Ehli Suneti nuk e njeh Sunetin e Profetit, s.a.v.a.

 

I nderuar lexues, mos u shqetësoni nga ky titull. Ti, falë Allahut, ndjek rrugën e së vërtetës, për të arritur kënaqësinë e Allahut në fund. Mos lejoni që planet e shejtanit, as arroganca, as njëanshmëria e verbër t'ju pushtojnë dhe t'ju pengojnë të arrini këtë qëllim të dëshiruar, të vërtetën e humbur dhe Parajsën e përjetshme.

Ne kemi thënë tashmë se ata që e quajnë veten Ehl-Sunt vel Xhemat, ata pretendojnë se ekziston Kalifati i katër Hulefai Rashidinëve (kalifët e drejtë): Ebu Bekri, Omari, Uthmani dhe Aliu. Kjo është ajo që bota e di sot.

Por ka një të vërtetë të dhimbshme, dhe ajo është se Ali ibn Ebi Talibi nuk u numërua në mesin e kalifëve të Ehli Sunetit dhe as nuk e njohën legalitetin e kalifatit të tij.

Aliu iu bashkëngjit tre kalifëve shumë më vonë, në vitin 230 H., gjatë kohës së Ahmed ibn Hanbelit.

Ndërsa, sa i përket sahabëve, të cilët nuk ishin shia, kalifët, sundimtarët dhe qeveritarët, të cilët sunduan muslimanët nga koha e Ebu Bekrit deri në kohën e halifit abasid, Muhamed ibn Rashid Mu'tesim, ata nuk e njohën kalifatin e Ali ibn Ebi Talibit. Dhe jo vetëm që nuk e njohën kurrë, por në mesin e tyre kishte nga ata që e shanin dhe nuk e konsideronin musliman, sepse po ta konsideronin të tillë, si u lejua ta mallkonin nga minberi?!

Ne kemi parë se cila ishte politika e Ebu Bekrit dhe Omerit në izolimin dhe largimin e Aliut. Pas tyre vjen Osmani, andaj ai u përpoq ta poshtërojë sa më shumë dhe t'ia zvogëlojë rëndësinë, saqë një herë e ka kërcënuar edhe me internim, siç e internoi Ebu Dheri el Gafarin. Kur u bë guvernator Muavija, ai u përpoq edhe më shumë për ta mallkuar atë madje ai i urdhëroi edhe njerëzit e tjerë të bënin të njëjtën gjë. Të gjithë sundimtarët e Emevitëve këmbëngulën në këtë, në çdo qytet dhe fshat, dhe kjo zgjati për 80 vjet.

(Të gjithë përveç Omer ibn Abdulazizit (Allahu e mëshiroftë!))

Ky mallkim dhe mohim i Aliut dhe i përkrahësve të tij vazhdoi edhe përtej kësaj. Ashtu që, Mutevekili, halifi abasid, për shkak të urrejtjes së madhe që ndjente, arriti deri në atë pikë sa gërmoi varrin e Aliut dhe varrin e Huseinit, e kjo ndodhi në vitin 240 pas hixhrit.

Gjatë predikimit të së premtes, Velid ibn Abdulmelik, emirul muminin në kohën e tij, tha nga minberi:

“Hadithi që transmetohet nga i Dërguari i Zotit kur thotë: “Ti je në raport me mua ashtu siç është Haruni në raport me Musain”, është sahih, autentik, por është ndryshuar, sepse i Dërguari i Zotit atëherë ka thënë: : “Ti je në raport me mua si Karuni me Musain.” dhe kjo mbeti e paqartë për dëgjuesit.”

 (Tarih Bagdad, 8/266.)

