Hulefai rashidinët te Ehli suneti dhe xhemati
Këta janë katër halifët që ishin në pozitën e kalifatit pas vdekjes së Pejgamberit a.s. Ehli suneti dhe xhemati pohon se ata ishin sahabët më të mirë sipas renditjes në të cilën ishin kalifët. Kjo është ajo që dëgjojmë sot dhe e dimë nga ajo që thamë më parë, se Imam Ali ibn Ebi Talibi, paqja qoftë mbi të!, nuk ishte fare në grupin e kalifëve, e lëre më në mesin e hulefai rashidinëve. Imam Ahmed ibn Hanbeli e përfshiu atë në këta tre kalifë shumë vonë, ndërsa më parë ai u mallkua nga minberet e tyre në të gjitha rajonet islame dhe perandorinë umajade.
Për të sqaruar dhe bindur lexuesin për këtë fakt të trishtë, është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje sa vijon: Ne kemi folur tashmë për faktin se Abdullah ibn Omeri është një nga fakihët e mëdhenj të Ehli sunetit dhe xhematit. Maliku u mbështet tek ai kur përpiloi Muvetta-n, sikur edhe Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre, sikur që kështu vepruan edhe muhadithët e tjerë.
Ky njeri ishte një nasibi i njohur, ndërsa ky grup ishte i njohur për urrejtjen e tyre të shprehur publikisht ndaj Komandantit të Besimtarëve, Ali ibh Ebi Talibit, alejhi selam! Historia na tregon se ai nuk pranoi t'i betohet Prijësit të besimtarëve, Imam Aliut dhe nxitoi t'i betohet Haxhaxhit të mallkuar, armikut të Allahut dhe armikut të të Dërguarit të Tij, s.a.v.a.
(Haxhaxh ibn Jusuf Sakafi ishte i njohur për gabueshmërinë, mosbesimin, gjakpirësinë, krimet dhe denigrimin e fesë. Hakimi në Mustedrek 3/69 dhe Ibn Asakir 4/69 shënojnë se Haxhaxhi ka thënë: "Ibn Mesudi mendon se lexon Kur'an nga Allahun, e kjo nuk është gjë tjetër veçse politeizmi i arabëve.” Ai gjithashtu tha: “Kini frikë Allahun sa të mundeni, sepse nuk ka shpërblim në këtë, dhe dëgjoni dhe bindjuni Emirul Mu'minin, Abdulmelik ibn Mervanit, sepse në atë ka shpërblim." Ibn Akil në librin "En-Nesaihul Kafia", f. 81, shënon se Haxhaxhi i përmendi ata që vizitojnë varrin e Profetit në Medine në kontekstin e një fjalimi në Kufe dhe tha: "Mjerë ata, ata vizitojnë trupin dhe kockat e kalbura! Ejani, vizitoni kështjellën e Emirul Mu'minin, Abdul Malikit!" A nuk e dini se kalifi i njeriut është më i mirë se i dërguari i tij.")
Vetë Abdullah ibn Omeri zbuloi atë që fshihej në zemrën e tij kur tha se nuk i jep betimin Aliut, paqja qoftë mbi të!, sepse sipas Abdullahut, Aliu nuk ka asnjë vlerë, as edhe një veçori të vetme që do ta vendoste atë të paktën në vendin e katërt pas Othman ibn Afanit.
Ne e dimë se ai preferon dhe vlerëson vetëm Ebu Bekrin, Omerin dhe Othmanin. E sa i përket Aliut, alejhi selam!, sipas tij, ai është si njerëzit e tjerë, nëse jo më i vogël se ata. Këtu është një e vërtetë tjetër e shënuar nga muhadithët dhe historianët, e cila flet qartë për urrejtjen dhe zilinë e djalit të Omerit ndaj Aliut dhe të gjithë imamëve të tjerë, paqja qoftë mbi ta!, të cilët i përkasin pasardhësve të pastër të Profetit s.a.v.a.
Duke interpretuar hadithin e Profetit: “Pas meje do të jenë dymbëdhjetë halifë dhe të gjithë janë nga Kurejshët” Abdullah ibn Omeri thotë: “Sipas kësaj do të jenë dymbëdhjetë kalifë, përkatësisht: Ebu Bekr Siddik, Umer Faruk, Uthman Zu- Nurejni, Muaviu dhe djali i tij sundimtarët e tokës së shenjtë, Sefah, Selam, Mensur, Xhabir, Mehdi, Amin dhe Amirul Asb, të gjithë janë nga Benu Kaab ibn Leujj, të gjithë janë të mirë dhe nuk ka asnjë si ata..”
