Ehli sunneti dhe shkatërrimi i sunetit

 

 

 

Në këtë kapitull, dua të shpjegoj një gjë shumë të rëndësishme teksa për hulumtuesin është e nevojshme që ta shqyrtojë këtë, në mënyrë që të zbulojë, pa asnjë dyshim, se ata që e quajnë veten Ehli Sunet vel Xhemat, në fakt, kanë një qëndrim specifik ndaj Sunetit të Profetit, të cilin do ta shpalosim.

E kjo për shkak se ata, ose thënë ndryshe, paraardhësit e tyre nga sahabët dhe Hulefai Rashidinët, kanë mbajtur qëndrim negativ ndaj Sunetit të Pejgamberit deri në atë shkallë saqë dogjën dhe e ndaluan shënimet apo transmetimet e hadithit, ndërkohë që për ta pikërisht këta janë ata të cilët ndiqen dhe me dashurinë për ta përpiqen t'i afrohen Allahut.

Përveç asaj që kemi shpjeguar më parë, është e nevojshme që të hiqen perdet nga ky komplot i rrezikshëm që u bë kundër Sunetit të pastër të Profetit për të parandaluar përhapjen e tij dhe për ta shkatërruar plotësisht atë në bërthamë. Dhe në të njëjtën kohë, ata kërkuan të zëvendësojnë dispozitat profetike me ixhtihadin e tyre dhe mendimet dhe interpretimet e sahabëve.

 

Sundimtarët e parë punuan në:

 

I: Për shpikjen e haditheve të rreme që mbështesin medhhebin dhe qëndrimin e tyre në lidhje me ndalimin e shkrimit të Sunetit dhe haditheve të Profetit.

Ja se si Imam Muslimi në Sahihun e tij shënon nga Haddab ibn Halid Ezdiji nga Hemami, ky nga Zejd ibn Eslam, ky nga Ataa ibn Jesar, ky nga Ebu Seid Hudri, se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., ka thënë:

“Mos shkruani asgjë nga unë. Kush shkruan diçka nga unë, përveç Kuranit, le ta fshijë atë. Por nuk ka ndonjë pengesë të transmetoni nga unë ato që them..."

(Sahih Muslim, 8/229, kitabu-z-zuhd verrekaik, babu-t-tesebbut fil hadith ve hukmu kitabatil ilmi.)

Qëllimi i trillimit të këtij hadithi është të arsyetojë veprimet e Ebu Bekrit dhe Omerit kundër haditheve të Profetit, që disa sahabe i mblodhën dhe i shkruan. Ky hadith u shpik shumë kohë pas kalifatit të hulefai ashidinëve dhe ata që e bënë këtë harruan dhe neglizhuan sa vijon:

a) Nëse ky hadith do të ishte thënë nga Profeti, s.a.v.a., sahabët do t'i bindeshin urdhrit të tij dhe do ta fshinin atë përpara se Ebu Bekri dhe Omeri të merrnin pushtetin dhe të digjnin hadithet që ishin shkruar shumë vite pas Pejgamberit, s.a.v.a.

b) Nëse ky hadith do të ishte i besueshëm, Ebu Bekri do ta kishte përmendur atë si dëshmi, gjë që do ta kishte bërë edhe Omeri për të justifikuar ndalimin e tyre për të shkruar hadithe dhe shkatërrimin e tyre. Me këtë do të justifikoheshin edhe ashabët duke thënë i kishin shkruar ato ose nga injoranca ose nga harresa.

c) Nëse ky hadith do të ishte autentik, atëherë do të kishte qenë detyrë e Ebu Bekrit dhe Omerit që t'i shkatërronin hadithet plotësisht (siç tha Profeti), e jo t'i digjnin.

d) Nëse ky hadith do të ishte i vërtetë, atëherë muslimanët nga kalifati i Omer ibn Abdullazizit e deri më sot do të ishin mëkatarë, sepse ata e kundërshtuan urdhrin e Pejgamberit, në krye me Omer ibn Abdullazizin, i cili i urdhëroi dijetarët në kohën e tij të mbledhin dhe t'i shkruajnë hadithet. Kurse Buhariu dhe Muslimi fillimisht e shkruajnë këtë hadith, sepse e konsiderojnë sahih - hadith të besueshëm, e pastaj gabojnë dhe bëhen të pabindur, ngase regjistrojnë edhe mijëra hadithe të tjera nga Pejgamberi, s.a.v.a.

e) Dhe së fundi, nëse ky hadith do të ishte i saktë dhe i besueshëm, këtë nuk do ta kishte harruar dera e qytetit të dijes, Ali ibn Ebi Talibi, sepse ai i mblodhi hadithet e Profetit në faqet 70 arshinë të gjata në përmbledhjen e quajtur atë El-Xhamiatu (më vonë ne do të flasim për këtë).

