Allahu ka dhënë mes jush aromën e frutit të zi me erë të keqe.”

(Ibn Ebi Hadid, Sherh Nehxhul-belage, 1/63)

Imam Aliu këtu do të thotë se Abdurahman ibn Avfi e inkurajoi Osmanin që ta zgjidhte atë si kalif pas tij, siç bëri Ebu Bekri me Omerin, kështu që Aliu i tha: “Është e çuditshme që gjatë jetës së tij ai donte të hiqte qafe kalifatin, por ia lë fronin trashëgim një tjetri pas, vdekjes së vet. Ata të dy, për të cilët nuk ka dyshim, i ndanë gjijtë e saj rreptësisht mes tyre”.

Sa i përket kësaj ere të frutit të zi me erë të keqe, që përmend Imam Aliu në lutjen e tij, është një thënie që thotë: “Fatëkeqësinë e solli era e qelbur e frutit të zi ”, që i referohet urrejtjes dhe vrasjes.

Allahu iu përgjigj lutjes së Imam Aliut dhe nuk kaluan shumë kohë, vetëm disa vite dhe Allahu mbolli përçarje, armiqësi dhe urrejtje mes tyre. Abdurahmani tregoi armiqësi ndaj kunatit të tij Osmanit dhe nuk foli me të deri në vdekjen e tij dhe e ndaloi të vinte në varrim e t'ia falte xhenazen.

Nga ky prezantim i shkurtër, na është e qartë se Abdurahman ibn Avf është një nga udhëheqësit e kurejshëve që punoi për të shtypur Sunetin e Profetit, s.a.v.a. dhe për ta zëvendësuar atë me risitë e dy kalifëve të parë.

Është gjithashtu e qartë për ne se Imam Aliu, paqja qoftë mbi të!, është i vetmi që sakrifikoi kalifatin me gjithçka që ai mbart me vete për të ruajtur Sunetin e Muhamedit, s.a.v.a., Sunetin e sjellë nga vëllai dhe kusheriri i tij i ngushtë, Muhamed ibn Abdullah, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij të nderuar e të pastër!

Dhe ti, lexues i dashur, pa dyshim e ke mësuar të vërtetën e vetme të ehli sunetit dhe xhematit. Po kështu, ju e keni kuptuar se cilët janë ndjekësit e sinqertë të Sunetit. Besimtari është mendjelhetë, por nuk duhet të lejojë që të kafshohet nga gjarpëri dy herë nga e njëjta vrimë.

 

 

Halid ibn Velidi

 

 

Halid ibn Velid ibn Mughire nga fisi Benu Mahzum, i njohur nga Ehli suneti dhe xhemati me pseudonimin "Shpata e Allahut". Babai i tij ishte njeriu më i pasur, pasuria e të cilit nuk mund të vlerësohej. Abbas Mahmud Akkad thotë: “Ai ishte njeriu më i pasur i kohës së tij. Ai kishte të gjitha pasuritë e njohura në mesin e tyre: ar, argjend, kopshte, vreshta, tregti, tokë, shërbëtorë, shërbëtore dhe skllevër, dhe për këtë arsye u quajt Vehid (I vetmi, ekskluziv, i jashtëzakonshëm).

(Abkarijjet Khalid (Gjenialiteti i Halidit), Abbas Akkad, f. 24.)

Ky ishte babai i Halid ibn Velidit, për të cilin u shpallën ajete që e kërcënonin me xhehenem. I Lartësuari thotë për të:

“Më lini atë që unë bëra një përjashtim dhe i dhashë pasuri të madhe dhe djem që me të i dhanë nder dhe reputacion – dhe ai dëshiron që t'ia shtoj edhe më shumë!  Në asnjë mënyrë! Ai, me të vërtetë, i sfidon ajetet Tona, dhe unë do ta ngarkoj me vështirësi, sepse ai planifikoi dhe llogariti, dhe qoftë i mallkuar, ashtu siç ka llogaritur, dhe edhe një herë, qoftë i mallkuar, ashtu siç ka llogaritur! Pastaj shikoi dhe pastaj u vërenjtë dhe u vrenjos dhe pastaj u kthye dhe u bë mendjelehtë, dhe tha: "Kjo nuk është gjë tjetër veçse magji e trashëguar, këto janë vetëm fjalë të një njeriu!" Unë do ta hedh atë në Sekar." Muddasir. 11-26

Është transmetuar se Velidi erdhi te Pejgamberi, s.a.v.a., duke u përpjekur ta largojë atë me pasurinë e tij nga besimi i ri dhe thirrja në Islam, kështu që Allahu shpalli për të:

“Dhe mos dëgjoni asnjë gënjeshtar, shpifës të përbuzur, atë që përcjell fjalët e të tjerëve, koprracin, të dhunshmin, mëkatarin e madh, mizorin dhe, veç kësaj, ndërhyrës në fisin e dikujt tjetër, - vetëm pse është i pasur dhe ka shumë djem - i cili, kur ajetet tona i thuhen, thotë: "Këta janë vetëm tregime të popujve të lashtë!" Ne atij do t'i shtypim shenjë në hundë" Kalem, 10-16.

Velidi besonte se ai kishte më shumë të drejta e më shumë përparësi se Muhamedi për të qenë profet, ndaj thoshte: "Mos vallë Kur'ani dhe profetësia t'i jepen Muhamedit të varfër ndërsa unë, nga kurejshët e mëdhenjë dhe mbrojtësi i tyre, duhet të mbetem shpërfillem". ?"

Edhe Halid ibn Velidi u rrit me këtë besim, duke e urryer Islamin dhe duke e pasur zili Profetin e Islamit, s.a.v.a. i cili shkatërroi ëndrrat e babait të tij dhe ia rrëzoi fronin. Për këtë arsye Halidi mori pjesë në të gjitha betejat kundër të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.

Nuk ka dyshim se Halidi gjithashtu ndante besimin e babait të tij se ai kishte më shumë gjasa ta fitonte proetësinë sesa jetimi i varfër Muhamed, sepse Halidi, ashtu si babai i tij, ishte një nga Kurejshët e mëdhenj, nëse jo më i madhi prej tyre. Nëse Kur'ani dhe profetësia do t'i ishin dhënë babait të tij, Halid do të kishte një pjesë të kësaj dhe ai do të kishte trashëguar profetësinë dhe autoritetin ashtu siç e trashëgoi Sulejmani Daudin.

Kur'ani flet për këtë besim të tyre:

“Dhe tani, kur atyre u vjen e vërteta, ata thonë: 'Kjo është magji, e ne nuk besojmë fare në të!” Dhe po ashtu thonë: “Ky Kur’an është dashur t’i shpallet ndonjë njeriu të nderuar nga njërit prej këtyre dy qyteteve!' "Zuhruf, 30-31

Dhe atëherë nuk është çudi që ai punon me gjithçka që pati në dispozicion për të shkatërruar Muhamedin dhe thirrjen e tij. Ne kemi parë se si ai përgatiti një ushtri të madhe, gjë që ia mundësoi pasuria e tij e madhe, në betejën e Uhudit, duke kërkuar të shkatërrojë Muhamedin s.a.v.a. Po kështu, në vitin kur ndodhi Hudejbija, ai u përpoq ta vriste Pejgamberin, s.a.v.a., por Allahu i Madhëruar ia shkatërroi planet, kështu që ai u mund ndërsa Allahu e ndihmoi të Dërguarin e Tij, s.a.v.a. në të gjitha fushat.

Kur Halidi pa, siç e panë edhe Kurejshët e tjerë të mëdhenj, se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., nuk mund të poshtërohet dhe mposhtet, dhe kur pa se si njerëzit hynë grupe - grupe në besimin e Allahut, edhe ky e pranoi këtë realitet. Ai e pranoi Islamin vetëm në vitin e tetë të hixhretit, katër muaj para pushtimit të Mekës.

Halid e shënoi hyrjen e tij në Islam duke kundërshtuar urdhrat e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. Ditën e pushtimit të Mekës, Halid vrau më shumë se 30 njerëz, kryesisht nga fisi Kurejsh ndërsa Profeti, s.a.v.a. i kishte urdhëruar që të mos vrisnin askënd.

Disa kërkuan justifikim për veprimet e Halidit, duke thënë se ai u pengua të hynte në Mekë dhe se ata që u përpoqën ta pengonin, nxorrën armët para tij. Mirëpo, as kjo nuk e lejon që t'i vrasë ata pasi që Profeti, s.a.v.a., e ka ndaluar këtë. Ai mund të kthehej dhe të hynte nga një derë tjetër, siç kishin bërë të tjerët, ose mund të kishte dërguar dikë që ta pyeste Profetin, s.a.v.a., se si të sillej me ata që e pengonin të hynte.

Por, asgjë nga këto nuk ndodhi, kështu që Halid veproi sipas gjykimit të tij, gjë që ishte në kundërshtim me urdhrin që dëgjoi nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Ne ende po flasim për ixhtihad të bazuar në diskrecionin personal, i cili është në kundërshtim me tekstet autoritare (Kur'an dhe Sunet), dhe i cili kishte ndihmësit e tij ndërsa ata që e mbështetën atë, mund të themi se ide të tilla kishin edhe shkollën e tyre nga e cila dolën sahabët dhe kadijtë e famshëm, e cila më vonë u quajt "shkolla e kalifëve". Këtu duhet të themi se ixhtihadi i këtij kuptimi nuk është gjë tjetër veçse mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe fakti që jemi mësuar me termin ixhtihad në krahasim me një tekst autoritar, nuk do të thotë se është i ligjshëm. Në fakt, duhet të themi: Halidi nuk iu bind urdhrit të Profetit, në vend që të themi: Halid përdori ixhtihadin sipas gjykimit të tij kundër tekstit autoritar, siç na mësoi Kurani kur thotë:

“Kështu Ademi e kundërshtoi Zotin e tij dhe devijoi nga rruga.” Ta Ha, 121, ngase Allahu ia ndaloi të hajë nga pema ndërsa ne nuk do të themi se Ademi veproi sipas gjykimit të tij kundër tekstit autoritar për faktin se ai hëngri nga pema. 

Muslimani duhet ta dijë kufirin që të mos thotë diçka sipas gjykimit të tij, e për të cilën ka urdhër ose ndalim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, sepse ky është kufër i qartë, mosbesim.

Allahu u tha engjëjve: “Përuljuni Ademit!” dhe ky është urdhër, “kështu që ata u përulën.” Ta Ha, 116, ndërsa kjo është përgjigje, ekzekutim dhe nënshtrim. Vetëm Iblisi nuk u nënshtrua, ai veproi sipas ixhtihadit, me diskrecionin e tij personal dhe tha: Unë jam më i mirë se ai, e pse t'i përulem atij?

Ky rast është mosbindje ndaj Zotit dhe mendjemadhësi, pa marrë parasysh se kush është më i mirë, Ademi apo Iblisi?

Prandaj Allahu i Madhëruar ka përcaktuar

“Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij përcaktojnë diçka, atëherë as besimtari dhe as besimtarja nuk kanë të drejtë të veprojnë sipas gjykimit të tyre.” Ahzab, 36

Këtë e theksoi Imam Xhafer Sadiku kur i tha Ebu Hanifes:

“Mos krahaso, mos përdorni kijasin (krahasimin e një çështjeje me një tjetër), sepse nëse krahasohet Sheriati, ai do të shkatërrohet. I pari që krahasoi ishte Iblisi kur tha: "Unë jam më i mirë se ai, më ke krijuar nga zjarri ndërsa atë e ke krijuar nga dheu".

Fjalët e tij: “Nëse sheriati krahasohet, do të shkatërrohet”, janë mënyra më e mirë për të vërtetuar se analogjia është e pasaktë. Nëse njerëzit do të përdornin mendimet e tyre të ndryshme kundrejt teksteve autoritare, nuk do të mbetej asnjë gjurmë apo zë nga Sheriati. Nëse e Vërteta do të ndiqte dëshirat e tyre, rendi në qiej dhe në Tokë me siguri do të zhdukej.

Pas këtij ekspozimi të shkurtër për ixhtihadin, kthehemi te Halid ibn Velidi ndërsa kësaj here themi se ai nuk iu bind urdhrit të të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., edhe herën e dytë, kur e dërgoi te fisi Benu Xhuzejm për t'i thirrur në Islam por jo edhe për t'i vrarë.

Ai shkoi tek ata, ua futi frikën ndërsa pasi shpallën pranimin e Islamit ai më pas i mashtroi dhe i vrau të lidhur. Ndërsa Abdurahman ibn Avf, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, e akuzoi atë, ndërsa ai tha se ai u hakmor për dy kusherinjtë që u vranë nga njerëzit e fisit Benu Xhuzejm.

Jakubi shënon në historinë e tij 2/61 se me atë rast Abdurahman ibn Avf ka thënë:

“Pasha Allahun, Halidi vrau njerëz që ishin muslimanë”. Ndërsa Halidi tha: "I vrava ata për t'u hakmarrë për babain tuaj Avf ibn Abduavf." i tha: “Ju nuk i keni vrarë për shkak të babait tim, por për shkak të xhaxhait tuaj Fakih ibn Mughira”. 

Shih, Zoti të ruajtë! Halidi nuk e mohon pretendimin se ka vrarë njerëz që ishin myslimanë, por pranon se i vrau ata për hakmarrje për Avfin, babin e Abdurahmanit. A është e drejtë në fenë e Allahut vrasja e një komuniteti për vrasjen e një njeriu, dhe a lejohet të vriten muslimanët për një njeri të pafe?!!

Kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dëgjoi për këtë veprim të urryer, tha se ai kërkon strehim tek Allahu dhe se është i pafajshëm për atë që ka bërë Halidi. Ai e përsëriti këtë tri herë. Pastaj u dërgoi atyre Ali ibn Ebi Talibin me shumë para për t'u paguar paratë e gjakut për të gjithë gjakun që kishte derdhur Halidi.

Sado që disa nga Ehli suneti dhe xhemati kërkuan justifikime dhe arsyetime për Halid ibn Velidin, faqet e historisë së tij janë plot me mosbindje dhe vepra të shëmtuara të kryera kundër Librit të Allahut dhe Sunetit të Profetit të Tij. Mjafton që studiuesi të lexojë historinë e tij, ndërsa atë që ai bëri në betejën e Jemames, gjatë kalifatit të Ebu Bekrit, pastaj mashtrimin e Malik ibn Nuvejrit dhe popullit të tij, duke i vrarë ata derisa ishin të lidhur në zinxhirë, ndërkohë që ishin musliman, por edhe se si natën e parë u martuan me gruan e Malikut dhe fjeti me të, duke mos i kushtuar vëmendje ligjit islam dhe njerëzishmërisë së arabëve.

Edhe Omer ibn Hatabi, i cili ishte i pakujdesshëm dhe dorëlëshuar kur ishte fjala për urdhërat e fesë, e qortoi Halidin dhe e quajti atë armik të Allahut duke e kërcënuar me dënim kapital, vrasjen e tij me gurë.

