Ehli suneti vel xhemati dhe dashuria ndaj Ehli Bejtit

 

 

 

 

Askush nga muslimanët nuk dyshon se dashurinë për Ehli Bejtitin, paqja qoftë mbi ta, Allahu e ka bërë një shpërblim të muslimanëve për Pejgamberin, si mirënjohje për Shpalljen dhe Pejgamberinë e dërguar dhe për bekimet që ka në to, siç thuhet në Kur'an:

“Unë nuk po kërkoj nga ju shpërblim për këtë, përveç dashurisë për të afërmit.” Shura, 23

Ky ajet fisnik i obligon muslimanët që t'i duan pasardhësit e tij të pastër, përkatësisht: Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin, me dëshminë e më shumë se 30 burimeve të Ehli sunetit dhe xhematit.

[Shih librin tonë Me ata që janë të sinqertë]

Lidhur me këtë Imam Shafiu, në vargjet e tij të famshme, ka thënë për këtë:

“O Familja e të Dërguarit të Zotit, dashuria për ju është farz nga Allahu i shpallur në Kuran”.

Nëse Kurani flet për dashurinë ndaj tyre dhe i trajton atë si një urdhër të rreptë për të gjithë ata që kthehen kah Qabja, gjë që e pranon edhe Imam Shafiu, e nëse dashuria ndaj tyre është shpërblim për profetësinë e Muhamedit, për të cilën flet qartë ajeti kuranor, dhe nëse dashuria për ta është mjeti dhe mënyra për t'iu afruar Allahut të Madhëruar, atëherë ç'të themi për Ehli sunetin dhe xhematin që nuk i kushtojnë asnjë rëndësi Ehli Bejtit, sahabët?!

Na takon neve t'i pyesim Ehli suneti dhe xhematin dhe t'i ftojmë që të na sjellin së paku një ajet kuranor ose hadith të Profetit që i obligon muslimanët të duan Ebu Bekrin ose Omerin ose Osmanin ose ndonjërin prej sahabëve?!

[Sepse të gjithë nga Ehli Suneti i japin përparësi Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit ndaj Ali ibn Ebi Talibit, kështu që nëse Aliu është i pari i pasardhësve dhe më i miri i Ehli Bejtit pas Profetit, s.a.v.a., ndërsa për ehli sunetin, Ehli bejti vjen vetëm pas sahabëve, treshes së njohur si hulefau rashidini.]

Ata nuk kanë një shembull të tillë, ai nuk gjendet as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij. Përkundrazi, në Kuran ka shumë ajete që tregojnë pozitën e Ehli Bejtit dhe vlerën dhe epërsinë e tyre ndaj robërve të tjerë.

Edhe në Sunetin e Profetit s.a.v.a., ka shumë hadithe që i japin përparësi Ehli Bejtit ndaj muslimanëve të tjerë, ashtu siç i jepet përparësi prijësit mbi të udhëhequrit dhe të diturit ndaj injorantit.

Nga Kur'ani mjafton të përmendim ajetin meveddeti (që flet për dashurinë ndaj Ehli Bejtit) për të cilin po flasim aktualisht, ajetu-l-mubahele (në të cilën Profeti debaton me të krishterët dhe u thotë atyre që të thërrasin gratë dhe fëmijët e tyre dhe se ai do t'i thërrasë të tijtë), ajeti për sjelljen e salavateve për Profetin dhe familjen e tij, ajeti për tathir (ajeti për heqjen e papastërtisë nga Ehl-i Bejt), ajeti rreth velajetit (ajeti ku flitet se për mbrojtës duhet marrë Allahun, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë dhe japin zekatin derisa janë në ruku) dhe ajeti për istifa-n (ajeti në të cilin thuhet se Allahu u jep urtësi dhe njohuri për Librin vetëm robërve të tij të zgjedhur).