Gjatë kohës së Mu'tesimit u shtua numri i ateistëve dhe jobesimtarëve dhe i atyre që debatonin shumë për ilmul kelamin ndërsa kaloi koha e të drejtëve, njerëzit ishin të preokupuar me probleme margjinale. Tundimi i Ahmed ibn Hanbelit ishte në pretendimin e tij se Kur'ani ishte i lashtë dhe jo i krijuar, ngase njerëzit filluan të ndiqnin fenë e sundimtarëve të tyre dhe të besonin se Kur'ani u krijua, se ai erdhi në jetë me një veprim të krijimit. Dhe kur Ahmed ibn Hanbeli i tërhoqi pretendimet e tij nga frika e Mu'tas, ai doli nga kjo sprovë dhe u bë i famshëm pas kësaj. Ylli i tij shkëlqeu gjatë kohës së Kalifit Mutevekkil, në mesin e Muhadithëve.

(Ehlul Hadith ose Muhaddis, që në të vërtetë janë Ehlul Sunnet vel Xhemat.)

Dhe pas kësaj Ali ibn Ebi Talibi u radhit  me tre kalifët e parë.

Mbase Ahmed ibn Hanbeli u verbua nga hadithet sahih që flisnin për cilësitë e Imam Aliut dhe që dolën në dritë, pavarësisht përpjekjeve të sundimtarëve nga të gjitha dinastitë për t'i parandaluar ato. Imam Ahmedi thotë: “Për asnjë njeri nuk janë thënë aq virtyte në hadithet e bukura, sa janë thënë për Ali ibn Ebi Talibin”.

Që nga ajo kohë, ai e ka pranuar se kalifati i tij është i drejtë, pasi të tjerët e kanë mohuar atë.

Dëshmi për këtë:

Në “Tabkatul-hanabila”, një libër i mirënjohur dhe autentik prej tyre, transmetohet nga Ebu Jaala me një sened nga Vadize Hamsi se ka thënë:

“Hyra në Ahmed ibn Hanbel kur ai shpalli rregullshmërinë e kalifatit të Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të! (Shih se çfarë thotë ai, edhe pse nuk e mallkon Aliun, as nuk e shanë, duke shtuar: Allahu qoftë i kënaqur me të!, por ai nuk pranon që Aliu të llogaritet në mesin e kalifëve ndërsa këtë e konteston edhe Ahmedi ibn Hanbeli. E kur ai thotë: "Ne e kemi përmendur këtë", tregon se ai po flet në emër të një grupi, që ka të bëjë me Ehli Sunetin, të cilët e kishin dërguar atë te Ahmed ibn Hanbeli për ta kundërshtuar pretendimin në fjalë.) kështu që unë i thashë: “O Ebu Abdullah, kjo është shpifje dhe kritikë ndaj Talhasë dhe Zubejrit!” Ai tha: “Ajo që thua është e shëmtuar, pse të përmendet lufta mes tyre?” Unë i thashë: “Allahu të korrigjoftë, e përmendëm këtë kur ti i dha pushtet Aliut , kur e njohe kalifatin e tij dhe atë që ishte detyrë e imamëve para tij!” Ai më tha: “Dhe çfarë më pengon ta bëj këtë?” Unë thashë: “Hadithi i Ibn Omerit.” Mandej më tha: Omeri është më i mirë se djali i tij, kështu që ai ishte i kënaqur që Aliu të ishte kalif, sepse ai e zgjodhi përmes shuras. Por ai e quajti veten Komandanti i besimtarëve, ndërsa a duhet të them që besimtarët nuk kanë komandant?! Ai tha: "Atëherë u largova prej tij".

(Tabakatul Hanabila, 1/292.)

Nga ky tregim na duket qartë se Ehli Suneti nuk e pranoi kalifatin e Aliut dhe nuk besoi se ai ishte i drejtë, për një kohë të gjatë deri pas Ahmed ibn Hanbelit, gjë që nuk iu fshehë askujt.

Nga kjo del qartë se folësi është prijësi i Ehli Sunetit vel Xhematit dhe përfaqësues i tyre, sepse ata refuzuan të pranojnë kalifatin e Aliut dhe si dëshmi cituan hadithin e Abdullah ibn Omerit, Fakihut të Ehlil-Suneh, të cilin e transmeton edhe Buhariu në Sahihun e tij.