(Tarih hulefai, Sujuti, fq. l40.; Kenzul ummal, 6/67; Tarih Ibn Asakir dhe Tarih Zahebi.)
Lexo dhe habitu, lexues i nderuar, me këtë fakih të madh të Ehli sunetit dhe xhematit, se si e shtrembëron të vërtetën dhe e numëron Muavijen, djalin e tij dhe Sefahun ndër robërit më të mirë të Zotit, sepse ai thotë qartë: "Të gjithë janë të mirë dhe se nuk ka të ngjajshëm me ta!"
Arsyeja e tij u verbua nga smira dhe injoranca, ashtu si arsyeja e tij u mjegullua nga urrejtja dhe keqdashja (Lexo dhe mos harro fjalët e të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij të pastër!, të cilat transmetohen nga Buhariu dhe Muslimi se dashuria për Ali ibn Ebi Talibi është shenjë besimi, ndërsa urrejtja ndaj tij është shenjë e hipokrizisë, dhe hipokritët në kohën e Pejgamberit, s.a.v.a. ishin të njohur vetëm me faktin se ata e urrenin Aliun.) kështu që ai konsideroi se komandanti i Besimtarëve, Imam Aliu, paqja qoftë mbi të!, të kishte ndonjë cilësi dhe vlerë. Ai favorizoi Muavijen dhe djalin e tij të pafe Jezidin dhe kriminelin Sefah mbi Imam Aliun. Andaj qëndimi i tij nuk më çudit fare!
Abdullah ibn Omeri është me të vërtetë djali i babait të tij dhe çdo gjë që vjen prej tij nuk duhet të shkaktojë habi, se prej enës del vetëm ajo që është brenda saj. Babai i tij bëri të gjitha përpjekjet për ta larguar Aliun, paqja qoftë mbi të!, nga kalifati dhe për ta nënçmuar atë në sytë e njerëzve.
Ky është djali i tij, i cili urren dhe ka zili, përkundër faktit se Aliu u bë kalif pas vrasjes së Osmanit, dhe përkundër faktit se atij iu betuan edhe ensarët edhe muhaxhirët, ndërsa i biri i Omerit nuk iu betua. Ai bën të gjitha përpjekjet e tij për të shuar dritën e Aliut, e poshtëron para popullit për ta rrëzuar nga pozita e halifit, kështu që filloi të thotë para muslimanëve se Aliu nuk ka vlerë, por se ai është si çdo njeri i rëndomtë.
Abdullah ibn Umeri i shërbeu shtetit umajad, ndërsa ai hipi në fronin e sundimtarëve Muavijen dhe djalin e tij, Jezidin, duke gënjyer dhe shpifur për Pejgamberin, s.a.v.a. Ai njeh kalifatin e Sefahut, Mansurit dhe të çdo mëkatari tjetër nga Umajadët dhe u jep atyre përparësi ndaj liderit të muslimanëve dhe komandantit të besimtarëve duke përdorur si mbështetje tekstin nga Kur'ani dhe Suneti, ndërkohë që nuk e njeh Aliun për kalif, pavarësisht se atij iu ishin besatuar për kalif! Kjo është vërtet e çuditshme!!!
Do të kemi edhe një takim tjetër me djalin e Omerit në shqyrtimin e radhës për t'i hequr edhe më shumë vellon e veprimeve të tij. Përkundër faktit se edhe kjo që thamë deri më tani është e mjaftueshme për mos ta konsideruar në mesin e të drejtëve dhe për ta numëruar atë në mesin e sasibive, që themeluan medhhebin Ehli suneti dhe xhematin, ndërkohë që ky prej tyre u konsiderua një nga fakihët dhe muhadithët më të mëdhenj në mesin e tyre.
Ndërsa, nëse do të udhëtosh në Tokë, në lindje dhe në perëndim, dhe faleni në xhamitë e Ehli sunetit dhe xhematit dhe për sa herë do të bisedonit me dijetarët e tyre, imamët e tyre, do t'ju shurdhojnë veshët duke ju thënë: Abdullah ibn Umer, r.a. , thotë; Abdullah ibn Omeri, r.a., thotë...