Nga Suneti i Pejgamberit na mjafton hadithi thekalejn, hadith sefinet (në të cilin thuhet se Ehli Bejti është një anije, kush futet në të shpëton dhe kush qëndron larg mbytet), hadith-l-menzileti (në të cilin Profeti s.a.v.a., i thotë Aliut se ai në raport me të është siç është Haruni në raport me Musain), mandej hadithi që flet për salavatin e plotë mbi Profetin (se salavati është i plotëvetëm kur krahas Profetit salavatet i dërgohen edhe Familjes së tij), një hadith në të cilin Profeti thotë se Ehli bejti i tij është si yjet, cilindo që të ndiqni do të shpëtoheni nga lajthitja, pastaj hadithi ku Profeti thotë se ai është qyteti i diturisë ndërsa Aliu është porta e atij qyteti dhe hadithit ku Profeti thotë se pas tij do të jenë 12 imamë dhe të gjithë do të jenë nga fisi kurejsh.

Ne nuk duam të flasim për faktin se një e treta e Sunetit të Profetit u shqiptua në mirënjohje dhe nderim të Ehli Bejtit dhe duke i drejtuar njerëzit drejt vlerave dhe cilësive të tyre, siç tha edhe Imam Ahmed ibn Hanbeli.

Si nga Kurani ashtu edhe nga Suneti, na mjafton ajo që kemi thënë nga sahihët e ehli sunetit dhe xhematit si dëshmi e epërsisë së Ehli Bejtit ndaj njerëzve të tjerë.

Pas një hulumtimi të shkurtër të besimit të ehli sunetit dhe xhematit nga librat dhe historisë së tyre kundrejt Ehli Bejtit, do të arrijmë në një përfundim të qartë se ata zgjodhën palën me disponim armiqësor ndaj Ehli Bejtit dhe se ata nxorrën shpatat në betejë kundër tyre duke gdjendur lapsat për të shkruar (shpifur) për të metat e tyre, ndërsa e gjithë kjo për të ngritur rëndësinë dhe domethënien e armiqve të tyre, të cilët luftuan kundër tyre.

Për këtë na duhet vetëm një provë që do të japë argumente të qarta. Tashmë kemi thënë se ehli suneti dhe xhemati nuk njihej me këtë emër deri në shekullin e dytë Hixhri, i cili u shfaq si një reagim ndaj shiave që e ndiqnin Ehli Bejtin në dispozitat e fikhut dhe përgjithësisht besimit të tyre. Ne zbulojmë se shiat kanë nxjerrë gjithçka nga Suneti i Profetit, i cili është transmetuar përmes Ehli Bejtit.

[Le të supozojmë se është ashtu siç ata mendojnë dhe thonë sot: Ne kemi përparësi dhe jemi më të afërt me Aliun dhe Ehli Bejtit se sa shiat, atëherë pse u larguan ulemaja e tyre dhe imamët e medhhebit nga fikhu i Ehli Bejtit, duke e braktisur e harruar atë në plotni?! Ndërkohë që ndjekin medhhebet që kanë trilluar dhe për të cilat Allahu nuk ka dhënë asnjë dëshmi. Allahu thotë: "Njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e ndoqën atë.", ndërsa sa i përket atyreve që nuk e ndoqën, ata nuk janë më të afërt me të, gjë që është e qartë.]

Përkundër faktit se Ehli Bejti e dinin më së miri Sunetin, sepse ata janë pasardhës të Profetit të zgjedhur dhe të Familjes së tij, pavarësisht se askush nuk i ka kaluar ata as në dituri e as me vepra dhe se ata e kanë udhëhequr Umetin për tre shekuj, shpirtërisht dhe fetarisht përmes Imamatit edhe atë përmes personalitetit të dymbëdhjetë imamëve, të cilët nuk dallonin nga njëri -tjetri në asnjë çështje, gjejmë se ehli suneti dhe xhemati e nxjerrin fikhun dhe besimet e tyre nga katër medhhebe që dolën vetëm në shekullin e tretë të hixhretit. Imamët e këtyre katër medhhebeve nuk pajtohen për asnjë çështje, secili ka mendimet dhe provat e veta. Përkundër gjithë kësaj, ata e refuzuan Ehli Bejtin dhe mbajtën qëndrim armiqësor ndaj tyre ndërsa luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë kundër të gjithë atyre që i pasojnë.