Meqenëse ata besojnë se Buhariu është libri më autentik pas Kuranit, atëherë ata duhej të refuzonin njohjen e kalifatit të Aliut.

Këtë hadith e cituam në librin Pyetni të diturit, por nuk është e tepërt përsëritja e tij, sepse përsëritja e tij ka dobi. Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Abdullah ibn Omeri se ka thënë:

“Në kohën e Pejgamberit, ne e konsideronim njërin më të mirë se tjetrin, prandaj preferonim Ebu Bekrin, pastaj Umer ibn Hatabin dhe Uthman ibn Affanin r. a.”

(Sahih Buhari, 4/191, kitabu bedil halki, babu fadli Ebi Bekri beade-Nabiji.)

Buhariu shënon hadithin e dytë nga Ibn Omeri, i cili është më i qartë se i pari, në të cilin Abdullah ibn Omeri thotë:

“Në kohën e Profetit, ne nuk e konsideronim askënd të barabartë me Ebu Bekrin, pastaj Omerin, pastaj Uthmanin dhe më pas i lamë shokët e Profetit dhe nuk i dhamë përparësi njërit mbi tjetrin”.

(Sahih Buhari, 4/203, babu menakibi Osman ibn Affan nga kitabu bedil halki.)

Dhe pikërisht ky hadith, në të cilin nuk fare përmendet i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., është prej trillimeve të Abdullah ibn Omerit, zilia dhe urrejtja e të cilit ndaj Aliut ishte e njohur, por që i shërbeu Ehli Sunetit për të ngritur medhhebin e tyre mbi mosnjohjen e kalifatit të Aliut.

Për shkak të këtyre dhe haditheve të ngjashme, umajjadët e bënë të lejueshëm sharjen dhe mallkimin e Aliut, ndërsa sundimtarët që nga koha e Muavijes deri në ditët e Mervan ibn Muhamed ibn Mervanit, viti l30 hixhri, vazhduan të mallkonin Aliun nga minberi dhe të vrisnin ata që e ndiqnin Ehli Bejtin ose kundërshtonin mallkimin e tyre.

(Përjashtim bëjnë dy vitet kur sundoi Omer ibn Abdulazizi, i cili e ndaloi mallkimin e Aliut, por pas vrasjes së tij, filluan përsëri të mallkojnë, madje edhe më shumë, e gërmuan varrin e tij dhe ia ndaluan kujtdo që të thirrej me emrin e tij.)

Në vitin 132 pas hixhrit, që nga koha e Abbas Sefahut, u vendos sundimi i dinastisë Abasite deri në kohën e Mutevekkilit, 247 pas hixhrit. Gjatë gjithë kësaj kohe ata vazhduan të hiqnin dorë nga Aliu dhe përkrahësit e tij, duke përdorur metoda të ndryshme sipas rrethanave dhe rasteve, sepse shteti abasid mbështetej në rrënimin e Ehli Bejtit dhe përkrahësve të tyre. Ndonjëherë, sundimtarët nuk e shanin publikisht Aliun, nëse e kërkonte mirëqenia e shtetit, por ata mallkonin fshehurazi më shumë se Umajadët dhe përfitonin nga përvoja historike që nxori në dritë padrejtësinë ndaj Ehli Bejtit dhe ndjekësve të tyre dhe simpatinë e popullit që kishte ndaj. Sunduesit iu drejtuan dinakërisë për t'i kthyer gjërat në favor të tyre dhe iu afruan imamëve të Ehli Bejtit, jo nga dashuria për ta dhe njohja e të drejtave të tyre, por për të ndalur rebelimet popullore që u ngritën në të gjitha anët e vendit që rrezikonte qëndrimin e tyre në pushtet.