I takon studiuesve të rilexojnë historinë në mënyrë kritike e me arsyes të hapur dhe kjo do t'i çojë ata drejt së vërtetës, të qartë dhe të dukshme.

Ata nuk duhet të udhëhiqen nga paragjykimet e medhhebit, në mënyrë që të gjykojnë njerëzit përmes haditheve të trilluara që Profeti, s.a.v.a., nuk i ka thënë. Sepse Ehli suneti dhe xhemati janë, në fakt, Omajad, dhe ata i fshijnë të gjitha ngjarjet historike me një hadith të trilluar, në mënyrë që t'i pengojnë studiuesit të arrijnë të vërtetën. Më lehtë iu vie ta thonë hadithin e trilluar: "I Dërguari i Zotit i tha Halid ibn Velidit: 'Shpata e Allahut qoftë e mirëpritur!" ashtu që ky hadith i trilluar  të zë vendin e tij në shpirtrat e muslimanëve që janë të pafajshëm dhe që mendojnë vetëm të mirën, ndërsa nuk e din se çfarë fshihet pas kësaj, sikur nuk i kuptojnë as edhe mashtrimet e emevive. Dhe pas këtij hadithi të trilluar, gjithçka që u thuhet për Halid ibn Velidin, ata e konsiderojnë si fakt duke i justifikuar veprimet e tij.

Ky është ai që quhet efekt psikologjik te njerëzit dhe është një sëmundje vdekjeprurëse që e fsheh njeriun nga e Vërteta dhe e shtrembëron plotësisht realitetin.

Merrni shembullin e e Ebu Talibit, xhaxhait të Pejgamberi s.a.v.s., për të cilin ehli suneti thonë se vdiq si jobesimtar, përmes një hadithi të trilluar sipas të cilit Profeti për të ka thënë:

“Ebu Talibi do të jetë në zjarr vetëm deri në kyçet e këmbës, por nga kjo do t'i vloj truri ”.

Të udhëhequr nga ky hadith i rremë, Ehli sunet vel Xhemati beson se Ebu Talibi është mushrik dhe se ai është në zjarr. Pas kësaj, ata nuk pranojnë analizë të arsyeshme dhe logjikën që do t'i çonte te e vërteta. 

Me këtë hadith, Ebu Talibit iu shkatërrua e gjithë jeta, lufta e tij në rrugën e Islamit duke mbështetur nipin e tij. Njerëzit e tij u kthyen kundër tij dhe më pas ai u tregua armiqësor ndaj tyre. Ai madje pranoi një bojkot që zgjati tre vjet dhe së bashku me kushëririn e tij hëngrën gjethet e pemëve. Me këtë hadith të rremë, u synua të zhbëhen të gjitha përpjekjet e tij të guximshme dhe bindjet që ai shprehu për të ndihmuar thirrjen e Profetit në Islam. Po kështu, u zhduk eddhe gjithçka që bëri Profeti për xhaxhain e tij. Ai ia bëri guslin (e pastroi), e mbështolli me qefin, që ishte këmisha e tij dhe e lëshoi në varr. Ai vit u quajt viti i pikëllimit, prandaj tha: “Pasha Allahun, kurejshët nuk mundën as të më afroheshin deri në vdekjen e Ebu Talibit”. Allahu më shpalli se po largohem nga Meka, sepse ai që më ndihmoi vdiq." Profeti u largua nga Meka në të njëjtën ditë.

Merrni për ilustrim Ebu Sufjan ibn Harbin, babain e Muavijes. Thuhet se ai e përqafoi Islamin pas pushtimit të Mekës dhe se Profeti ka thënë:

"Kushdo që hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit do të jetë i sigurt."

Për shkak të këtij hadithi, në të cilin nuk ka asnjë vlerë apo cilësi, Ehli suneti dhe xhemati besojnë se Ebu Sufjani e pranoi sinqerisht Islamin dhe se ai e zbukuroi atë me pranimin e tij e se ai është në Xhenet, sepse Islami e fshin mëkatet e bnëra më herët. Pas kësaj, ata nuk pranojnë asnjë logjikë apo analizë të arsyeshme që do t'i çonte në të vërtetën. Dhe me këtë hadith u fshi çdo gjë të keqe që Ebu Sufjani i shkaktoi të Dërguarit, s.a.v.a. Të gjitha luftërat që udhëhoqi dhe përgatiti Ebu Sufjani për të shkatërruar Muhamedin u harruan. U harrua edhe keqbërja dhe urrejtja e tij ndaj Pejgamberit, ngase vetëm kur e sollën dhe i thanë pranoje Islamin ose do ta vrisnin, ai tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”. Ata i thanë: “Thuaj: “Dhe dëshmo se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Sa i përket kësaj, unë ndjej diçka në vetvete ndaj kësaj, kështu që nuk mund ta them”.

Edhe pse kishte pranuar islamin, megjithatë sa herë që takohej me Profetin, i thoshte vetes:

"Me çka më mundi ky?"

Ndërsa  Profeti, s.a.v.a., i thoshte:

"Ty të kam mundur me Allahun, o Ebu Sufjan!"

I paraqita këtu dy shembuj nga realiteti ynë islam, në mënyrë që studiuesit të kuptojnë se si ndikimi psikologjik ndikon tek njerëzit dhe si i fsheh ata nga e vërteta. Nga kjo mund të kuptojmë se si Ehli Suneti i rrethoi sahabët me një aureolë të haditheve të rreme që u siguron atyre mbrojtje dhe shenjtëri në shpirtrat e atyre që nuk kujdesen për të vërtetën, kështu që ata nuk mund të pranojnë kritikat për ta.

Nëse një musliman beson se i Dërguari i Zotit i ka bekuar me Xhenet, ai nuk mund të pranojë asnjë kritikë për ta pas kësaj. Gjithçka që kanë bërë që nga krimet është e parëndësishme, meqë i justifikojnë të gjitha.

Për këtë arsye secilit prej tyre i dhanë pseudonime, të cilat ia atribuan të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., pra njëri është Siddik, tjetri Faruk dhe i treti Zu-n-nurejn. E pra, ne kemi të dashurin e të Dërguarit të Zotit, dishepullin e të Dërguarit të Zotit, mbrojtësin e umetit, transmetuesin e Islamit, shkruesin e shpalljes, sahibu-n-nealejnin (pronarin e këpucëve), njeriun që ia nxjerr gjakun Profetit, sikur që, po sipas haditheve të trilluara, kemi edhe shpatën e zhveshur të Allahut dhe persona të tjerë me epitete të tilla.

Dhe të gjitha këto pseudonime, në fakt, nuk do të jenë të dobishme në peshoren e së vërtetës tek Allahu. Këta janë vetëm pseudonime, emërtime epitete e nofka që ju e etërit tuaj iu keni vënë atyre, ndërsa Allahu nuk i ka dhënë ndonjë fuqi! Ajo që do të sjellë dobi dhe dëm tek Allahu janë veprat.

Historia është dëshmia më e mirë e veprimeve, ne e masim dhe e vlerësojmë njeriun me to, dhe nuk e masim një njeri me atë që është thënë dhe trilluar për të.

Imam Aliu shprehimisht ka thënë:

"Njihni të vërtetën, do t'i njihni ndjekësit e saj."

Ne e kemi shqyrtuar historinë dhe e dimë se çfarë ka bërë Halid ibn Velidi. Ne kemi dalluar të vërtetën nga e pavërteta dhe nuk mund ta quajmë atë shpata e zhveshur e Allahut. Ne kemi të drejtë të pyesim se kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e ka quajtur kështu Halidin? A e quajti ai shpata e zhveshur e Allahut kur vrau banorët e Mekës në ditën e pushtimit të saj, ndërsa ne e dimë se Profeti e ndaloi vrasjen atë ditë? Ose, kur e dërgoi atë në një fushatë me Zejd ibn Harithin në Mutt, kështu që ai tha: "Ushtrinë do ta komandojë Zejdi, nëse ai vritet, do ta marrë komandën Xhafer ibn Ebi Talibi, nëse vritet edhe ai atëherë do të jetë në komandën e Abdullah ibn Ravah”, ndërsa Halidi do të merrte komandën vetëm nëse vritet Ibn Revaha. Mirëpo kur të tre këta u vranë, Halidi ia mbathi me vrap nga fusha e betejës, bashkë me ushtarët e mbetur?

As nuk e quajti atë shpata e Allahut në betejën e Hunejnit kur ishin 12.000 të tillë, kur Halid iku, duke e lënë të Dërguarin e Zotit të luftonte vetëm me 12 burra?

Nëse Allahu i Madhëruar thotë:

“Kushdo që pastaj ua kthen shpinën atyre, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të luftojë përsëri ose të bashkohet me një grup tjetër, do të kthehet i ngarkuar me hidhërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehennemi, e ai është vendbanim i tmerrshëm”. Anfal, 16

Si mund Allahu ta lejoj „Shpatën e Tij“ të ikte nga fushëbeteja? Kjo është vërtet shumë e çuditshme. Unë besoj se Halidi as që ka ditur për këtë pseudonime gjatë jetës së Profetit dhe as Profeti nuk e ka quajtur ndonjëherë atë me të tilla epitete. Pika kryesore e gjithë kësaj është se ishte Ebu Bekri ai që i dha Halidit këtë epitet kur e dërgoi për t'i mbyllur gojën rebelëve që u rebeluan kundër Ebu Bekrit, lidhur me emërimin e tij për kalif, kështu që ai bëri atë që bëri. Omeri e qortoi për këtë dhe i tha Ebu Bekrit: “Ka dhunë dhe ligësi në shpatën e Halidit”, dhe ai e njihte më së miri dhe ishte më i afërti me të.

Pastaj Ebu Bekri i tha Omerit: "Halidi është një nga shpatat e Allahut që Ai e nxori mbi armiqtë e Tij, ai veproi sipas hamendjes së tij, kështu që bëri një gabim".

Taberi transmeton në Er-riadu-n-nedir se në fisin Benu Selim kishte pasur apostazi, kështu që Ebu Bekri dërgoi atje Halid ibn Velidin. I mblodhi njerëzit në tharësen e hurmave, ndezi një zjarr dhe i dogji. Ky lajm arriti tek Omer ibn Hatabi, kështu që ai shkoi te Ebu Bekri dhe i tha:

"A e lejoni një njeri që t'i torturojë njerëzit me dënimin e Allahut?"

Ebu Bekri tha: “Pasha Allahun, unë nuk do ta kthej në këllëf shpatën që Allahu ka nxjerrë kundër armiqve të Tij, derisa aAi të mos e kthej ”. Pastaj e urdhëroi dhendërsa ai marshoi kundër Musejlemit.

(Taberi, Er-rijadu en-nedira, l/l00)

Prandaj, Ehli suneti dhe xhemati e quajnë Halidin shpata e zhveshur e Allahut, edhe pse Halidi refuzoi t'i bindej urdhrit të Profetit, s.a.v.a., i dogji njerëzit në zjarr dhe e refuzoi plotësisht Sunetin e Profetit.

Buhariu transmeton në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë: “Me zjarrë mund të dënoj vetëm Allahu”. Ai gjithashtu tha: " Me zjarrë mund të dënoj vetëm Zoti i tij".

(Sahih Buhariu, 4/325)

Tashmë kemi folur për faktin se Ebu Bekri para vdekjes ka thënë: "Sikur të mos e kisha djegur Fexhaet ilmin!" Ndërsa ne themi se të paktën dikush ta kishte pyetur Omer ibn Hattabin: "Kur e dinit se vetëm Allahu i Madhërishëm mund të dënojë me zjarr, pse u betuat, menjëherë pas vdekjes së Profetit, se do të digjni shtëpinë e Fatimes dhe atyre që ishin në të, nëse nuk do të dilnin për t'i bërë betim Ebu Bekrit?! Dhe sikur Aliu të mos ishte zbutur dhe të urdhëronte grupin që ishte me të të dilte dhe të betohej, ju do ta kishit ekzekutuar kërcënimin tuaj!

Ndonjëherë kam dyshime dhe e konsideroj të pamundur që Omeri të kundërshtojë Ebu Bekrin, kështu që ai nuk i kushton vëmendje atij dhe kundërshtarëve të tij. Kjo është e çuditshme! E pamë që Ebu Bekri nuk e ka kundërshtuar kurrë Omerin, madje disa herë i ka thënë: “Të kam thënë që je më i fortë se unë në këtë çështje, andaj më ke mundur”. Një herë tjetër, kur erdhën për t'u ankuar tek Ebu Bekri, ata zemrat e të cilëve duhej përfituar, në veprimin e Omerit sipas asaj që ata kishin shkruar në letrën e tyre, Omeri e pështyu dhe e grisi letrën, kështu që ata e pyetën Ebu Bekrin:

"Kush është halifi, ti apo Omeri?" Ebu Bekri u përgjigj: "Ai, inshallah".

Prandaj them: Ndoshta ai që i kundërshtoi veprat e urryera të Halidit ishte Ali ibn Ebi Talibi, por historianët dhe transmetuesit e parë të haditheve kishin frikë të përmendnin emrin e tij, kështu që e zëvendësuan me emrin e Omerit, që mund të kuptohet nga disa transmetime që i atribuohen Ebu Zejnebit ose një njeriu, ndërsa me këtë kërkohej të mbulohej identiteti i personit të vërtetë.

Ky është vetëm një supozim, ose që ne t'i pranojmë pohimet e disa historianëve se Omer ibn Hatabi e urrente Halidin dhe as që mund të duronte ta shihte, sepse ishte xheloz ndaj tij, sepse Halidi tërhiqte zemrat e njerëzve me fitoret që arriti. Thuhet se Halidi luftoi kundër Omerit në Xhahilijet, se ai e mundi atë dhe i theu këmbën.

Është domethënëse që Omeri e shkarkoi Halidin nga detyra në të njëjtën ditë kur ai u bë kalif, por nuk e dënoi duke e vrarë me gurë, siç kishte premtuar.

Dhe për herë të dytë na sqarohet se kush është realisht Halid ibn Velidi, me të cilin mburren Ehli Suneti, sepse ata ndjekin atë që ka vepruar në kundërshtim me Sunetin dhe nuk ka respektuar as Kuranin dhe as për Sunetin e Profetit, s.a.va.. Për këtë shih El-Ihtijaj të Tabersiut.

 

 

Ebu Hurejre Dusi

 

 

Ai është një nga sahabët që e pranoi Islamin shumë vonë, gjë që vërtetohet nga Et-Tabakat-in e Ibn Sadit. Ebu Hurejra numërohet vetëm në gjeneratën e nëntë ose të dhjetë. Ai erdhi te Pejgamberi, s.a.v.a, në fund të vitit të shtatë të hixhretit, ndërsa historianët thonë se shoqërimi i tij me Profetin, në rastin më të mirë, nuk zgjati më shumë se tre vjet.

(Sahih Buhariu, 4/175, mbi atë që ka transmetuar Ebu Hurejra për veten e tij, kapitulli Shenjat e profetësisë.)