Nëse duam ndonjë provë tjetër, na mbetet të analizojmë qëndrimin e ehli sunetit dhe xhematit ndaj kujtimit të Ashures, ditës kur u shkatërrua një nga shtyllat e Islamit nga vrasja princit të të rinjëve në xhenet Xhenet - nga pasardhësit e pastër të Pejgamberit dhe elitës së zgjedhur nga shokët e tij.

Vërejmë se ata kultivojnë një formë të caktuar të kënaqësisë ndaj vrasësve të Husejnit duke u gëzuar për fatkeqësinë e tjetrit. Nuk është e çuditshme prej tyre, sepse vrasësit e Imam Huseinit janë të gjithë nga Ehli suneti dhe xhemati. Mjafton të dihet se komandanti i ushtrisë që Ibn Zijadi përgatiti për të vrarë Husejnin ishte Omer ibn Saad ibn Ebi Vekas. Ehli suneti dhe xhemati është i kënaqur me të gjithë sahabët, duke përfshirë edhe atë që e vrau Imam Huseinin dhe që ishte bashkëpunëtor. Ata i konsiderojnë hadithet e tyre të besueshme, dhe në mesin e tyre ka nga ata që e konsiderojnë Imam Huseinin një harixhi sepse ai u rebelua kundër emirul mu'minin, Jezid ibn Muavijes!!!

Tashmë kemi folur për faktin se fakihu i madh i Ehli sunetit dhe xhematit Abdullah ibn Omeri iu betua Jezid ibn Muavijes dhe ua ndaloi ndjekësve të tij të rebelohen kundër tij, duke thënë: “Ne jemi me atë që fiton."

Ne shohim se Ehli suneti dhe xhemati gjatë historisë, nga dita e ngjarjes në Qerbela e deri në ditët tona, e festuan këtë ditë të Ashures dhe e bënë atë një ditë të bekuar kur e pastronin pasurinë e tyre me zekat dhe kur u jepnin dhurata familjeve të tyre, ndërsa në transmetimet e tyre këtë ditë e konsiderojnë ditë bekimi dhe hiri.

Dhe kjo nuk u mjafton atyre, por i sheh duke i kundërshtuar shiat dhe duke i gyjkuar për të qarat e tyre për Huseinin, ndërsa në disa vende islame i ndalojnë të mbajnë takime ku kujtojnë ngjarjet e Qerbelasë, i sulmojnë me armë, i rrahin dhe i vrasin me pretekstin e luftës kundër bidateve.

Në fakt, ata nuk po luftojnë kundër bidateve aq sa po përfaqësojnë sundimtarët Omajad dhe Abasid, të cilët u përpoqën me të gjitha forcat të shkatërrojnë kujtimin e Ashures, kështu që çështja erdhi deri në atë pikë sa ata gërmuan varrin e Huseinit dhe i ndaluan njerëzit të vizitoni atë. Ata duan të eliminojnë ringjalljen e kësaj kujtese nga frika se bota dhe ata që nuk e njohin thelbin e Ehli bejtit do të mësojnë të vetmen të vërtetë dhe në këtë mënyrë do të dilte sheshit turpi i udhëheqësve dhe njerëzve të mëdhenj të tyre, ndërsa bota do të dijë të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, besimtarët nga mëkatarët.

Edhe për herë të dytë na bhet e ditur se shiat janë ndjekësit  e vërtetë të Sunetit të Pejgamberit, sepse ata ndoqën sunetin e Profetit, s.a.v.a., madje edhe në pikëllim dhe të qarat për Ebu Abdullah Huseinin, dhe se sipas transmetimeve të konfirmuara thuhet se Profeti, s.a.v.a., qau për nipin e tij Husejni kur Xhibrili e informoi se si do të vritej në Qerbela, dhe kjo ishte 50 vjet para ngjarjes së vërtetë.