 

 

E dyta: Sunduesit Emevitë punuan edhe për të treguar se Profeti i Zotit, s.a.v.a., nuk ishte masum (i pagabueshëm), por se ai, si njerëzit e tjerë, herë gabonte e herë bënte gjënë e duhur. Për këtë ka shumë hadithe. Qëllimi i këtyre haditheve është të vërtetojnë se Pejgamberi, s.a.v.a., e ka përdorur shumë ixhtihadin sipas gjykimit të tij dhe se ka bërë shumë gabime, të cilat disa sahabë i kanë përdorur për ta korrigjuar atë. Kjo diskutohet në rreth rreth pjalmimit të palmave dhe publikimit të ajetit për hixhabin, istigfarit për hipokritët, pranimin e shpërblimit nga robërit në Bedër dhe shumë të tjera, që Ehli Suneti vel Xhemati i kanë regjistruar në Sahihët e tyre dhe se ata besojnë se kto ishin veprime e sjellje të bartësistë të Dërgesës (salavatet më të bukura dhe përshëndetjet më të pastra qofshin për të dhe familjen e tij!).

Ndërsa ne i themi Ehli Sunet vel Xhematit:

Nëse kështu i besoni të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., atëherë si mund të bëni thirrje për respektimin e sunetit të tij, kur suneti i tij me ju dhe paraardhësit tuaj është plot gabime, d.m.th. nuk ruhet nga mëkati, dhe jo vetëm kaq, por për të nuk dihet ngase nuk është regjistruar?

(Meqë regjistrimi i Sunetit të Profetit filloi vetëm në kohën e kalifit, Omer ibn Abdulazizit ose pas tij. Ndërsa kalifët dhe sundimtarët para tij dogjën shkrimin e haditheve dhe dhe ndaluan transmetimin e tyre).

Na takon neve t'u përgjigjemi këtyre gënjeshtrave tuaja dhe t'i hedhim poshtë ato nga librat dhe sahihët tuaj.

(Është e çuditshme që Ehli Suneti transmetojnë shumë hadithe që i kundërshtojnë ato në të njëjtin libër. Teksa edhe më e çuditshme është që ata punojnë sipas asaj që është e pavërtetë dhe e lënë sunetin autentik.)

Ja një shembull: Imam Buhariu në Sahihun e tij, në librin e diturisë, kapitullin mbi regjistrimin e diturisë, shënon nga Ebu Hurejra se ka thënë:

“Asnjë nga shokët e Pejgamberit a.s nuk i ka transmetuar hadithet e tij më shumë se unë, përveç Abdullah ibn Amrit i cili i shkruante ato, ndërsa unë nuk i kam shkruar”.

(Sahih Buhari, 1/36, babu kitabatil-ilm.)

Nga ky hadith mësojmë se ka pasur shokë të Pejgamberit s.a.v.a.., të cilët kanë shkruar hadithe prej tij. Epo, nëse Ebu Hurejra ka transmetuar më shumë se 6.000 (gjashtë mijë) hadithe nga Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij, Abdullah ibn Amr ibn As ka shkruar më shumë se 6.000 hadithe të Profetit. Dhe për këtë arsye Ebu Hurejra pranon se Abdullah ibn Amri ka transmetuar më shumë hadithe se ai, sepse ai i ka regjistruar duke i shënuar ato. Mirëpo, nuk ka dyshim se ka pasur edhe shumë sahabë të tjerë që kanë shkruar hadithe nga Profeti, por Ebu Hurejra nuk i përmend, ngase nuk dihej se ata kishin transmetuar shumë prej haditheve të Profetit. Krahas këtyre, shtojmë edhe Imam Ali ibn Ebi Talibin, i cili foli nga minberi hadithet që i kishte mbledhur në El-Xhami. Këtu ai mblodhi të gjitha hadithet e Pejgamberit që u nevojiten njerëzve, dhe ato u trashëguan nga Imamët e Ehli Bejtitit, paqja qoftë mbi ta, dhe ata transmetuan shumë prej tyre.

