Ehlul-Sunet vel Xhemati në sytë e shiave
Nëse përjashtojmë disa nga shiat e zakonshëm, të cilët janë të njëanshëm dhe konsiderojmë se të gjithë pjesëtarët e Ehl-Sunet vel Xhematit janë Nasibij (Nevasib është shumësi i fjalës Nasibijeh dhe do të thotë ata që ishin armiqësorë ndaj Ehli Bejtit, luftuan kundër tyre dhe i vranë, madje edhe duke i zhvarrosur nga varret e tyre.), shumica dërrmuese e ulemave të tyre, atëherë dhe tani, ende besojnë se vëllezërit e tyre nga Ehli Suneti janë viktima të mashtrimit umajad, për shkak të mendimit të tyre të mirë në lidhje me selefët duke i ndjekur ata paasnjë dyshim, hulumtim dhe shqyrtim. „Paraardhësit e tyre të mirë“ i larguan ehli sunetin nga rruga e drejtë dhe i larguan nga Thekalejni (dy gjëra të vlefshme): Libri i Allahut dhe pasardhësit e pastër, të cilët e mbrojnë këdo që u përmbahet atyre nga lajthitja dhe i garantojnë atij udhëzim.
Andaj, mu për këtë, është arsyeja pse, ata shkruajnë shumë në mbrojtjen e tyre për definimin e bindjeve të veta, duke bërë thirrje për drejtësi dhe unitet me vëllezërit e tyre nga ehli suneti dhe xhemati.
Disa ulema shia udhëtuan në të gjitha rajonet dhe provincat duke kërkuar metoda islame që forcojnë krijimin e qarqeve dhe institucioneve për afrim ndërsektar dhe përpjekje për ribashkim.
Ndërsa të tjerët iu drejtuan Al-Azharit, fenerit të shkencës dhe diturisë së Ehli Sunetit, takuan ulematë e tyre dhe debatuan me ta në mënyrën më të bukur. Ata punuan për të eliminuar zilinë dhe ligësinë, siç bëri Sejid Sherefuddin Musavi në kontaktet e tij me Selimuddin Besherin. Rezultati i atyre takimeve dhe korrespondencës ishte lindja e një libri të vlefshëm të quajtur Al-Muraxheat, i cili luajti një rol të madh në afrimin e pikëpamjeve të muslimanëve. Në këtë mënyrë, përpjekja e ulemave shia u kurorëzua me sukses në Egjipt, kështu që Mahmud Sheltut, myftiu egjiptian në atë kohë, nxori një fetva për lejimin e pasimit të medhhebit shia Xhaferi. Kështu që fikhu i shiave Xhaferi gjithashtu filloi të studiohej në El-Azhar.
Shiat, e veçmas ulemaja e tyre, u përpoqën për t'i bërë të njohur Imamët e Ehli Bejtit dhe definimin e tyre, përkatësisht medhebin Xhaferi, i cili mishëron Islamin me të gjitha kuptimet e tij. Mbi këtë çështje ata kanë shkruar shumë libra, organizuan seminare të shumta, e sidomos pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, në Teheran u organizuan shumë konferenca në emër të unitetit islam, dhe në emër të afrimit mes medhhebeve. Të gjitha këto ishin thirrje të sinqerta për t'i dhënë fund urrejtjes dhe zilisë dhe për të inkurajuar frymën e vëllazërisë islame dhe respektin e ndërsjellë midis muslimanëve.
Çdo vit, Konferenca e Unitetit Islamik fton ulematë dhe intelektualë shia dhe suni. Për një javë, ata jetojnë nën hijen e vëllazërisë së sinqertë, pinë së bashku, falen, luten, shkëmbejnë mendime dhe ide, marrin dhe i japin njëri - tjetrit.
Nëse këto konferenca është arritur të fitojnë zemrat dhe të vendosin mirëbesim për t'i afruar muslimanët me njëri-tjetrin, për t'u njohur me njëri-, duke mënjanuar zilinë dhe urrejtjen, andaj kjo e arritur nuk është pak, ngase është një mirësi e dobi e madhe, frutet e të cilave, dasht Allahu, do të dalin në pah pas një kohe.
Nëse hyni në një shtëpi të shiave, për të mos përmendur shtëpinë e një dijetari apo intelektuali shia, në të do të gjeni një bibliotekë, që përveç librave shia, përmban edhe shumë libra të Ehli Sunetit vel Xhematit, ndërsa nga ana tjetër, nuk është kështu me dijetarët e Ehli Sunetit, ngase te ata nuk do të gjeni ndonjë libër shiave, ose në raste të rralla.