Disa besojnë se shoqërimi i tij me Pejgamberin ka zgjatur dy vjet, duke pasur parasysh se Pejgamberi s.a.v.a. e dërgoi atë në Bahrein me Ibn Hadremiun, ndërsa Profeti shkoi në botën tjetër derisa ai ishte në Bahrein.

Ebu Hurejra nuk ishte nga ata të njohur për xhihad apo trimëri, as nga mendimtarët dinakë, as nga hafizët e ditur fakih, ai nuk dinte as të lexonte e as të shkruante. Ai erdhi te Profeti për të mbushur barkun, siç thotë vet ai, ndërsa Profeti e kuptoi atë kur u bashkua me njerëzit e ehli saffas, ata që ishin në divanet e xhamisë duke pritur që dikush t'i ndihmonte. Dhe çfarëdo sadakaje ushqimi që i silleshin Profetit, ai ua dërgonte atyre. Ebu Hurejra thotë për vete se ai ishte gjithmonë i uritur, kështu që ai do të dilte në rrugë shokëve duke aktruar të braktisurin që dikush ta merrte në shtëpi për ta ushqyer.

Por ai u bë i famshëm për faktin se ai transmetoi shumë hadithe nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a. Numri i haditheve që ai transmeton është i afërt 6000 sosh ndërsa unë tërheq vëmendjen e lexuesve për këtë. Përveç faktit se ai kaloi vetëm një kohë të shkurtër duke u shoqëruar me Profetin, ai transmetoi hadithe dhe ngjarje që nuk i kishte parë kurrë.

Disa muhadithë mblodhën një grup hadithesh që transmetohen nga Hulefi Rashidinët, pastaj nga dhjetë të cilët janë përgëzuar me Xhenet, nga nënat e besimtarëve dhe të Ehli Bejtit të pastër. Të gjitha këto hadithe nuk e kalojnë as një të dhjetën e asaj që ka transmetuar vetëm Ebu Hurejra (edhe pse Imam Ali ibn Ebi Talibi ka shoqëruar Profetin për 30 vjet).

Për shkak të gjithë kësaj, Ebu Hurejra u akuzua dhe u karakterizua si trillues i haditheve. Ata thanë se ai ishte transmetuesi i parë i hadithit i akuzuar në Islam.

Por Ehli suneti dhe xhemati i japin atij titullin e nderit Ravi (transmetues) i Islamit, duke i shprehur shumë respekt dhe citojnë prova në favor të tij. Ndoshta disa prej tyre besojnë se ai ishte më i ditur se Aliu, për shkak të hadithit që ai transmeton për veten e tij, ndaj thotë:

“I thashë: “O i Dërguari i Zotit, kam dëgjuar shumë hadithe prej teje që i kam harruar!” Ai tha: “Hape mantelin!” E hapa mantelin e kapa me duart e mia, pastaj më tha: 'Tani mblidhe!' E mblodha mantelin dhe nga atëherë më nuk kam harruar asgjë”.

(Sahih Buhari l/38, Libri i diturisë, kap. Ruajtja e diturisë dhe 3/2)

Ebu Hurejra ka transmetuar kaq shumë hadithe nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., derisa një herë Omer ibn Hatabi e goditi me kamxhik dhe i tha:

“Ju transmetoni aq shumë hadithe, saqë kam frikë se nuk jeni dakord me të Dërguarin e Zotit”.

Ai ia tha këtë për shkak të hadithit në të cilin ai tregoi se Allahu krijoi qiejt dhe tokën dhe se krijimi zgjati shtatë ditë. Kur Omeri e dëgjoi këtë, e thirri dhe i kërkoi që ta përsëriste hadithin. Kur Ebu Hurejra e përsëriti atë, ai e goditi duke thënë:

"Allahu thotë se krijimi zgjati gjashtë ditë, e ju thoni shtatë?" Ebu Hurejra tha: "Ndoshta e kam dëgjuar nga Ka'b Ahbara. Pastaj Omeri tha: "Derisa të dini se si t'i dalloni hadithet e Pejgamberit nga fjalët e Kaab Ahbarit, mos transmetoni asnjë hadith!"

(Shih librin "Ebu Hurejra" nga Mahmud Ebu Riya Misri.)

Transmetohet se Imam Ali ibn Ebi Talibi të ketë thënë:

"Qenia e gjallë që më shumë së shumti ka gënjyer mbi të Dërguarin e Zotit ishte Ebu Hurejra Dusi."

(Ibn Ebi Hadid, Sherh Nehju-l-belaga 4/28)

Edhe Aishja, nëna e besimtarëve, disa herë i hodhi poshtë hadithet e tij që ai transmetoi nga i Dërguari i Zotit. Një herë ajo nuk ia pranoi transmetimin e tij duke i thënë:

"Kur e keni dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë këtë?"

Ai iu përgjigj: “Ti nuk kishe kohë të dëgjoje hadithin e Pejgamberit, sepse ishe i zënë me pasqyrën, surmën dhe kanën”.

Kur ajo vazhdoi të këmbëngulte se hadithi ishte i rremë dhe e përqeshi atë, Mervan ibn Hakem ndërhyri dhe kërkoi që t'i vërtetohej vërtetësia e hadithit. Ebu Hurejra pastaj rrëfeu duke thënë: "Vërtet, nuk e kam dëgjuar nga i Dërguari i Zotit, por nga Fadl ibn Abbasi."

(Sahih Buhari, 2/232, kaptina për agjëruesin që bëhet xhunub; Muweta Malik 1/272)

Posaçërisht për këtë transmetim, Ibn Kutejbe e akuzon Ebu Hurejren, duke thënë:

"Ebu Hurejra i referohet Fadl ibn Abbasit pas vdekjes së tij dhe ia atribuon atij hadithin për të mashtruar njerëzit dhe për të mbuluar gënjeshtrën e tij."

(Sijer ealami-n-nubela, Zehebi)

Po kështu, Ibn Kutejbe në librin e tij “Tavil Muhtafilif-l-Hadith” thotë: “Ebu Hurejra thoshte: “I Dërguari i Zotit ka thënë kështu e kështu ndërsa unë këtë e kam dëgjuar nga një tjetër”.

Dhehebiu shënon në librin e tij Ealamu-n-nubela se Jezid ibn Ibrahim e ka dëgjuar Shu'aba ibn Haxhaxhin duke thënë:

“Ebu Hurejra ishte mashtrues dhe falsifikues i haditheve”.

Në librin El-Bidaya ve-nihaj të Ibn Kesirit thuhet se Jezid ibn Haruni e ka dëgjuar Shu'abe ibn Haxhaxhin të thotë të njëjtën gjë për të, d.m.th. se ai ishte një mashtrues, kështu që ai transmetoi atë që dëgjoi nga Kaab Ahbari dhe nga i Dërguari i Zotit pa treguar saktë se çka transmetonte nga njëri e çka nga tjetri.

Po kështu Xhafer Iskafi thotë:

“Për shejhëta tanë Ebu Hurejra është një falsifikues dhe prej tij nuk pranohet asnjë transmetim”.

(Sherh Ibn Ebi Hadidi Muatezili 4/68)

Edhe gjatë jetës së tij, Ebu Hurejra ishte i njohur në mesin e sahabëve për gënjeshtra, trillime dhe shumë hadithe të rreme, saqë disa talleshin me të dhe i kërkuan që të trillonte hadithin që ai e dëshironte.

Transmetohet se një njeri veshi një xhybe të re, kështu që ai eci me krenari në të dhe u përdredhohej ndërsa ecte. Kur iu afrua Ebu Hurejres, tha: "O Ebu Hurejre, ti transmeton shumë hadithe nga i Dërguari i Zotit, ndaj a mos ka thënë diçka për petkun tim?"

Ebu Hurejra ka thënë:

“Dëgjova Ebu Kasimin duke thënë: “Një njeri që ishte para jush po ecte me krenari me petkun e tij, kështu që Allahu bëri që toka të shembej nën këmbët e tij bashkë me të, kështu që ai bërtet prej saj dhe do të mbetet ashtu deri në Ditën e Gjykimit. Pasha Allahun, nuk e di, ndoshta ai është nga populli yt ose nga grupi yt”.

(El-Bidaja ue-Nihaja 8/l08)

Si mund të mos dyshojë bota në transmetimet e Ebu Hurejrës kur ato janë kontradiktore. Ai fillimisht transmeton një hadith, pastaj transmeton një tjetër të kundërt me të parin, ndërsa kur dikush e pyet për të dhe ia përkujton atë që ai e kishte thënë tashmë si provë, ai kthehet dhe largohet prej tyre ose thotë diçka të pakuptueshme në gjuhën abisinase.

(Sahih Buhari, 7/31, Bab la hamma)

Si të mos e akuzojnë për gënjeshtra dhe trillime kur ai dëshmoi kundër vetes, me fjalët e tij "Unë flas nga qesja ime", dhe pastaj këto ia atribuon Pejgamberit, s.a.v.a.. Transmeton Buhariu në Sahih nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, s.a.v.a., ka thënë: “Sadakaja më e mirë është ajo që lë një dhuratë të bukur dhe të begatë. Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Filloni me atë që ankohet. Gruaja thotë: “Ose më ushqe ose më divorco.” Robi thotë: “Më ushqe dhe më përdor.” I biri thotë: më ushq me atë për të cilën më thirrë“ ndaj Ebu Hurejren e pyetën: „A i ke dëgjuar këto nga i Dërguari i Zotit?! Ai u përgjigj: “Jo, kjo është nga qesja e Ebu Hurejrës”.

(Sahih Buhari, 6/190, kapitulli mbi obligimin për sigurimin e familjes)

Shikoni si fillon hadithi: “ka thënë Pejgamberi s.a.v.a., e pastaj kur e kundërshtuan dhe e pyetën për atë se kush i ka thënë ato fjalë, ai pranon se i ka trilluar!

Bravo Ebu Hurejre për këtë qese plot gënjeshtra dhe trillime! Kjo i siguroi atij një pozitë të mirë te Muaviu dhe Omajadët duke përfituar nder e reputacion, pasuri dhe kështjella. Muavija e emëroi guvernator të Medinës, i ndërtoi një kështjellë të bukur dhe e martoi me një grua të pasur dhe të respektuar, të cilës Ebu Hurejre i kishte shërbyer më parë.

Nëse Ebu Hurejra ishte ndihmësi i Muavijes, kjo nuk ishte për shkak të meritave, reputacionit apo njohurive të tij, por sepse Muavije gjeti me të hadithet që donte dhe i përhapte. Edhe pse disa sahabe hezituan ta mallkonin Ebu Turabin, sepse e konsideronin si mëkat, Ebu Hurejra e mallkoi ne shtepine e tij dhe para ndjekesve te tij.

Ibn Ebi Hadid thotë:

“Kur Ebu Hurejra bashkë me Muavijen arriti në Irak, në vitin e quajtur amu-l-xhemati (viti i komunitetit), ata hynë në xhaminë e Kufës. Kur Ebu Hurejra pa turmën e njerëzve që i pritën, u përkul thellë, pastaj goditi ballin dhe tha: “O popull i Irakut, a mendoni se po e gënjej për të Dërguarin e Zotit dhe se do ta hedh veten në zjarr. Pasha Allahun, e kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Çdo i dërguar ka zonën e tij të shenjtë. Zona ime e shenjtë është në Medine midis Ajras dhe Sevras. Pra, kushdo që shpik diçka të re në atë zonë, mallkimi i Allahut qoftë mbi të, mallkimi i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Dhe dëshmoj se Aliu trilloi diçka të re në këtë zonë!”.

Kur fjalët e tij arritën tek Muaviu, ai e shpërbleu duke e bërë guvernator të Medinës.”

(Sherh Nehjul-belaga, Ibn Ebi Hadid, 4/67)

Dëshmia e mjaftueshme kundër Ebu Hurejres është se Muavija e emëroi atë guvernator të Medinës. Nuk ka dyshim se studiuesit dhe kërkuesit e së vërtetës do të dyshojnë për cilindo që u emërua mëkëmbës nga armiku i Allahut dhe armiku i të Dërguarit të Tij dhe që ishte armiqësor me halifin e Zotit - Imam Aliun, i cili u emërua në atë pozitë nga Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij.

Nuk ka dyshim se Ebu Hurejra u ul në një pozitë kaq të lartë si guvernator i Medinës, kryeqyteti i Islamit, vetëm ngase ai i shërbeu Muavijes dhe Omajadëve. Shihni vetëm se si ndryshojnë mundësitë. Ebu Hurejra erdhi në Medine pa asgjë, vetëm me një mantel me vija bardh e zi që mjaftonte për të mbuluar vetëm lakuriqësinë e tij. Në atë kohë, ai iu lut kalimtarëve që t'i jepnin diçka vetëm sa për të mbijetuar, ndërsa veshët i vareshin në lëkurën e tij.

Dhe pastaj krejt papritur ai bëhet guvernator i Medinës, jeton në një kështjellë të mrekullueshme, ka shumë prona, ka shërbëtorë dhe skllevër dhe njerëzit mund të flisnin me të vetëm pasi të merrnin leje prej tij.

Kjo doli nga „begatitë“ e qeses së tij. Mos harroni dhe mos u çuditni sepse edhe sot mund të shihni të njëjtat shfaqje duke u përsëritur, ngase historia përsëritet.

Ebu Hurejra i donte Omajadët dhe ata e donin atë që nga koha e Osman ibn Affanit, të parit të tyre. Ai kishte mendimin më të mirë për Osmanin, i cili ishte në kundërshtim me të gjithë sahabët - muhaxhirë dhe ensarë. Ai e konsideronte të pafe çdo sahab që mori pjesë në vrasjen e Osmanit dhe që i nxiste njerëzit kundër tij.

Nuk ka dyshim se ai e akuzoi Ali ibn Ebi Talib për vrasjen e Osmanit. Këtë e kuptojmë nga fjalimi i tij që mbajti në xhaminë e Kufes kur tha se Aliu shpiku diçka të re në Medine dhe e mallkoi atë me gjuhën e Profetit, të engjëjve dhe të gjithë njerëzve.

Ibn Sadi transmeton në Tabekat, se kur vdiq Ebu Hurejra në vitin 59, i biri i Osman ibn Afanit e çoi arkivolin e tij deri në Bekia, duke treguar kështu respekt të veçantë dhe duke afirmuar mendimin e tij të mirë për Osmanin.

(Tabekat, Ibn Saad, 2/63)

Të gjitha krijesave të Tij u kushtohet rëndësi nga Allahu i Lartësuar. Kur Osman ibn Afani, i pari dhe njeriu i madh i Kurejshëve, vritet dhe therret si bagëtia, ndërsa ai është halifi i muslimanëve të cilin ata e quanin Zu-n-Nurejn dhe nga i cili turpërohen engjëjt, siç ata mendojnë, andaj askush nuk e lan kufomën e tij e aas nuk e vesh me qefin, duke e varrosur në këtë gjendje pas tri ditësh, edhe atë në varrezat e hebrenjëve.

Ebu Hurejra Dusi vdes, i respektuar dhe i famshëm, dhe ai ishte pa plang e shtëpi. Askush nuk se nga erdhi, e as për origjinën e tij.