Imam Xhafer Sadiku thotë:

“Ne kemi një libër, gjatësia e të cilit është 70 arshinë, të diktuar nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., dhe të shkruar nga Aliu me dorën e tij. Dhe nuk ka asgjë nga hallalli, as harami, as ndonjë gjë tjetër që u nevojitet njerëzve, e cila nuk është në të, madje edhe kompensimi për një gërvishtje”.

(Usulul Kafi, 1/239; Besairu-d-derejat, fq. 143.)

Vetë Buhariu, në disa prej kapitujve të Sahihut të tij iu referua këtij libri, që gjendej te Aliu, por, siç jemi mësuar nga Buhariu, ai gjymtoi shumë nga veçoritë dhe përmbajtjen e tij. Në kapitullin mbi diturinë e shkrimit, Buhariu shënon:

Nga Shabiu prej Ebu Xhuhejfe se ai tha: “E pyeta Aliun a keni ju ndonjë libër?” Ai u përgjigj: “Jo, përveç librit të Allahut ose të kuptuarit që i është dhënë muslimanit ose asaj që është në këtë libër.” Ai tha: Unë thashë: E çfarë ka në atë libër? Ai u përgjigj: Arsyeja, lirimi i robërve dhe që muslimani nuk guxon të vritet nga një mohues”.

(Sahih Buhariu, 1/36)

Në një kapitull tjetër, Buhariu shënon:

"Nga Enesi pre Ibrahim Tejmiut, nga babai i tij se Aliu ka thënë: "Nuk ka asgjë tek ne përveç Librit të Allahut dhe këtij libri."

 (El-Xhamia) nga Pejgamberi, s.a.v.a.” (Sahih Buhari, 2/221).

Në një vend tjetër tjetër Buhariu transmeton:

“Nga Ibrahim Tejmiu prej nga babai të tij se ka thënë: “ Aliu na mbajti një fjalim në të cilin tha: “Ne nuk kemi asnjë libër që të lexojmë përveç librit të Allahut dhe asaj që është në këtë libër (nënkupton El-Xhami). 'a)"

 (Sahih Buhari, 4/67; Sahih Muslim, 4/115)

Në kapitullin e dytë të Sahihut të tij, Buhariu shënon:

“Aliu, r.a., thotë: “Nga Pejgamberi s.a.v.s., ne kemi shkruar vetëm Kur’anin dhe atë që gjendet në këtë libër (ka për qëllim El-Xhamia)."

 (Sahih Buhariu, 4/69)

Diku tjetër, Buhariu në Sahihun e tij shënon:

“Nga Ibrahim Tejmiu, prej babait të tij, se ka thënë: “Aliu, r.a., po na mbante një fjalim nga minberi, ndërsa mbi të ishte një këllëf shpate me një librë të varur në të, duke na thënë: "Pasha Allahun, ne nuk kemi asnjë libër të cilin e lexojmë, përveç librit të Allahut dhe asaj që është në këtë libër."

(Sahih Buhariu, 8/144)

Buhariu nuk transmeton faktin se Imam Xhafer Sadiku ka thënë se ky libër quhet El-Xhamia, ngase përmban gjithçka që thotë për hallallin dhe haramin, dhe gjithçka që u nevojitet njerëzve, madje edhe kompensimin për një gërvishtje. Dhe se të gjitha këto u diktuan nga i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., ndërsa Aliu i shkroi ato me dorën e tij. Mirëpo Buhariu në një rast e redukoi përmbajtjen e tij vetëm në arsyen, lirimin e të burgosurve dhe çfarë ndodh kur një musliman vritet nga një mohues, ndërsas në rastin tjetër: Aliu publikoi përmbajtne e tij, ndërsa Buhariu na thotë se në të flitej për dhëmbët e devesë, për qytetin dhe haramin... për sigurinë e muslimanëve... për atë që sundon njerëzit pa lejen e eprorit...

