Hadithi Thekalejn te ehli suneti

 

Siç e thamë, hadithin që përmendëm më herët e transmetojnë edhe ulematë e Ehli sunetit dhe xhematit ndërsa besueshmërinë e tij e vërtetojnë në më shumë se 20 burime, të cilat janë shumë të njohura në mesin e tyre.

Nëse e pranojnë besueshmërinë e këtij hadithi, ata indirekt kanë dëshmuar kundër vetes se janë në gabim, sepse nuk i përmbahen pasardhësve të pastër dhe kanë përqafuar medhhebe të parëndësishme për të cilat Allahu nuk ka shpallur asgjë dhe asnjë prej tyre nuk përmendet në Sunetin e Profetit.

Është e çuditshme që sot dijetarët e Ehli Sunetit, pas zhdukjes së Omajadëve dhe rënies së tyre, dhe në një kohë kur nuk ka kufizime në komunikim, dhe kur ekzistojnë të gjitha mjetet e kërkimit shkencor, pse nuk pendohen dhe t'i kthehen Allahut, që të jenë të përfshirë në fjalët e Tij:

“Unë padyshim që do ta fal atë që pendohet, beson dhe bën vepra të mira dhe që pastaj vazhdon në rrugën e drejtë.” Ta Ha, 82

Nëse në shekujt e kaluar njerëzit ishin të detyruar të ndiqnin sundimtarët, cili është justifikimi i tyre sot? Sot, autoritetet në të gjitha vendet nuk kujdesen fare për fenë, për sa kohë që froni i tyre është i sigurt. Pushtetarët mburren me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në lirinë e të shprehurit dhe besimit?!

Në mesin e dijetarëve të Ehli Sunetit ka edhe nga ata që e kundërshtojnë hadithin Thekalejn me hadithin: "Unë ju lë Librin e Allahut dhe Sunetin tim".

(Tashmë kemi thënë se hadithi "Libri i Allahut dhe Sunetin tim" është një hadith murel - senedi nuk arrin tek Profeti, s.a.v.a., dhe se nuk është transmetuar nga sahihët, ndërsa hadithi "Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi" transmetohet nga të gjithë Sahihët, si suni ashtu edhe shia.)

Më e pakta që mund të thuhet për këto është se ato janë larg standardeve të shkencës dhe bazës së kërkimit të njohurive dhe përcaktimit të provave e argumenteve.