Ai nuk ka lidhje familjare me kurejshët ndërsa arkivolin e tij e mbajnë djemtë e kalifëve që u bënë guvernator në kohën e Muavijes dhe po e varrosin në Bekijen e Profetit të Zotit!

Tani le të shkojmë te Ebu Hurejra për të parë se cili është qëndrimi i tij ndaj Sunetit të të Dërguarit të Zotit!

Buhariu shënon në Sahihun e tij se Ebu Hurejra ka thënë:

“Kam mësuar dhe ruajtur nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., dy enë hadithi. Sa i përket të parës, e zbulova dhe e shpalla, ndërsa për të dytën, nëse do ta kisha zbuluar, do të më ishte prerë fyti”.

(Sahih Buhari, 1/38, Babu hifzi-l-ilm)

Tashmë kemi folur për faktin se Ebu Bekri dhe Omeri e kanë djegur Sunetin e mbledhur të Pejgamberit, s.a.v.a.,. dhe e kanë ndaluar muhadithin ta transmetojë atë ndërsa tani shohim se në këtë hadith Ebu Hurejra flet mbi atë se çfarë është fshehur dhe e vërteton atë që ne mendojmë, duke pranuar se ai transmetoi vetëm atë që ishte spastruar nga kalifët sundues.

Prandaj, Ebu Hurejra posedonte dy enë ose dy qese. Ai i shpalli hadithet nga njëra enë ndërsa këto janë ato që i transmetoi, e të cilat u pëlqyen nga pushtetarët.

E sa i përket enës tjetër që Ebu Hurejre e fshehu dhe nuk transmetoi hadithe prej saj nga frika se mos i pritet fyti, ajo enë përmban hadithe sahih nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a.. Nëse Ebu Hurejra do të ishte i besueshëm, ai nuk do të kishte fshehur hadithe autentike, ndërsa përhapte trillime dhe gënjeshtra për të mbështetur pushtetarët, mashtruesit, eddhe pse ai e di se Allahu i ka mallkuar ata që fshehin të vërtetën.

Buhariu shënon fjalët e tij (Ebu Hurejres): “Njerëzit thonë:

“Ebu Hurejra transmeton shumë hadithe dhe sikur të mos ishin dy ajete në Librin e Allahut, ai nuk do të transmetonte asnjë hadith”. Pastaj lexoi: “Ata që i fshehin argumentet e qarta që i kemi shpallur dhe rrugën e drejtë që u kemi shënuar njerëzve në Libër, ata do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata që kanë të drejtën e mallkimit.", ndërsa vëllezërit tanë muhaxhirë janë të preokupuar me tregtinë në tregje, dhe vëllezërit e ensarëve ishin të preokupuar me pasurinë e tyre, ndërsa Ebu Hurejra ishte gjithmonë me Pejgamberin për të mbushur barkun e tij dhe ai merrte pjesë në raste ku ata mungonin dhe memorizoi atë që ata nuk e kishin memorizuar”.

(Sahih Buhari, 1/37, Babu hifzi-l-ilm)

Siç thotë Ebu Hurejra: “Sikur të mos ishin dy ajete në Librin e Allahut, nuk do të transmetoja asnjë hadith.” ndërsa pastaj thotë: “Kam mësuar nga i Dërguari i Zotit dy enë me hadithie. Sa i përket të parës, e zbulova dhe e shpalla, e për të dytën, po ta kisha zbuluar, do të më ishte prerë fyti!”. A nuk është kjo një dëshmi ku thotë se e ka fshehur të vërtetën, pavarësisht se i ka ditur ato dy ajete në librin e Allahut?!

Nëse Profeti, s.a.v.a., u thoshte shokëve të tij:

"Shkoni te familjet tuaja dhe mësojini ata!" (Sahih Buhariu, l/30)

Ai gjithashtu e tha edhe këtë:

“Shpesh ai të cilit i transmetohet e kupton më mirë se dëgjuesi”. Buhariu shënon se Profeti e inkurajoi delegacionin e fisit Abdul Kajs që të ruanin imanin dhe diturinë dhe këtë t'ia transmetonin trashëgimtarëve të tyre.

(Sahih Buhariu, l/30)

Atëherë, a nuk pyesim ne dhe a nuk pyesin studiuesit: Pse të vritet sahabiu që ka transmetuar hadithin e Pejgamberit s.a.v.a. dhe pse t'i pritet fyti?!

Pastaj, duhet të ketë ndonjë sekret që kalifët nuk donin të zbulohej, dhe ne e kemi vënë në dukje këtë temë në hulumtimin tonë të mëparshëm, në librin Pyet të diturit, dhe këtu do të themi shkurtimisht se ky sekret lidhet me hadithin që flet për të drejtën e Aliut në kalifat.

Nuk është kundërshtim ndaj Ebu Hurejres, i cili e kuptoi vlerën e tij dhe dëshmoi kundër vetes se Allahu mallkon, ndërsa edhe ata që kanë të drejtë të mallkojnë atë që fsheh hadithin e Profetit, s.a.v.a.

Por kundërshtimi është për Ehli sunetin dhe xhematin i cili e bëri Ebu Hurejren transmetues të Sunetit, ndërsa ai vetë dëshmon kundër vetes se ai e fshehu atë, gjithashtu dëshmon se ai e trilloi atë dhe gënjeu për Profetin. Po kështu, ai pranon se ngatërrohej dhe se nga ajo që thotë, nuk e dallon atë e thotë Profeti nga ajo që e thotë dikush tjetër.

Të gjitha këto tradita dhe rrëfime (për ehli sunetin) janë sahih, të besueshme, sepse ato janë të shënuara nga Buhariu në Sahihun e tij, ndërsa ato gjenden edhe në sahihët e tjerë të Ehli sunetit dhe xhematit!

Si mund t'i besohet një njeriu, drejtësinë e të cilit, prijësi i besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibi, e akuzon për gënjeshtar, duke thënë: "Në mesin e të gjallëve, është ai që ka gënjyer më së shumti kundër Pejgamberit, s.a.v.a."

Edhe Omer ibn Hatabi e akuzon, e fshikullon dhe e kërcënon se do ta dëbojë. Edhe Aishja e kritikon disa herë. Kështu kanë bërë edhe shumë sahabë që e kanë kritikuar atë dhe refuzojnë t'i pranojnë si të vërteta hadithet e tij kundërthënëse. Ndaj ne e shohim Ebu Hurejrën ndonjëherë duke rrëfyer, dhe nganjëherë duke thënë diçka të pakuptueshme në gjuhën abisinase. Shumë ulema islame e kritikuan atë dhe e akuzuan për gënjeshtar, falsifikues dhe lakmitar për sofan, arin dhe argjendin e Muavijes.

Pas gjithë kësaj, si mund të jetë e drejtë që Ebu Hurejra të konsiderohet si transmetues i Islamit dhe prej tij të nxjerren dispozitat fetare?

Disa ulema pohuan se Ebu Hurejra i futi në Islam besimet çifute dhe israiliatet që mbushën librat e hadithit. Ose, se hebreu, Kaab Ahbar, futi besime të tilla përmes Ebu Hurejrës, kështu që u shfaqën tradita që krahasonin Allahun, duke folur për mishërimin e Tij, dhe teorinë e reinkarnimit, mishërimit, pastaj u shfaqën thënie të neveritshme për të dërguarit dhe profetët, ndërsa gjithçka nga këto është transmetuar nga Ebu Hurejre.

A do të pendohen Ehli suneti dhe xhemati dhe të kthehen në rrugën e duhur për të zbuluar se nga kush duhet ta marrin Sunetin e vërtetë? Nëse na pyesin, ne do t'u themi: Ejani te porta e diturisë dhe tek Imami i familjes së Profetit! Ata janë rojet e Sunetit, mbrojtja e Umetit, arka e shpëtimit, Imamët e udhëzimit, llambat në errësirën e gabimit dhe janë lidhja më e fortë dhe litari më i fortë i Allahut!

 

Abdullah ibn Omer

Ai është një nga sahabët e famshëm që luajti një rol të madh në menaxhimin dhe drejtimin e ngjarjeve që ndodhën gjatë kohës së tre kalifëve të parë sikur edhe gjatë sundimit të dinastisë Omajade. Fakti që babai i tij është Umer ibn Hatabi mjafton që ai të jetë i dashur dhe i respektuar nga Ehli suneti dhe xhemati. Ata e konsiderojnë atë ndër fakihët e mëdhenj dhe e konsiderojnë si ruajtës të haditheve të Profetit, kështu që Imam Maliku u mbështet më së shumti tek ai ndërkohë që ai e mbushi librin e tij Muvetta me hadithet e transmetuara prej tij. Nëse shfletojmë librat e Ehli suneti dhe xhematit, do të zbulojmë se ato janë plot me përmendje dhe lavdërime të tij. Por nëse e lexojmë me sy hapur dhe të etur për të vërtetën, do të shohim se ai ishte larg drejtësisë dhe së vërtetës së Sunetit, Fikhut dhe Sheriatit të Profetit.

Gjëja e parë që tërheq vëmendjen në personalitetin e tij është armiqësia dhe urrejtja e fortë ndaj mbrojtësit të pasardhësve të Profetit, Ali ibn Ebi Talib. Urrejtja e tij arriti kufirin ku fillon lufta dhe ai e konsideroi Aliun si njeri të thjeshtë.

Ne kemi folur tashmë për faktin se ai përhapi hadithe të rreme që thoshin se ata, gjegjësisht sahabët, gjatë jetës së Pejgamberit, s.a.v.a., u jepnin përparësi njerëzve më të mirë, me këtë radhitje: Ebu Bekri, Omeri, pastaj Osmani ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë ishin të barabartë. Ai ka treguar se këtë e ka dëgjuar nga Profeti dhe se ai nuk e ka mohuar.

(Regjistruar nga Buhariu, Muslimi, Maliku dhe të tjerët.)

Siç mund ta shihni, kjo është një gënjeshtër e pastër me të cilën qeshin njerëzit e arsyeshëm. Folëm për Abdullah ibn Omerin, i cili gjatë jetës së Pejgamberit a.s. ishte fëmij i cili ende nuk ishte maturuar dhe nuk kishte asgjë të përbashkët me të mëdhenjtë, e as që i jipej ndonjë rëndësi mendimit të tij Kur vdiq i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., Abdullah ibn Umeri, ai ishte në rastin më të mirë 19 vjeç.

Kur ishte kështu, si mund të thotë ai: “Në kohën e Pejgamberit, ne i kemi dhënë përparësi...” I dashur Zot, përveç nëse kështu kanë folur fëmijët mes tyre, ata që ishin nga djemtë e Ebu Bekrit, Osmanit dhe vëllezërve të tyre. Dhe krahas kësaj, nuk është në rregull të thuhet se Profeti s.a.v.a. ta ketë dëgjuar këtë, pa mos reaguar. Kjo tregon se hadithi është i rremë dhe se qëllimet janë të këqija. Do t'i shtoja kësaj se Profeti, s.a.v.a., nuk e lejoi Abdullah ibn Omerin të shkonte me të në fushata ushtarake. Këtë e lejoi vetëm në Betejën e Hendekut, e më vonë edhe në beteja të tjera, sepse atëherë ishte 15 vjeç.

(Sahih Buhari, 3/158, Libri i dëshmive, kap. Ardhja e moshës së fëmijëve; Sahih Muslim, Libri i qeverisjes, kap. Mosha e moshës madhore.)

Nuk ka dyshim se ai ishte në betejën e Hajberit në vitin e shtatë të hixhretit dhe pa me sytë e tij humbjen e Ebu Bekrit, babait të tij, Omerit. Pa asnjë dyshim ai dëgjoi fjalët e Profetit:

“Nesër do t’ia jap flamurin një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që atë e duan Allahu dhe i Dërguari i Tij. Është ai që sulmon ashpër dhe nuk braktisës (i betejës). Allahu e sprovoi zemrën e tij se çfarë imani kishte”.

Kur zbardhi dita, Profeti ia dha flamurin atij që hoqi dorë nga të gjitha kënaqësitë, atij që gjen rrugëdalje nga vështirësitë, atij që ka qeramete, luanit të Allahut, fituesit, Ali ibn Ebi Talibit.

(Ky hadith është shënuar nga Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hanbeli, Ebu Davudi dhe gjithë Muhadithët.)

Ky hadith për flamurin tregoi se sa vlerë kishte Aliu dhe çfarë epërsie kishte ndaj sahabëve të tjerë. Ky hadith tregoi lartësimin e pozitës së tij me Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe suksesin dhe fitoren e tij me dashurinë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj të Dërguarit të Tij. Por urrejtja e Abdullah ibn Omerit donte ta portretizonte Aliun si një njeri të rëndomtë e të zakonshëm!

Ne folëm për faktin se Ehli suneti dhe xhemati veproi ashtu siç i njoftoi udhëheqësi i tyre Abdullah ibn Omar, kështu që ata nuk e llogaritën Ali ibn Ebi Talibin në mesin e kalifëve të Rashidinëve dhe as nuk e njohën kalifatin e tij. Ata e njohën atë shumë më vonë, në kohën e Ahmed ibn Hanbelit. Vetëm kur u dekonspiruan, në kohën kur u shfaqën shumë hadithe dhe muhadithë dhe kur gishtat e akuzës filluan të ktheheshin drejt tyre dhe kur u akuzuan për armiqësi ndaj Ehli Bejtit. Muslimanët më pas kuptuan se urrejtja ndaj Ali ibn Ebi Talibit është një nga shenjat më të këqija të hipokrizisë.

Vetëm atëherë ata u detyruan të njihnin kalifatin e Aliut dhe ta radhisnin atë në mesin e Hulefai Rashidinëve. Vetëm atëherë filluan të shfaqin dashuri të rreme për Ehli Bejtin, për të mashtruar të tjerët.

A ka ndokush që duhet ta pyes Abdullah ibn Omerin se pse muslimanët, të gjithë apo shumica, nuk u pajtuan pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.a., dhe pse u ndanë në çështjen se kush ka më shumë të drejtë në kalifat?. Ata nuk u pajtuan për Aliun dhe Ebu Bekrin ndërsa babai i tij dhe Osmani në atë kohë nuk kishin asnjë ndikim.

A mund ta pyesë dikush djalin e Omerit: Nëse Profeti, s.a.v.a., e vërtetoi mendimin tuaj dhe nëse ai nuk barazoi askënd me Ebu Bekrin, pastaj Omerin, pastaj Osmanin, atëherë pse, vetëm dy ditë para vdekjes së tij, e emëroi komandant mbi ta një të ri, të cilit ende nuk i kishte dal mjekrra e ishte edhe më i ri se  ti, dhe iu urdhëroi atyre të shkojnë me të në një fushatë nën udhëheqjen dhe komandën e tij? A mendoni edhe ju se Profeti ishte i fliste përçartë, siç e tha këtë babai juaj?