Ky është falsifikim dhe errësim i fakteve të vërteta, e se nuk është kështu, a është normale atëherë që Aliu t'i shkruan këto katër fjali dhe pastaj ta varte librin në këllëfin e shpatës dhe të mos ndahet prej tij kur mbante fjalim nga minberi, kështu që ai e bën këtë libër burimin e dytë pas librit të Allahut, andaj u thotë njerëzve: Nga Pejgamberi kemi shkruar vetëm librin e Allahut dhe çfarë ka në këtë libër?!

A ishte mbamendja e Ebu Hurejres më e zhvilluar se ajo e Aliut, ngaqë Ebu Hurejra mësoi përmendësh mijëra hadithe nga Profeti, por nuk i shkroi ato?!

Çudi, pasha Allahun, është shumë e çuditshme që ata pranojnë 100.000 hadithe nga Ebu Hurejra, i cili ishte me Pejgamberin për vetëm tre vjet dhe nuk dinte as të shkruante e as të lexonte, ndërsa nga ana tjetër ata e konsiderojnë Aliun se është porta në qytetin e diturisë, nga i cili mësonin shokët e tjerë. Ata pranojnë librin në të cilin ka vetëm katër hadithe nga Aliu, nga ai që nuk u nda nga Profeti gjatë gjithë jetës së tij, dhe i cili më vonë gjatë kalifatit të tij, mban një libër të varur në këllëfin e shpatës dhe kështu ngjitet në minber?!

Të mëdha janë fjalët që dalin nga gojët e tyre, e që janë vetëm gënjeshtra.

Për të arsyeshmit dhe studiuesit mjafton ajo që shënon Buhariu, kur thotë se në këtë libër gjendet arsyeja arsyen, ndaj kjo është dëshmi se në El-Xhamia ka shumë çështje që lidhen me arsyen dhe mendimin islam.

Ne nuk duam të paraqesim dëshmi për atë që është në këtë libër, ndërkohë që banorët e Mekës i njohin më mirë njerëzit e tyre, ndërsa Ehli bejti e di më së miri se çfarë ka atë libër. Thonë se përmban gjithçka që u nevojitet njerëzve, mbi hallallin dhe haramin, madje edhe kompensim për një gërvishtje.

Ajo që duam të theksojmë këtu është se sahabët i kanë shkruar hadithet e Profetit s.a.v.a. , gjë që dëshmohet nga ajo që thotë Ebu Hurejre se Abdullah ibn Amri shkroi hadithet e Profetit, s.a.v.a. dhe nga ajo që thotë Ali ibn Ebi Talibi:

"Nga i Dërguari i Zotit ne kemi shkruar vetëm Kur'anin dhe atë që është në këtë libër", shënuar nga Buhariu, janë dëshmi e pakundërshtueshme se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., nuk e ka ndaluar shkrimin e haditheve të tij. Përkundrazi, ai urdhëroi që ato të shkruheshin. Kurse hadithi i shënuar nga Muslimi në Sahihun e tij: “Mos shkruani prej meje, e kush shkruan prej meje le ta shlyej atë.” është i rremë dhe është trilluar nga ndihmësit e sundimtarit për të mbështetur dhe justifikuar atë që bënë Ebu Bekri, Omeri dhe Osmani, kur dogjën hadithet e Profetit dhe ndaluan shkrimin dhe përhapjen e tyre.

Ajo që na bën edhe më të bindur se Pejgamberi i Allahut, s.a.v.a., nuk e ka ndaluar shkrimin e haditheve të tij, por përkundrazi, e ka urdhëruar atë, është ajo që Imam Aliu, njeriu më i afërt i Profetit s.a.v.a.. ka thënë: “Nga ai, s.a.v.a., kemi shkruar vetëm Kur’anin dhe atë që gjendet në këtë libër.”, ndëra këtë transmetim e konsideron autentik edhe Buhariu.