Është treguar se Ehli suneti dhe xhemati feston ditën e Ashures, sepse ata ndjekin Sunetin e Jezid ibn Muavijes dhe Omajadëve të cilët festuan atë ditë, sepse ata mundën Huseinin dhe shtypën rebelimin e tij që kërcënoi mbijetesën e tyre dhe se, sipas tyre, kështu u pre rrënja e rebelimit.

Historia na tregon se Jezidi dhe Omajadët e festuan këtë ditë dhe përgatitën festime të mëdha ndërsa kur ua sollën kokën e Huseinit dhe robërit nga Ehli-bejti, ata u gëzuan shumë. Ata u gëzuan për fitoren dhe folën me antipati për të Dërguarin e Zotit dhe kënduan vargje për të.

Disa ulema nga Ehli suneti dhe xhemati u vunë në shërbim të tyre dhe trilluan një hadith për vlerën e asaj dite, dhe se Ashura është dita në të cilën Allahu e pranoi pendimin e Ademit, dita në të cilën Arka e Nuhut u ndal në malin Xhudij, dita në të cilën zjarri u bë i ftohtë dhe shpëtimtar për Ibrahimin, se ajo është dita në të cilën Jusufi doli nga burgu dhe babait të tij Jakubit iu kthye shikimi, se është dita në të cilën Musai e mundi Faraonin dhe se ajo është dita në të cilën nga qielli zbriti sofra e Isaut.

Të gjitha këto tradita përsëriten nga ulematë dhe imamët e Ehli sunetit dhe xhematit, deri deri në ditët tona sa herë që vjen dita e Ashuras. Por të gjitha këto tradita janë shpikur nga dexhallët që veshin rrobat e ulemave dhe përpiqen t'u afrohen pushtetarëve me të gjitha mjetet e mundshme. Ata shesin ahiretin e tyre për jetën e tyre të kësaj bote, por tregtia e tyre nuk ka dobi ndërsa në Ditën e Gjykimit do të jenë të humbur. 

Në të vërtetë, ata e tepruan gënjeshtrën kur thanë se dita kur Pejgamberi a.s. e bëri hixhretin në Medine, përkoi me ditën e Ashures, ndërkohë e vërteta ishte se se çifutët e Medinës ishin duke agjëruar atë ditë, andaj u pyetën arsyen dhe ata u përgjigjën se agjërimi i tyre përkonte me ditën në të cilën Musai e mundi Faraonin. Profeti i tha: "Ne jemi më afër Musait se ju". Mandej Pejgamberi, s.a.v.a., i urdhëroi muslimanët që të agjërojnë ditën e dhjetë dhe të nëntë të Muharremit, në mënyrë që të dallohen nga çifutët.

Kjo është një gënjeshtër e turpshme, sepse hebrenjtë jetojnë me ne dhe ne nuk kemi dëgjuar diçka të tillë prej tyre për ndonjë festë në të cilën ata agjërojnë dhe e quajnë atë Ashura. 

A mund ta pyesim Zotin e Madhërishëm: Si është e mundur që Ai e bëri këtë ditë të bekuar për të gjithë të dërguarit dhe profetët, nga Adami te Jezusi, por jo për Muhamedin. Për të kjo ditë ishte fatkeqësi dhe pikëllim sepse atë ditë i vranë pasardhësit e tij dhe Ehli Bejtin. Ata u therën siç therin bagëtia dhe vajzat e tij u morën rob?

Përgjigja është:

“Ai nuk do të pyetet për atë që bën ndërsa ata do të pyeten.” Enbija, 23 

“Ndërsa atyre që do të grinden me ju për të, meqë tashmë e keni mësuar të vërtetën e vetme, ju u thoni: “Ejani, ne do të thërrasim djemtë tanë, dhe djemtë tuaj, dhe gratë tona dhe gratë tuaja, dhe do të vijmë gjithashtu dhe ne do të lutemi me zell dhe mallkimi i Allahut le të jetë mbi ata që thonë gënjeshtra!" Ali Imran, 61