A mund ta pyes ndokush djalin e Omerit: Pse muhaxhirët dhe ensarët, menjëherë pas betimit ndaj Ebu Bekrit, i thanë Fatime Zehrasë: "Pasha Allahun, sikur të na kishin ardhur burri dhe kusheriri yt para Ebu Bekrit, nuk do ta kishim konsideruar askë tjetër të barabartë me të ”. Ky është pranimi i sahabëve të mëdhenj se ata nuk e barazuan askënd me Aliun,dhe ka mjaftuar vetëm të mos iu kishin betuar  Ebu Bekrit, veprim të cilin e quajtën gabim. Çfarë vlere ka atëherë mendimi i Abdullah ibn Omerit, keqdashës dhe plot urrejtje, i cili nuk di si të shkurorëzohet nga gruaja e vet, për shkak të mendimeve të shumta të sahabëve të mëdhenj? 

Dhe së fundi, a duhet dikush ta pyesë Ibn Omerin: Pse sahabët e përzgjedhur e zgjodhën Ali ibn Ebi Talibin si kalif pas vrasjes së Omerit dhe i dhanë përparësi ndaj osmanit, nëse ai nuk do ta refuzonte kushtin që i vuri Ibn Avfi, ndërsa kushti ishte që të qeveriste sipas sunetit të dy pararendësve?

(Tarih Taberi, 5/40; Tarihu-l-hulafa Sujuti, l04.; Tarih Ibn Kutejbe dhe Musned Imam Ahmed 1/75)

Por, Abdullah ibn Omeri ishte i ndikuar nga babai i tij dhe jetoi në kohën e Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit, ndërsa ai pa se si Ali ibn Ebi Talibi ishte i izoluar, i larguar, nuk kishte vend në mexhlis në mesin e komunitetit dhe as pozita në qeverisje. Ndërsa njerëzit e ia kthyen shpinën atij, pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., dhe gruas së tij, princeshës të të gjitha grave, ndërkohë që atij nuk i kishte asgjë me vete për t'i tërhequr njerëzit.

Nuk ka dyshim se Abdullah ibn Omeri ishte një nga njerëzit më të afërt me babain e tij, ai i dëgjonte mendimet e tij, i njihte miqtë dhe armiqtë e tij, ai u rrit në urrejtje, zili dhe neveri ndaj Aliut, veçanërisht, por edhe dhe ndaj gjithë Ehli Bejtit. Ai u rrit me këtë, dhe një ditë kur pa se muhaxhirët dhe ensarët iu betuan Aliut për besnikëri pas vrasjes së Osmanit, kjo ishte një gjë e madhe për të. Nuk e duroi dot, ndaj zbuloi atë që fshihte brenda vetes, gjithë zilinë dhe urrejtjen. Ai nuk pranoi t'i jepte betim Imamit të Zotit dhe Prijësit të Besimtarëve. Nuk duroi të qëndronte në Medine, shkoi në Mekë me pretekstin se do të bënte umren.

Pas kësaj, ne shohim Abdullah ibn Omerin duke investuar të gjitha përpjekjet e tij në shpërqendrimin e njerëzve dhe dobësimin e vendosmërisë së tyre, në mënyrë që ata të mos  e ndihmojnë të Vërtetën dhe për t'i zbrapsur ata nga luftimi i grupit mëkatar, të cilën edhe Allahu e ka urdhëruar derisa të mos i kthehen Allahut. . Ai ishte nga të parët që i la në baltë imamët e kohës së tij, bindja ndaj të cilëve ishte farz.

Pas vrasjes së Imam Aliut dhe fitores së Muavijes ndaj imam Hasan ibn Aliut dhe marrjes së kalifatit prej tij, Muavije mbajti këtë fjalim: “Unë nuk po luftoj kundër jush që ju të faleni, të agjëroni apo të kryeni haxhin. Unë luftova kundër jush për të sunduar mbi ju, e Allahu ma dha këtë!”

Ne shohim Abdullah ibn Omerin që më pas nxiton t'i betohet Muavijes duke pretenduar se njerëzit ranë dakord dhe u mblodhën rreth tij pasi u përçanë!

Besoj se ky është ai që e ka quajtur atë vit “viti i tubimit” (amu-l-xhamaati). Ai dhe pasuesit e tij Omajad u bënë "Ehli suneti dhe xhemati", që nga ajo kohë e deri më sot.

A ka ndokush që duhet ta pyesë djalin e Omerit dhe atë që pretendon si është nga Ehli suneti dhe xhemati:

Kur ka ndodhur ndonjëherë në histori një konsenzus për halifin, si në rastin me prijësin e Besimtarëve, Ali ibn Ebi Talibin?

Kalifati i Ebu Bekrit ishte një gabim, Allahu e ruajtë nga e keqja e tij, dhe shumë nga sahabët munguan në betimin ndaj Ebu Bekrit.

Kalifati i Omerit ishte pa ndonjë këshillim mes muslimanëve. Ebu Bekri e emëroi atë si kalif dhe sahabët e tjerë nuk dhanë mendimin e tyre as nuk morën pjesë në të.

Kalifati i Osmanit ndodhi duke u zgjedhur vetëm nga tre sahabë ose më mirë të themi se ishte arbitrariteti i Abdurrahman ibn Avfit.

E sa i përket kalifatit të Aliut, ai ishte me betimin e muhaxhirëve dhe ensarëve, pa qenë fare të obliguar apo të detyruar. Për betimin që iu dha Imam Aliut u shkrua një letër e cila u dërgua në të gjitha krahinat islame. Të gjithë e publikuan këtë letër përveç Muavijes në Siri.

(Ibn Haxher, Fethu-1-Bari, 7/586)

Ibn Omeri dhe Ehli suneti dhe xhemati do të duhej të ndjeheshin të detxyruar për ta vrarë Muavije ibn Ebi Sufjanin, sepse ai kishte mbjellë përçarje, kishte thyer shkopin e përkorësisë dhe kishte marrë halifatin për vete. E them këtë sepse është në përputhje me traditat që ata transmetojnë në Sahihët e tyre, se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., ka thënë:

"Nëse betimi u jepet dy kalifëve, vriteni tjetrin nga ata të dy!"

(Sahih Muslim 6/23; Mustedreku Hakim, 2/156; Sunen Bejheki 8/144)

Muslimi shënon në Sahihun e tij ndërsa e transmetojnë edhe muhadith të tjerë, se Profeti, s.a.v.a., ka thënë:

“Kush i betohet një Imami të cilit i jep dashurinë e tij dhe një shtrëngim duarsh, le t'ia japë edhe ai atij nëse mundet! Dhe nëse një tjetër vjen për të kërkuar pushtet, vriteni!

(Sahih Muslim, Sunen Bejheki, (Sahih Muslim, Sunen Bejheki, Sunen Ibn Maxhe)

Abdullah ibn Omeri bëri krejtësisht të kundërtën e kësaj, kështu që në vend që të dëgjonte hadithin e Profetit dhe urdhrat e tij, ndrsa në bazë të kësaj të luftonte kundër Muavijes, sepse ai uzurpoi kalifatin dhe sfidoi të drejtën e kalifit për pushtet, dhe kështu ndezi zjarrin e fitnes, ne e shohim se si ai heq dorë nga betimi ndaj Aliut, të cilit të gjithë muslimanët iu betuan për besnikëri dhe të gjithë ranë dakord për të. Ai i betohet Muavijes, i cili çau shkopin e nënshtrimit, vrau të pafajshmit dhe shkaktoi një fitne të tillë, gjurmët e së cilës mbeten edhe sot e kësaj dite.

Kjo është arsyeja pse unë besoj se Abdullah ibn Omeri ka marrë pjesë me Muavijen në të gjitha krimet që ka bërë, në mëkatet dhe veprat e këqija, sepse ai e mbështeti autoritetin e tij, e ndihmoi të merrte kalifatin, të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij ia ndaluan robërve të liruar të luftës dhe djemëve e tyre, siç thuhet në hadithin sherif.

Abdullah ibn Omeri nuk u mjaftua vetëm me kaq, por ai nxitoi t'i betohet Jezid ibn Muavijes. Jezidit pijanec, mëkatarë, jobesimtarë, të mallkuar bir i të mallkuarve.

Nëse Omer ibn Hatabi, siç thuhet nga Ibn Saad në Tabekat, thoshte:

“Kalifati nuk është i vlefshëm nëse i përket një talik (atyre që Profeti i liroi ditën e pushtimit të Mekës), as djalit të një robi të liruar, as atij që e pranoi Islamin pas pushtimit të Mekës”.

  (Ibn Saad, Et-Tabekat el-Kubra 3/248);

si mundet atëherë Abdullahu të punojë në kundërshtim me babain e tij sipas këtij parimi? Nëse Abdullah ibn Umeri ka vepruar në kundërshtim me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij në lidhje me kalifatin, atëherë nuk ka vend për t'u habitur kur e shohim se ai ka vepruar në kundërshtim me mendimin e babait të tij.

Për më tepër, ne pyesim Abdullah ibn Omerin se çfarë lloj këshillimi e pëlqimi ka ndodhur në zgjedhjen e Jezid Ibn Muavijes për kalif. Kjo u refuzua nga të mirët e Umetit, pjesa tjetër e muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe në mesin e tyre ishte princi i të rinjve në Xhenet, Imam Husein ibn Aliu, Abdullah ibn Zubejri, Abdullah ibn Abbasi dhe të gjithë ata që ndanin të njëjtin mendim?

Dihet se vetë Abdullah ibn Umeri fillimisht ishte një nga kundërshtarët e betimit ndaj Jezidit, por Muavije dinte se si ta përfitonte atë, prandaj i dërgoi 100.000 dirhemë dhe ai i pranoi me bujari. Kur ia përmendi atij betimin për djalin e tij Jezidin, Abdullah Ibn Omeri tha:

“A është kjo ajo që dëshironi? Atëherë besimi im qenka shumë i lirë.”

(Belazri, Ensabu-l-ashraf, 5/31; Ibn Adulbirr, El-Istiab, 2/396; Esedu-1-gaba 3/289)

Po, Abdullah ibn Omeri e shiti besimin e tij shumë lirë, siç dëshmon edhe ai vetë. Ai iku nga dhënia e betimit për Imam Aliun dhe nxitoi t'ia jepte betimin mëkatarit Imam Muavijes dhe Imam Jezidit të pabesë. Ashtu sikur që do të mbajnë barrën e krimeve të shkaktuara nga sundimi i padrejtë i Muavijes, po ashtu pa dyshim do të mbajnë barrën e krimeve të Jezidit dhe në krye të tyre do të jetë shkelja e shenjtërisë së të Dërguarit të Zotit dhe vrasja e borzilokut të tij, princit të të rinjëve në Xhenet dhe trashëgimtarëve të mirë të Pejgamberit nga mesi i bijve të Umetit të cilët i vrau në Qerbela.

Abdullah ibn Omeri nuk u mjaftua vetëm me betimin ndaj Jezidit, por edhe i bindi të tjerët që t'i betohen atij dhe kërcënonte këdo që thoshte se nuk do t'i betohej Jezidit.

Buhariu shënon në Sahihun e tij, ndërsa kjo transmetohet edhe nga muhadith të tjerë, se Abdullah ibn Omeri i mblodhi fëmijët, familjen dhe skllevërit e tij edhe atë në momentin kur banorët e Medinës hoqën dorë nga bindja ndaj Jezid ibn Muvejjes dhe iu thënë atyre: "Ne i jemi betuar këtij njeriu sipas asaj që nga ne kërkon të veprojmë  Allahu dhe Pejgamberi i Tij,  (A kishte urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij t'i jepet betimi jobesimtarëve dhe kriminelëve. Apo ka urdhëruar që betimi t'i jepet miqëve (Evliave) të Tij të mirë, andaj thotë: „Mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe besimtarët të cilët falen me përultësi dhe që japin zeqatin deri sa janë në ruku."), ndërsa unë e dëgjova të Dërguarin e Zotit duke thënë:

Ditën e Kiametit i ngrihet flamuri tradhtarit dhe i thuhet: Këta janë tradhtarë të filanit, e tradhtia më e madhe dhe më e madhja besëprerje, pas atribuimit shok ndaj Zotit, është e që njeriu t'i betohet dikujt, ashtu siç prej tij e kërkon Allahu dhe i Dërguari i Tij, e mandej ta thyeje atë.'

(Sikur biri i Omerit këtë t'ia kishte thënë Talhasë dhe Zubejrit, të cilët e thyen betimin e dhënë Aliut dhe luftuan kundër tij! Sikur Ehli suneti dhe xhemati të kishte punuar sipas këtij hadithi në ndarjen e njerëzve! Nëse thyerja e betimit është një nga mëkatet më të mëdha pas shirkut, atëherë çfarë të bëhet me Talhanë dhe Zubejrin që jo vetëm e thyen betimin, por cënuan nderin e njerëzve, vranë të pafajshëm, vodhën pasurinë dhe shkelën marrëveshjen e armëpushimit?!)

Dhe asnjëri prej jush nuk duhet të refuzojë dëgjushmërinë ndaj Jezidit dhe askush nga ju nuk do të dallohet në këtë, e të mos ketë prishje të shëmtuar raportesh me meje dhe tij  ."

(Sahih Buhari, 1/166; Musned Ahmed, 2/96; Sunen Bejheki 8/159)

Guximi dhe egërsia e Jezidit u forcua nga Abdullah ibn Omari dhe nxitja e njerëzve prej tij që t'i betoheshin për besnikëri ndaj tij. Ai përgatiti një ushtri nën udhëheqjen e Muslim ibn Akabes, një nga më të këqijtë, dhe e urdhëroi atë të sulmonte Medinën e Profetit dhe e lejoi të bënte çfarë të donte në të për tre ditë.

Muslimi vrau dhjetëra mijëra sahabe, ndërsa gratë dhe pasuritë e tyre u kapën. Sipas Belazrit u vranë 700 hafizë të Kuranit. Gratë u përdhunuan, kështu që nga ato përdhunime lindën më shumë se 1000 fëmijë.

Muslimi e mori me forcë betimin prej tyre që të gjithë të jenë skllevër të zotërisë së tij Jezidit. A nuk ishte Abdullah ibn Umeri bashkëpunëtor i tij në gjithë këtë, sepse ai e inkurajoi dhe e përkrahu? Përfundimin për këtë ua lë kërkuesve të së vërtetës!

Abdullah ibn Omeri nuk u ndal me kaq, nxiti njerëzit që t'i betoheshin Mervan ibn Hakemit, i cili ishte një frikacak, i mallkuar dhe mëkatar, që luftoi kundër Aliut, vrau Talhanë dhe bëri shumë gjëra të tjera, si djegia e Bejtullahut, pushkatimi i Qabeja me katapulta derisa nuk e prishi një pjesë të saj, pastaj e vrau Abdullah ibn Zubejrin dhe shumë vepra të tjera aq të turpshme dhe tronditëse sa nuk mund të përmenden.