Nëse i shtojmë kësaj se Imam Xhafer Sadiku ka thënë se El-Xhamia është diktuar nga Profeti dhe Aliu e ka shkruar me dorën e tij, kuptojmë se Profeti e ka urdhëruar Aliun të shkruajë. Lexues i dashur, për të shmangur çdo dyshim dhe për vëmendjen tuaj do të them edhe këtë. Hakimi në Mustedrekun e tij, Ebu Davudi në Sahih, Imam Ahmedi në Musned dhe Darima në Sunenin e tij, për të gjithë këta shënojnë një hadith shumë të rëndësishëm lidhur me Abdullah ibn Amrin, si person të cilin e përmend Ebu Hurejre dhe për të cilin thotë se ka shkruar hadithet nga Profeti, s.a.v.a.:

“Abdullah ibn Amr thotë: “Unë shënoja gjithçka që dëgjoja nga i Dërguari i Zotit, por kurejshët e ndaluan këtë duke thënë: “Ti shkruan çdo gjë që dëgjon nga i Dërguari i Zotit, ndërsa ai është një njeri që flet edhe kur është i zemëruar dhe kur është i lumtur?'' Abdullahu thotë: Unë ndërpreva së shkruari dhe këtë ia përmenda të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ai bëri me gisht drejt gojës së tij dhe tha:

"Shkruaj, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, prej saj del vetëm e vërteta!"

(Mustedrekul Hakim, l/l05; Sunen Ebi Davud, 2/126, Sunenu Darimi, 1/125; Musned Imam Ahmed, 2/162)

Në këtë hadith mund të vërejmë se Abdullah ibn Amri shkroi gjithçka që kishte dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.a.. Ndalimi erdhi nga kurejshët. Abdullahu nuk i përmend emrat e atyre që e ndaluan shkrimin e haditheve, sepse në ndalimin e tyre kritikat i drejtoheshin të Dërguarit të Zotit, kështu që nuk e qartësoi deri në fund atë që tha, duke u mjaftuar vetëm me atë se shkrimin e haditheve e ndaluan kurejshitë. Me Kurejshët ai nënkuptonte prijësit dhe të parët  e tyre, përkatësisht: Ebu Bekrin, Omerin, Uthmanin, Abdurahman ibn Auf, Ebu Ubejde, Talha, Zubejrin dhe të gjithë ata që ndoqën mendimin e tyre.

Gjithashtu, vërejmë se ata e shqiptuan ndalimin e tyre gjatë jetës së Profetit, gjë që vërteton thellësinë e komplotit dhe rrezikun që kishte ai.

Nëse nuk do të ishte kështu, pse vendosën ta ndalonin Abdullahun nga shkrimi i hadithit, pa u konsultuar më parë me vetë Pejgamberin, s.a.v.a.

Gjithashtu, nga fjalët e tyre: "I Dërguari i Zotit është thjesht një njeri i zakonshëm, ai flet edhe kur është i zemëruar edhe kur është i lumtur.", kuptohet se besimi i tyre në Profetin, s.a.v.a., ishte deri në atë masë i gabueshëm aq sa ata kishin dyshime te ai, duke pretenduar se Profeti   gënjente se nuk gjykon drejtë, veçmas kur është i zemëruar. Kur Abdullah ibn Amri ia përmendi Pejgamberit a.s. këtë ndalim të kurejshitëve, ai i tha: “Shkruaj, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se prej saj del vetëm e vërteta! “, duke drejtuar gishin nga goja e tij. Si një tjetër dëshmi se Profeti, s.a.v.a., e dinte për dyshimet e tyre në drejtësinë e tij, duke i mveshur atij gabime dhe gënjeshtra, andaj ai betohet në Allahun se vetëm e vërteta del nga goja e tij. Ky është interpretimi i saktë i fjalëve të Allahut të Madhëruar:

“Ai nuk flet sipas dëshirës së tij, është vetëm shpallje që i zbulohet.” Nexhm, 3-4.