Këtë e bëri Mamun ibn Harun Rashid me Imam Ali ibn Musa el-Rida. Dhe kur qeveria shkatërroi rebelimet e brendshme dhe merr nën kontroll situatën, ata do të fillonin përsëri të poshtërojnë Ehli-Bejtin, siç bëri kalifi abasid Mutevekkil, i cili ishte i njohur për urrejtjen e tij ndaj Aliut, madje gërmoi varrin e tij dhe të Huseinit.

Dhe për shkak të gjithë kësaj që thamë, vijmë në përfundimin se Ehli Sunet vel Xhemati nuk e njohu kalifatin e Aliut deri pas Ahmed ibn Hanbelit.

Është e vërtetë se Ahmed ibn Hanbeli ishte i pari që e tha këtë, por Ehli-Hadithi nuk iu bindën dhe nuk donin ta pranonin këtë fakt, sepse ata ndoqën Abdullah ibn Omerin.

Dhe për këtë arsye u desh shumë kohë që bota ta pranonte atë ide apo mendim që Ahmed ibn Hanbeli e parashtroi publikisht dhe që i paraqiste hanbelitë si të drejtë dhe të afërt me Ehli Bejtin, gjë që i dallonte nga medhhebet e tjerë sunitë: malikitë, hanefijtë. dhe shafijtë, të cilët garuan në rritjen e ndjekësve. Dhe kjo është arsyeja pse ky mendim duhej pranuar dhe inkorporuar.

Me kalimin e kohës, i gjithë Ehli Sunet vel Xhemati deklaroi dhe pranoi fjalët e Ahmed ibn Hanbelit në lidhje me njohjen e kalifatit të Aliut krahas asaj që u takonte edhe tre kalifëve të siç është respekti dhe nderi.

A nuk është kjo dëshmia më e madhe se Ehli Sunet vel Xhemati ishin nga Nasibitë, d.m.th. ata që e urrenin Aliun dhe punuan për ta shkatërruar?

Dikush do të pyesë: Si mund të jetë e vërtetë kjo, kur sot shohim se Ehli Sunneti vel Xhemati e duan Imam Aliun dhe janë të kënaqur me të?

Ne do të përgjigjemi: Po, ata e njohën kalifatin e tij në kohën kur nuk kishte më imam të Ehli Bejtit ndërsa me këtë nuk mbeti askush që t'i frikësonte pushtetarët dhe të kërcënonte autoritetin e tyre. Kalifati islamik u shkatërrua ndërsa pushteti u mor nga mongolët, tatarët dhe perandorët. Besimi u dobësua dhe muslimanët ishin të preokupuar me artin, muzikën, argëtimin, verën dhe femrat e skllavëruara. Ata e lanë pas dore lutjen dhe ndoqën pasionet e tyre. E mira për ta u bë e shëmtuar dhe e shëmtuara u bë e mirë.

Çrregullimi mbretëroi si në tokë ashtu edhe në det. Pastaj muslimanët qanë për paraardhësit e tyre, kënduan ode për nder të tyre dhe kujtuan kohën e tyre, kështu që i quajtën "kohë të arta".

Meqenëse kohët më të mira për ta ishte koha e sahabëve, sepse ishin ata që pushtuan territore të reja dhe zgjeruan shtetin islam, si në lindje ashtu edhe në perëndim, dhe se atyre iu nënshtruan perandorët dhe mbretërit persianë, të gjithë ranë dakord që të jenë të kënaqur me ta, ndërsa në mesin e atyre sundimtarëve të drejtë radhitën edhe Ali ibn Ebi Talibin. Dhe kur Ehli Sunet vel Xhemati flet për drejtësinë e tyre, ata nuk mund ta veçojnë Aliun nga sahabët, sepse edhe ai është njëri prej tyre.