Pastaj Ibn Omeri shkon më tej në dhënien e betimit, dhe ai i betohet edhe Haxhaxh ibn Jusuf Sekafiut, një njeri me pabesi të shquar që tallej me Kuranin. Ai e quajti Kuranin "një trillim të arabëve". Haxhaxhi, fundin e të cilit e dinë të gjithë, i dha përparësi Abdulmelik ibn Mervanit ndaj të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a.

Historianët madje shënojnë se ai ka shkelur të gjitha bazat e Islamit.

Hafiz Ibn Asakir në Tarihun e tij thotë se dy njerëz po debatonin rreth Haxhaxhit ndërkohë që njëri prej tyre tha:

“Ai është jobesimtar” Një tjetër tha: “Jo, ai është besimtar që ka humbur rrugën në lajthitje”. Ata argumentuan kështu derisa e pyetën Shaabiun, e ai tha: "Ai beson në idhujt dhe nuk beson në Allahun e madh".

(Tarih Ibn Asakir, 4/81)

Ky është Haxhaxhi, krimineli që bëri gjithçka që Allahu e ndaloi, dhe është ai për të cilin historianët thonë se shkoi në ekstrem duke vrarë dhe torturuar besimtarët e mirë të këtij Umeti, të sinqertët, muhlisët dhe veçanërisht persekutoi përkrahësit e Familjes së Profetit. Ehli Bejti përjetoi prej tij atë që nuk e përjetoi askush tjetër.

Në historinë e tij Ibn Kutejbe thotë se Haxhaxhi vrau shtatëdhjetë e disa mijëra njerëz brenda një dite dhe gjaku i të vrarëve arriti në derën e xhamisë dhe rrugëve.

(Tarihu-l-hulefai, Ibn Kutejbe, 2/26)

Tirmidhiu transmeton në Sahihun e tij:

“U numërua se sa njerëz të lidhur vrau Haxhaxhi, ndaj doli të ishin 120 mijë”.

(Sahih Tirmidhiu, 9/64)

Pasi tregon se sa njerëz të pafajshëm vrau Haxhaxhi, Ibn Asakir në historinë e tij, , thotë:

“ Pas vdekjes së tij nëpër burgjet e kohës u gjetën të vrarë 80.000 njerëz, nga të cilët 30.000 ishin gra”.

(Tarih Ibn Asakir, 4/80)

Haxhaxhi e krahasonte veten me Zotin Suprem, kështu që kur kalonte pranë burgjeve dhe dëgjonte të burgosurit që thërrisnin për ndihmë dhe luteshin për mëshirë, u thoshte: "Bajuni (e shprehur në një shprehje që përdoret për të larguar qentë dhe mos m'u drejtoni mua - që në shqip i bie „Çup atje“)!"

Ky është Haxhaxhi për të cilin ka folur i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., para se të linte këët botë: “Në Sekif gjendet një gënjeshtar dhe kriminel”.

Është e çuditshme që transmetuesi i këtij hadithi është Abdullah ibn Umeri!

(Sahih Tirmidhiu, 9/64; Musned Ahmed ibn Hanbel 2/91)

Po, Abdullah ibn Omeri nuk donte të betohej për më të mirin e njerëzve pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.. Ai nuk e ndihmoi, as nuk donte të falej pas tij! Allahu i Madhëruar e nënçmoi atë, me vizitën që Ibn Omeri një nate i bënë Haxhaxhit, dhe i tha:

“Kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit duke thënë: “Kush vdes pa u betuar ndaj sundimtarit, vdes me vdekje e xhahilit”.

Haxhaxhi pastaj e poshtëroi dhe ia zgjati këmbën nën mbulesë, duke i thënë: "Dora ime është e zënë, kështu që mund të ma marrësh këmbën dhe të më betohesh!" Ibn Omeri u fal pas Haxhaxhit, të pabesit dhe pas guvernatorit të emëruar nga Haxhaxhi, Nexhda ibn Amirin, prijësin e havarixhive.

(Et-Tabakatu-l-kubra, Ibn Saad, 4/110; El-Mehalli, Ibn Hazm 4/213)

Nuk ka dyshim se Abdullah ibn Omeri zgjodhi të falet pas tyre, pasi ata ishin të njohur për mallkimin dhe sharjen e Aliut pas çdo namazi. Kështu Ibn Omeri e shëroi etjen për hakmarrje dhe urrejtje të fshehur, sepse kur dëgjonte të mallkohej Aliu, ndjente qetësi në zemër.

Kjo është arsyeja pse ne gjejmë se Ehli suneti dhe xhemati ka nxjerrë një fetva për lejimin e adhurimit si pas një Imami të mirë edhe dhe një Imami mëkatar, pas një besimtari sikur edhe pas një të pabesi. Në këtë, ata u mbështetën në të parin e tyre dhe fakihun e medhhebit të tyre, Abdullah ibn Omerin, i cili u lut pas Haxhaxhit, të pabesit dhe pas havarixhiut Nexhda ibn Amirin.

Ndërsa sa i përket fjalëve të Pejgamberit, s.a.v.a.:

“Njerëzit duhet të falen pas imamit që e lexon më së miri Kuranin, e nëse janë të barabartë në mësim, atëherë për atë që e di më së miri Sunetin. Dhe nëse ata janë gjithashtu të barabartë në njohjen e Sunetit, atëherë pas atij që ka qenë ndër të parët që ka kryer hixhret. Nëse janë të njëjtë në këtë, atëherë le të zgjedhin për imam atë që e ka pranuar Islamin i pari prej tyre”.

(Sahih Muslim, 2/133; Sahih Tirmidhi, 6/34; Sunen Ebi Davud, 1/96)

Ibn Omeri i refuzon plotësisht këto fjalë të Profetit.

Asnjë nga këto katër cilësi: mësimi përmendësh i Kur'anit, ruajtja e Sunetit dhe njohja e tij, merita e hixhretit dhe merita e pranimit të Islamit, nuk gjenden në mesin e atyre të cilëve Ibn Omeri iu betua dhe pas të cilëve u fal. Ato cilësi nuk gjenden te Muaviu, Jezidi, Mervani, Haxhaxhi apo Nexhda havarixhiu.

Natyrisht, e gjithë kjo është Suneti i Profetit, ndërsa Abdullah ibn Ometi me veprimet të tij në praktikë e refuzoi plotësisht. Ai braktisi të parin e Trashëgimtarëve e pasardhësve të pastër të Profetit, Aliun, i cili kishte të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm. Ibën Omeri e mënjanoi, ndërsa fytyrën e tij e ktheu drejt mëkatarëve, havarixhive, të pabesëve, armiqëve të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij dhe duke u falur pas tyre!

Nga këtu shihet se sa shumë Ibn Omeri ka punuar në kundërshtim me librin e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit të Tij, s.a.v.a. Nëse do të donim, mund të mblidhnim dhe të shkruanim një libër të veçantë për të, por mjafton të përmendim disa shembuj nga librat dhe sahihët e tyre dhe kjo duhet të jetë dëshmi e mjaftueshme.

Mospajtimi i Abdullah ibn Omerit me Kuranin dhe Sunetin

Allahu i Madhëruar thotë në Librin e Tij:

"Luftoni kundër atij grupi që ka bërë dhunë derisa t'i nënshtrohet vendimeve të Allahut!" Huxhurat, 9

Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë:

“O Ali, ti do të luftosh pas meje kundër atyre që thyejnë betimin, hipokritëve dhe mashtruesve”.

Abdullah ibn Omeri e kundërshton tekstin e Kur'anit dhe Sunetit, ashtu siç kundërshton konsensusin e Umetit, Muhaxhirëve dhe Ensarëve që luftuan me Imam Aliun, dhe sipas gjykimit të tij thotë:

"Unë nuk do të luftoj kundër fitnes, çrregullimit dhe do të falem pas atij që fiton".

(Et-Tabekatu-l-kubra, Ibn Saad, 4/110)

Ibn Haxheri pohon se mendimi i Abdullah ibn Omerit ishte të largohej nga lufta kundër fitnes, edhe nëse do të dëshmohej palë ishte me të drejtën e cila kishte devijuar rrugën.

(Fethu-l-bari, Ibn Haxher, f. 39.)

Pasha Allahun, është për t'u habitur se si Abdullah ibn Omeri edhe përkundër e ka ditur se cili palë është në rrugë të vërtetë e cila në rrugën e gënjeshtrës, ai nuk lëviz për të ndihmuar të vërtetën kundër gënjeshtrës. As e lufton gënjeshtrën edhe pse e kishte obligim ta bënte këtë deri sa ata t'i kthehen dispozitave të Allahut. Kjo është e vërteta e veprimeve të Omerit.

Muavija fitoi, nënshtroi umetin dhe mori pushtetin mbi ta me forcë. Pastaj Ibn Omeri vjen tek ai, i betohet për besnikëri dhe falet pas tij pavarësisht se dinte për gjithçka që kishte bërë Muaviu, për krimet, tortura dhe vrasjet e shkaktuara prej tij e që kalojnë kufijtë e imagjinatës.

Ithtarët e gënjeshtrës fituan për shkak se ishin shumicë ndaj ithëtarëve të së vërtetës.. Imamët e Ehli Bejtit u internuan ndërsa mëkatarët dhe kriminelët e devijuar morën me dhunë pushtetin mbi umetin.

Ibn Omeri e braktisin të vërtetën në tërësi. Historia nuk shënon se ai shoqërohej apo shprehte dashuri për Ehli Bejtin, ndërsa ai ishte bashkëkohas i pesë Imamëve të Ehli Bejtit. Ai nuk u pas asnjërit prej tyre, as nuk transmetoi ndonjë hadith nga ndonjë prej tyre, as nuk i pranoi vyrtytet dhe vlerat e tyre.

Kur folëm për dymbëdhjetë imamët, në njërin prej kapitujve, ne paraqitëm mendimin e tij për dymbëdhjetë kalifët, kështu që ai renditi dhe i konsideroi të drejtë kalifët: Ebu Bekrin, Omerin, Uthmanin, Muavijen, Jezidin, Sefahun, Selamin, Mensurin, Xhabirin, Mehdiun, Eminin dhe Emirulasban, andaj ai thotë: Këta janë të dymbëdhjetët, të gjithë janë nga Benu Ka'b ibn Luije, të gjithë janë të mirë dhe nuk ka asnjë si ata. (Tarih Sujuti; Kenzu-l-ummal; Tarih Ibn Asakir dhe i Dhehebiut. Mbi këto burime shih kapitullin ‘Dymbëdhjetë imamët te Ehli suneti nga Kur’ani.)

A ka në mesin e tyre ndonjë imam nga familja e Pejgamberit dhe për të cilin Pejgamberi s.a.v.a. ka thënë se ato janë anijet e shpëtimit dhe se ata janë në njërën anë ndërsa në anën tjetër është Kurani. ?!

Kjo është arsyeja pse ju e shihni se ata fare nuk janë përmendur në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit, e lëre më të jenë në listën e imamëve të tyre dhe kalifëve që ata ndjekin.

Kjo është gjendja e Abdullah ibn Omerit kur është fjala për mospajtimin me Kur'anin dhe Sunetin, ndërsa kësaj duhet shtuar edhe injorancën e Omerit rreth njohjes së tyre.

Ai nuk e dinte se Pejgamberi, s.a.v.a., u ka dhënë lehtësi grave që nëse u ndalohet të veshin pantofla ndërsa Ibn Omeri ka nxjerrë fetva për ndalimin e kësaj.

(Sunen Ebi Davud, 1/239; Sunen Bejheki, 5/25; Musned Ahmed 2/29)

Ibn Omeri gjithashtu e dha me qira tokën e tij gjatë kohës së Profetit, Ebu Bekrit, Omerit, Osmanit dhe Muavijes, ndërsa në fund të mandatit të këtij të fundit, një nga shokët e tij i Omerit se ky veprim ishte i ndaluar nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a.

(Sahih Buhari; Sahih Muslim 5/21)

Po, ky është fakihu i Ehli suneti dhe xhematit i cili nuk di për ndalimin e dhënies me qira të tokës ndërsa nuk ka dyshim se ai ishte gjatë gjithë kësaj kohe, për pesëdhjetë vjet me radhë -nga koha e Pejgamberit e deri në fund të kalifatit të Muavijes, ai që ka nxjerrë fetva për lejueshmërinë e tij.

Ajo që ai nuk e dinte ishte ajo që Aishja e mohoi, përkatësisht se duhet marrë abdes pas një puthjeje, apo fetvaja e tij se i vdekuri mundohet nga të qarat e të gjallëve. Pastaj pyetja e ezanit për sabahun dhe fjalët e tij se muaji ka 29 ditë ndërsa Aishja e kundërshtoi edhe në shumë çëështje të tjera.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë në Sahihët e tyre:

Abdullah ibn Omerit i është thënë: Ebu Hurejra ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë se kushdo që pason përcjell një xhenaze e kashpërblimin sa gishti i madh.” Ibn Omeri tha ndaj kësaj: Ebu Hurejre ka transmetuar shumë hadithe, ndërsa Ajsheja i tha se Ebu Hurejre po thotë tëvërtetën, duke shtuar: "E kam dëgjuar edhe të Dërguarin e Allahut ta thotë të njëjtën“, ndërsa më pas ibn Omeri tha: 'ne tashmë kemi braktisur shumë gishta të mëdhenjë dhe kemi tejkaluar shumë masa.“

(Sahih Buhari, Libri i Xhenazes, Kapitulli: Pas Xhenazeve)

Mjfaton dëshmia e Omer ibn Hatabit për djalin e tij Abdullahun, kur njëri prej lajkatarëve i tha atij duke qenë i shtrirë në shtratin e vdekjes: "Emëroje djalin tënd Abdullah ibn Omerin si kalif!" Ai i tha: "Si mund t'u caktoj një kalif atyre që nuk di të shkurorëzohet nga gruaja e tij?"

Ky është djali i Omerit dhe askush nuk e njeh më mirë se babai i tij.

Për sa i përket haditheve të rreme që ai ia ka servuar udhëheqësit të tij Muavijes, ato janë të shumta. Si shembuj do të përmendim vetëm disa.

Ibn Omeri transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë:

"Do t'ju shfaqet një njeri nga banorët e Xhenetit, kështu që u shfaq Muaviu." Pastaj tha: "Nesër do të të shfaqet një njeri nga banorët e Xhenetit, kështu që u shfaq Muaviu". Ai gjithashtu tha: “Nesër do të shfaqet, poashtu si ai i mëparshmi, kështu u shfaq Muaviu”.

Ibn Omeri thotë:

Kur u shpall Ajet-l-Kursij, i Dërguari i Allahut i tha Muavijes: "Shkruaje!" Muavije tha: "Çfarë do të përfitoj prej saj nëse e shkruaj?" Ai i tha: “Askush nuk do ta lexojë, ndërsa të mos shënohet sevap për ty ”.

Pastaj tha: “ Muavija do të ringjallet në Ditën e Gjykimit, ndërsa ai do të jetë i mbështjellur  një petk të dritës së besimit.