Ne pretendojmë se ai, s.a.v.a., është i pastër nga mëkati dhe gënjshtra, dhe për këtë arsye deklarojmë kategorikisht se të gjitha hadithet dhe traditat e trilluara në kohën e sundimtarëve emevi, nga të cilat del se Profeti nuk është masum, nuk janë të vërteta, e as të besueshme. Po kështu, nga hadithi i përmendur, kuptojmë se ata kishin një ndikim të madh te Abdullah ibn Amri, sepse ai e ndërpreu shkrimin e haditheve kur ia ndaluan një gjë të tillë dhe që ai vetë e tha qartë: "Andaj, ndalova me shënimin e haditheve". Ai kështu veproi deri sa derisa i erdhi rasti që i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., të ndërhynte për të larguar dyshimet në pastërtinë dhe drejtësinë e tij, të cilat po shtoheshin dita ditës. Disa dyshime do të paraqiteshin madje edhe në praninë e tij, si kur i thanë qartë: " Vërtet, a je ti i Dërguari i Zotit?"

 (Kjo është ajo që tha Umer ibn Hatabi kur u bë paqja në Hudejbijes, transmetuar nga Buhariu 2/122)

ose:

“Ti je ai që mendon se je i dërgua”.

 (Këtë ia ka thënë Profetit, s.a.v.a., Ajsheja, e bija e Ebu Bekrit. Ihjau ulumi-d-din, Gazali, 2/29)

ose:

“Pasha Allahun, me këtë betim ai nuk e kishte për qëllim fytyrën e Allahut ”.

(Këtë ia tha Pejgamberit, s.a.v.a. një sahab, transmetuar nga Buhariu, 4/47 Sahih Buhari, 6/24 dhe 6/128)

Ose siç ishin fjalët e Aishes drejtuar Profetit, s.a.v.a.:

"Zoti yt nxiton t'i plotësojë dëshirat tuaja."

 (Sahih Buhariu, 6/24 dhe 6/128)

Fjalët e saj për të këtu i referohen të gjitha atyre shprehjeve që flasin për dyshimin e tyre në pagabueshmërinë e tij dhe për besimin e tyre se ai është njeri që gabon, i padrejtë dhe gënjeshtar. Allahu na ruajtë nga pretendime të tilla!

Por ai, s.a.v.a., që kishte edukatën më të bukur, që ishte i butë dhe i mëshirshëm, i largoi ato dyshime, kështu që në një rast tha: “Unë jam vetëm një rob që urdhërohet”. Një herë tjetër tha: “Unë jam më i devotshmi ndaj Allahut dhe më i ndërgjegjshmi për Zotin.” Në rastin tjetër tha: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, prej saj del vetëm e vërteta!” Ndërsa shpesh thoshte edhe këtë: “Allahu e mëshiroi vëllain tim Musain, ai ishte shumë më i shqetësuar se ky (duke menduar për veten e tij), por nuk e humbi durimin”.

Këto fjalë të shëmtuara, që ofendojnë pastërtinë e Profetit dhe hedhin dyshime mbi profetësinë e tij, nuk erdhën nga disa njerëz të braktisur apo hipokritë, por erdhën, për fat të keq, nga sahabët e mëdhenj dhe nga nëna e besimtarëve, nga ata që janë modeli më i bukur për Ehli Sunetin vel Xhematin. We la havle ve la kuvete ilia billahil Alijjil Azim!

Ajo që na bind gjithnjë e më shumë se transmetimi: “Mos shkruaj prej meje...” është e trilluar, e rreme dhe se Profeti s.a.v.a. këtë nuk e ka thënë fare, buron nga fakti se Ebu Bekri ka shkruar disa hadithe gjatë jetës së Profetit, s.a.v.a., dhe kur u bë Kalif, ai filloi t'i djegë ato për një arsye të njohur për të gjithë studiuesit.

Ja çfarë thotë vajza e tij Aishja: “Babai im mblodhi 500 hadithe nga i Dërguari i Zotit, pastaj filloi të lëkundet, ndaj thashë: “Është në dyshime për shkak të ndonjë ankese apo diçkaje që e kishte marrë vesh.”, kështu që kur zbardhi dita ai tha: “Bijë, më sill hadithet që ijanë te ti.” Kur ia solla, ai i dogji ato.” (Kenzul ummal, 5/237; Ibn Kasir, El-bidayat ue-nihajat; Zahebi, Tezkiretul. huffaz, 1/5)

Ndërsa Omer ibn Hatabi gjatë kalifatit të tij po mbante një fjalim, tha: "Kushdo që në shtëpinë e tij ka hadithe të shkruara, le t'i sjellë ato te unë që të shpreh mendimin tim." Ata menduan se ai donte t'i shikonte për t'i forcuar me diçka në të cilën nuk kishte mosmarrëveshje. Kur ia sollën, ai hodhi në zjarr secilin prej haditheve të Profetit të shkruara prej tyre”. (Et-tabakatul kubra, Ibn Saad, 5/188, Katib Baghdadi në Tekjidul ilma.)

