Hadithi Thekalejnë te shiat

 

 

 

 

Ajo që dëshmon se shiat janë ndjekës të Sunetit autentik dhe burimor të Profetit, s.a.v.a., qëndron në mesazhin e të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., i njohur si hadithi Thekalejn. Në atë hadith i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e përshkruan të ardhmen e Umetit:

“Unë ju lë dy gjëra me vlerë: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi, Ehli Bejtin. Nëse i ndiqni ata, nuk do të humbisni kurrë pas meje. Mos u dilni përpara se do të shkatërroheni, dhe mos ia nënçmoni rëndësinë se do të shkatërroheni. Ju nuk i mësoni ata, ngase ata e dinë më mirë se ju!”

(Sahih Tirmizi, Sahih Muslim, Mustedreku Hakim, Musned Ahmed ibn Hanbel, Kenzul ummal, Hasaisu Nesai, Tabekat Ibn Saad, Taberani, Sujuti, Ibn Haxheri, Ibn Esir. Për të gjetur adresat e sakta të këtij hadithi në librat e përmendur, shih. libri El-Murajjaat faqe 82.)

Ndërsa në disa transmetime të tjera thuhet:

"Me të vërtetë Mëshiruesi, i Gjithëdijshmi më ka njoftuar se këta të dy (Kitabullah dhe Pasardhësit) nuk do të ndahen derisa të më vijnë mua në Havd (d.m.th. deri në Ditën e Gjykimit).

Hadithi „Thekalejn“ transmetohet nga Ehli sunti dhe  dhe xhemati në më shumë se 20 burime, në Sahih dhe Musnede, ndërsa shiat e transmetojnë atë në të gjitha librat e hadithit.

Siç mund ta shihni, ky hadith nuk mund të ishte më i qartë dhe nuk ka dyshim se Ehli suneti dhe xhemati kanë humbur rrugën, sepse ata nuk u përmbahen këtyre dy gjërave të vlefshme dhe kanë dështuar, ngase kanë dalë para Ehli Bejtit. Ehli Suneti mendojnë se Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ibn Hanbeli janë më të ditur se pasardhësit e pastër, prandaj ata i ndjekin ata dhe u larguan nga pasardhësit e pastër.

Disa prej tyre pohojnë se i përmbahen Kuranit, por nuk kanë dëshmi për këtë, sepse Kurani flet për çdo gjë në përgjithësi, nuk përmban detaje rreth dispozitave, ka forma të ndryshme, prandaj duhet të ketë dikush që do ta shpjegojë dhe interpretojë atë, siç është rasti me Sunetin e Profetit, i cili kërkon transmetues të besueshëm dhe interpretues të ditur.

Nuk ka zgjidhje për këtë problem përveç kthimit tek Ehli Bejti, pra te Imamët nga pasardhësit e pastër të cilët i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i caktoi si mëkëmbës të tij.

Këtij hadithi mund t'i shtojmë edhe disa hadithe të tjera me të njëjtin kuptim, kështu që Pejgamberi s.a.v.a.. në një rast tjetër thotë:

"Aliu është me Kur'anin dhe Kur'ani është me Aliun. Këta dy nuk do të ndahen derisa të vijnë tek unë në Havd (Ditën e Gjykimit).

(Mustedreku Hakim 3/124; Zehebi në Telhis)

Gjithashtu thotë:

“Aliu është me të vërtetën dhe e vërteta është me Aliun, ata nuk do të ndahen derisa të vijnë tek unë në Havd, në Ditën e Gjykimit”.

(Muntehabu kenzil ummal 5/30; Tarih Ibn Asakir 3/119; Tarih Bagdad 14/321; Tarihul hulefai, Ibn Kutejbe, l/73. )

Kjo na vërteton neve dhe çdo studiuesi të ndershëm se kushdo që e lë Aliun ka lënë interpretimin e vërtetë të Librit të Allahut. Kush e lë Aliun e ka hedhur të vërtetën pas shpine dhe ndjek gënjeshtrën, ndërsa jashta së vërtetës ka vetëm mashtrim.

Gjithashtu na u vërtetua se Ehli Suneti dhe xhemati e lanë Kuranin dhe Sunetin e Pejgamberit, sepse ata lanë të vërtetën, e cila është Ali ibn Ebi Talibi, alejhi selam. Në të njëjtën mënyrë u vërtetua edhe profetësia e Muhamedit, s.a.v.a., me fjalët e tij se umeti i tij do të ndahet në 73 grupe, të gjitha janë në lajthitje, përveç një grupi.

Ky grup i shpëtuar është ai që ndjek të vërtetën dhe udhëzimin, duke ndjekur Imam Aliun, paqja qoftë mbi të! Ata luftuan kur edhe ai luftoi, dhe jetonin në paqe kur edhe ai jetonte në paqe, e ndoqën atë në diturinë e tij dhe iu përmbajtë imamëve të zgjedhur nga mesi i fëmijëve të tij.

“Ata janë vërtet krijesat më të mira, shpërblimi i tyre ata i pret nga Zoti i tyre, në kopshtet e Edenit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, ku do të banojnë përgjithmonë e përjetësisht. Allahu do të jetë i kënaqur me ta dhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Kështu do të jetë për atë që i frikësohet Zotit të tij.” Bejjine, 7-8