Nëse do ta veçonin, do të turpëroheshin ndërsa e vërteta do t'i zbulohej çdo njeriu të arsyeshëm dhe kujtdo që kërkon të vërtetën. Ata u treguan njerëzve të zakonshëm se ai është i katërti i hulefai rashidinëve, dhe ai është "porta e qytetit të diturisë", Allahu qoftë i kënaqur me të!

Ndërsa ne i pyesim ata: Pse atëherë nuk e ndiqni atë në çështjet e dynjasë dhe fesë suaj, nëse bindje tuaja për të janë të drejta se ai është porta e qytetit të dijes?

Pse me qëllim e braktisët portën, dhe ndoqët Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun, Ibn Hanbelin, Ibn Tejmijen, të cilët nuk mund t'i afrohen atij as nga dituria, as nga virtytet, as nga nderi?!

Dallimi është si midis qiellit dhe tokës. Sa larg është shpata nga kosa (flokët), dhe cili është ndryshimi ndërmjet Muavijes dhe Aliut, nëse mendoni?!

Pa iu referuar të gjitha haditheve nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a, të cilat udhëzojnë çdo musliman që pas tij ta ndjekë Imam Aliun, ndoshta dikush nga Ehli Suneti vel Xhemati do të thotë: Shquarja e  Aliut, prioriteti dhe përparësia e tij, xhihadi i tij në rrugën e Islamit, dituria e tij e gjerë, dinjiteti, nderi dhe heqja dorë nga dynjaja janë të njohura për të gjithë njerëzit. Ehli Suneti thonë se e njohin Aliun dhe e duan atë më shumë se vetë shiat. (Këto janë përgjigjet e tyre sot.)

Të tillëve ne u themi:

Ku ishit ju (Kur them: 'Ku keni qenë?', e kam fjalën për bashkëkohësit e Ehli Sunetit të sotëm, sepse ata lexojnë në Sahih Muslim se Muavija e mallkoi Aliun dhe nuk e mohojnë, por janë të kënaqur me zotëriuni tyre Muaviun, shkruesin e Shpalljes, sipas tyre. Kjo dëshmon se dashuria e tyre për Aliun është e rreme dhe nuk mund të besohet.) dhe ku ishin paraardhësit tuaj dhe ulematë tuaj kur Aliu u mallkua nga mimberi për qindra vjet? Asnjëherë nuk kemi dëgjuar, as historia nuk na dëshmon për këtë, që së paku njëri prej tyre ta ketë mohuar ose ndaluar këtë ose të jetë vrarë për shkak të ndjekjes së Aliut dhe dashurisë së tij për të. Nuk ka e as nuk do të gjejmë dikë në mesin e ulemave të Ehli Sunetit që të ketë bërë një gjë të tillë. Jo, ata ishin të afërt me sundimtarët dhe qeveritarët të cilëve u betuan për besnikëri dhe u dhanë fetva se mund t'i vrisnin ata që e ndiqnin Aliun dhe pasardhësit e tij. Dhe të tillë ka edhe në kohën tonë.

Të krishterët ishin këmbëngulës në armiqësinë e tyre ndaj hebrenjve dhe i konsideronin ata kriminelë dhe përgjegjës për vrasjen e Mesihut, Isait, birit të Merjemes. Mirëpo kur fuqia e të krishterëve u dobësua dhe besimi i tyre u vu në dyshim nga ndikime të ndryshme, kur shumë të krishterë u bënë ateistë, ndërsa kisha mbajti një qëndrim armiqësor ndaj dijes dhe shkencëtarëve, ndërsa nga ana tjetër, fuqia e hebrenjve u forcua aq sa ata mbizotëruan dhe pushtuan me forcë tokat arabe, sundimi i tyre u shtri në lindje dhe në perëndim dhe themeluan shtetin e Izraelit, para, pas gjithë kësaj Papa Gjon Pali II u takua me rabinët hebrenj dhe i liroi ata nga akuza se kishin vrarë Mesihun.

 

Epo, njerëzit janë njerëz e koha kohë.