Unë thjesht nuk e di pse Ehli sunneti dhe xhemati nuk e shtoi udhëheqësin e tyre Muavijen tek ata dhjetë të përgëzuarit me xheneti, ndërkohë që i pari i tyre Ibn Omeri konfirmon tre herë dhe për tre ditë rresht se Muavija është xhenetli, ndërkohë që na është thënë se në Ditën e Gjykimit njerëzit do të ringjallen të zhveshur e të zbathur, me përjashtim të Muaviut i cili do të jetë i veshur me petkun e dritës së imanit!

Lexo dhe habitu!

Ky është Abdullah ibn Omeri, kjo është dituria dhe fikhu i tij, ky është kundërshtimi i tij ndaj Kur'anit dhe Sunetit, kjo është armiqësia e tij ndaj Prijësit të Besimtarëve dhe imamëve të pastër të Familjes së Pejgamberit s.a.v.a. dhe kjo është ndjekja dhe lajkatimi ndaj armiqve të Allahut, armiqve të të Dërguarit të Tij dhe armiqve të njerëzimit. A do ta kuptojnë sot e  këtë të vërtetë dhe a do ta kuptojnë se Suneti i Profetit nuk gjendet askund tjetër veçse në mesin e ndjekësve të pasardhësve të pastër, që janë Imamët Shia!

“Nuk janë të njëjtë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit. Atë që duan banorët e Xhenetit do të arrijnë.” Hashr, 20

Allahu i Madhëruar tha të vërtetën!

 

Abdullah ibn Zubejri

 

Babai i tij është Zubejr ibn Avam i cili u vra në betejën e Devesë dhe në Sunet kjo betejë quhet edhe Beteja e atyre që thyen betimin. Nëna e tij është Esma e bija e Ebu Bekr ibn Ebi Kuhafes. Halla e tij është Aishja, nëna e besimtarëve, e bija e Ebu Bekrit dhe gruaja e Pejgamberit, s.a.v.a. Ai është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Imam Aliut, paqja qoftë mbi të, dhe nga ata që e urrenin më së shumti.

Ai me siguri ishte krenar dhe mburrej me fetvatë e gjyshit të tij Ebu Bekrit dhe tezes Aishe, kështu që e trashëgoi atë urrejtje dhe zili prej tyre dhe u rrit në të. Imam Aliu i tha Zubejrit: “Ne të numëruam ty nga djemtë e Abdulmuttalibit, derisa djali yt u bë bir i së keqes, kështu që ai na ndau prej teje”.

Dihet nga historia se ai ishte një nga figurat dhe komandantët e njohur në betejën e devesë, kështu që Aishja do ta emërojë atë si imam të xhematit pasi t'i shkarkonte Talhanë dhe Zubejrin nga ato detyra, sepse ata nuk ishin dakord me njëri-tjetrin, sepse të dy synonin ta përvetësonin të njëjtën pozitë.

Thuhet gjithashtu se ai solli 50 veta te halla e tij Aishja për të dëshmuar rrejshëm se vendi nga i lehnin qentë nuk ishte Mau-l-Havab, për të cilin Profeti e paralajmëroi atë duke i thënë se atëherë ajo do të jetë duke bërë gabim, kështu që pas kësaj ata vazhduan udhëtimin e tyre.

Ishte Abdullahu ai që e akuzoi babanë e tij se ishte frikacak kur vendosi të largohej nga beteja, pasi Imam Aliu i kujtoi atij hadithin e Profetit, s.a.v.a., në të cilin ai tha se Zubejri do të luftonte padrejtësisht kundër Aliut.

Kur djali i tij e akuzoi atë se ishte qyqyr dhe kishte frikë, Zubejri tha:

“Çfarë ke, Zoti të vraftë, sa fëmijë fatkeq që je!”.

(Tarih Easem; Sherh Nehjul-belaga, Ibn Ebi Hadid, 2/170)

Thuhet se ka akuzuar të atin derisa marshoi drejt ushtrisë së Aliut ndërsa më pas u vra. Kështu u realizuan fjalët e të atit: “Sa fëmijë fatkeq është ky!”.

Ne kemi zgjedhur këtë transmetim, sepse është më i afërta me realitetmë së shumti i përgjigjet realitetit dhe personalitetit të Zubejrit, i cili ishte ziliqar, kurse djali i tij Abdullahu ishte bir i së keqes. Zubejri nuk mundi thjesht të tërhiqej nga beteja dhe të linte pas Talhanë, shokët dhe skllevërit e tij që luftuan me të në Basra, dhe nuk mund ta linte aq lehtë nënën e besimtarëve dhe motrën e gruas së tij, ndërkohë që ishte në prag të shkatërrimit. Edhe sikur të pranonim se ai i braktisi ata, këtë nuk do ta lejonin ata, veçmas nuk do ta lejonte biri i tij, Abdullahu, i njohur për vendosmëri dhe ashpërsin e tij.

Historianët raportojnë se Abdullah ibn Zubejri e mallkoi Aliun duke thënë:

"Ju ka ardhur një mjeran i poshtër." (duke iu referuar Aliut) Ai i mbajti një fjalim banorëve të Basrës duke i nxitur ata të luftojnë dhe tha:

“Njerëz, Aliu e vrau pa të drejtë kalifin Osman, pastaj përgatiti një ushtri për ta marrë pushtetin mbi ju dhe për ta marrë qytetin tuaj! Bëhuni njerëzit që do të kërkoni hakmarrje për gjakun e derdhur të kalifit tuaj, të ruani vendet tuaja, luftoni për të mbrojtur gratë, fëmijët, pasurinë dhe origjinën tuaj! Ali mendon se vetëm ai ka të drejtë për këtë, nëse ai ju mund, pasha Allahun, ai do t'ju shkatërrojë fenë dhe jetën tuaj dhe dunjallëkun tuaj!"

(Sherh Nehjul-blage, Ibn Ebi Hadid, l/358; Tarih Mesudi, 5/163)

Aq shumë i urrente Hashemitë, e në veçanti Aliun, saqë braktisi për dyzet xhuma dërgimin e salavateve për Pejgamberin s.a.v.a., kështu që tha:

"Ajo që më pengon ta përmend atë është se disa njerëz nuk do të ngrinin hundët (krenoheshin me të) dhe do të bëheshin arrogantë."

(Tarih Yakubi 3/7; Sherh Nehzhul-belaga, 1/385)

Kur zilia dhe urrejtja e tij e shtynë atë t'i braktisë salavatet për të Dërgualin e Allahut, s.a.v.a., atëherë nuk është çudi që ai të gënjejë njerëzit dhe ta akuzojë Imam Aliun dhe të shpifë kundër tij. Keni dëgjuar se çfarë tha ai kur iu drejtua banorëve të Basrës:

"Pasha Allahun, nëse ai ju mund, do t'ju shkatërrojë fenë tuaj dhe dunjallëkun tuaj!"

Kjo është një gënjeshtër e turpshme dhe një mashtrim i madh nga Abdullah ibn Zubejri, në zemrën e të cilit e vërteta nuk ka gjetur rrugën e saj.

Dëshmia e kësaj është se Ali ibn Ebi Talibi e fitoi atë betejë dhe i kapi shumicën prej tyre, duke përfshirë edhe vetë Abdullah ibn Zubejrin, por ai i fali të gjithë dhe i la të lirë. Ai e trajtoi me bujari Aishen, e strehoi dhe e ktheu në shtëpinë e saj në Medine. U ndalonte shokëve të merrnin plaçkën e luftës, të përndjekin gra e fëmijë, të vrisnin të plagosurit. Ky qëndrim i Imam Aliut shkaktoi sjelljen rebele të disa ushtarëve dhe dyshimin për autoritetin e tij.

Imam Aliu është Suneti i pastër i Profetit, ai e njeh librin e Allahut si askush tjetër, por shumë hipokritë në ushtrinë e tij u rebeluan kundër tij dhe filluan të nxisin edhe të tjerët duke thënë:

"Si na lejon ai të luftojmë kundër tyre dhe na ndalon të ndjekim gratë e tyre?" Shumë ushtarë u mashtruan nga këto fjalë, por Imam Aliu u paraqiti atyre dëshmi nga libri i Allahut dhe u tha: "Luftoni ata që u përpoqën t'jua marrin nënën tuaj Aishen!" Më pas e kuptuan se ai kishte të drejtë, prandaj thanë: “Lusim Allahun të na falë! Ju keni të drejtë dhe ne kemi gabuar!”

Fjalët e Abdullah ibn Zubejrit janë gënjeshtra dhe shpifje e dukshme, sepse urrejtja ndaj Imam Aliut e verboi dhe e nxori nga besimi. Ibn Zubejri nuk u pendua pas kësaj dhe as nuk nxori mësime nga ato fushata lufte që mund të ishin të dobishme për të.

Po, kjo është kthimi i së keqes në të mirë dhe shtimi i urrejtjes dhe zilisë së tij ndaj Hashemitëve dhe liderit të Pasardhësve të pastër. Gjithçka që kishte në dispozicion, ai investoi për të zbehur dritën e tyre dhe për t'i shkatërruar ata.

Historianët shënojnë se pas vrasjes së Imam Aliut, ai u ngrit për t'i thirrur njerëzit që ta pranonin atë si sundimtarin e tyre. Rreth tij u mblodhën disa njerëz, gjë që e bëri pak të habitur. Ai punoi për të burgosur Muhamed ibn Hanafiun - djalin e Imam Aliut, Hasan ibn Aliun dhe me ta 17 persona nga Hashemitët. Ai donte t'i digjte ata në zjarr, prandaj grumbulloi dru në derën qelisë së tyre dhe ndezi një zjarr. Mirëpo me kohë erdhi ushtria e zgjedhur, fiku zjarrin dhe i shpëtoi nga qelia. Ibn Zubejri ishte afër realizimit të qëllimit të tij.

(Tarih Mesudi, 5/185; Sherh Nehxhul-Belaga, Ibn Ebi Hadid, 4/487)

Mervan ibn Hakem dërgoi kundër tij një ushtri nën komandën e Haxhaxhit, ata e rrethuan, e vranë dhe pastaj e kryqëzuan në Harem.

Kështu përfundoi jeta e Abdullah ibn Zubejrit, ashtu siç kishte përfunduar më parë edhe jeta e babait të. Të dy e donin botën dhe kishin ambicie për pushtet. Ata donin të sundonin popullin dhe prandaj luftuan. Vdiq i vrarë ndërsa nuk arriti t'i realizonte synimet që pati.

Gjithashtu, Abdullah ibn Zubejri kishte pikëpamjet e veta për fikhun ndërsa kjo ishte mënyra e tij për të kundërshtuar fikhun e Ehli Bejtit, të cilin ai e urrente mbi të gjitha. Fjalët e tij më të njohura në fikh janë për ndalimin e martesës së përkohshme.

Një herë i tha Abdullah ibn Abasit: “O ti që je i verbuar, nëse praktikon martesën e përkohshme, me siguri se do të të vras me gurë!”.

Ibën Abbasi iu përgjigj: "Unë vërtetë kam sy të verbuar, por ty t'u ka verbuar arsyeja ". Nëse doni të dini për lejueshmërinë e martesës së përkohshme, pyete nënën tuaj për këtë!"

(Abdullah ibn Abbasi u verbua në pleqëri ndërsa ajo që i tha Abdullahut: “Pyet nënën tënde për këtë!”, thuhet se Zubejri u martua me Esmanë vetëm përkohësisht dhe se Abdullahu është bir i martesës së përkohshme. Thuhet se Abdullahu u kthye te nëna e tij dhe i tha: "Si të mos shpif kundër Ibn Abbasit, ai i di më së miri të metat e arabëve!").

Nuk duam të flasim gjatë për këtë temë. Thjesht donim të tregonim se si Ibn Zubejri i kundërvihej Ehli Bejtit në çdo gjë, madje edhe në çështjet e fikhut, për të cilat ai nuk kishte njohuri.

Secili prej tyre u iku nga kjo botë ashtu siç e meritoi, ndërsa dhe umeti u la të zhytej në një det gjaku dhe të mbytej në një det iluzionesh. Shumica e tyre nuk e dallojnë të vërtetën nga e pavërteta, dhe këtë e demonstruan qartë Talha, Zubejri dhe Saad ibn Ebi Vekas.

I vetmi që ishte në rrugën e drejtë dhe që nuk dyshoi në të Vërtetën për asnjë moment, ishte Ali ibn Ebi Talibi, me të cilin e vërteta është kudo që është ai.

Urime për ata që e ndjekin! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Ti o Ali dhe përkrahësit e tu jeni fitimtarë në Ditën e Gjykimit!”

(Ed-Durru-l-mensur fi-t-tefsiri bi-l-mesur, Xhelaluddin Suyuti, në suren Bejjin.)

“Atëherë a është më e denjë të respektohet ai që udhëzon në rrugën e drejtë apo ai, që as vet nuk është në rrugën e drejtë, përveç nëse dikush tjetër e udhëzon në rrugën e drejtë? Ç’keni, si gjykoni?!” Junus, 35 

Zoti i Lartësuar e thotë të vërtetën!

 

 

 

Aisha bint Ebi Bekr "Nëna e besimtarëve"

 

 

 

Ajo është gruaja e Profetit s.a.v.a.. dhe nëna e besimtarëve. Pejgamberi s.a.v.a. u martua me të në vitin e dytë ose të tretë të hixhretit dhe kur u shpërngul në botën tjetër, ajo ishte 18 vjeç, sipas traditës më të famshme.

Është mirë të përmendet se çdo grua me të cilën është martuar Pejgamberi a.s., mban titullin “nëna e besimtarëve”, kështu që thuhet Hatixheja - nëna e besimtarëve, Hafsa – nëna e besimtarëve, Maria – nëna e besimtarëve, etj.

E them këtë sepse u habita kur fola me shumë njerëz që nuk e kuptonin kuptimin e amësisë, siç quheshin gratë e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a.

Kur Ehli Suneti flasin për gratë e Profetit, ata përmendin vetëm Aishen, pasi shumicën e haditheve të Profetit i transmetojnë nga Aisheja dhe gjysmën e besimit të tyre e marrin nga Aisheja kuqe e bardhë.

Dhe sikur nga fjala “nëna e besimtarëve” ata e kuptuan se kjo është një cilësi që është unike për Aishen, në mesin e të gjitha grave të Profetit.

Allahu (subhanehu ue teala) i ndaloi besimtarët të martohen me gratë e Profetit pas vdekjes së tij:

“Nuk ju lejohet të shqetësoni të Dërguarin e Allahut dhe as të martoheni me gratë e tij pas vdekjes së tij. Vërtet, ky do të ishte mëkat i madh tek Allahu!” Ahzab, 53

Zoti i Lartë tha gjithashtu:

"Një profet duhet të jetë më i rëndësishëm për besimtarët sesa ata për veten e tyre, dhe gratë e tij janë si nënat e tyre." Ahzab, 6

Tashmë kemi thënë se si Pejgamberi s.a.v.a., u shqetësua nga fjalët e Talhasë: “Kur të vdes Muhamedi, do të martohem me Aishen, kushërirën time”.

Allahu xh.sh., me këtë donte të thoshte se sa haram do të ishte martesa me gratë e Pejgamberit s.a.v.a., sikur një person të martohej me nënën e vet.