Ai dërgoi një urdhër në të gjitha zonat: "Kush ka shkruar hadithe le t'i shkatërrojë!" (Xhamiu bejanil ilmi nga Ibn Abdulbiri)

Kjo është dëshmia më e madhe se të gjithë sahabët, pavarësisht nëse kanë jetuar në Medine apo në vise të tjera islame, kanë pasur me vete libra në të cilët kanë mbledhur hadithet e Pejgamberit a.s., dhe të cilat i kanë shkruar deri sa Profeti ishte në këtë botë. Të gjithë ato përmbledhje u dogjën. I pari e bëri Ebu Bekri, pastaj Umeri. Gjatë kalifatit të Omerit, u shkatërruan edje librat e mbetur të gjetur në provinca të ndryshme. (Shiko, Zoti të ruajtë, këtë vepër të shëmtuar kundër Sunetit të Profetit nga kalifët Ebu Bekri dhe Omeri, që është një humbje e madhe që nuk mund të peshohet dhe të cilën ia kanë shkaktuar Umetit Islam, i cili ka një nevojë të madhe për hadithet e Profetit për të kuptuar Kur'anin dhe urdhërat e Allahut. Dhe këto janë, me sa di unë, hadithe sahih, sepse i kanë shkruar direkt prej tij, pa ndërmjetës. Ndërsa hadithet që u mblodhën më vonë, janë kryesisht të trilluara, sepse u grumbulluan në kohën e fitnes dhe vrasjes së muslimanëve, dhe se ato u shkruan me urdhër të sundimtarëve, dhunuesve dhe kriminelëve.)

Për shkak të gjithë kësaj, nuk është e mundur që ne dhe asnjë njeri i arsyeshëm të besojmë se i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., e ka ndaluar shkrimin e haditheve, pasi ka parë se shumica e sahabëve kishin të përmbledhjet e tyre në të cilët shkruanin hadithe, veçanërisht librin El-Xhami nga i cili nuk ndahej Imam Aliu, gjatësia e të cilit ishte 70 arshina dhe të cilin e quajti El-xhamija, sepse përmbante gjithçka që i duhej njeriut.

Ndërsa qeveria dhe politika në pushtet i panë përfitimin e tyre në shkatërrimin e Sunetit dhe djegien e tij, ndërkohë që sahabët që i mbështetën ata kalifë zbatuan urdhrat e tyre dhe atë që sundimtarët kërkuan prej tyre, në mënyrë që ata dhe pasuesit e tyre, tabiinëve nuk u kishte asgjë tjetër përveç ixhtihadit sipas dëshirës, ose imitimit të sunetit të Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit, Muavijes, Jezidit, Mervan ibn Hakemit, Abdulmelik ibn Mervanit, Abdulmelik dhe të Sulejman ibn Abdulmelikut, derisa erdhi Umer ibn Abdullazizi, kështu që ai kërkoi nga Ebu Bekr Hazmiu që t'i shkruante hadithet e Profetit ose sunetin e tij ose transmetimet e Umer ibn Hattabit. (Muvetta, Imam Malik, 1/5)

Dhe në këtë shpërfaqje, që edhe në rrethanat që lejuan shkrimin e sunetit, pas kalimit të rreth njëqind viteve, shkatërrimit të tij dhe ndalimit të shkrimit, shohim një sundimtar të moderuar umajad, të cilin Ehli Suneti e rangoi në nivelin e njëjtë me Hulefai Rashidinët, duke urdhëruar të mblidhen suneti i Profetit të Zotit dhe suneti i Umer ibn Hattabit, sikur Omer ibn Hatabi të ishte bashkëpjesëmarrës i Muhamedit në misionin e tij.

Pse Omer ibn Abdullazizi nuk kërkoi nga imamët e Ehli-Bejtit, të cilët jetuan në kohën e tij, t'i jepnin një kopje të sahihit El-Xhamia dhe pse nuk i ngarkoi ata që të mbledhin hadithet e Profetit, ngase ata i dinin më së miri hadithet e gjyshit të tyre?!