Kjo është arsyeja pse ata nuk e dinë të vërtetën për shiat, ose dinë vetëm gënjeshtrat e shkruara nga armiqtë e tyre. Ndërsa në shumicën e rasteve do të shihni se njerëzit e zakonshëm e njohin historinë islame me gjithçka që përmbanë ajo, ndërsa disa i shënojnë dhe i festojnë ato.
Në anën tjetër, dijetari suni di shumë pak për historinë ndërsa ngjarjet e caktuara historike i konsideron fatkeqësi që nuk dëshiron t'i gërmojë, madje edhe duke bërë thirrje për t'i injoruar ato, ngase, sipas tij, hulumtimi dhe njohja e historisë sjell mendim të keq për selefët.
Meqenëse ai e ka bindur veten ose e ka bërë të tillë që të besoj në drejtësinë e të gjithë sahabëve dhe pastërtinë e tyre, ai nuk mund ta pranojë atë që historia ka shkruar për ta.
Për shkak të gjithë kësaj, ju shihni se ata nuk mund të durojnë diskutimin e bazuar në prova, kështu që ose i tilli ikën nga hulumtimi, meqë e di se është i humbur, ose ai vetë i kapërcen ndjenjat e tij duke u thelluar në hulumtim serioz, pastaj rebelohet kundër të gjithë asaj që ka besuar deri më parë dhe fillon të pasoj Ehli Bejtin e Pejgamberit të Zgjedhur, s.a.v.a.
Në fakt shiat janë njerëzit e Sunetit, sepse Imami i tyre i parë pas Profetit, Ali ibn Ebi Talib, jetoi dhe u frymëzua me Sunetin e Profetit. Shikojeni kur erdhën tek ai për t'i dhënë besën, por me kusht që të gjykojë sipas Sunetit të dy pararendësve (Ebu Bekrit dhe Omerit), ai thotë: "Unë do të gjykoj vetëm sipas librit të Allahu dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij!" Aliu nuk do pranonte të bëhej kalif në dëmë të Sunetit të Profetit duke thënë:
"Kalifati yt për mua është si teshtima e dhisë, përveç nëse ai mbështetet në një nga dispozitat e Allahut."
Ndërsa djali i tij, Imam Husejni, në një thënie të famshme që jehon gjatë gjithë kohës, porositë:
"Nëse feja e Muhamedit mund të vendoset vetëm duke më vrarë mua, atëherë, o shpatë, më merr!"
Për shkak të kësaj, Shiat sillen me vëllezërit e tyre nga Ehli Suneti vel Xhemati me butësi dhe mirësi, dhe u dëshirojnë atyre udhëzim dhe sukses, sepse çmimi i udhëzimit për ta, sipas traditës sahih, është më e mirë se bota dhe ajo që ka në të. Kur e dërgoi për të pushtuar Hajberin, Profeti, s.a.v.a., i tha Imam Aliut:
“Lufto kundër tyre derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Zotit! E kur ta thonë këtë, gjaku dhe pasuria e tyre janë të mbrojtura prej teje ndërsa do të japin llogari para Allahut. Që Allahu të udhëzojë një njeri përmes teje është më mirë për ty sesa ajo mbi të cilën lind dielli, ose sesa të kesh bagëtinë më të mirë."
(Sahih Muslim 7/122, kitabul fadaili, babu fadaili Aliji ibn Ebi Talib.)
Ashtu sikur që shqetësimi i vetëm i Ali ibn Ebi Talib ishte që t'i udhëzonte njerëzit dhe t'i kthente ata në Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit të Tij, s.a.v.a., sikur që edhe sot, shqetësimi i vetëm i shiave është të refuzojnë të gjitha akuzat dhe gënjeshtrat dhe t'i njohin vëllezërit e tyre nga Ehli Suneti me të vërtetën për Ehli Bejtin dhe kështu t'i udhëzojnë ata në rrugën e drejtë e të përbashkët.
“Në tregimet rreth tyre ka një mësim për ata që janë të frymëzuar me arsye. Kur'ani nuk është një fjalim i trilluar, ai pranon se librat e vërtetë janë shpallur para tij dhe shpjegon çdo gjë dhe është udhërrëfyes dhe gëzim për njerëzit që besojnë." Jusuf, 111