Aishja, e cila ishte jopjellore, nuk kishte fëmijë, ishte një nga figurat më të mëdha të njohura në historinë e Islamit, sepse ajo luajti rolin më të madh për të afruar disa njerëz drejt kalifatit dhe në dëbimin e disa të tjerëve prej tij.

Ajo mori pjesë në beteja, drejtoi fushatat dhe ushtrinë. Ajo u dërgoi letra krerëve të fiseve, lëshonte urdhëresa dhe ndalesa, zëvendësoi komandantët e ushtrisë dhe emëroi të tjerë, në betejën e Devesë ajo ishte udhëheqësja shpirtërore, ndërsa Talha dhe Zubejri ishin vartës të saj dhe nën udhëheqjen e saj.

Nuk duam të rendisim këtu të gjitha rolet e saj në jetë. Këto tashmë i kemi thënë  në librin Pyetini të diturit, andaj kush dëshiron të dijë më shumë le ta lexoje këtë libër.

Ajo që është e rëndësishme për ne këtu është t'i referohemi ixhtihadit të saj dhe modifikimit të Sunetit të Pejgamberit të Zotit, s.a.v.a. Për këtë, para së gjithash, duhet të paraqesim disa shembuj për t'i kuptuar një „sërë të mëdhenjësh“ që janë krenaria e Ehli sunetit dhe xhematit, të cilët i ndjekin dhe u japin përparësi ndaj të imamëve të Pasardhjes së pastër të Profetit, s.a.v.a.

Në fakt, ky është vetëm një paragjykim fisnor që ka bërë atë që ka bërë duke fshirë Sunetin e Profetit, duke shkatërruar mësimet e tij dhe duke shuar dritën e tij. Nëse Imam Aliu dhe djemtë e tij nuk do të ngriheshin kundër tij, sot nuk do të kishim gjetur asgjë nga Suneti i Profetit.

Ne e dimë se Aishja nuk e ka ndjekur Sunetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe as nuk i ka kushtuar rëndësi. Ajo dëgjoi shumë hadithe nga i shoqi për të drejtën e Aliut në kalifat, por ajo i hodhi poshtë ato dhe bëri të kundërtën.

Ajo nuk iu bind urdhrit të Allahut, as urdhrit të të Dërguarit të Tij drejtuar asaj personalisht. Ajo doli dhe pati rol drejtues në Betejën e Devesë, në të cilën nderi u shkatërrua dhe u vranë shumë njerëz. Ajo edhe pse nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit me Osman ibn Hanifin, megjithatë kur i sollën burrat e lidhur, ajo urdhëroi t'i vrisnin duke u bërë sikur të mos e kishte dëgjuar Pejgamberin s.a.v.a. :

“Mallkimi i muslimanit është mëkat dhe lufta kundër tij është pabesi”.

(Sahih Buhari 8/91; Sahih Muslim në Librin e Imanit)

 

Le t'i lëmë betejat dhe përleshjet që u ndezën nga nëna e besimtarëve dhe shkatërroi njerëz e pasuri me to. Të shohim se si edhe ajo gjykoi në fenë e Allahut sipas mendimit të saj personal. Kur një sahabe i zakonshëm ka një mendim dhe fjalët e tij janë provë, atëherë çfarë mund të thuhet për atë nga e cila kanë marrë gjysmën e besimit?!

Transmetuar nga Buhariu në Sahihun e tij në kapitullin mbi shkurtimin që Zehri e tranmeton nga Urva, e ky nga Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ajo ka thënë:

“Gjëja e parë që është urdhëruar është namazi i dy rekateve, kështu që vërtetohet për atë që është në rrugë, ndërsa ai që është në shtëpi e fal namazin e plotë”. Zehriu tha: “I thashë Urvas: “Ç’është me Aishen, pse ajo e falë namazin e plotë gjatë udhëtimit?” Ai tha: “Bëje sipas dëshirës tënde siç bëri edhe Osmani”.

(Sahih Buhariu 2/36)

A nuk është e çuditshme se si nëna e besimtarëve, gruaja e Profetit, e injoron Sunetin e Pejgamberit të Zotit s.a.v.a., të cilin ajo vetë e ka transmetuar dhe e ka thënë se është sahih, e pastaj pason bidatin e Osman ibn Affanit, ndërsa ajo ishte që e nxiti dhe inkurajoi vrasjen e Osmanit, duke pretenduar se ai e ndryshoi Sunetin e Profetit dhe e shqyu atë para se ta shqyente këmishën e tij?!

Po, kjo ka ndodhur në kohën e kalifit Osman ibn Affan, por ajo ndryshoi mendje në kohën e Muavije ibn Ebi Sufjanit. Sa shpejt ndryshoi mendimin nëna e besimtarëve. Në fillim ajo i inkurajont të tjerët për vrasjen e Osmanit, por kur mori vesh se e kishin vrarë dhe se i kishin bërë betim Aliut, ndryshoi mendje. Ajo filloi të qajë për Osmanin dhe doli për t'u hakmarrë për gjakun e tij.

Nga transmetimet kuptohet se kur ajo udhëtonte e falte namazin e plotë , ajo fali katër në vend të dy rekateve gjatë kalifatit të Muavijes, sepse ai punonte për të ringjallur bidatet e kusheririt të tij të ngushtë dhe bamirësit, Osman ibn Affanit.

Njerëzit ndjekin fenë e sundimtarëve të tyre. Edhe Aishja ishte një nga ata njerëz. Kështu ajo bëri paqe me Muavijen pasi kishte pasur armiqësi ndaj tij. Ishte Muavije ai që vrau vëllanë e saj Muhamed ibn Ebu Bekrin dhe e trajtoi atë në mënyrën më të keqe.

Për më tepër, interesat e përbashkëta të kësaj bote mbledhin armiq dhe bashkojnë kundërshtarët. Kështu Muavije iu afrua Aishes dhe ajo iu afrua atij. Ai filloi t'i dërgonte dhurata dhe t'i jepte pasuri të mëdha.

Historianët thonë:

Kur Muavije erdhi në Medine, ai shkoi te Aisheja për ta vizituar atë. Kur u ul, ajo i tha: "O Muavije, a je i sigurt se nuk kam fshehur dikë që do të të vrasë për shkak të vëllait tim Muhamed ibn Ebi Bekrit?"

Muavije tha: "Kam hyrë në një shtëpi ku jam i sigurt".

Aishja tha: "A i frikësoheni Allahut për vrasjen e Haxher ibn Adijes dhe shokëve të tij?"

Ai u përgjigj: “Ata i vrau ai që dëshmoi kundër tyre”.

(Tarih Ibn Kasir, Ibn Abdulbirr, në El-Istiab, rreth Haxher ibn Adij.)

Është transmetuar gjithashtu se Muaviu i dërgonte Aishes dhurata, rroba dhe sende që vendoseshin në një paradhomë, ndërsa vetëm në një rast i dërgoi asaj 100.000.

(Tarih Ibn Kasir 7/136; Mustadrekul Hakim 4/13)

Një herë tjetër, derisa ajo ishte në Mekë, ai i dërgoi asaj një gjerdan me vlerë 100.000. Muavija gjithashtu shlyente të gjitha borxhet e saj, të cilat arritën vlerën e 18.000 dinarëve dhe gjithçka që ajo u jepte njerëzve.

(Tarikh Ibn Kasir, 7/137)

Në librin Pyet ata që dinë, kemi shkruar se ajo liroi 40 skllevër brenda një dite si shpërblim për betimin e saj.

(Sahih Buhari 7/90, Libri i Adhabit, Kapitulli mbi Hixhret)

Në të njëjtën mënyrë, asaj i dërgonin dhurata e pasuri edhe mëkëmbësit dhe komandantët emevitë.

(Musned Imam Ahmed 6/77)

Gjatë hulumtimit për këtë afrim të ndërsjellë, do të thoshim: Kur ka pasur distancim dhe armiqësi, që të mund të themi se u afruan, sepse Ebu Bekri ishte i pari që i dha mundësinë Muavijes për t'u bërë pjesë e qeverisjes, duke e emëruar për mëkëmbës  të Shamit, pas vdekjes së vëllait të tij. Kjo është arsyeja pse Muavija gjithmonë ndjente mirënjohje ndaj Ebu Bekrit, sepse po të mos ishte ai, Muavija as që do të mund ta ëndërronte kalifatin.

Muavije ra dakord me grupin në komplotin e tyre të madh për të shkatërruar Sunetin e Profetit dhe pasardhësit e tij të pastër. Ata e ndanë këtë detyrë mes tyre, kështu që njëri prej tyre i dogji hadithet e shkruara ndërsa këtij ia lanë që të shkatërrojë pasardhësit e pastër të Profetit.

Muavije bëri atë që iu ishte besuar duke i detyruar njerëzit të mallkojnë Pasardhësit e pastër. Me komplotin e tij, havarixhët u ngritën kundër Imam Aliut. Aliu u vra nga komploti i tij. Komploti i tij vrau Hasan ibn Aliun duke i futur helm në ushqimin e tij. Djali i tij Jezidi, pas tij, përfundoi shkatërrimin e Pasardhësve të Familjes së pastër.

Nuk kishte armiqësi mes Muavijes dhe Aishes. Fjalët e saj: “A je i sigurt, Muavije, se nuk kam fshehur dikë që do të të vrasë, sepse ke vrarë vëllain tim Muhammed ibn Ebi Bakrin?”, ishin vetëm një shaka, sepse ajo nuk e pëlqente Muhammed ibn Ebi Bekrin, djalin e fisit Hasamia, i cili luftoi kundër saj përkrah Aliut.

Pastaj, ajo u pajtua me Muavijen në urrejtjen e saj ndaj Ebu Turabit, Aliut, dhe që të dy ndjenin aq zili ndaj tij, saqë i kaloi të gjitha kufijtë.

Nuk e di cili nga të dy ndjeu urrejtje më të fortë? A ishte Muavije ai që luftoi kundër Imam Aliut, duke e sharë e mallkuar, me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të shuar dritën e tij?

Apo Aishja, e cila punoi për ta larguar nga kalifati, luftoi kundër tij dhe kërkoi t'i fshinte emrin? Ajo nuk ia përmendi kurrë emrin dhe kur i erdhi lajmi për vrasjen e tij, ajo ra në sexhde aq shumë e gëzuar duke faleminderuar Zotin për këtë!

Urrejtja e saj nuk mbaroi me kaq, ajo tani ishte e drejtuar ndaj djalit të Aliut, Imam Hasanit, duke mos lejuar që ai të varrosej pranë gjyshit të tij, Profetit të Zotit. Ajo doli e hipur mbi një mushkë, duke nxitur urrejtjen e Emevitëve dhe duke kërkuar ndihmën e tyre kundër Hashimitëve, duke thënë:

"Mos futni në shtëpinë time atë që e urrej". Ajo donte të ndizte një luftë të re, por disa nga të afërmit e saj i thanë: "A nuk na mjafton beteja e Devesë së kuqe, ndaj të na thuhet beteja e mushkës gri ".

Pa dyshim, ajo ndoqi fushatën e madhe të pushtetit Omajad dhe i dëgjoi ata duke sharë Aliun dhe Ehli Bejtin e Profetit nga minberi, por ajo nuk e hodhi poshtë dhe as nuk e ndaloi. Ajo madje mund ta ketë inkurajuar fshehurazi.

Ahmed ibn Hanbeli shënon në Musnedin e tij dhe thotë:

“Erdhi një burrë dhe përgojoi Aliun dhe Ammarin tek Aisheja, dhe ajo tha: “Sa për Aliun, nuk do të të them asgjë për të. Ndërsa sa i përket Ammarit, kam dëgjuar Profetin të thotë për të se nëse duhet të zgjedhë mes dy gjërave, ai gjithmonë do të zgjedhë atë që është më e drejta."

(Musned Imam Ahmed ibn Hanbel, 6/113)

Atëherë nuk çuditemi që Aishja e ka lënë pas dore Sunetin e Profetit dhe ka shfrytëzuar bidatet e Osmanit në faljen e namazit të plotë gjatë udhëtimit, me qëllim që të kënaqë Omajadët, dhe mbi të gjitha Muavijen, të cilët e ndoqën atë në atë që ajo e konsideronte të lejuar dhe në fushatat e saj, duke e lavdëruar dhe duke marrë prej besimit të saj.

Aishja u solli atyre një fetva për faktin se një burrë i rritur mund të thithë te një grua kështu që ajo të bëhet mahram për të dhe haram martesa me të.

Në Muvettan e tij, Imam Maliku na jep një transmetim, nga i cili besimtarëve dhe besimtareve iu rrënqethet lëkura, ndaj thotë se Aishja dërgonte burra tek motra e saj Ummu Kulthum dhe te bijat e vëllait të saj, që të thithnin qumësht prej tyre. Pas kësaj, nëna e besimtarëve, Aisheja e konsideroi të lejuar pranimin e tyre pa hixhab, sepse sipas saj ata u bënë mahrem!!

(Muvetta Malik, 2/116, kapitulli mbi të rriturit që ushqehen me gji.)

Ne vetëm mund të imagjinojmë se si një nga muslimanët hyn te gruaja e tij dhe e gjen atë me një burrë të rritur duke e ushqyer me gji, kështu që ajo i thotë: “Po e ushqej me gji që të bëhet djali ynë dhe të hyjë pa problem në shtëpinë tonë”.

Çfarë do të bëjë burri i gjorë veçse ta durojë risinë e Aishes, edhe sikur të ishte e vështirë për të.

Unë tërheq vëmendjen e studiuesve dhe analistëve për këtë aksident, i cili është i mjaftueshëm për të zbuluar të vërtetën dhe për të dalluar gënjeshtrën nga e vërteta.

Kjo na shpjegon se Ehli suneti dhe xhemati e adhuron Allahun sipas teksteve që nuk kanë fuqi, ndërsa pahulumtim dhe konfirmim. Dhe sikur t'u shpjegoheshin këto bidate, ata do ta kuptonin se ishin mashtruar dhe do t'i braktisnin.

Unë personalisht e kam përjetuar këtë me disa dijetarë suni të cilët nuk ishin të njëanshëm dhe kur e panë hadithin mbi gjidhënie për të rriturit, mbetën të trishtuar dhe konfirmuan se nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë.

Ky është një fenomen i përhapur në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit, kështu që shumë prej haditheve të cituara nga shiat si dëshmi, të cilat gjenden në Sahihët e tyre, ata nuk i dinë, as nuk e dinë se ekzistojnë, ndërsa ata që i thonë ato konsiderohen jobesimtarë.

“Atyre që nuk besojnë Allahu ia përkujton atyre Nuhun dhe gruan e Lutit: ato ishin martuar me dy robër tanë finski, por ata ishin hipokrite ndaj tyre - dhe këta të dy nuk do t'i ndihmojnë atyre me asgjë te Allahu, dhe do t'iu thuhet: “Ju të dyja hyni në zjarr, bashkë me ata që hyjnë!” Tahrim, 10