Studiuesit dhe kërkuesit e së vërtetës e dinë se cili është sekreti!

A mund të jetë dikush i kënaqur dhe i qetë me ato hadithe të mbledhura nga Ehli Sunet vel Xhemati nga Umajadët dhe ndihmësit e tyre, të cilët përfaqësonin kalifatin kurejsh, ndërkohë që ne e dimë se kush janë kurejshët dhe çfarë është besimi i tyre te i Dërguari i Zotit dhe te Suneti i tij i pastër?

Pas kësaj mbetet e qartë se pushteti sundues, gjatë shekujve të kalifatit, ka punuar dhe ka vepruar sipas ixhtihadit, analogjisë dhe marrëveshjeve të ndërsjellta.

Meqenëse qeveria e largoi Imam Aliun nga skena e jetës publike dhe e hodhi në harresë, ata nuk kishin fuqi mbi të që të ruanin atë që kishte shkruar gjatë jetës së Profetit dhe atë që i kishte diktuar vetë Profeti.

Dhe kështu Ali ibn Ebi Talibi e ruajti këtë sahif në të cilin ai mblodhi gjithçka që u nevojitet njerëzve, madje edhe kompensimi për një gërvishje. Dhe kur ai u bë lider i kalifatit, ai e varte atë në këllëfin e shpatës dhe ngjitej në minber me të për t'u folur njerëzve dhe për t'i njohur ata me kuptimin dhe përmbajtjen e tij.

Traditat në rang tevaturi të transmetuara nga Imamët e Ehli Bejtit, paqja qoftë mbi ta!, se ata e trashëguan këtë sahif, babai nga gjyshi, i madhi nga më i madhi dhe se nga ai sillnin fetva për çështjet që lindnin në kohën e tyre dhe ndjekësve të tyre.

Kjo është arsyeja pse Imam Xhafer Sadiku dhe Imam Rida por edhe Imamët e tjerë vazhdimisht përsërisnin: “Ne nuk u sjellim fetva njerëzve sipas mendimit tonë. Nëse do t'u sillnim njerëzve fetva sipas mendimit dhe dëshirave tona, do të shkatërroheshim. Por, këto janë gjurmë nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dituri e përcjellë nga i madhi tek më i riu dhe të cilat ne i ruajtëm siç ruan bota arin dhe argjendin”. (Mealimul Medresatei nga Allama Askeri, 2/302)

Ndërsa në një rast tjetër Imam Xhafer Sadiku thotë: “Hadithi im është hadithi i babait tim, hadithi i babait tim është hadithi i gjyshit tim, hadithi i gjyshit tim është hadithi i Husejnit, hadithi i Husejnit është hadithi i Hasanit, hadithi i Hasanit është hadithi i Komandantit të Besimtarëve, hadithi i tij është hadith i të Dërguarit të Zotit, dhe hadithi i të Dërguarit të Zotit janë fjalët e Allahut të Madhëruar”. (Usulul Kafi 1/53)

Dhe me gjitha këto hadithi mutevatir mbi thekalejnin: "Unë ju lë dy gjëra të vlefshme: librin e Allahut dhe pasardhësit e mi, nëse u përmbaheni atyre, nuk do të humbni kurrë pas meje". (Sahih Muslim, 5/122; Sahih Tirmizi, 5/637) , bëhet i vërtetë pas së cilës nuk ka asgjë tjetër përveç gabimit, ndërsa Suneti i Profetit bëhet i besueshëm dhe nuk ka asnjë mbrojtës tjetër, përveç Imamëve të pastër nga Familja e Pejgamberit të zgjedhur, s.a.v.a.

Po kështu, nga kjo mund të konkludohet se përkrahësit dhe pasuesit e Ehli Bejtit, të cilët i përmbahen pasardhësve dhe Familjes së pastër të Profetit, në fakt ata janë Ehli Suneti dhe se Ehli Suneti vel Xhemati, duke pretenduar për veten e tyre atë që nuk janë, e as pretendimet e tyre nuk mbështeten në prova dhe argumente.

Falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në këto dëshmi!